Shën Pavli, Martir dhe Oshënar : 17 Mars
March 17, 2022 at 8:56 am,
No comments
Martiri dhe Oshënari i shenjtë Pavli, ishte me origjinë nga Kreta dhe u martirizua në kohën kur qeveritar i ishullit ishte Theofan Lardhotiru, siç informohemi prej jetës së Shën Stefanit të Ri, kujtimin e të cilit kisha e nderon më 28 nëntor.
Stefani ishte murg në malin Avksent të Bitinisë, arrestohet si ikonofil (mbrojtës i ikonave) dhe burgoset në Kostandinopojë në kohën e Perandorit Kostandin V Kopronimit (740-775). Brenda në burg gjeti edhe 342 murgj të tjerë, që ishin burgosur për të njëjtën arsye, në mesin e të cilëve ishte edhe një murg nga Kreta me emrin Andon. Ai filloi që t’i rrëfente murgjve të tjerë të burgosur për ashpërsinë e përndjekjeve në Kretë dhe për martirizimin e Shën Pavlit.
Qeveritari Theofan, pasi e solli Pavlin në Pretoren e Iraklios, e shantazhoi që ose të shkelte me këmbë ikonën e Krishtit, që u kryqëzua për njeriun, ose të ndiqte rrugën e torturave. Shenjti, jo vetëm refuzoi që të shkelte ikonën e Krishtit, por u përgjunj dhe puthi ikonën. Qeveritari i egërsuar dha urdhër që Shenjtin ta zhveshin dhe ta rrahin me hekura. Më pas pasi e varën e dogjën të gjallë. Martirizimi i tij vendoset rreth viteve 765 ose 766