Shën Zafiri, Martir i Ri : 11 Qeshor
Në vitin 1821 me rastin e revolucionit të Halkidhikisë shumë banorë të fshatrave të zonës shkuan për t’u mbrojtur bashkë me familjet e tyre në Malin e Shenjtë, në mënyrë që t’u shpëtonin masakrave të skllavërimeve të turqve.
Kishte raste kur banorët e Halkidhikisë që u kapën refuzuan që të ndryshonin besimin dhe si pasojë ata pranuan kurorën e martirizimit, njëri prej tyre ishte edhe i riu Zafir.
Adoleshent në moshë, ai ishte i vetmi nga grupi i fëmijëve që u morën nga Mali i Shenjtë për t’u çuar në Selanik, që i qëndroi besnik Krishtit.
Origjina e saktë e tij është ende e panjohur, e vetmja gjë që dihet është që ishte me origjinë nga një nga fshatrat e Halkidhikisë. Shpresojmë që providenca Hyjnore të na tregojë në ndonjë moment fshatin e neomartirit.
Shërbesa e Shenjtit u kompozua nga Athanas Simonopetriti dhe kujtimi i tij nderohet më 11 Qershor.
Në kodikun 743 (6250) të Manastirit Rus të Shën Pandeleimonit në Malin e Shenjtë shkruhet: “Në Malin e Shenjtë të Athosit gjatë viteve 1821, 1822, 1823, ku shpërtheu revolucioni në Greqi, erdhi Abobut Pasha i Selanikut dhe nënshtroi Malin dhe shumë vuajtje ndodhën. Ai dërgoi njerëzit e tij në Mal, të cilët mblodhën fëmijët që gjendeshin aty, 70 në numër, dhe i sollën në Selanik dhe i turqizuan. Vetëm njëri qëndroi i patundur në besim dhe u martirizua, ai quhej Zafir”.
Kujtimi i tij, i panjohur për Sinaksaristët, nderohet në të kremten e Mbledhjes së Etërve Agjioritë.