Shën Theohari Neapoliti nga Azia e Vogël : 20 gusht
August 20, 2022 at 12:00 am,
No comments
Në vitin 1740 kur sulltan ishte Ahemit III dhe bejlerbej i Azisës së Vogël ishte Ibrahim Pasha, doli një dekret për të mbledhur djemtë e krishterë në kampet e përqendrimit. Brenda këtyre kampeve gjendej edhe jetimi Theohar. Por një ditë, kadiu i Neapolit (Nevshehir) të Kapadokias, pa Theoharin në kamp, i pëlqeu dhe e mori në shtëpinë e tij për t’u kujdesur për kafshët e tij.
Devotshmëria dhe bukuria e Theoharit, bënë që kadiu t’i kërkonte atij ta bënte dhëndër të tij, por pasi më parë të bëhej mysliman. Theohari me guxim ju përgjigj: “Efendiu im, unë linda i krishter dhe nuk mund ta mohoj besimin e Shpëtimtarit tim dhe të etërve të mi”. Kadiu osman u fye nga kjo përgjigje dhe e kërcënoi me tortura. Atëherë Theohari vrapoi për tek Kisha e Shën Gjergjit dhe u kungua me Misteret e Shenjta. Kur kadiu i bërë përsëri ofertën për martesë me vajzën e tij, Theohari refuzoi në mënyrë të patundur. Atëherë pas torturave të ashpra e nxorrën jashtë qytetit të Neapolit, ku e qëlluan me gurë dhe më pas e varën mesditën e 20 gushtit 1740.
Në vitin 1923 lipsanet e Shën Theoharit u sollën në Selanik dhe u vendosën në Kishën e Shën Ekaterinës, ku gjendet edhe sot.