Të ndërtojmë një besim të fortë
Një ditë një admirues i madh i Paderevskit e pyeti atë: “A është e vërtetë që ju praktikoheni ende çdo ditë?”
-“ Po,-tha pianisti.Unë praktikohem të paktën tetë orë në ditë.”
-“ Duhet të kesh shumë durim” ,- i tha tjetri.
- “ Nuk kam më shumë durim sesa pianisti tjetër,- tha Paderevski.Më mjafton ajo që kam.”
Në Ungjill lexojmë për dy të verbër, të cilët iu afruan Jisuit duke i thënë:
“ Bir i Davidit, ki mëshirë për ne!”
Jisui iu tha: “ A besoni se unë jam në gjendje t’a bëj këtë?”
Ata vazhduan duke i thënë: “ Po, Zot!” Atëherë Ai i preku dhe sytë e tyre u hapën dhe Ai iu tha: “ Sipas besimit që keni, le të bëhet kështu!”
Pasi kemi lexuar këtë pjesë, shumë prej nesh mund të thonë:
“ Ah, sikur të kishim dhe ne aq besim, besim që do të na afronte te Jisui, me gjithë barrët tona, duke ditur që Ai kujdeset, duke ditur që Ai do të qëndrojë përkrah nesh për të na ndihmuar që t’i ngremë barrët më të rënda, ashtu siç veproi me dy të verbërit.Sikur të kishim edhe ne besimin e tyre! ”
Ju mund të keni besim të tillë, nëse e ngacmoni atë pak besim që keni tashmë.Ushqejeni atë me lutje.Ushqejeni me lexime të përditshme nga fjala e Perëndisë.Forcojeni duke ndjekur çdo të dielë liturgjinë hyjnore.
Përforcojeni duke marrë vazhdimisht misterin e Kungimit të Shenjtë.
Nxiteni atë besim që keni dhe do të shihni se si do të rritet!
Flasin Etërit e Kishës :
Lutja është ngjitja e mendjes tek Perëndia.
Shën Nili i Sinait.