Shën Stefani, Hieromartiri Papa i Romës dhe të gjithë sa ishin me të . 3 gusht
August 3, 2022 at 11:29 am,
No comments
Shën Stefani ishte Romak dhe u ngjit në fronin e Romës rreth vitit 253. Ai katekizoi dhe pagëzoi të krishterë shumë idhujtar që vinin tek ai. Disa prej tyre i hirotonisi presviterë, dhjakonë dhe anagnostë, të cilët më vonë u martirizuan për Krishtin. Kur u arrestua Stefani dhe u çua në tempullin e perëndisë Ares, u lut dhe në atë moment ra një tërmet dhe si pasojë u shemb një pjesë e tempullit. Atëherë ushtarët të trembur vrapuan për t’u larguar, ndërsa Shenjti shkoi në varrin e Shën Lucias, ku bëri një sakrificë pa gjak. Aty e gjetën ushtarët, ku pasi e torturuan, përfundimisht i prenë kokën dhe kështu mori kurorën e martirizimit.