Shën Niqifor Foka, Perandor i Bizantit.
Kujtimi i tij përmendet vetëm në Kodikun II Lavriotik, ku gjendet edhe e gjithë Shërbesa e tij me Kanonet. U botuan prej L. Petit në Byz. Zeitschrift në vitin 1904 dhe prej Dhitrievskit në Kiev në vitin 1911.
Niqifor Foka zë një vend të rëndësishëm në grupin e Perandorëve Bizantinë, kryesisht për shkak të politikës së tij ushtarake, para dhe pas kurorëzimit të tij si Perandor. Por edhe shërbimi dhe ofrimi i tij në Kishë ishte i madh. Ndihmoi Oshënar Atnas Athonitin që të ndërtonte Manastirin e parë në Malin e Shenjtë, Lavrën e Madhe të sotme. Flitej se poshtë veshjeve perandorake vishte raso dhe kishte shfaqur dëshirën që të braktiste fronin dhe të bëhej murg. Vlen për t’u theksuar përpjekja e tij për të nderuar si martir të gjithë ushtarët që ranë gjatë luftrave të tij me të pabesët. Por kjo përpjekje gjeti kundërshtimin e Patriarkut dhe të Episkopëve dhe për këtë arsye Perandori u detyrua që të tërhiqej prej planit të tij.