GËNJESHTRA DJALLËZORE, E PËRBASHKËTA PËR EVOLUCIONIN DHE UFOLOGJINË
May 10, 2023 at 8:34 am,
No comments
“Teoria e evolucionit” që nisi në shekullin e 19-të nga biologu Carls Darvin dhe teoria rreth Alienëve, Jashtëtokësorëve, ose Ufologjia, që nisi në mesin e shekullit të 20-të, edhe pse duken sikur nuk kanë lidhje midis tyre, po ti shohim me kujdes janë në thelb të njëjta dhe të organizuara nga një skenarist i padukshëm.
Pse?
E para, “Teoria e evolucionit" kërkon të na thotë me fakte “shkencore” që origjina e qenieve biologjike nuk është nga një Krijues Transhendent edhe Imanent ashtu siç na përshkruan Bibla në librin e Zanafillës në kapitullin e parë edhe të dytë, por qeniet janë të krijuara nga materia e përjetëshme që ekziston nga vetëvetja dhe në hapësira kohore të mëdha prej miliona vjetësh që kombinohet në reaksione kimike të rastësishme dhe krijon jetë që zhvillohet nga organizma njëqelizorë, primitivë deri tek shumë qelizorë dhe nga majmuni tek njeriu që ndodhet në krye të zinxhirit ushqimor, dhe e gjithë kjo nga arrihet nga një seleksionim natyror i dhunshëm ose evolucioni i specjeve.
Kjo teori, që çuditërisht u quajt shkencore edhe pse ishin hamëndësimet e një individi dhe hasi kundërshtime që vazhdojnë deri më sot, rihapi themelet e ateizmit në një shoqëri teiste shekullore. Edhe pse Darvini nuk guxoi të mohonte Zotin Krijues përsëri u cilësua nga ateistët si njeriu që “vrau Perëndinë Krijues”.
Sot, që teknologjia ka përparuar dhe të gjitha dëshmitë vrojtuese shkencore të biologëve, vërtetojnë se gjërat e gjalla burojnë nga jeta e gjallë, pra jeta vjen nga jeta paraekzistuese dhe në fushën e biologjisë kjo njihet zakonisht si ligji i biogjenezës, pra, ajo që e mbart dhe e rikopjon jetën është qeliza, që është kaq komplekse që vetëm një i çmendur mund ta besojë se është krijuar nga rastësia. “Teoria e Evolucionit” edhe pse është utopike dhe antishkencore mësohet nëpër shkolla fillore, gjimnaze, universitete si teoria bazë e jetës në tokë edhe jashtë saj në univers.
Ata që besojnë “Teorinë e Evolucionit”, patjetër besojnë se ka jetë biologjike të rastësishme edhe në planetet e tjera, apo në sisteme të tjera diellore në galaktikën tonë dhe në universin që për ne njerëzit e vegjël duket i pafund.
Pavarësisht se deri më tani, me aq sa është arritur të ekzaminohet, nuk kemi një fakt shkencor të prekshëm nga të gjithë se ka një jetë biologjike përtej tokës, si në sistemin tonë diellor apo edhe më tej. Megjithatë, gjithnjë e më shumë po rritet besimi se patjetër ka jetë që ne duhet ta gjejmë edhe të kontaktojmë me këta jashtëtokësorë ose alienë.
Mbas viteve 40-të në botë filluan të shfaqen jashtëtokësorët, alienët, ose UFO-të (objekte të paindetifikuar). Këto qenie me "trup" si ne humanoidët që po na vijnë nga thellësitë e galaktikës, thuhet se po na vizitojnë shpesh, madje po ju shfaqen shumë njerëzve dhe po na japin një mesazh që po amplifikohet gjithnjë e më shumë. Gjithashtu, thuhet se ne njerëzit jo vetëm nuk jemi të vetëm si qenie humane unike në botë, por që ne kemi një projeksion dhe ata po na monitorojnë në zhillimin tonë evolucionist prej shekujsh dhe tani që ne kemi evoluar edhe në teknologji jemi të aftë të komunikojmë dhe të bashkëjetojmë me ata dhe kështu të krijojmë një qytetrim të ri ose “New Age” (Koha e Re).
Sa herë, që pretendohet se alienët u janë shfaqur njerëzve ata kanë dhënë të njëjtin mesazh: “ne nuk besojmë në një Perëndi Trashedent edhe Imanent, por në Universin”, pra alienët besojnë në materien e përjetshme që evoluon në hapësirë dhe kohë të pakufizuar.
