Shën Genadi Dhionisiati, Martiri i Ri dhe Oshënarmartir : 6 Prill
April 6, 2022 at 9:17 am,
No comments
Shën Genadi ishte murg në Manastirin e Hirshëm Dhionisiu në Malin e Shenjtë. Me nxitjen e igumenit të Manastirit, shkoi në Kostandinopojë si shoqërues i Bonifacit dhe Evdhokimit, të cilët shkonin aty për t’u martirizuar. Por ata, u trembën përballë torturave, mohuan Krishtin dhe akuzuan si shkak të rrugëtimit të tyre drejt martirizimit, Genadin. Atëherë turqit kapën Genadin, e arrestuan dhe e torturuan me mënyra të ndryshme. Por Shenjti mbeti i patundur në besimin e tij dhe si pasojë atij i’u pre koka më 6 prill 1818.
Një pjesë e lipsaneve të martirit oshënar, gjendet në Manastirin e Hirshëm Dhionisiu, ku Shenjti asketizoi në vyrtyte dhe besim.