Shën Mattheo Martir i ri : 18 gusht
August 18, 2022 at 6:00 am,
No comments
Mattheo lindi rreth vitit 1670 në Gjeraki Amariu të Episkopatës së Lampis dhe Sfakion. Kreta në atë kohë ishte skllavëruar nga pushtuesit turq, të cilët persekutonin dhe torturonin të krishterët. Babai i Mattheos ishte prift dhe kjo gjë e ndihmoi Mattheon e vogël që të rritej me vlerat dhe vyrtytet e krishtera.
Djalli ziliqar i uurente vyrtytet e Mattheos dhe e drejtoi atë drejt një veprimi jo të mirë. Kështu myslimanët e zgjodhën atë që të martohej me osmanen Aishe, që të konvertohej në islam.
Por pas pak kohësh ai e kuptoi gabimin e tij të tmerrshëm, u pendua thellë dhe u rikthye në besim dhe në Kishën e tij, si kriptokristian.
Por duke qenë se Mattheo nuk mund ta fshihte besimin e tij, dhe çdo mëngjes dhe mbrëmje bënte kryqin e tij, i dha shkak bashkëshortes së tij turke që të zemërohej dhe ta akuzonte atë tek kadiu turk i qytetit Rethimno. Kadiu turk e thirri për të kërkuar falje para tij.
Shenjti qëndroi me maturi përpara kadinjve barbarë dhe pohoi me guxim dashurinë e tij për Krishtin. Gjykata vendosi ta dënonte me vdekje, me prerje koke. Shenjti e dorëzoi veten tek Zoti më 18 gusht 1697. Kjo ditë, që atëherë përbën ditën e kujtimit dhe nderimit të Shën Mattheos.
Trupin e tij martirik e sollën në vendlindjen e tij në Gjeraki, disa të krishterë besëmirë, të cilët e varrosën me nderime në vendin që deri më sot quhet “varri i Mattheos”. Në të njëjtin vend u ngrit edhe një kishë për nder të martirit.