Shën Ilarioni i ri, martiri oshënar nga Kreta : 20 shtator
September 20, 2022 at 9:21 am,
No comments
Shën Ilarioni ishte nga Iraklio i Kretës dhe emri i tij i botës ishte Joan. Kishte katër vëllezër të tjerë. Dy prindërit e tij, Françesko dhe Ekaterina, e kishin ushqyer me zell dhe kishte mësuar gërmat e shenjta.
Joani kishte një xhaxha mjek, i cili duke shkuar për në Kostandinopojë e mori pranë tij. Edhe pse Joani, qëndroi bashkë me xhaxhain për 10 vjet, as mjekësinë i mësoi dhe as interesohej për nipin e tij. Për këtë arsye Joani u detyrua që të largohej nga shtëpia e xhaxhait dhe u punësua pranë një tregtari, nga ishulli Hio, i cili edhe ai vetë ishte i punësuar nga një person tjetër.
Njëherë tregtari mungoi nga dyqani i tij, sepse kishte shkuar në vendlindjen e tij në Hio. Kur u kthye, dy nënpunësit i dhanë llogari pronarit të tyre për periudhën kohore që kishte munguar. Tregtari theksonte se paratë që kishin hyrë nuk përputheshin me vlerën e mallit që ishte shitur dhe që mungonin 30 grosh.
Dyshimet dhe kërcënimet e tregtarit ishin drejtuar kundër Joanit. I dëshpëruar Joani kërkoi ndihmë nga xhaxhai i tij, i cili nuk e përfilli.
Me dëshpërimin e tij shkoi tek pallati i sulltanit që të takojë Valide sulltanën, nënën e sulltanit.
Fillimisht u paraqit para agait të autorizuar për pritjet, Etiop Merxhan Agait, të cilin e njihte, i tregoi shqetësimin e tij, por ky këshilltar i lig shfrytëzoi rastin dhe i këshilloi që të ndërronte besimin e tij dhe do të kishte shumë pasuri dhe grada.
Joani nga trishtimi, në bashkëpunim edhe me djallin pranoi. Atëherë agai e paraqiti para nënës së sulltanit dhe ajo e paraqiti tek sulltani. Menjëherë e rrethprenë, e veshën me rrobë të ndritëshme dhe e çuan tek një hoxhë që t’i mësonte islamin.
Por pas tre ditësh i riu erdhi në vete dhe u pendua në zemrën e tij. Kërkoi një mundësi të largohej. Arriti të largohej dhe shkoj në Krime. Aty qëndroi 10 muaj por nuk mundi që të gjejë prehje nga mëkati i mohimit. Kështu vendosi që të kthehet në Kostandinopojë me qëllimi pohimin e Krishtit. Por disa etër shpirtëror e këshilluan që të shkojë në Malin e Shenjtë.
Shkoi në Malin e Shenjtë, fillimisht në Manastirin e Ivironit dhe më pas në Skitin e shën Anës, pranë hieromonakut Visarion. Jerondi e pranoi dhe i vendosi një kanon me ushtrime të ashpra dhe kreshmë. Pas pak kohësh e qethi murg me emrin Ilarion.
Një mëngjes Ilarioni i tha Jerondit të tij që është gati për të pohuar Krishtin që më parë kishte mohuar. Jerondi u dakortësua me këtë mendim të mirë dhe vendosën që të shkonin të dy bashkë në Kostandinopojë.
Aty fillimisht u kungua me Misteret e Shenjta nga Jerondi dhe më pas u paraqit tek Agai.
Menjëherë sapo u bëra musliman –i tha- u pendova dhe menjëherë lashë errësirën e mashtrimit dhe u riktheva në dritën e së vërtetës, për këtë arsye unë anatemoj pohimin dhe besimin tuaj. I krishterë isha dhe jam. Dhe duke hedhë përtokë çallmën veshi skufon që kishte fshehur në gjoksin e tij.
Agai duke parë vendimin e patundur urdhëroi që ta burgosnin dhe ta torturojnë pa mëshirë. Aq shumë e torturuan saqë edhe kockat i’u copëtuan.
Përfundimisht më 20 shtator 1804 i prenë kohën dhe mori dy kurora, të ushtrimit dhe të martirizimit.
Njëherë Jerond Visarinin e kishin ftuar në një shtëpi të krishterë dhe i sollën fëmijët që t’i bekonte, një prej tyre, vajzë, rreth 8 vjeç, që kishte një demon të fshehur, u nxi, bëri disa lëvizje të çrregullta dhe përfundimisht ra përtokë si e vdekur.
Jerondi kishte me vete pak gjak të Shenjtorit, por para se të arrinte që me të, të lyente vajzën, demoni doli dhe fëmija u ngrit sërish.
lavdi Perëndisë që bën çudira me shenjtorët e tij të lavdëruar.