Shën Mironi, Martir i Ri nga Kreta : 20 Mars
March 21, 2022 at 11:21 am,
No comments
Neomartiri i Shenjtë Mironi ishte me origjinë nga Kështjella e Madhe e Kretës, ose Iraklio i sotëm dhe lindi prej prindërish besëmirë dhe Perëndidashës. I ati i tij quhej Dhimitër dhe ishte njeri i drejtë dhe i vyrtytshëm. Shenjti ishte modest dhe i urtë dhe dëshironte në mënyrë hiperbolike virgjërinë dhe asketizimin.
Ai punonte si rrobaqepës në Iraklio, ku u akuzua me të pa të drejtë nga turqit, të cilët e kishin zili, se gjoja joshi një vajzë turke. Në gjykatë Shenjti hodhi poshtë akuzat, por u vendos para dilemës, islamizimit ose vdekjes. Martiri Miron u përgjigj troç se nuk e mohonte besimin e tij, si edhe ishte i gatshëm që të vuante çdo torturë për dashurinë e tij për Krishtin, sepse i Krishter lindi dhe i Krishter dëshironte që të vdiste.
Për këtë arsye ai u rrah pa mëshirë dhe u fut në burg. Kur e nxorrën prej burgut, e çuan sërish para kadiut, ku Shenjti përsëriste vazhdimisht se donte të vdiste si i krishterë. Kështu u dënua me varje. Pak para martirizimit Martiri Miron i kërkoi leje xhelatit dhe u afrua pranë të atit të tij. Ra në këmbët e tij dhe i puthi dorën. Pasi mori bekimin e tij erdhi para xhelatëve dhe pas pak pranoi kurorën e martirizimit. Ishte viti 1793.