Shën Malakia Dëshmor i ri nga Rodos: 29 shtator
September 29, 2022 at 9:45 am,
No comments
Shën Malakia ishte bir i një prifti nga Rodosi. Njëherë shkoi në Jerusalem dhe aty turqit shpifën për të sikur kishte ofenduar Muhamedin. Menjëherë u arrestua dhe u drejtua për tek krerët për ta gjykuar. Para tyre Malakia tregoi një guxim të madh, që shkaktoi edhe zemërimin e turqve, të cilët pasi e fshikulluan, i çpuan kyçin e këmbës dhe e lidhën pas një kali të tërbuar. Pas një sërë torturash të frikshme, atë e çuan jashtë qytetit, ku e dogjën të shkuar në hell në një zjarr të ndezur. Kështu dha shpirtin e tij të shenjtë më 29 shtator 1500.