NE BOTË ËSHTË E PAMUNDUR TË MOS VIJNË SKANDALE, POR MJERË AI ME ANËN E TË CILIT VIJNË (Luka 17-1)
August 9, 2022 at 1:32 pm,
No comments
Për gjatë shekujve fryma antikrishte, që është në botë (1Joani 4-4) ka sulmuar krishtërimin, por në “ NEW AGE” “KOHA E RE” ku pretendon se ka hyrë sot njerëzimi, këto sulme antikrishte të organizuara po intesifikohen më shumë. Gjithnjë e më shumë shikojmë se figura e Zotit Jisu Krisht, Hyjlindësja , shenjtorët jo vetëm anatemizohen por fyhen dhe blasfemohen haptas me karikatura, literatura, filma dhe çdo lloj forme dhe mjeti mediatik.
Po ashtu edhe simbolet e krishtera si kryqi, mjeti dhe simboli i shpëtimit në dashurinë flijuese të Krishtin, jo vetëm shkatërrohet nga ekstremistët, por edhe nga të moderuarit blasfemohet me dinakëri, kur dizenjohet nëpër rrugë, tualete publike, këpucë që të shkelet me këmbë e shumë forma diabolike që të përdhoset nga njerëzit.
Këto veprime nuk janë sporadike, thjesht nga njerëz fanatik, ose të çmendur, por nga grupime të fuqishme, koorporata globale me pushtet të madh ekonomik dhe ndikim politik dhe vendimarrje, që përdorin mediat dhe çdo formë komunikimi sipas një axhende të mirpërcaktuar antikrishte për të goditur sistematikisht krishterimin.
Ja tani u shfaq në horizontin mavi ose të dylberit të “Kohës së re” edhe blasfemia e radhës, ku firma globale “Adidasi” ka reklamuar dhe pritet të hedhë në treg një formë të re bikini që kërkon të seksualizojë Trininë e Shenjtë (Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë).
Patjetër kjo formë bikini nuk është një shaka për komerc, por një plan diabolik i një mendje luçiferiane, antikrishte, që ti nxisë njerëzit deri aty sa të fyejnë në këtë mënyra kaq të neveritëshme Perëndinë Triadik.Ja çfarë na thotë apostull Joani:"Ai është antikrishti , që mohon Atin edhe Birin."(1 Joani 2-23)
Perëndia nuk preket nga blasfemitë e njerëzve dhe nuk hakmerret sepse është dashuri dhe nuk ka pasionin e hakmarjes, por Perëndia nuk rreket gjthmonë me njeriun kur ai refuzon Providencën hyjnore, (Zanafilla 6-3). Perëndia Triadik kur shikon që njerëzit i qëndrojnë kundra drejtpërdrejt apo me indiferencë, Perëndia tërhiqet dhe njerëzit e pabesë, mëkatar, blasfemues dhe pervers bien në kthetrat e djallit, demonizohen, dhe kështu ata kthejnë tokën në një ferr, ashtu si ka ndodhur dhe po ndodh edhe sot.
Fatkeqësitë natyrore, temperaturat e larta, zjarret, përmbytjet, tërmetet, sëmundjet epidemike, krizat ekonomike dhe lufta që po ndodhin sot janë shenjat e ferrit në këtë brez të pabesë dhe imoral, që po demonizohet përditë ashtu siç është paralajmëruar nga Shkrimi i Shenjtë: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve” (1 Timotheut 4-4).Dhe dije këtë se në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira.... sepse njerëzit do të jenë... dëfrim dashës më shumë se perëndidashës,të perëndishën në dukje , por mohus të fuqis së saj;edhe nga këta largohu" "(2 Timotheu 3-1;4-5)
Patjetër që forma e trekëndëshit që përdopren në këto bikini antikrishte nga firama "Adidas" nuk është e rastësishme, sepse edhe vetë simbolika e trekëndëshave është një simbol nga kabala çifute, me kokë lartë si një shenjë mashkullore dhe dhe kokë poshtë femërore e vulvus, ose anës femërore të “zotit”.Në okultizëm bashkëshortja e Luçiferit ka simbolin e trekëndëshit me kokë poshtë dhe vetë trekëndëshi lartë ose poshtë përdoret sot si simbol okult nga Iluminati, Masoneria ,homoseksualët dhe grupimet antikrishte që janë kundër doktrinës dhe moralit të krishterë.
Zoti Jisu Krisht, apostujt dhe shenjtorët na kanë paralajmëruar se pak para ardhjes së Tij të dytë në tokë për të gjykuar gjthë njerëzimin sipas besimit dhe veprave (Zbalesa 22-12), blasfemia, perversiteti, dhe vetë antikrishti do të marrë pushtet mbi botën e mëkatit, (1 Korintasve 2-8-12) sa "e ndyra do qëndroj në vend të shenjtë".
Kjo nuk duhet të na dekurajojë ne të krishterëve që besojmë në Trininë e Shenjtë dhe të tërhiqemi nga frika apo indiferentizmi, por përkundrazi është momenti që të pohojmë besimin tonë në Perëndinë Triadik dhe në Zotin tonë Jisu Krisht, Hyjlindësen, Shenjtorët dhe Kishën Katholike Apostolike.
Është koha të kundërshtojmë dhe të ndeshemi për të ruajtur besimin tonë që e trashëguam nga martirët, apologjetët dhe të kundërshtojmë me çdo formë demokratike edhe nëpërmjet rrjetit të internetit rastet ku dhe reklamohen këto gjëra blasfemuese, të japim opinionin tonë kundër, t’i bojkotojnë këto prodhime antikrishte madje edhe nëpër sheshet e qyteteve ku të krishterët jetojnë, të dalin dhe të kundërshtojnë.
Frika, indiferenca, aq më keq edhe pranimi i këtyre gjërave antikrishte si diçka pa problem dhe thjesht çështje mode, është mohim i besimit, ashtu siç na thotë vetë Zoti: “Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej” (Mateu 10 32-37) dhe ai ndahet automakisht nga Krishti, i cili ju thotë të tillëve të “krishterëve” indiferent, frikacak, hipokrit: “Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh” (Mateu 25-12). “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj” (Joani 8-44). “Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij” (Mateu 25-41), dhe vërtet vendi i tyre do të jetë me armiqtë e Zotit që folën dhe vepruan hapur kundër Tij. “Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 22-8).
Në rrjetet sociale, për të shprehur reagimin tuaj kundër këtij veprimi antikrisht të radhës, është ngritur një peticion. Është mirë që të gjithë ata që ndihen të krishterë dhe besojnë në doktrinën e Trinisë së Shenjtë të shprehin kundërshtimin e tyre kundër këtij veprimi blasfemues si një pohim besimi, sepse ashtu siç Zoti Krisht tha: “Prandaj kushdo që do të më rrëfejë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej” (Mateu 10-32-38).
Përgatitur nga Miron Çako, 9 gusht 2022