Respekt ndaj traditës - (Shën Pais Agjioriti Vitamina Shpirtërore)
Shumë martirë të shenjtë, kur nuk e dinin dogmën thoshin: “Besoj në atë që caktuan etërit e shenjtë”. Në qoftë se një njeri e thoshte këtë frazë, ai martirizohej. Domethënë, nuk dinte të sillte prova ndaj persekutuesve për besimin e tij dhe t'i bindte, por kishte besim në etërit e shenjtë. Ai mendonte: "Si mund të mos u besoj etërve të shenjtë? Ata ishin më të vyrtytshëm dhe me përvojë. Si ta pranoj unë një çmenduri?". Si të pranoj dikë që shan etërit e shenjtë? Të kemi besim në traditën. Sot për fat të keq hyri mirësjellja evropiane dhe duan ta shfaqin të mirën. Duan të tregojnë superioritet dhe në fund arrijnë t'i falen djallit me dy brirë. “Një fe e vetme duhet të ekzistojë”, - i dëgjon të thonë dhe i sheshojnë të gjitha. Erdhën disa për të më takuar në qelë dhe më thanë: "Të gjithë ata që besojnë tek Krishti duhet të bëjnë një fe të vetme. "Tani është njëlloj sikur të më thoni, ar dhe bakër, ar kaq karatësh dhe aq të tjera që e veçojnë, t'i mbledhim të gjitha e t'i bëjmë një. Erdhën disa për të më takuar në qelë dhe më thanë: "Të gjithë ata që besojnë tek Krishti duhet të besojnë një fe të vetme". A është e saktë që t'i ngatërrojmë përsëri? Pyetni një argjendar: "A bën të përziejmë arin me papastërtitë?". U bë aq përpjekje që të shkëlqejë dogma. Etërit e shenjtë diçka dinin dhe i pengonin marrëdhëniet me heretikët. Sot, thonë: "Jo vetëm me heretikun, por të lutemi edhe me budistin, ata që adhurojnë zjarrin e demonolatrët (adhuruesit e djallit). Nëpër lutjet e përbashkëta, në konferenca duhet të gjenden edhe orthodhoksët. Ata shfaqin prezencën e tyre aty", - të thonë ata përsëri. Çfarë prezence? I zgjidhin të gjitha me anën e logjikës dhe justifikojnë ato që s'mund të justifikohen. Fryma e Evropës mendon se çështjet shpirtërore duhet të hyjnë në Tregun e Përbashkët Evropian.
Disa nga orthodhoksët që janë të lehtë nga mendja dhe duan të duken, të bëjnë "misionarizëm", organizojnë konferenca me ata që kanë besime të ndryshme, që të krijohet zhurma dhe mendojnë se do nxjerrin në pah orthodhoksinë duke u bërë sallatë ruse me heretikët. Pastaj fillojnë super të zellshmit dhe zenë ekstremin tjetër, thonë edhe blasfemi për misteret e atyre që festojnë me kalendarin e ri etj., dhe skandalizojnë shpirtra që kanë shpresëtari dhe ndjeshmëri orthodhokse. Ata që besojnë ndryshe, vijnë në konferenca dhe bëjnë mësuesin, marrin çdo material të mirë shpirtëror që gjejnë tek orthodhoksët, e kalojnë nga punishtja e tyre, vënë ngjyrën e tyre dhe firmën dhe e shfaqin si origjinale. E bota e sotme e çuditshme mallëngjehet nga këto dhe shkatërrohet pastaj nga ana shpirtërore. Por, Zoti, atëhere kur duhet, do të shfaqë shumë. Mark Evgjeniko dhe Grigor Pallamai do të mbledhin të gjithë vëllezërit e tyre të skandalizuar, që të pohojnë besën orthodhokse dhe të mbështesin traditën e t'i japin gëzim të madh Kishës Mëmë.
Në qoftë se do të jetonim si etërit, do të kishim shëndet shpirtëror të cilin do ta kishin zili të gjithë heretikët dhe do të linin mashtrimet e tyre të sëmura dhe do të shpëtonin, predikim. Tani nuk mallëngjehen nga tradita jonë e shenjtë, sepse duan të shohin vazhdimësinë tonë, të etërve, afërsinë tonë të vërtetë me shenjtorët tanë. Ajo që i diktohet çdo orthodhoksi, është të ngjallë shqetësim të mirë edhe tek ata që besojnë ndryshe, domethënë ta kuptojnë se gjenden në mashtrim, që të mos e prehin në mënyrë të gënjeshtërt mendimin e tyre dhe privohen edhe në këtë jetë nga bekimet e pasura të Kishës Orthodhokse, edhe në jetën tjetër nga bekimet më të shumta e të përjetshme të Perëndisë. Në qelë vijnë disa të rinj katolikë me dëshirë shumë të mirë, të gatshëm për të njohur orthodhoksinë. "Duam të na thuash diçka që të ndihmohemi nga ana shpirtërore", - më thonë. "Merrni historinë kishtare dhe aty do të shihni se dikur ishim bashkë dhe se ku arritët pastaj. Kjo gjë do t'ju ndihmojë shumë. Bëjeni këtë dhe herë tjetër do të bisedojmë gjëra të tjera", - u përgjigjem unë.
Më parë e respektonin një gjë, sepse ishte e gjyshit dhe e ruanin si gjë me vlerë. Njoha një avokat shumë të mirë. Shtëpia e tij ishte e thjeshtë dhe e çlodhte jo vetëm atë, por edhe vizitorët. Njëherë më tha: "Atë, para disa vjetësh më tallën të njohurit e mi me këto mobilje që kam. Tani vijnë dhe i admirojnë si antika. Unë i përdor dhe gëzohem, sepse më kujtojnë babanë, nënën time, gjyshërit e prekem. Ata mbledhin gjëra të ndryshme të vjetra, bëjnë sallone si dyqane antikash, që të harrohen me këto e të harrojnë disi ankthin e tyre të botës. Qëmoti, një flori të vogël dikush e mbante si një pasuri të madhe nga nëna e tij. Sot, po të ketë dikush një lirë të kohës së mbretit Xhorxh dhe ka njëqind dhrahmi ndryshim me lirën e Viktorisë do ta japë për ta ndërruar. Nuk nderon, nuk respekton as nënë, as baba. Hyn kjo frymë evropiane dhe dalëngadalë po na merr zvarrë të gjithëve.
Më kujtohet, kur shkova për herë të parë në Malin e Shenjtë, në qelinë e një jerondi jetonte edhe një murg plak i cili kishte shumë shpresëtari.