Pra, alienët mund ti klasifikojmë si ateistë ose evolucionistë, pasi ata kanë të njëjtin mesazh si ateistët: “Perëndia nuk ekziston”.
Ky mesazh i alienëve bie ndesh me teizmin e njerëzve (besimin në Zotin).
Dy teoritë utopike të Evolucionit dhe Ufologjia, ose pse jo fetë e “Kohës së Re”, duken aq “shkencore” sa duan të sfidojnë besimin tek Krijuesi, përsëri po ti mendosh me arsye të shëndoshë njerëzore janë lajthitje edhe marrëzi, sepse logjika e shëndosh të thotë se jeta nuk krijohet nga asgjëja apo e vdekura, prandaj lexojmë në Bibël që thuhet: “Tha i marri në veten e tij se nuk ka Perëndi" (Psalmi 14-1).
Këtë marrëzi, mund ta thonë njerëzit që janë të paditur apo të kufizuar në njohuritë e tyre mbi krijimin, por ta thotë këtë një “alien” që pretendohet se është vite drite larg nga njohuria mbi ligjet e krijimit të universit, siç është: “Ligji i dytë i temodinamikës” që thonë se materja nuk është e përjetëshme, por ka një fillim dhe mbarim dhe kështu automatikisht logjika të çon tek një shkak nga Ai që ishte para materjes, pra tek një Krijues, kjo nuk është më marëzi por spekulim ateistë ose mashtrim demoniak.
Përveç kësaj këto dy teori e ulin shumë dinjitetin njerëzor që sipas Biblës është krijuar sipas ikonës dhe në ngjashmëri me Krijuesin ( Zanafilla 1-26).
Evolucioni thotë se njeriu, ka ardhur nga një kafshë si majmuni, kurse teoria tjetër se ka ardhur nga një alien, më i shëmtuar se një majmun. Teoria e Evolucionit ka një përparësi në këtë pikë sepse të paktën në pamjen fizike e ngre njeriun, e tregon më të bukur se një majmun, por në qoftë se pretendojmë se jemi “farë” apo krijesa aliene do të ishte e tmerrshme të pranonim se zhvillimi evolucionistë “alien” do na shndërronte edhe ne në pamje e tyre të shpërfytyruar dhe të frikshme, dhe kjo bie në kundërshtim me ligjet natyrore dhe morale sepse e mira edhe bukura janë të bashkuara deri në perfeksion.
Ka edhe besimtar të krishterë që kanë rënë në mashtrimin e “Teorisë së Evolucionit” duke bërë një miks mes teizmit dhe ateizmit, për tu treguar “open mind” mendje hapur, edhe më “shkencor” dhe kërkojnë të na thonë se Zanafilla flet në mënyrë alegorike dhe nuk duhet të besojmë se vërtetë Zoti krijoi botën e dukshme për 6 ditë, por në periudha të gjata kohore dhe kjo nëpër evolucionit të qenjeve deri tek njeriu.
Evolucioni teistë edhe pse duket se nuk e mohon Zotin si shkakun dhe organizimin e krijesave përsëri shkon në mohim të fjalës të Zotit në Biblë ku na tregohet qartë se Zoti është krijuesi i drejtëpërdrejtë i çdo qenie, si mikro edhe makro në mënyrë personale, sipas ditëve të krijimit (Zanafilla kapitulli 1) dhe veçanërisht njeriut që u krijua në mënyrë të veçantë: “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë” (Zanafilla 2:7).
Së pari, në qoftë se ne pranojmë evolucionin teist, atëherë ne blasfemojmë sepse e bëjmë të gënjeshtërt dëshminë e Zotit tek Mojsiu që shkruajti Zanafillën e krijesave, por edhe fjalët e vetë Zotit Jisu Krisht, Biri dhe Fjala e Perëndisë që citoi po të njëjta fjalë për krijimin e njeriut: “A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?” (Mateu 19:4), ose fjalët e apostujve të Krishtit: “Sepse në të (Zotin) u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të” (Kolosianëve 1:16-17).
Kështu pra, evolucioni teist, pavarësisht se mund të duket sikur ka një natyrë fetare nga ana e jashtme, prapëseprapë është një teori mashtruese, herezi e frymëzuar nga egoizmi eusforik .
E dyta, nqs krijimi i njeriut është alegorik, (Zanafilla 2-7) atëherë edhe tundimi i djallit është alegorik ( Zanafilla 3;6-7) edhe mëkati stërgjyshor është alegorik, artëherë edhe shpëtimmi i Krishtit është alegorik thjeshtë filozofik dhe jo antologjik për njeriun.
