"Nëse doni të dini se si është Perëndia, atëherë shikoni Krishtin."
“Kush më ka parë mua e ka parë Atin” Ungjilli sipas Joanit 14:8-9
Përgatitur nga Katekisti: A.P
“Filipi i tha: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton“. Jesu i tha: “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?”.
Filipi donte ta shihte Zotin me sytë e tij, por kjo është e pamundur pasi askush kurrë nuk mund ta bëjë këtë.
Shkrimi i Shenjtë na thotë:
“Askush s`e pa Perëndinë kurrë” Joani 1:18
“Askush s`e ka parë ndonjëherë Perëndinë” 1 e Joanit 4:10
Kështu që është e qartë se Krishti thjeshtë po i thoshte Filipit se veprat dhe mrekullitë e tij do të ishin fakte të mjaftueshme të ekzistencës së Zotit pa pasur nevojë që Zoti të vijë fizikisht poshtë dhe ta bëjë veten të dukur tek secili që ka dyshime. Kjo është ekuivalente me shembujt tjerë:
Letra 1. Joani 8:19 “Atëherë i thanë: “Ku është Ati yt?“. Jesui u përgjigj: “Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim“.”
Letra e 2-të. Joani 12:44 “Pastaj Jesui thirri dhe tha: “Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.”
Letra e 3-të. Joani 15:23 “Kush më urren mua, urren edhe Atin tim”
Ungjillis sipas Mateut 10:40-41 “Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.”
Dhe tani nëse dikush dëshiron të insistojë se kur Filipi e pa Krishtin ai në fakt e pa fizikisht edhe Perëndinë “At” sepse Krishti “është” njëjtë si Ati dhe që të dy janë pjesë e “Trinitetit”.
Në faktë Shkrimi Shenjtë na meson: “Jo s`e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.” Joani 6:46
“Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë“.” Joani 8:47
“Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.” Letra 3të Joani 1:11
Pra a e kanë parë fizikisht Zotin të gjithë njerëzit që kanë bërë të mira?
Vargjet e mësipërme janë aq të qarta sa që nuk lënë fije dyshimi për të vërtetën. Nxjerrja e tyre jashtë kontekstit është një veprim naiv.