Shën Anastas Paneras dhe Shën Dhimitër Bejazi : 11 gusht
Këta Martir të rinjë të shenjtë bukurmundës të Krishtit, Anastasi, 20 vjeç, me origjinë nga Asomatos dhe Dhimitri, 18 vjeç me origjinë nga Ajaso e ishullit Lesbos, u martirizuan që të dy për besimin e shenjtë të Krishtit në Kasaba të Azisë së Vogël, në vitin 1816 ose 1819. Këta neomartirë, në Kasaba ushtronin profesionin e bërësit të shportave, dhe me shumë mundësi duhet të ishin të afërm me njëri tjetrin. Por, njëkohësisht me ushtrimin e profesionit të tyre, predikonin edhe Ungjillin tek të Krishterët, që ishin nën sundimin osman. Për këtë arsye turqit i kapën, i arrestuan dhe i torturuan ashpër. Por, duke qenë se ata vazhduan që të predikojnë besimin e tyre, i varën poshtë një peme. Në emër të të dy Shenjtorëve, në Ajaso u ndërtua një kishë madhështore, ku kremtohet edhe kujtimi i tyre më 11 gusht.