E treta, Bibla na thotë se Krishti mori natyrë njerëzore për shpëtimin tonë dhe jo shtazore si e ka majmuni, sepse: “Fjala u bë njeri dhe banoi ndër ne” (Joani 1-14), Ai u bë krejtësisht i ngjashëm me ne, përveç mëkatit (Hebrejnve 4-15).
Evolucioni teistë edhe pse duket se nuk e mohon Zotin si shkakun dhe arganozimin e krijaesave përsëri shkon në mohim të fjalë të Zotit në Biblës ku na tregohet qartë se Zoti është krijuesi I drejtëpërdrejtë i çdo qenje si mikro edhe makro në mënyrë personale , sipas ditëve të krijimit ( Zanafilla kapitulli 1) dhe veçanërisht njeriut që u krijua në mënyrë të vecantë: “ Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë” (Zanafilla 2:7).
E para nqs ne pranojmë evolucionin teistë ne blasfemojmë sepse i bëjmë të gënjeshtra dëshmin e Zotit tek Mojsiu që shkruajti Zanafillën e krijesave , por edhe fjalët e vetë Zotit Jisu Krishtit, Biri dhe Fjala e Perëndisë që citoj po të njëjta fjalë për krijimin e njeriut : “A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?” (Mateu 19:4), ose fjalët e apostujve të Krishtit : “Sepse në të (Jisuit ) u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të” (Kolosianëve 1:16-17).
Kështu pra, evolucioni teist, pavarësisht se mund të duket sikur ka një natyrë fetare nga ana e jashtme, prapëseprapë është një teori mashtruese , herezi e frymëzuar nga egoizmi eusforik .E dyta nqs krijimi i njeriut është alegorik, (Zanafilla 2-7) atëhere edhe tundimi i djallit është alegorik ( Zanafilla 3 ;6-7) edhe mëkati stërgjyshor është alegorik, artëhere edhe shpëtimmi i Krishtit është alegorik thjeshtë filozofik dhe jo antologjik për njeriun. E treta Bibla na thotë se Kristi mori natyrë njerëzore për shpëtimin tonë dhe jo shtazore si e ka majmuni, sepse: “Fjala u bë njeri e banoi ndër ne” (Joani.1-14), Ai u bë krejtësisht i ngjashëm me ne, përveç mëkatit (Hebrejnve 4-15).
Kështu pra, evolucioni teist, pavarësisht se mund të duket sikur ka një natyrë fetare nga ana e jashtme, përsëri është një teori që e çnderon Krishtin, sepse është e frymëzuar prej satanait, babait të gënjeshtrës (Joani 8-44) dhe jo prej Perëndisë.
Shën Paisi Agjioriti mësonte kështu ata që besonin në teorinë e evolucionit: “Çfarë marrëzirash thonë tani në shkollë me teorinë e Darvinit, etj! Ndërsa ata vetë nuk e besojnë këtë marrëzi, e thonë për të manipuluar fëmijët, për t'i larguar nga Kisha. Dikush me tha... “Nëse themi se toka kishte përbërës të ndryshëm, organizma të ndryshëm dhe Perëndia mori prej tyre dhe krijoi njeriun...” “Domethënë, them unë, nëse nuk do të ishin këto, a nuk do të mundte ta kishte krijuar Perëndia njeriun? Gjë e vështirë!” “Po të themi, më thotë, se ai së pari mori nga majmuni dhe e përsosi?” “Mirë i them, nuk do të mundte Perëndia ta bënte njeriun krijesë të përsosur, të cilit i kushtoi një ditë të tërë?” Duhet të gjente pjesët përbërëse? Lexo që të shikosh se çfarë thotë Profecia e Jovit në Leximin e të Enjtes së Madhe. Tani, këto teori për majmunin as shkenca nuk i pranon. Sa kohë u bë që njeriu u ngjit në hënë? Majmunët për kaq shumë vite nuk evoluan për të ngarë, nëse jo një biçikletë, të paktën një patinë. A keni parë ndonjë majmun me patinë? Tjetër gjë është të marrësh një majmun dhe t’i mësosh që të patinojë...!” “Nëse themi, thotë, ai, nëse themi këtë...?” “Mos thuaj asgjë, i them, që të jesh më i sigurt”.
