Rrëfimi i saktë ! Luftë Shpirtërore nga Shën Pais Agjioriti
Përse në dia raste nuk bëjmë një përpjekje korrekte për tu korrigjuar edhe pse ndërgjegja na qorton?
Kjo gjë mund të ndodhë edhe nga një tronditje psiqike. Kur një njeri është i frikësuar nga një tundim, dëshiron të përpiqet, por nuk ka vullnet, nuk ka fuqi shpirtërore. Atëhere, duhet të rregullohet përbrenda vetes me anën e rrëfimit. Me anën e tij ai ngushëllohet, forcohet dhe rigjen kurajo me hirin e Perëndisë për të vazhduar betejën. Në qoftë se nuk rregullohet, mund t'i vijë edhe një tundim tjetër dhe atëhere thyhet më tepër përbrenda dhe, i pikëlluar siç është, mendimet e gllabërojnë, dëshpërohet dhe pastaj nuk mund të përpiqet.
Po në qoftë se kjo gjë ndodh dendur?
Nëse kjo ndodh dendur, njeriu duhet të rregullohet po aq dendur, domethënë t'ia hapë zemrën atit të tij shpirtëror për të marrë kurajo. Kur të rregullohet duhet të verë në punë motorin e tij, të përpiqet me sedër dhe në mënyrë intensive, që zvarritja të marrë fund njëherë e mirë.
Jerond, çfarë ndodh kur nuk e ndjej nevojën e rrrëfimit?
Ndoshta nuk e vëzhgove veten tënde? Rrëfimi është mister. Te shkosh të rrëfesh me thjeshtësi mëkatet e tua. Pse, çfarë mendon? Mos vallë nuk ke inat? Vallë nuk ke egoizëm? Mos vallë nuk ke plagosur motrën? A nuk paragjykove? Edhe unë përse shkoj dhe them: "U inatosa, paragjykova..." dhe ati shpirtëror më lexon uratën e faljes. Por edhe mëkatet e vogla kanë rëndesën e tyre. Kur shkoja për tu rrëfyer tek at Tihoni, ai me thoshte: "Rerë, biri im, rërë". Mëkatet e vogla mblidhen dhe bëjnë një pirg rëre që është më i rëndë sesa njeë gur i madh.
Një njeri ka bërë një mëkat të madh, e mendon vazhdimisht, pendohet dhe përulet. Ti ke shumë mëkate të vogla, por në qoftë se shqyrton rrethanat në të cilat ti u rrite dhe kushtet në të cilat u rrit tjetri, do ta shikosh se je më e keqe se ai.
Përpiqu të jesh konkret në rrëfimin tënd. Nuk është mjaft të thuash "kam zili, inatosem etj." por duhet të tregosh rastet konkrete që të ndihmohesh. Kur bëhet fjalë për djallëzinë që është diçka e rëndë, duhet të thuhet si u mendua dhe si u veprua, pënrdryshe tall Krishtin. Në qoftë se njeriu nuk i rrëfen të vërtetën atit shpirtëror, nuk i zbulon gabimin e tij që të mund ta ndihmojë, pëson një dëm të madh. Në këtë rast ngjason me të sëmurin i cili pëson një dëm të madh nëse e fsheh dhimbjen e tij nga mjeku. Ndërsa kur e zbulon veten siç është, atëhere ati shpirtëror mund ta njohë më mirë dhe e ndihmon pozitivisht.
Pastaj kur një njeri plagos ose i bën padrejtësi një tjetri, në fillim duhet t'i kërkojë falje me përulësi, të pajtohet dhe pastaj të shkojë tek ati shpirtëror që të rrëfehet dhe të marrë faljen. Në këtë mënyrë vjen Hiri i Perëndisë. Në qoftë se i rrëfen atit shpirtëror gabimin e tij pa i kërkuar më parë falje njeriut që plagosi, shpirti i tij nuk mund të paqtohet, sepse nuk përulet. Bën përjashtim vetëm rasti kur njeriu të cilit i bëri keq ka vdekur ose nuk mund ta gjejë sepse ndryshoi banesë dhe nuk e ka adresën e tij për t'i kërkuar falje qoftë edhe me shkrim. Atëherë Perëndia e fal duke parë se ai e ka vullnetin për të kërkuar falje.
Jerond, çfarë ndodh kur ne kërkojmë falje dhe personi tjetër nuk na fal?
Atëhere le të lutemi që Perëndia t'i zbusë zemrën. Por ka edhe deisa raste kur Perëndia nuk ndihmon që zemra e tij të zbutet, sepse mund të biem në të njëjtin gabim..
Jerond, kur një person bën një gabim, a egziston mundësia që të mos mund të rrëfehet menjëherë? Përse duhet ta lerë pa rrëfyer?
Sa më tepër që mban një gjë të prishur, aq më shumë ajo pëson kalbje. Përse duhet të lerë të kalojnë dy tri muaj dhe pastaj të shkojë për tu rrëfyer tek ati shpirtëror? Duhet të shkojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në qoftë se ka një plagë, mos vallë duhet të presë dy muaj që të shkojë ta mjekojë? Nuk duhet të mendojë as që ati shpirtëror të ketë shumë kohë për ta dëgjuar. Le të thotë gabimin dhe pastaj le të bisedojë në një moment tjetër kur ati shpirtëror të ketë kohë.
Nuk nevojitet shumë kohë për të dhënë një pamje të vetes time. Njeriu mund ta shprehë me dy fjalë këtë gjendje, atëhere kur ndërgjegjja e tij punon në mënyrë të saktë. Por kur ka pështjellim përbrenda tij, mund të thotë shumë gjëra dhe të mos shprehë pamjen e vetevetes.
Shoh shumë njerëz që shkruajnë njëzet-tridhjet faqe, mbushin fletore të tëra për të bërë referenca dhe disa faqe nga ana e kundërt e shkrimit. Të gjitha çka shkruajnë, mund t'i përmbledhin në një faqe.