HISTORIA KISHTARE (P.30) Ungjillor Llukai
Lukai, mjeku i dashur
Lluka ishte me origjinë nga Antiokia e Sirisë. Njihte shumë mirë gjuhën greke dhe kishte studiuar shkencën mjeksore. Si njeri i shkrimeve, Llukai, e dallonte me shumë lehtësi mësimin e krishterë prej mashtrimit të idhujtarisë. Besoi shpejt tek Krishti dhe e kushtoi jetën e tij në përhapjen e Ungjillit. U bë, siç dimë, bashkpunëtor i ngushtë i Apostull Pavlit. Llukai e ndoqi Apostullin e Kombeve në turneun e dytë të tij prej Troadës. Ndoqi, gjithashtu, Pavlin në fund të turneut të tretë, duke udhëtuar bashkë me të në Romë. Aty qëndroi bashkë me të në burgimet e tij dhe si mjek vizitonte të krishterët dhe më tepër mësuesin e tij, Pavlin. Për këtë arsye Pavli e quan “bashkpunëtor” dhe “mjek i dashur”.
Llukai, shkrimtar i frymëzuar nga Perëndia
Llukai i shenjtë ishte shkrimtari i frymëzuar nga Perëndia i dy librave të Dhjatës së Re: Ungjillit të shenjtë të tretë dhe i Veprave të Apostujve. Në Ungjillin e tij na tregon shumë prej jetës së Zotit, që nuk janë të shkruara prej Ungjillorëve të tjerë. Këto informacione, ai i mblodhi prej Apostujve dhe prej të afërmve të Joan Pararendësit dhe sigurisht prje Hyjlindëses. Më veprën tjetër të tij, në Veprat e Apostujve, na rrëfen mrekullinë e madhe të përhapjes së Kishës së parë të krishterë. Kështu ai u tregua historiani kryesor për 30 vitet e para të Kishën sonë.
Llukai pas vdekjes së Pavlit
Sipas traditës së Kishës, Llukai, pas vdekjes së Pavlit predioi Ungjillin në Gali, në Dalmaci, në Itali dhe Greqi dhe nëpër vende të tjera. Tregohet se vdiq në mënyrë martirike në Tebë të Beotisë. Kisha jonë nderon kujtimin e tij më 18 tetor.