Predikim për Lindjen e Krishtit nga Shën Lukai i Krimesë
Që nga koha e lashtë e historisë së njerëzimit ndjenja fetare e të gjithë popujve gjendej në një errësirë të tmerrëshme. Dhe kjo ishte diçka e natyrshme, sepse ishte ishte e pamundur për njeriun e kaluar që të gjente zgjidhjen e problematikave të vështira mbi origjinën e botës dhe burimet e së mirës dhe së keqes. Nevojitej zbulesa hyjnore. Vetëm ajo do të mundte që të jepte përgjigje. Ekzistonte vetëm një popull i zgjedhur i Perëndisë, populli i Izraelit, tek i cili kjo zbulesë u dha madje edhe në kohën më të lashtë të historisë së tij.
Por edhe ky popull i zgjedhur i Perëndisë, si çdo popull tjetër, përbënte një masë, e cila në Shkrimin e Shenjtë quhej “popull i tokës”. Por ekziston edhe një grup i vogël të të zgjedhurve të vërtetë të Perëndisë, grupi i paraetërve “Nga Adami e deri tek Josifi, i fejuari i Hyjlindëses së Tërëshenjtë”, të cilët Kisha jonë e Shenjtë i nderon në dy të Diela, të cilat i paraprijnë Lindjes së Krishtit. Vetëm këta të zgjedhur të Perndisë e mbajtën zbulesën hyjnore, ndërsa “populli i tokës”, shumë shpesh u dha në idhujtari dhe nuk dalloi shumë prej popujve të tjerë, që gjendeshin në errësirë dhe të cilët nuk morën prej Perëndisë asnjë zbulesë.
Shumica prej jush nuk e njohin historinë e feve, për këtë arsye do t’ju them me dy fjalë se deri në çfarë pike marrëzie dhe errësire arritën popujt, të cilët me fuqinë e tyre u munduan që të të kuptonin misteret më të thella të fesë. Prej popujve të lashtë, më të qytetëruarit ishin Egjiptianët. Megjithatë vendin e parë në fenë e tyre e kishte ashurimi i kafshëve. Bartës të fuqisë hyjnore dhe të denjë për nderim konsideroheshin demin Apis, lopën, krokodilin, dhinë, macen, majmunin, qenin, skifterin, madje edhe miun, gjarprin dhe bretkosën.
Lumi i madh Nil, i cili përshkon të gjithë Egjiptin, konsiderohej perëndi. Mbreti i Egjiptit, Faraoni, konsiderohej gjithashtu si pasardhës i perëndive dhe i ofronte flijime vetes. Këta perëndi të rremë përshkruheshin në formën e një njeriu dhe kokën e një prej kafshëve të shenjta. Tempujt e lashtë egjiptianë u ndërtuan jo si vende lutjeje për njerëzit, por si banesa të kafshëve të shenjta.
Adhurimi i kafshëve mungonte në fenë e grekëve dhe romakëve të lashtë. Zota të shumtë mishëruan në fytyrat e tyre fuqinë, vlerën dhe cilësitë më të mira të njeriut. Por atyre u atribuoheshin të gjitha pasionet njerëzore: kishin urrejtje për njëri-tjetrin, ishin imoralë, hakmerreshin ashpër ndaj armiqve të tyre, siç bëri edhe perëndia suprem i panteonit grek, Zeusi, i cili u hakmor ndaj Prometeut, që i vodhi zjarrin dhe shpërndau atë tek njerëzit.
Mendoj se mjaftojnë këta pak shembuj nga historia e fesë egjiptiane dhe greke për të kuptuar se sa e errët ishte ndërgjegjja fetare e popujve që jetonin në atë kohë në tokë. Atëherë ndodhi ngjarja më e rëndësishme në të gjithë historinë e njerëzimit, të cilën e kremtojmë sot, Lindja trupre e Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, Birit të Perëndisë, i cili zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari.
Me hyrjen e Krishtit në botë të gjithë sa jetonin në errësirë dhe nuk njihnin Perëndinë e vërtetë, morën zbulesën hyjnore. Të gjithë i ndriçoi “drita e dijes”, siç thotë përleshorja e të kremtes së madhe të sotme: “Lindja jote i Krisht Perëndia ynë, i lindi botës, dritën e dijes...”.
