Skip to main content
  • Kryefaqja
  • Jeta & Veprat e Shënjtorëve
    • Shenjtorët e ditës
      • Janari
      • Shkurti
      • Mars
      • Prill
      • Maj
      • Qeshor
      • Korrik
      • Gusht
      • Shtator
      • Tetor
      • Nëntor
      • Dhjetor
    • HISTORI MREKULLIE DHE TEMA SHPIRTËRORE
  • TEOLOGJIA E KRISHTERË ORTHODHOKSE
    • DOKTRINA: Çfarë besojnë të Krishterët Orthodhoks
      • Historia Kishtare
    • JETA SHPIRTËRORE E KRISHTËRIMIT ORTHODHOKS
      • KRESHMA-AGJERIMI
    • Predikimet nga Veprat e Apostujve & Letrat e Pavl
    • Ikonat në Kishën Orthodhokse
    • Jeta Liturgjikale në Kishën Orthodhokse
      • Etërit e Kishës & Përvoja shpirtërore
      • Krishtlindja: Lindja Trupore e Zotit Jesu Krisht
      • KRESHMA E HYJLINDËSES MARI (1 - 15 gusht)
  • PREDIKIME KISHTARE
    • Predikimet e së Dielës : Janar
    • Predikime e së Dielës : Shkurt
    • Predikimet e së Dielës : Prill
    • Predikimet e së Dielës : Nëntor
    • Predikimet e së Dielës : Dhjetor
    • Shën Joan Gojarti: HOMELITË MBI UNGJILLIN E MATEUT
  • Tema: Fetare-Sociale
    • Miron Çako
      • 2025
      • 2024
      • SHKRIMET E VITIT 2023
      • SHKRIMET E VITIT 2022
      • SHKRIMET E VITIT 2021
      • SHKRIMET E VITIT 2020
      • SHKRIMET E VITIT 2019
      • SHKRIMET E VITIT 2018
      • SHKRIMET E VITIT 2017
      • SHKRIMET E VITIT 2016
      • SHKRIMET E VITIT 2015
      • SHKRIMET E VITIT 2014

Liturgjia Hyjnore sipas këndvështrimit të Shën Pais Agjioriti

May 31, 2022 at 9:35 am, No comments

- Jerond, kur kryhet Liturgjia Hyjnore, gjithmonë duhet të ketë një njeri që të kungohet?

- Po, sepse qëllimi kryesor i Liturgjisë është të kungohen besimtarët, qoftë edhe ata pak që janë të përgatitur. Të gjitha uratat u detyrohen besimtarëve që do të kungohen. Kështu qoftë edhe një vetëm duhet të kungohet. Natyrisht do të rastisë ndonjëherë që të mos ketë njeri gati për këtë. Por mirë është që edhe një fëmijë, një foshnje e vogël të kungohet. Dhe kur nuk ka njeri, atëhere duhet të kungohet prifti dhe të përkujtojë emra. Por, kjo gjë të bëhet si përjashtim dhe jo si rregull.

Ngjarjet e Dhjatës së Re çdo njeri i përjeton në Liturgjinë Hyjnore. Proskomidhia është Bethlehemi, Tryeza e Shenjtë, varri i Tërëshenjtë dhe i Kryqëzuari, Golgothaja e Shenjtë. Shenjtërohet nga Liturgjia Hyjnore e gjithë Krijesa prej prezencës së Krishtit. Liturgjitë Hyjnore e mbajnë botën! Është e frikshme ajo që na ka dhënë Perëndia! Nuk jemi të denjë për atë! Ka priftërinj të cilët jetojnë në çdo Liturgji Hyjnore këtë mister të frikshëm. Një klerik më tregoi se një prift i thjeshtë dhe shpresëtar i tha: “Kam shumë vështirësi të bëj pastrimin e Potirit. Bien lotët e mi të ndyrë brenda Potirit të Shenjtë. Nuk mundem t'i përmbaj, prandaj mërzitem jashtë mase!”. Dhe qante! Kurse prifti tjetër i tha: “Thuaji Krishtit të më japë edhe mua pak lotë të “ndyrë” prifti.

- Jerond, përse kur vë prifti kero, ju zbrisni nga ndenjësja?

- Zbres, sepse në çastin kur lutet prifti, Perëndia e dërgon Hirin Hyjnor tek prifti, që ta çlirojë nga dobësitë e tij që të mund të kryejë Liturgjinë Hyjnore. Atëhere edhe besimtarët duhet të luten me shpresëtari që të marrin Hir.

Liturgjia Hyjnore fillon nga Proskomidhia. Si përkujdeset Perëndia që të kuptojmë dhe të jetojmë edhe ne Misteret e Shenjta? Kur isha kishtar në manastir, më ndodhi një ngjarje e rëndësishme. Njëherë, kur prifti po bënte proskomidhinë, në çastin kur tha: "si u soll si për t'u therrur", dëgjoja blegërima në Proskomidhinë e Shenjtë. E frikshme? Prandaj u them priftërinjve të mos e parapërgatisin më parë proskomidhinë dhe i kryejnë të tjerat në mënyrë mekanike. Domethënë nuk duhet ta presin që më parë blatën dhe vetëm atëhere kur e venë qengjin në Tryezë të thonë "Flijohet Qengji i Perëndisë" dhe "u soll si dele për t'u therrur", ndërsa e kanë nxjerrë qengjin. Kur i kanë thënë këto fjalë, atëhere duhet të marrin shtizën e shenjtë dhe të presin blatën. Kur thonë: "Flijohet Qengji i Perëndisë", atëhere ta flijojnë.