Këtë teori e mësonte edhe një profesor Univeristeti. I thashë një herë: “Pak nga pak, me kujdes, fasulja do të bëhet fasule më e mirë, patëllxhani një patëllxhan më i mirë. Majmuni, nëse e ushqeni, nëse kujdeseni për të, do të bëhet një majmun më i mirë; ai nuk mund të bëhet njeri. Nëse një zezak gjendet në një vend me klimë të ftohtë dhe nuk del në diell, lëkura e tij do të zbardhet pak, por ai nuk do të pushojë së qeni i zi”. Dhe më pas, nëse mendon nga njeriu, nga e Tërëshenjta jonë, lindi Krishti! Dmth., paraardhës i Krishtit ishte majmuni? Çfarë blasfemie. Dhe nuk e kuptojnë që blasfemojnë. Hedhin një gurë dhe nuk e dinë se sa kokë do të thyejë. Të thotë: “Unë e hodha më larg se tjetri”. Këtë bëjnë sot, admirojnë se cili do ta hedhë më larg gurin. Sa kokë do të thyejë prej atyre që kajonë aty poshtë, nuk e mendojnë.”(Shën Pais Agjoriti)
Por edhe ata të krishterë që besojnë se ka aliene hedhin poshtë të gjithë njerëzimin e Zotit Jisu Krisht, që të shpengojë mëkatin njerëzor dhe të mund djallin dhe vdekjen jo vetëm tek njeriu por edhe tek të gjithë krijesat e universit që lëngojnë nga pasojat e mëkatit. Siç na thotë edhe apostull Pavli. “Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë, sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi, me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë. Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim”(Rom.8;20-22).
Nqs do kishte krijesa të tjera humanoide në Univers atëhere rrëfimi Biblik nuk do kishte kuptim madje teologjikisht edhe mishërimi i Fjalës për shenjtërimin e njerëzimit me kryqëzimin dhe ringjalljen e Tij si njeri, për ta rivendosur njerëzimin në parajsë, nuk ka kuptim.
Në Krishtin njeriu është ngritur më lartë se të gjitha krijesat toksore edhe qiellore: “Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim, por dikush dëshmoi diku duke thënë: “Ç’është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të? Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua; Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij.” Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij, por shohim Jisuin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit. Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre. Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t’i quajë vëllezër, duke thënë: “Vëllezërve të mi do t’ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës” Edhe më: “Do të shpresoj në të.” Dhe përsëri: “Ja unë, dhe fëmijët që m’i dha Perëndia”. Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën. Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit. Prandaj, ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t’u bërë pajtim për mëkatet e popullit.sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t’u vijë në ndihmë atyre që tundohen.” (Hebrejnve 2;5-18)
Në asnjë vend të Biblës nuk flitet për krijesa aliene, humanoid dmth me shpirt edhe trup siç jemi krijuar ne njerëzit, por na flitet për qenie të tjera shpirtërore që janë kudo si engjëj dhe demonë. Veçanërisht këta të dytët që sundojnë ajrin dhe quhen demonët e erës (Efesianëve 6,12) i mashtrojnë njerëzit me vizione dhe ëndërrime hipnotike.
Të besosh se ekzistojnë alienët dhe se mund të kesh komunikim me ata jo vetëm nuk është shkencore por është demoniake, prandaj edhe Shën Gabrieli i marrë më Krishtin thoshte: “Jashtëtokësorët: Bota e iluzionit! Mjerë njeriu ku është katandisur! Kërkon shpëtimtarë në planetët e tjerë. Beson në gjithçka që i serviret, pa hezitim. Pret shpëtimin nga qenie më “të përparuara”.
Përfundimisht gjithçka është bërë për t’i tërhequr njerëzit nga Zoti i vërtetë. Të gjitha për të skllavëruar njeriun ndaj fenomeneve okulte, demoniake dhe paranormale. Çfarë do të fitojë njeriun, që ka braktisur Krishtin dhe po kërkon shpëtimin diku tjetër? A e konsideroni veten më të mençur se shenjtorët, të cilët na kanë paralajmëruar me shekuj tani për këto marifete dhe mashtrime demoniake?“Në ditët e fundit mos shikoni në qiell: Ju mund të mashtroheni nga shenjat e rreme që do të paraqiten atje. Ju do të mashtroheni dhe të humbnisni…”.
Sa qiej ka? Nëntë! Ne shohim pjesën e universit që është e dukshme. Është vendi ku shpirtrat e këqinj ranë dhe që nuk mund të ngrihen mbi yjet. Çdo mendim nga orthodoksët e krishterë, që thonë se Alienët ekzistojnë është i papranueshëm. Jashtëtokësorët janë demonë, të cilët ishin engjëj që ranë në mëkat. Nuk ka qytetërim tjetër. Vetëm kjo botë u krijua nga Zoti për njerëzit! Në vitet e Antikrishtit, njerëzit do të presin shpëtimin nga hapësira. Kjo do të jetë hileja më e madhe e djallit. Njerëzimi do të kërkojë ndihmë nga alienët, pa e ditur që ata në të vërtetë janë Demonë.” (Oshënar Gabrieli).
