Shën Gjergji Martir i ri në Krina të Azisë së Vogël – 25 Qeshor
Martiri i ri Gjergji lindi në Atali nga prindër të pasur dhe besëmirë. Që në vogëli Gjergji, u rrëmbye nga Prusali Agai dhe më pas u konvertua në fenë Islame duke marë emrin Mehmet.
Gjergji ku u rrit u martua me vajzën e Aga Prusalit. Një nga shërbëtore e krishterë të Gjergjit, e quajtur Maria, i zbuloi atij origjinën dhe identitetin e tij të vërtetë si edhe mënyrën sesi u islamizua. Gjergji kishte vendosur në planë të shkonte për haxh në Mekë, por mbas ndërrimit të mëndjes shkon bashkë me shërbëtoren e tij Marinë në vendet e shenjta në Jerusalem dhe qëndroi dy vite.
Më pas Gjergji shkoi në një vend që quhet Krinë që ndodhet në Azinë e Vogël, ku u martua me Eleni Mavrojanin. Gjergji ishte i vendosur për besimin e tij në Krishtin dhe shkoi në Komandën Ushtarake për të takur ish vjerrin e tij madje gjen rastin dhe i rrëfen edhe besimin dhe dashurinë e tij që ka për Krishtin, madje është i gatëshëm të japë edhe jetën për Atë.
Atëherë Osmanët e futën në burg, ku e rrahën ashpërsisht dhe i vunë një falangë tek këmbët dhe më pas një enë bronzi inkandeshente në kokë. Përfundimisht më 25 qershor 1823 e varën në murin e shtëpisë së të shquarit Pantelaki Farmaki, ku gjeti edhe vdekjen.