YLBERI, SHENJA E PAQES SË ZOTIT ME NJERËZIT BESIMTAR !
May 17, 2023 at 10:53 am,
No comments
Shkrim nga Katekisti: Miron Çako
Ylberi është një dukuri optike dhe meteorologjike, i cili bëhet i dukshëm në atmosferën e tokës, pas shiut, kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit. Ato marrin formën e një gjysmërrethi, në të cilin duket spektri i shtatë ngjyrave që pëbëjnë dritë e bardhë të diellit, që nga ana e jashtme nis me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme mbaron me ngjyrën vjollcë. Ngjyrat e ylberit janë: vjollcë, e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu dhe manushaqe.
Dukuria e Ylberit nuk është e rastësishme në natyrë, madje është një fenomen që në botë u shfaq më vonë se fenomenet e tjera natyrore, sepse sipas Biblës toka nuk vaditej nga shiu por nga katër lumenjtë të mëdhenj (Zanafilla 2:10-14) dhe nga një sitem avullimi në të gjithë tokën si një ser gjigante.(Zanafilla 2-6)
Sipas Biblës, ylberi u shfaq pas kataklizmës, përmbytjes së madhe në kohën e Noes, kur njerëzit të mbushur me dhunë dhe perversion kaluan çdo cak moral aq sa Perëndia u pendua që krijoi njeriun (Zanafilla 7-7) (Zanafilla 6 :10-12).
Përmbytje, që zhduku çdo gjë të gjallë mbi tokë, si nga njerëzit, shpendët dhe kafshët, mbeti vetëm Noeu vetë i tetë dhe të gjithë gjallesat, që ishin në arkë me ata.
Pasi përmbytja ndaloi dhe toka u tha, gjallesat dhe njerëzit dolën nga arka. Atëherë Noeu në shenjë mirënjohje i bëri një flijim Zotit me kafshë të pastra. (Zanafilla8-20).
Zoti e pranoi këtë flijim dhe tha me betim: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë. Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata. (Zanafilla 8 21-22)
Pastaj Zoti e vulosi premtimin e tij me shenjën e ylberit:
“Pastaj Perëndia tha: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm. Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës. Dhe kur të sjell re mbi tokën, do të ndodhë që harku të shfaqet në retë; dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdo lloji mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi. Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë". Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë".(Zanafilla 9-12-17)
Ylberi edhe pse është një fenomen natyror, një dukuri optike zbërthimi i spektrit të dritës së diellit në shtatë ngjyra, përsëri mbetet deri në fund të botës një shenjë e besëlidhjes që bëri Zoti me njeriun, i përfaqësuar nga Noeu i drejtë.
Sa herë që ka përmbytje ato asnjëherë nuk bëhen globale, por lokale dhe sa herë që del ylberi shiu ndalon shpejt, koha stabilizohet dhe përmbytjet pakësohen.
Prandaj sa herë që shikoni ylberin mos e merrni si një dukuri të bukur dhe thjesht natyrore, por shikojeni si një shenjë e beslidhjes së Zotit me njerëzimin në kohën e Noes. Gjithashtu, falenderoni Zotin që është besnik në fjalët e tij.
Por kjo nuk do të thotë se njerëzimi edhe pse do mëkatojë përsëri si në kohën e Noes, bota nuk do të prishet, por do të vazhdojë të ekzistojë pa u ndëshkuar, sepse Zoti na ka paralajmëruar: "Do trondis edhe njëherë botën jo me ujë, por me zjarr" dhe apostull Petro na shkruan: “Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës, të cilët do të ecin sipas dëshirave të veta, dhe do të thonë: “Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse, që kur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbetën në po atë gjendje si në fillim të krijimit.” Sepse ata me dashje harruan se nëpërmjet fjalës së Perëndisë qiejt vinin në ekzistencë shumë kohë më parë, dhe se toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit, për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi, ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë.(2Petro 3:3-6)
Ajo që na i ngatërron gjërat sot është se shënjën e ylberit e shikojmë të shfaqet si një simbol, flamur i grupimit LGBTQ.(lesbike, gay, biseksualë dhe trans +).
Historiku i këtij simboli i ngjashën me atë të Biblës e ka zanafillën në vitin 1978, kur Harvey Milk, një nga avokatët kryesorë dhe aktivistët më historikë të lëvizjes së homoseksualëve, që nisi në Amerikë në 1970, porositi artistin Gilbert Baker të krijonte një flamur simbol, që do të paraprinte paradat Gay në rrugët e San Fraçiskos. Ai kishte qënë një ushtarak i liruar dhe me prirje homoseksuale dhe banonte në San Françisko duke ndjekur trendin e jetës së tij.
Artisti në fjalë përkrahës i kësaj lëvizje, kërkoi për një simbol krenarie për LGBT dhe gjeti ylberin si një simbol dhe e interpretoi, se ngjyrat e ylberit tregojnë diversitetin e seksualitetit dhe harmoninë që ato duhet të kenë si një marrëdhënie normale natyrore.
Ai në fillim vuri në derën e tij një flamur trekëndësh me ngjyrat e ylberit që njerëzit e pritën me çudi dhe më vonë në 1985 -86 ky simbol u pranua dhe sot është emblemë e LGBTQ që valvitin rrugëve veçanërisht në 17 maj dita e LGBT, por edhe lëvizjes New Age (Epoka e RE)
Flamuri i parë kishte tetë ngjyra dhe kishte simbolikën e vet. Roza ishte seksualiteti, e kuqja ishte jeta, portokallia ishte shëruese, e verdha ishte drita e diellit, jeshile ishte natyra, bruz ishte magjia, blu ishte qetësia dhe vjollcë ishte shpirti.
