E hëna e Shpirtit të Shenjtë!
June 5, 2023 at 1:14 pm,
No comments
E HËNA E SHPIRTIT TË SHENJTËNga Katekisti Miron Çako
Të dashur miq, vëllezër dhe motra në Krishtin, e hëna mbas të Dielës së Pendikostisë në Kalendarin Liturgjik të Kishës Orthodhokse i është përkushtuar Shpirtit të Shejntë, personit të tretë të Trinisë së Shejntë.
Shpirti i Shenjtë i cili si person hyjnor adhurohet si Zot dhe lavdërohet bashkë me Atin dhe me Birin.
Kisha Orthodhokse duke filluar që nga shërbesa e mbrëmësorjes të së hënës i lutet personit Hyjnor të Shpirtit të Shejntë me adhurim:
“ O Mbret Qiellor, ngushëllimar, Shpirt i së vërtetës që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete, eja dhe qëndro ndër ne, dhe spastrona nga çdo njollë, o i mirë shpirtrat tanë.”
Ai është Shpirti i Perëndisë, Atit dhe Shpirti i Birit, i Krishtit.
Ai është i përjetshëm i pakrijuar dhe Hyjnor, që ka qenë gjithmonë me Atin dhe me Birin, në unitetin e Shën Trinisë.
Doktrina orthodhokse pohon se Perëndia Ati, është shkaku dhe burimi përjetshëm i Shpirtit, ashtu siç është edhe i Birit.
Ashtu siç nuk ka pasur një kohë ku Ati ka qënë pa Birin e vetëmlindurin nga Ati përpara gjithë jetëve, po ashtu nuk ka pasur asnjë kohë ku Shpirti i Shenjtë nuk ka qenë pa Atin si burim i përjetshëm përpara gjithë jetëve.
Shpirti i Shejntë është përpara krijimit.Ai buron prej Atit në një lëvizje të të përjetëshme , të pa kohë , të njëhershme, hyjnore dhe të vazhdueshme.
Kisha pohon gjithashtu që mënyra se si Ati zotëron dhe buron Shpirtin dhe lind Birin ndryshon sipas ndryshimit ndërmjet Birit që është i lindur dhe Shpirtit që buron prej Atit.
Kisha Orthodhokse i ka qëndruar besnike fjalës së Zotit që : "Shpirtit i Shenjtë buron nga Ati "(Joani 15-26)dhe nuk ka pranuar asnjë lloj shtese për misterin e Trinisë së Shenjtë.
Ajo nuk ka pranuar shtesën “filiokue” në Kishën Romano Katolike që vjen nga latinishtja prej fajlës Filjo( Birit) dhe do të thotë se Shpirti i Shenjtë buron prej Atit edhe nga Birit. Kjo herezi i u shtua në në perëndimit në shek. VI.
Kjo një shtesë bie ndeshë me nenin e 8-të në Simbolin e Besimit, " Dhe në Shpirtin e Shenjtë që buron nga Ati adhurohet dhe lavdërohet bashkë me Atin edhe Birin".
Kjo ishte dhe është një shtesë doktrinale, e papranusheme për Kishën Orthodhokse të Lindjes, sepse nuk përputhet me Shkrimin e Shenjtë dhe me vizionin orthodhoks të Perëndisë.
Kisha Orthodhokse i ka qëndruar besnike fjalës së Zotit se Shpirti i Shënjtë buron prej Atit sipas fjalës së Zotit Jisu, po ashtu edhe sipas vendimeve të VII Sinodeve Ekumenike.
Për këtë shtesë u bë një debat i madh dhe i gjatë që vazhdon deri më sot.
Ja çfarë thotë shën Foti (shekullii IX) ky ati i madh i Kishës Apostolike, i cili e dënonte shtesën filiokue si një shkelje të kanoneve dhe vendimeve te Sinodeve Ekumenike:
" Dogmat e sinodeve të shenjta ekumenike sipas të cilit Shpirti i Shenjtë buron prej Atit u formulua nga Sinodi i II, u pranua nga Sinodi i III, u mbajt si i shenjtë nga i IV, u afirmua njëzëri nga i V, u njoh qartë nga i VI dhe u vulos me bujë nga i VII".