Jo vetëm shenjtorët por edhe studjuez me spektër të mirfilltë shkencor kanë arittur në përfundim se fenomeni aljen edhe UFO-t janë paranormale demoniake.
Një studiues, profesori i Universitetit të Iowa-s, Brad Steiger, i cili ka shkruar disa libra mbi këtë temë, pas një studimi të detajuar të kohëve të fundit të dosjeve të Librit Blu të Forcave Ajrore, arriti në përfundimin:
“Kemi të bëjmë me një fenomen parafizik shumëdimensional, i cili është kryesisht vendas i planetit tokë” (Raporti Kanadez i UFO-ve, Verë 1977).
Dr. Hynek dhe Vallee kanë prodhuar hipotezën e “të huajve të bllokuar në tokë” për të shpjeguar fenomenet e UFO-ve dhe për të spekuluar rreth “universeve të lidhura” pikërisht këtu në tokë nga të cilat mund të vijnë, si “poltergeistët” (shpirtrat shqetësues) prodhojnë efekte fizike ndërsa vetë mbeten të padukshëm".
John Keel, i cili e filloi kërkimin e tij për UFO-t si një skeptik, që dhe është vetë agnostik për sa i përket fesë, shkruan: “Historia e vërtetë e UFO-ve... është një histori e shpirtrave dhe fantazmave dhe iluzioneve të çuditshme mendore; e një bote të padukshme që na rrethon dhe herë pas here na përfshin... Është një botë iluzionesh... ku vetë realiteti shtrembërohet nga forca të çuditshme që në dukje mund të manipulojnë hapësirën, kohën dhe materien – forca që janë pothuajse tërësisht përtej fuqive të të kuptuarit tonë. Dukuritë e UFO-ve duket se janë, në tërësi, vetëm variacione të vogla të fenomenit të lashtë demoniak” (UFO-t: Operacioni Trojan Horse, f. 46, 299).
Në një bibliografi të kohëve të fundit të fenomeneve të UFO-ve të përgatitur nga Biblioteka e Kongresit për Zyrën e Kërkimeve Shkencore të Forcave Ajrore të SHBA-së, në hyrje thuhet se: “Shumë nga raportet e UFO-ve të publikuara tani në shtypin popullor tregojnë ngjarje hipotetike jashtëzakonisht të ngjashme me pushtimin demonik dhe dukuri psikike të cilat kanë qenë prej kohësh të njohura për teologët dhe parapsikologët”.
Pra shumica e studiuesve të UFO-ve tani i drejtohen fushës së okultizmit dhe demonologjisë për të analizuar fenomenet që studiojnë.
Kështu me sytë e arsyes edhe të besimit, si shqisa e gjashtë, shohim skenaristin e këtyre dy teorive, që është djalli, i cili cilësohet nga Krishti si babai i gënjeshtrës dhe njerivrasës që nga fillimi (Joani 8-44). Ai dhe demonët një herë ju thonë njerëzve se janë farë majmuni dhe një herë se janë farë alieni, sepse djalli nuk duron, nga xhelozia e tij, që ne njerëzit të jemi “farë” e Perëndisë, të krijuar sipas ikonës dhe ngjashmërisë së tij, ashtu si lexojmë në Bibël: “Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne”(Zanafilla.1-26).
Kjo fjalë u bë realitet me mishërimin, kryqëzimin, vdekjen dhe ngjalljen e Birit të Perëndisë, Jisuit që mbasi u ngjit në qiejtë mori me veten natyrën njerëzore dhe e vendosi në djathtë të fronit të Perëndisë ,( Veprat e Apostujve 7-55) nga ku kur të përmbushet koha do të vijë përsëri me lavdi për të vendosur mbretërinë e Perëndisë si në qiell edhe mbi tokë dhe ta ringjallë gjininë njerëzore ; "Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përuljes, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t'i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat."(Filipianëve 3:20-21)
Prandaj : “Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me Të (Kolosianeve 3:4)”.
“Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç‘do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet Ai, do të jemi të ngjashëm me Të, sepse do ta shohim se si është Ai. (1 Joanit 3:2).
Katekisti Miron Çako
All reactions: