Shën Kozma Zografiti : 22 shtator
Oshënar Kozma Zografiti lindi në një familje aristokrate të Bullgarisë ku mësoi edhe të shkruante bullgarisht dhe greqisht. Kur prindërit e tij donin që ta martonin, u largua fshehurazi nga shtëpia dhe shkoi në Malin e Shenjtë. U vendos në manastirin e Zografit dhe pas pak kohe veshi edhe rrobën murgërore, duke marrë edhe detyrën e kishtarit. Në një panair të manastirit të Vatopedhit, ai pa i mahnitur të Tërëshenjtën që t’u shërbente murgjërve.
Për shkak të virtyteve të tij, igumeni i tij sugjeroi që të bëhej prift. Pas disa lutjeve, Hyjlindësja i tha se mund të shkonte në shkretëtirë. Aty rrëfente njerëzit dhe u denjësua të merrte dhuntinë e parashikimit, mrekullibërjes dhe paradjenisë së fundit të tij. Në vdekjen e tij, gjatë shërbesës, “Perëndia shfaqi një mrekulli të madhe, të gjitha kafshët e shkretëtirës u mblodhën dhe qëndronin rreth tij. Dhe pasi e varrosën, secila kafshë qau sipas mënyrës së vet dhe e lavdëruan. Dhe më pas u rikthyen përsëri në shkretëtirë”.
Oshënari anahorit (ai që braktis gjërat tokësore), është asketi më i madh Zografit. Qelia e tij pranë manastirit të shpellës, që ekziston deri më sot, u bë një vend betejash kundër demonëve.
Ndërroi jetë paqësisht në 22 shtator 1323 dhe u varros në qelinë e tij dhe prej andej shkoi në gëzimin e Zotit. 40 ditë pas varrimit kërkuan lipsanin e tij dhe nuk e gjetën.