Pra është e qartë, që secili prej këtyre sinodeve e ka shprehur dhe ruajtur lirisht këtë mësim të nderuar prej fjalëve hyjnore se Shpirti i Shejntë buron prej Atit por jo prej Birit.
Karli i Madh (shekulli i VIII) mbreti i frankëve e mbrojti shtesën filiokue, sepse ai donte të sulmonte Kishën e Lindjes sikur ajo nuk e kishte të gjithë të vërtetën dhe kështu të mund ta deskrititonte Perandorinë e Lindjes që ai të mund të njihej si vetmi sundonjës i krishtërimit në lindje edhe perëndim.
Në vitin 808,papa Leon i III, reagoi kundër akuzave të Karlit të Madh kundër Lindjes.Papa sikundër përgjigje të këtyre akuzave, vendosi “Besoren”pa shtesën (filioqoe-n) në dy tabela argjenti në dyert e Kishën e Shën Pjetrit në Romë.
Në 879, një sinod i madhë u mblodh në Kostandinopojë, ku morën pjesë edhe legatët papal të kryesuar nga shën Foti. “Besorja” në këtë sinod u afirmua pa (filioque-n) që u dënua si shtesë e gabuar.
Por më vonë kjo shtesë u vendos përsëri në besoren e Kishës Romano Katolike siç është deri më sot.
Ky novacion i Kishës së Perëndimit është një nga shkaqet e ndarjes së Kishës Orthodhokse të Lindjes nga ajo Romane Katolike e Perëndimit.
Debati teologjik vazhdon, por Kisha Orthodhokse nuk e pranon këtë shtesë ( Filjokue) dhe e dënon si herezi që tjetërson jetën e brëndëshme të Trininë e Shenjtë.
Kisha Orthodhokse mëson se Shpirti i Shenjtë është ekzistencialisht një, në ekzistencën e tij me Atin dhe me Birin.
Ai është personi i tretë i Trinisë dhe buron nga Ati me një burim të përjetshëm dhe pa kohë dhe dërgohet në botë me anë të Birit,por jo që buron nga Biri, sepse atëhere kemi dy burime të Shpirtit të Shenjtë dhe kjo bie ndesh me fjalët e Zotit Jisu Krisht që tha për Shpirtin e Shejntë: “Po kur të vijë Ngushëllimtari, të cilin do t’jua dërgoj unë juve prej Atit, Fryma e së vërtetës, që buron prej Atit, ai do të dëshmojë për mua. ” (Joani. 15:26)
Kështu në çdo veprim Shpirti i Shenjtë është në mënyrë të nevojshme aktiv në krijim, si Ati dhe Biri prandaj në tregimin e Gjenezën është shkruar: “Shpirti i Perëndisë vërtitet mbi faqen e ujërave” (Gjeneza. 1:2)
Shpirti i Shenjtë është Fryma e Jetës për të gjithë gjërat e gjalla dhe veçanërisht për njeriun të krijuar si pas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë:'’Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete dhe njeriu u bë një qenie e gjallë'’ (Zanafilla. 2 :7)
Në përgjithësi në hebraisht Shpirti është quajtur Frymë, ose Erë e Jahves, Ai i jep jetë gjithçkaje dhe mban gjithë universin në gjallëri dhe në jetë, siç thuhet dhe te psalmi: “Ti dërgon Frymën tënde dhe ata krijohen, kështu Ti ripërtërin faqen e dheut” (Psalmi. 104 :30)
Shpirti i Shenjtë është gjithashtu Ai që frymëzoj para Krishtit të zgjedhurit e Perëndisë si patrikët, Abraham , Isak ,Jakov dhe gjithë profetët për të profetizuar fjalën e Perëndisë dhe për të bërë vullnetin e tij.
Shpirti i Shejntë lyen (miros) profetët, priftërinjtë dhe mbretërit e Dhjatës së Vjetër dhe i tregon "krisht" të Zotit.
Kur u mbush koha është i njëjti Shpirt i Shenjtë zbret personalisht dhe jo thjesht si energji por personalisht si një “pëllumb” (Luka 4 21-22) dhe qëndron mbi Jisuin e Nazaretit duke e bërë atë Meisan (Krisht), që do të thotë i Lyer i Perëndisë dhe duke e shfaqur në botë si Krishtin, Profetin, Mbretin dhe Kryepriftin.
