Shën Mihail Honiati Mitropoliti i Athinës : 4 Korrik
Shën Mihaili ishte mitropoliti i fundit i Athinës
(1182-1204) përpara pushtimit latin. Mitropolit i shquar dhe vëllai i
historianit Nikita Honiati, adhurues i të shkuarës së lavdishme të Athinës,
ishte ai që e mbrojti atë jo vetëm nga armiqtë dhe rrethimet, por edhe nga
paturpësia e zyrtarëve të qeverisë. Letrat e tij janë një burim i pasur
informacioni për Atikën në fund të shekullit të 12-të dhe
në fillim të shekullit të 13-të. Në këto letra mund të dallohet një qëndrim
kritik ndaj Athinës, megjithatë me një vështrim më të imët dallohet lehtësisht
një dashuri esenciale dhe e thellë, si për qytetin, ashtu edhe për njerëzit e
tij.
Në vitin 1203 pas Krishtit mbrojti me sukses qytetin i cili u kërcënua nga pronari i tokave peloponezian Leon Sgouros. Pak më vonë, në vitin 1204 pas Krishtit, menjëherë pas pushtimit latin, ai u internua në Kea, duke mos u ndalur as prej andej së mbrojturi dhe së kujdesuri për grigjën e tij. Më vonë, ai shkoi në Manastirin e Shën Joan Pararendësit pranë Thermopileve ku vdiq në vitin 1222 pas Krishtit.
Shërbesën e Shenjtit e shkroi Himnografi i Madh i Kishës së Aleksandrive z. Harallamb Busias. Gjithashtu kujtimi i tij tregohet bashkë me kujtimin e Andresë së Kretës në Kodikun e Vatopedhit me një Shërbesë të përbashkët.