HISTORIA KISHTARE (P.16) Apostull Pavli në Athinë (Veprat e Apostuje 17. 16-21, 23-31)
Autori: Vasil Skiadha
Apostull Pavli shkoi në Αthinë, në qytetin që lavdërohej për urtësinë, artet dhe civilizimin e saj. Tani gjendej nën sundimin romak dhe jetonte me kujtimet e tij të vjetra. Pavli priti që të vinin edhe bashkpunëtorët e tij nga Veria. Gjatë kësaj kohe pati mundësinë që të diskutonte me hebrenj, si dhe u bë i njohur edhe për shumë athineas. Një përshtypje të veçantë, tek Pavli shkaktuan statujat e ndryshme të perëndive, të cilat athineasit i kishin vendosur në çdo vend. Ai e quajti Athinën, qytet të mbushur me idhuj. Athineasit kishin ndërtuar edhe statujën e një Perëndie të panjohur. Për ta nderuar kishin bërë edhe një altar, mbi të cilin kishin shkruar “Perëndia i panjohur”. Kjo gjë ishte një suprizë e madhe për Pavlin, por edhe një mundësi e madhe për të gjetur një mënyrë diskutimi me të urtët e Athinës.
Pavli në Aeropag
Në atë periudhë në Athinë kishte shumë filozofë, që mësonin për Perëndinë mësime të ndryshme me kuptim filozofik. Disa prej tyre, por edhe populli ftuan Pavlin që të vinte poshtë Akropolit në vendin e quajtur Aeropag. Aty gjykonin gjyqtarët athineas dhe oratorët e famshëm transmentonin teoritë e tyre. Ishte një mundësi për Pavlin, që të përhapte edhe rrjetën e predikimit hyjnor tek athineasit.
Pavli mbajti një fjalim të mrekullueshëm për filozofët dhe popullin në Aeropag. Në këtë fjalim vëmë re kryesisht: A) Të lavdërojë athineasit si të formuar dhe të devotshëm, sepse kishin shumë tempuj dhe vende të shenjta. Veçantërisht sepse nderonin Perëndinë e panjohur. B) Të mësojë, në vazhdim, se ky Perëndi i panjohur është krijuesi i botës dhe i njeriut. Është Perëndia i vërtetë, që gjendet kudo. C) Të flasë, përfundimisht, për dashurinë e Perëndisë, që kulmoi me mishërimin e Zotit, kryqëzimin dhe ngjalljen e Tij të lavdishme.
Dhionis Aeropagjiti, Damara dhe besimtarë të tjerë
Ky fjalim i shkëlqyer i Pavlit disa i preku dhe disa të tjerë i shqetësoi. Të paktët, që u prekën dhe besuan përbënë Kishën e parë të krishterë të athineasve. Në mesin e tyre u dalluan një athineas, Dhionis Aeropagjiti dhe një grua, Damara. Dhionisi u tregua si një nga mbrojtësit e parë të besimit tonë dhe si episkop i athineasve. Fjeti në mënyrë martirike gjatë kohës së perandorit Dometian dhe nderohet nga Kisha jonë si shenjtor më 3 tetor. Është edhe shenjt mbrojtës i Athinës.