Le të mendojmë më mirë kuptimin e kësaj fjale të madhe “drita e dijes”. Mos ndoshta blhet fjalë për dritën e mendje? Jo, jo kuptimi është më i thellë. Nuk ndriçohet çdo mendje nga drita e së vërtetës. Madje edhe mendja e admirueshme e filozofëve më të mëdhenj Platonit dhe Aristotelit nuk ndriçohej prej dritës së të vërtetës, ndërsa mendja e disa filozofëve të tjerë ishte kaq shumë e errësuar, sa që mohuan edhe të vërtetat më të mëdha shpirtërore.
Mendja e djallit dhe instrumntave të tij është pakrahasim më e madhe se sa mendja njerëzore.
Por ata janë të privuar prej çdo komunikimi me Perëndinë dhe kështu përbëjnë një burim të errësirës më të thellë.
Dija, pra, të cilën Zoti ynë Jisu Krisht solli në botë është e pandarë prej dritës hyjnore, e cila ndriçon botën. Në shpellën e vogël të Betlehemit, atë ditë të madhe të Lindjes së Krishtit u ndez për ne kjo dritë hyjnore, e cila sa më shumë rritej Krishti, duke arritur në moshë burrërore, aq më shumë shkëlqente dhe përfundimisht arriti në pikën që shkëlqimi i saj të ishte shumë herë më i ndritshëm nga shkëlqimi i diellit. Sepse drita e Perëndinjerit Jisu, i cili është Dielli i Drejtësisë është dritë hyjnore.
Në Shkrimin e Shenjtë vetë Perëndia dhe Biri i Tij quhen dritë. Në letrën e parë të përgjithshme të apostull Joanit, Theologu thotë:
“Edhe ky është lajmi që kemi dëgjuar nga ai, edhe ju lajmërojmë ju, se Perëndia është dritë, edhe nuk ka asnjë errësirë tek ai” (1Joan. 1.5). Dhe në kapitullin e pestë të së njëjtës letër shkruan: “Por e dimë se i Biri i Perëndisë erdhi, edhe na dha kuptim që të njohim të vërtetin; edhe jemi në të vërtetin, në Birin e tij Jisu Krisht. Ky është Perëndia i vërtetë dhe jeta e përjetshme” (1Joan. 5.20).
Vetë Zoti ynë Jisu Krisht tha: “Unë kam ardhur dritë në botë, që të mos mbetet në errësirë kushdo që të më besojë” (Joan. 12.46), dhe një tjetër të vërtetë të madhe për esencën e Perëndisë, na zbuloi Joan Theologu, duke thënë se “Perëndia është dashuri” (1Joan. 4.16).
Pra, drita e dijes, e cila ndriçoi në botën e kombeve me trupëzimin e Birit të Perëndisë prej Virgjëreshës Mari, është njëkohësisht edhe drita qiellore e dijes së Perëndisë që shfaqet në veçantitë më të rëndësishme të esencës së Tij, të cilat janë drita hyjnore dhe dashuria e përsosur. Me mësmin e Tij dritëprurës, të cilin gjithmonë e vërteton me mrekullitë dhe me urdhërimet e Tij, Zoti Jisu Krisht tregoi se është Dielli i Drejtësisë, dhe me vdekjen e Tij mbi kryqin e frikshëm tregoi se është edhe dashuri e pafund hyjnore.
Le të lexojmë edhe njëherë tjetër përleshoren e Krishtlindjeve:
“Lindja jote o Krisht Perëndia ynë, i lindi botës, dritën e dijes së hyjëshme, se ata që adhuronin çdo yll në qiell, si sot prej yllit po mësoheshin ty të të adhurojnë, Diellin e drejtësisë, dhe të të njohin si lindjen që lartazi, o Zot lavdi më ty”.
Në Lindje, në një vend të largët, ku jetonin të urtët, të cilët studiuan rrjedhën e yjeve dhe në injorancën e tyre hyjnizuan trupat qiellorë, shkëlqeu drita hyjnore. Magëve u bëri përshtypje pamja e një ylli të paprecedentë, i cili ndoqi një kurs të pazakontë dhe dukej se do t'i çonte diku. Rruga ishte e gjatë dhe më në fund ylli u ndal mbi një shpellë në Betlehem, ku magët panë Diellin e Drejtësisë, i cili ndriçoi botën dhe i’u falën Atij. Le të ndjekim edhe ne magët dhe të shkojmë me ta me frikë në shpellën e Betlehemit dhe t'i ofrojmë Atij zemrat tona të pastra dhe plot besim. Amin.