Kur prifti i bie ziles së vogël gjatë orës që bën Proskomidhinë dhe kur kujtoni ju me mend emra, duhet të marrë pjesë edhe zemra juaj në dhimbjen e çdo shpirti që kujtoni, qoftë të gjallë qoftë të fjetur. Të kujtoni të gjithë rastet e njerëzve që keni ndërmend dhe të thoni "Maria, Nikolla... Ti i di o Perëndi problemet e tyre ndihmoi". Emrat që ju japin për t'i përkujtuar, t'i përkujtoni në disa Liturgji Hyjnore, disa në tre, disa në pesë dhe pastaj të përkujtoni të tjerat. Përse të kesh disa njerëz që i përkujton dhe disa të tjerë që nuk i përkujton fare? Këtë gjë nuk e kuptoj. Emra katolikësh, jehovajsh etj. nuk bën të përmenden në Proskomidhinë e Shenjtë. Nuk mund të nxirret një meridhë (pjesë e vogël) për ta ose të përkujtohen. Mund të lutemi për shëndetin dhe ndriçimin e tyre, madje mund të bëjmë edhe Paraklis.

- Jerond, përse disa priftërinj thonë se nuk duan të meshojnë shpesh që të mos u bëhet një zakon kjo gjë?

- Nuk është e saktë kjo gjë, që të thuhet nga një prift. Domethënë është njëlloj sikur të thotë; "Nuk shkoj shpesh tek të afërmit e mi, që të më presin me mall, kur të shkoj". Por duhet bërë parapërgatitje. Liturgjia Hyjnore shëron, shenjtëron atë që përpiqet. Një që nuk përpiqet si ta ndihmojë?! Çfarë të ndryshojë Krishti, përderisa nuk ndryshohet vetë njeriu? Dikur në shpellën e Shën Athanasit banonte një jerond me dy nxënës. Njëri ishte prift murg dhe tjetri dhjak murg. Një ditë nxënësit e tij shkuan në një Kishë të vetmuar për të meshuar. Por prifti e kishte cmirë dhjakun dhe e kishte zili, sepse ai është më i zgjuar dhe më i shkathët për gjithçka, por edhe dhjaku nuk ndihmonte duke u treguar egoist. Prifti ishte përgatitur nga ana e jashtme, duke lexuar shërbesën e përgatitjes për kungim dhe duke zbatuar të gjitha rregullat në lidhje me këtë. Por për fat të keq nuk bëri gjënë më kryesore, përgatitjen e brendshme, domethënë rrëfimin me përulësi, që të dëbojë zilinë dhe cmirën nga zemra e tij, të cilat nuk ndryshojnë duke ndryshuar rrobat tona dhe duke larë kokën. Kështu, me këtë përgatitje të jashtme hyri në Altarin e frikshëm për të meshuar. Por sapo filloi të bënte Proskomidhinë, e dini se ç'ndodhi? U dëgjua një zhurmë e madhe dhe pa të ikë Dhiskun e Shenjtë nga Proskomidhia dhe të zhduket. Si përfundim, ata nuk mund të meshonin dot më. Në qoftë se nuk do t'i kishte penguar Perëndia i Tërëmirë me këtë mënyrë dhe në qoftë se do të meshonte prifti me gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhej, mendimi im më thotë se do të pësonte një të keqe të madhe.

- Jerond, a mund të ndërpritet Liturgjia Hyjnore në qoftë se ndodh diçka gjatë kryerjes së saj?

- Kur kryhet Liturgjia Hyjnore prifti nuk mund ta lerë në mes çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Edhe luftë po të shpallet duhet ta mbarojë. Edhe armiqtë të vijnë jashtë Kishës, të shikojë se si mund të nxitojë pak që ta mbarojë. Do të ndihmojë Perëndia që ta mbarojë. Por duhet patur besim në Perëndinë dhe nuk duhet patur frikë.

Meshtari i të Lartit duhet të ketë shumë shpresëtari, pastërti, saktësi. Priftërinjtë janë më të lartë se engjëjt. Engjëjt e Shenjtë mbulojnë fytyrën e tyre gjatë çastit që kryhet misteri i Liturgjisë Hyjnore, ndërsa prifti e kryen atë.

(Shën Pais Agioriti Vitamina shpirtërore)

Liturgjia Hyjnore

No comments

Leave a reply

Recent Posts

  • PSE GRUAJA NUK DUHET TË VESHË RROBA BURRASH, PËR MË TEPËR NË TEMPULLIN E ZOTIT.
    12 Dec, 2025
  • Krishti, Biri i Perëndisë !
    2 Dec, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e tretë )
    2 Dec, 2025
  • Bukuria e Vërtetë dhe Kotësia e Ndërhyrjeve Estetike sipas Shenjtorëve !
    1 Dec, 2025
  • ATDHEDASHURIA , NË KËNDVËSHTRIMIN BIBLIK
    28 Nov, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e dytë )
    25 Nov, 2025
  • Homelia XV mbi Ungjillin sipas Mateut ( Pjesa e parë )
    21 Nov, 2025