Shenjtorët e ditës : 23 Qeshor
Shën Gjerasimi i Kretës, Neofit i Knosës, Joakimi i Hersonisës, Jerotheu i Lambit, Zaharia i Stias, Joakimi i Petras, Gjerasimi i Rethimnës, Kaliniku i Kidhonisë, Melkisedheku i Kisamit, Kaliniku i Dhiapolit dhe të gjithë sa ishin me ta klerikë dhe laikë në vitet 1821 dhe 1822.
Më 23 Qershor 1821 u bë një mbledhje sinodike në Mitropolinë e Kretës, në kishën e Shën Minait gjatë së cilës Episkopi i Kretës filloi të lexoj një letër të dërguar nga veziri. Në atë moment armiqtë, që i ruanin prej kohësh, hynë në kishën e shenjtë dhe vranë Kryepriftërinjtë, 17 priftërinj dhe pesë etër agjioritë nga manastiri i Vatopedhit, të cilët kishin sjellë në Kalanë e Madhe për nderim, kundër epidemisë dhe murtajës disa lipsane të shenjta dhe Brezin e Shenjtë të Hyjlindëses së Përmbishenjtë. Gjithashtu turqit vranë edhe rreth treqind të krishterë të pranishëm. Që andej, të shpërndarë nëpër qytet, ata persekutuan të krishterët e tjerë duke vrarë në mënyrë të pamëshirshme ata që ndeshnin në rrugë, ku takuan edhe episkopin e Lambit Jerotheun, të cilin e vranë bashkë me dhjakonin e tij. Ditën tjetër në fshatin Furni i Sipërm, ku ishte edhe selia e episkopatës së Petras, u qëllua edhe Kryeprifti i saj Joakimi jashtë kishës së Hyjlindëses së Përmbishenjtë.
Kremtimi i parë zyrtar u bë më 11 Nëntor 2000 në kishën katedrale të Shën Minait në Heraklio.