HISTORIA KISHTARE (P.29): Apostull & Ungjillor Mark
Marko ishte jude prej Jerusalemit. Ishte i biri i grua së devotshme Maria dhe nip i apostull Varnavës. Babai i tij mesa duket kishte vdekur shpejt. Nëna e vyrtytshme e Markos e hapi shtëpinë e saj të madhe për grumbullimin e të krishterëve. Kështu Marko u rrit brenda një mjedisi të bekuar. Të gjitha këto e ndihmuan që të bëhej një bashkpunëtorë i ngusht i Apostujve dhe të tregohej një presonalitet i rëndësishëm. Emri i tij i parë, si hebre ishte Joan. Por sipas zakonit të asaj periudhe mori emrin romak Marko. Me këtë emër të ri, “Marko Ungjillori” u bë i njohur në Kishën tonë.
Bashkpunëtor i Apostujve
Markoi shkoi në Antioki bashkë me Pavlin dhe xhaxhain e tij Varnavën. Ai i ndoqi në turneun e tyre të parë, në Qipro. Bashkë me Varnavën ai udhëtoi nëpër Qipro dhe në vonë bashkpunoi ngushtë me apostujt Petro dhe Pavlo.
Shkrimtar i frymëzuar nga Perëndia
Marko ishte nxënës dhe interpretues i Petros. Perëndia e denjësoi Markon për të shkruar Ungjillin e shenjtë të dytë. Në këtë Ungjill ai shkroi kryesisht sa dëgjoi prej Petros. Më tepër përshkruan mrekulli me një stil konçiz dhe të qetë. Tradita e lashtë kishtare na thotë se Marko predikoi Ungjillin në Egjipt, në Libi dhe në Pentapojë. Dhe se u bë i pari Episkop i Aleksandrisë. Βaritoi Kishën e Aleksandrisë për 20 vite dhe vuajti aty një vdekje martirike. Më vonë, gjatë periudhës bizantine, tregtarët venedikas e transferuan lipsanin e tij të shenjtë në Venedik, ku është edhe shenjt mbrojtës i këtij qyteti. Për nder të tij u ndërtua një kishë madhështore. Kujtimi i tij kremtohet më 25 prill.