Shën Gjergji nga Sofja e Bullgarisë : 26 Mars
March 26, 2022 at 9:40 am,
No comments
Shën Gjergji ishte me origjinë nga Sofja e Bullgarisë
dhe njëherë u gjend në Adrianopojë të
Trakës. Aty takoi një harkëtar turk për të rregulluar harkun e tij. Kur në një
moment turku ofendoi Krishtin, Gjergji reagoi duke pohuar besimin e tij.
Atëherë turqit e pranishëm e kapën dhe pasi e rrahën papushim, e çuan tek
administratori i zonës. Aty pohoi me guxim se beson tek Krishti, dhe si pasojë
ju nënshtrua një sërë torturash të frikshme. Përfundimisht të Martën e Madhe më
26 mars 1437 e dogjën të gjallë në moshën 30 vjeçare.