Shën Nikolla Kavasila : 20 Qeshor
Shën Nikolla Kavasila lindi në Selanik në vitin 1322 dhe ishte nipi i Nil Kavasilës, i cili u bë edhe Kryepiskop i Selanikut. Mbiemri i tij nga i ati ishte Hamaetos, por ai mbjati mbiemrin e nënës Kavasila, me shumë mundësi për shkak të të afërmit të tij. Kreu studime të shkëlqyera të retorikës, teologjisë, filozofisë dhe shkencave fizike në Selanik dhe në Kostandinopojë. Për një periudhë kohore shërbeu si këshilltar i Kantakuzenit, i cili vitet e fundit të jetës së tij, u qeth murg dhe qëndroi në Manastirin Manganon.
Shenjtori përqafoi mendimet dhe idetë e Shën Grigor Pallamait për misticizmin lindor dhe për frymën hezikaste. Ai shkroi shumë shkrime të vyera rreth teologjisë, shkrime interpretuese, liturgjike, asketike dhe vepra didaktike shumë të vlerësuara, si dhe fjalimeve të njohura solemne, letrave, epigrameve dhe teksteve me përmbajtje politike e shoqërore.
Pas shumë peripecive për mendimet e tij rreth monakizmit orthodhoks kundër Varlaamit dhe Akindhinit, fjeti me paqe pak pas vitit 1391. Njohja e shenjtërisë së tij u bë më 19 Korrik 1983.