Jo për një numër të vogël të zgjedhurish
Shenjtëria nuk është një gjëndje anormale ose e rrallë e shenjtërimit të krishterë, e rezervuar për disa persona të veçantë.Shenjtëria është një lulëzim normal i jetës së çdo të krishteri në Trininë e Shenjtë.Të gjithë jemi thirrur të bëhemi shenjtorë.Në fakt në Kishën e hershme fjala “shenjtor” dhe i krishterë kishin të njëjtin kuptim.Jisui iu drejtohet të gjithëve, pa përjashtim, kur thotë:
“ Jini të përkryer, sikur Ati juaj në qiell është i përkryer!” (Mattheu 5:48)
Gjithashtu dhe Shën Pavli na kujton detyrën tonë për të vazhduar ecjen në rrugën e shenjtërimit.
“ Ky është vullneti i Perëndisë, - shenjtërimi juaj !” (1 Korintasve 4:3)
Një shenjtor nuk është një njeri i përsosur.Ai është thjeshtë një mëkatar i penduar, që ndjek Krishtin.
Flasin Etërit e Kishës :
Duke bërë një predikim të Dielën e parë pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë, dhjakon Kostandini (shek. VI) i Konstandinopojës tha:
“ Kisha, me anë të kësaj feste të veçantë dhe shumë të shquar (Dita e Gjithë Shenjtorëve), nderon kujtimin e atyre luleve të pavdekshme, të cilat gjithë bota i nxjerrë nga ajo tokë, e cila vazhdimisht freskohet nga burimet e Shpirtit të Shenjtë.”