Megjithatë varianti tradicional dhe akoma më i zakonshëm përbëhet nga gjashtë vija me ngjyra si: të kuqe, portokalli, të verdhë, jeshile, blu dhe vjollcë. Flamuri zakonisht valëvitet horizontalisht, me shiritin e kuq sipër, siç do të ishte në një ylber natyror.
Në vitin 2003, në 25 vjetorin e flamurit simbol i LGBTQ, Gilbert Baker mori përsipër të krijonte një flamur të madh për paradën e Floridës. Me një gjatësi prej më shumë se dy kilometrash dhe kështu vendosi rekordin për flamurin më të madh me ngjyra të krijuar ndonjëherë.
Që nga ajo kohë flamuri është bërë një simbol që po gjen vend kudo dhe shpesh tregon një formë pranimi publik, madje edhe ftesë për komunitetin GAY, kur vendoset në ambiente publike, për shembull në një bar, restorant, hotele, stadiume, reklama, postera, evente etj.
E bëjmë këtë sqarim, sepse edhe nqs flamuri i LGBT ngjan me ylberin ai ska asnjë lidhje me ylberin Biblik, shenjën e Beslidhjes që Zoti bëri me Noeun e drejt për mos ta përmbytur botën, por jo për mos ta ndëshkuar më, kur ajo do të bëhet si në kohën e Noes dhe të Lotit,ashtu si profetizon Krishti:"Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut. Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë. Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin,mbillnin dhe ndërtonin; por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë. Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet." (Lukai 17 -26-30)
Pavarësisht të trendit avangard në këtë brez të pabesë edhe imoral, përsëri homoseksualiteti është dhe mbetet një mëkat i neveritshëm përpara Zotit dhe Ai nuk do ndryshojë nga gjykimi i Tij i drejtë , sepse Shkrimi i Shenjtë e thotë qartë: “Në qoftëse dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta” (Levetiku 20:13)
Zoti e quan mëkatin e homoseksualitetin të neveritshëm, sepse është kundër instiktit natyror të riprodhimit heteroseksual (mashkull dhe femër), instikt dhe rregull ky i gjendur në të gjithë krijesën që riprodhohet seksualisht, si tek njeriu, kafshët madje dhe tek bimët. Kështu njeriu duke ju nënshtruar me dëshirë këtij mëkati pervers i mashtruar nga demoni i kurvërisë rrëzon veten më poshtë se e gjithë krijesa, shtazore, bimore, duke e fyer natyrën njerëzore shumë poshtërsisht sa edhe Zotit, që është plot dashuri për njeriu , i neveritet ai që mbetet i bashkuar me këtë mëkat.
Sado që këto grupe minorance kërkojnë t’i imponohen shoqërisë edhe me politikë e ligje, përsëri nqs ata nuk do pendohen dhe nuk do ndryshojnë mënyrën e jetesës së tyre, nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit të Perëndisë që nuk do jetë me ujë si në kohën e Noes, por me zjarr si në kohën e Lotit, Sodomës ashtu siç na thotë apostull Petro: “Sepse, në qoftë se Perëndia nuk i kurseu ëngjëjt që mëkatuan, por i hodhi në tartar të lidhur me pranga terri që të ruhen për gjyq; dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen mbi botën e të pabesëve, edhe dënoi me shkatërrim qytetet e Sodomës dhe të Gomorrës, duke i bërë hi, dhe i bëri shembull për ata që në të ardhmen do të jetonin pabesisht” (Petro 2 :2 4-6)
Edhe pse homoseksualët të përpiqen të justifikojnë mëkatet e tyre dhe të qetësojnë ndërgjegjen edhe me simbole Biblike paqësore si ylberi, duke e keq interpretuar dhe abuzuar me fjalën ; "se Zoti, që është dashuri" (1Joani3-8), se Ai do t’i pranojë në gjendjen perverse ku ata e hodhën veten e tyre me vetëdashje,duhen ta dinë se ata kurrë nuk do të pajtohen me Zotin, nqs nuk pendohen, sepse Zoti Josu Krisht vetë e tha: "Ju jeni nga djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj" (Joani 8 -44)
Po ashtu zemërimi i Perëndisë mbetet tek ata që i bëjnë këto perversione ,tek ata që i mbështesin me fjalë dhe vota dhe tek indiferentët, sepse: “Për shkak të këtyre gjërave do të vijë zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.” (Kolosianët 3-6).Fundi është i tmershëm : “Do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21:8)
Prandaj edhe apostull Pavli i bën thirje të gjithë mëkatarëve edhe homoseksualëve të pajtohen me Perëndinë Atë me anë e Mistereve Kishës Orthodhokse si Pagëzimit dhe Pendim- Rëfimit në emër të Zotit Jisu Krishtit nëpërmejt Shpirtit të Shenjtë, kur shkruan ; "sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të." (2 Korintasve 5: 18-21)
Vetëm atëhere jo "dylberi"shënja e LGBTQ+ por ylberi Biblik , si shenja e paqes së Zotit mbi besimtarët, do ti shpëtoj nga ndëshkimi i meritur me zjarr mëkatarët e penduar, sepse përsëri apostulli i kombeve shkruan qartë :" A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë." Amin.(1Korintasve 6:9-11)