Shën Athanasi e Madhe & Shën Kirili të Aleksandrisë. 18 Janar
January 18, 2022 at 10:32 am,
No comments
Të nderuar miq dhe të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin, në datën 18 janar Kisha Orthodhokse kremton me madhështi dy nga Etërit e mëdhenj dhe Mësuesit Ekumenik (të përbotshëm),Shën Athanasin e Madh dhe Shën Kirilin e Aleksandrisë.
Të dy këta Etër të mëdhenj luftuan dhe mbrojtën Kishën Apostolike nga herezitë e ndryshme që dolën në kohën e tyre, në shekull i IV-V që kërkonin të mohonin natyrën hyjnore tëFjalës, Birit të Perëndisë.
Këto herezi kërkonin të mashtronin besimtarët e krishterë dhe largonin nga besa orthodhokse e apostujve.
Shën Athanasi luftoi kundër heritikut Ariosit ,një prift nga Aleksandria, përhapësi i herezisë arianiste, që mohonte Hyjninë e Zotit Jisu Krisht.
Heretiku Ariosi thoshte:" Fjala e Perëndisë që u bë njeri Jisu Krishti nuk është realisht Biri Hyjnor i Përëndisë."
Krishti për kyreheretikun Arius ishtë thjesht një krijesë si çdo gjë tjetër e krijuar nga Perëndia prej asgjës."Ai thoshte: "Perëndia është vetëm Ati,Krijuesi dhe Perëndia At krijoi Logosin e tij, ose Fjalën, ose Birin si të parin, e më të madhin ,e krijësave të tij. Ky Logos i cili mund të quhet Hyjnor vetëm si një shprehje nderimi,ai është mjeti i Perëndisë për shpëtimin e Botës ,që u lind si njeriu Jisu."
Kështu sipas Ariusit Jisu Krishti nuk është i pakrijuari, Biri Hyjnor i Perëndisë , që ka të njëjtën Hyjshmëri të pakrijuar si Përëndia At ashtu si besonte dhe pohonte Kisha Apostolike deri atëher, por Ai është një krijesë, ashtu si edhe Shpirti i Shenjtë.
Sipas heretikut Perëndia nuk është Trini e Shenjtë”. (Herezia e Ariusit dhe arjanistëve)
Kisha Katholike Apostolike për tju kundërvënë kësaj herezia që kërkonte të prishte themelin mbi të cilin ajo është ndërtuar, sipas pohimit të apostull Simon Petros : "Ti je Krishti i Biri i Perëndisë të gjallë"(Mat16 -16), reagoi dhe me urdhër të peramdorit Kostandini 318 episkop u mblodhën në Sinodin e parë Ekumenik në Nikea viti 325.
Në këtë sinod ishte dhe shën Athanasi si dhiak i ri që shoqëronte patriarkun e Aleksandrisë, Aleksandrin e plakur. Pavarsisht se shën Athanasi ishte dhiak i ri, ai ndikoi fuqishëm në vendimet e Sinodit të I Ekumenik.
Ky Sinod deklaroi se:" Logosi Fjala dhe Biri i Perëndisë është i pakrijuar dhe Hyjnor. Ai është i lindur, domethënë i lindur prej Atit para gjithë jetëve ,dhe jo i bërë ose i krijuar prej Atit. Ai është i bashkëqenshëm "një esencë"(homousios). Ai është Perëndi i vërtetë prej Perëndie të vërtetë dhe Fjala e Perëndisë me anë të të cilit u bënë të gjitha.Është ky Biri Hyjnor i Perëndisë, i pakrijuar,i vëtëmlindur, i cili u bë njëri prej Virgjëreshës Mari, si Jisu Krishti ,Mesia i Izraelit dhe Shpëtimtari i botës".(Doktrina e Sinodit të parë)
Kjo doktrinë orthodhokse për Jisu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e vetëm të njerëzimit, u formulua i përmblellur në 7 nenet e "Smbolit të besimit'.
Shën Athanasi më vonë si Patriark i Aleksandris mbrojti besën e krishterë orthodhokse të Trinisë së Shenjtë dhe për këtë u përndoq edhe nga pasuesit e Ariosit si dhe nga peshkopët dhë priftërinjtë heretik që përkraheshin nga perandorët heretik që kërkonin të ndikonin në dogmën dhe arganizimin kishtar.
Ai u internua shumë herë në vende të ndryshme dhe nga 46 vitet e tij si kryepiskop, gati 20 vjet i kaloi në internim, ose i fshehur, duke e drejtuar dhe ruajtur Kishën Apostolike që të mos binte në herezi . Edhe pse mbeti zëri i vetëm orthodhoks për kishën në atë kohë Shën Athanasi qëndroi deri në fund në besën orthodhoksë dhe nuk u përkul as nga presioni i perandorëve as nga intrigat dhe akuzat e klerikëvë hipokrit dhe heretik, saqë thuhej : “Athanasi i vetëm kundër gjithë botës”
Shën Kirili kundërshtoi heretikun Nestorin Kryepiskopin e Kostandinopojës që shpalli kundërshtimin e tij për të mos nderuar Marinë Nënën e Krishtit më titullin tradicional Theotokos (Përëndilindëse).
Shën Kirili në Sinodin e Tretë Ekumenik 431 në Efes, kundërshtoi me forcë mësimin e Nestorit duke deklaruar : "se ishtë me vend të quhej Maria Theotokos, sepse Ai që lindi prej saj,sipas mishit, nuk ishtë tjetër përveçse Logosi Hyjnor i Perëndisë i vetëmlinduri Bir i Perëndisë ,i lindur nga Ati përpara të gjithë jetëve, duke zbritur prej qiellit për shpëtimin tonë dhe duke u lindur në mish dhe duke u bërë njeri prej Virgjëreshës Mari.
Kështu, Biri i Perëndisë dhe Biri i Marisë është një dhe i njëjti Bir, prandaj Zonja shën Mari në Kishën Orthodhoksë quhet Theotoko (Hyjlindëse), dmth ajo që lindi Perëndinë në mish, Zotin Jisu Krisht."
Shën Kirili,thoshte: " Biri i Perëndis dhe Biri i Marisë,Jisu Krishti,është një Bir".
Të dashur më Krishtin Kisha Orthodhokse i kujton këta shenjtorë të mëdhenj hierarkë dhe Mësues Ekumenik, sepse ata kontribuan për të mbajtur të pastër mësimin e Zotit Krisht dhe të Apostujve për shpëtimin tonë.
Ata sëbashku me Etërit e tjerë theofor (hyjmbajtës) dhanë interpretimin e saktë të Shkrimit të Shenjtë, që është i pagabueshëm ,por që interpretimi i tij bëhet i gabueshëm për shkak të padijes së vullnetshme të njerëzve egoistë. Kjo sjell në herezi (mësim i gabuar) dhe skizëm (ndarje) në Kishën Apostolike në Trupin e Krishtit, që është një dhe pandarë.
Shën Athanasi dhe shën Qirili, janë frymëzues për të gjithë, episkopët dhe priftërinjtë orthodhoks ,teologët dhe katekistët dhe për çdo besimtar orthodhokd deri më sot dhe deri në fund për të mbrojtur dhe përhapur Besën Orthodhokse, pa frikë dhe gabime.
Këta shejntor na kujtojn të kemi kujdes nga heretikët në komunikimin me ta, sepse si mashtrues të mashtruar heretikë këta "uqër me lëkura delesh" mund të na mashtrojnë dhe të na infektojnë mendjet me gënjeshtrën e herezisë, që e ka burimin nga djalli babai i gënjeshtrës, ashtu si dhe shën Andoni (17 janar) në fund të jetës, porositi nxënësit e tij murgjë, një ndër ata Shën Athanasin: "Mos keni aspak komunikim me hereikët"
Sot pasuesit e Ariosit dhe arianistëve që mohojnë Hyjninë e Birit janë sektet heretike; dëshmimtarët e "Jehovait" ose "Mormonët" dhe kushdo nga fetë që mohojnë se Jisu Krishti është Biri i Perëndisë dhe Biri i Njeriut, kurse pasuesit e eretikut Nestorian janë te gjithë ata që mohojnë edhe sot, që e Tërëshenjta Zonja Shën Mari lindi Zotin në mish, ose ata që asaj nuk i japin nderimin si Nëna e Zotit, duke e quajtur thjesht një grua të zakonshme, nënën e një profeti.
Kjo herezi bie ndesh me mësimin e Kisha Orthodhkse që e cilëson Hyjlindëse(Theotoko), ashtu si dhe Ajo vetë e mbushur me Shpirtin e Shejntë tha:"Të gjithë brezat do më lumërojnë (nderojnë) sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha dhe i shejntë është emrii i Tij'.(Luk 1 48-49 ) apo si :"Elisabeta u mbush me Frymë të Shejntë dhe thiri:"Ti je më bekuara ndër gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd" Dhe përse po më ndodh kjo që Nëna e Zotit tim të vij tek unë"( Luka 1 :41- 43)
Sipas shëmbullit të shejntorëve të mëdhenj shën Athanasi dhe shën Kirini që i lusim në këtë ditë, ne orthodhoksët edhe sikur vetëm të mbetemi dhe të gjithë ti kemi kundra reth nesh kushdo qofshin ata, heretik apo pushtetar, duhet të qëndrojmë dhe mos ta mohojmë Besën Orthodhokse, që Jisu Krishti është Biri dhe Fjala e Perëndisë, si i vetmi Shpëtimtar i mishëruar për njerëzimin për shpëtimin e tyre, po ashtu edhe se Virgjeresha Zonja Shën Maria është Nëna e Zotit, Hyjlindësja e cila lindi Perëndinë në mish njerëzor, për shpëtimin dhe hyjnizimin e njerëzimin, ashtu si shën Athanasi tha: " Perëndia u bë njeri që njeriu të bëhet Perëndi"
Ky besim është e vetmja rrugë e sigurtë e shpëtimit dhe ne nuk duhet ti tolerojmë ose tjetërsojmë edhe sikur gjithë të jenë kundra nesh, ashtu si na mësoi dhe shën Kozmai i Kolkondasit: “Sikur të gjitha t’jua marrin jepini, vetëm dy gjëra mos i jepni Zotin Krisht dhe Zonjën Hyjlindëse Mari. Këto askush nuk ja u merr ,vetëm në qoftëse i jepni vetë”.
Për shumë vjet Shën Athanasin dhe Shën Kirilin.Amin