Është e rëndësishme të vihet re se ashtu si në pagëzimin e Zotit Shpirti i Shenjtë zbriti si “pëllumb”, po ashtu në ditën e Pentikostisë Shpirti Shejnt zbriti si “erë” e fuqishme dhe si “gjuhë zjarri”. (Veprat 2:1-3)
Të gjitha këto shfaqje, janë shfaqje simbolike të Shpirtit të Shenjtë, sepse Shpirti i Shenjtë është një Shpirt i pastër Hyjnor, pa formë, pa trajtë, pa ngjyrë, por Ai shfaqet në këto forma fizike për të treguar në mënyrë simbolike dhe metaforike shërbesën e Tij te njerëzit.
Shpirti i Shenjtë u shfaq si “pëllumb” mbi kryet e Jisuit kur pagëzohej në lumin Jordan, sepse kjo pamje ishte një simbol i paqes.
Ati Perëndi ishte duke vendosur paqen me njerëzit me anë të Birit të tij që u bë Bir- njeriu dhe u identifikua me mëkatarët si “qingji i Perëndisë që heq mëkatet e botës”(Joani1 29)
U shfaq si erë e furishme me krismë (Veprat 2-2), “Fryma e Javes”, dhe Krishti fryu mbi dishepujt dhe tha: “Merrni Frymën e Shenjtë” (Joani. 20:22).
Po ashtu Shpirti i Shejntë zbriti me krisëm, ky simbol i zërit të Zoti që mbush të gjitha : “me anën e Shpirtit të Shejnt njihet Ati dhe lavdërohet Biri” (Lavdërimet e Pendikostisë)
Ai është “erë” e furishme që pastron lëmin e Krishtit , dmth botën, ndan grurin nga kashta, besimtarët nga të pabesët.
Si “erë” Shpirti i Shenjtë mposht fortifikatat e së ligës dhe shkatërron kështjellat e armikut.
Ai përmbys kryelartin dhe lartëson të përulurin, mbush me të mira të uriturit(që kanë uri për Zotin) dhe i kthen duarbosh të pasurit (që nuk e ndjejnë nevojën për Zotin).
U shfaq në formë “gjuhësh zjari”.
“Dhe atyre iu dukën gjuhë si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flisnin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin” (Veprat. 2:3-4)
Teksti na thotë: “gjuhë si prej zjarri” jo “gjuhë zjarri” që askush të mos imagjinonte që ishte një zjarr fizik, por që të mund të kuptojmë shfaqjen e Frymës së Shenjtë duke përdorur zjarrin si një shembull.
Pikërisht për të demostruar se Shpirti i Shnjtë ka të njëjtën natyrë Hyjnore ashtu si Fjala e Perëndisë, sepse nuk ka lidhje më të ngushtë sesa ndërmjet fjalës dhe gjuhës, gjithashtu për të treguar se mësimit të Ungjillit të Krishtit i nevojitet një gjuhë njerëzore e mbushur plot me hir Hyjnor.
Me gjuhët si prej zjarri, sepse Shpirti i Shenjtë, është i bashkëqenshëm me Atin dhe Birin sepse: “Perëndia ynë është zjarr” (Hebrejnve. 12:29) pra një “Zjarr Hyjnor” që konsumon të keqen dhe ndriçon të mirën.
Gjithashtu edhe për shkak të fuqisë së dyfishtë të predikimit të apostujve, që mund të sjellë ndriçim përfitim për besimtarët ashtu edhe ndëshkim djegje për të pabesët, ashtu siç është edhe veçoria karakteristika e zjarrit që të ndriçojë, ose të djegë.
Gjuhët e si të “zjarit” ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre,
sepse Fryma e Shenjtë jepet me masë tek të gjithë përveç Zotit Jisu Krishtit, i Cili kur mori natyrën njerëzore kishte plotësinë e energjisë dhe fuqisë Hyjnore,ashtu si na thuhet:” sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë" (Kolosianëve 2-9).
Hiri i Shpirtit të Shenjtë tek apostujt ishte thjesht i pjesshëm, jo i plotë sipas masës që mund të mbanin ata.Çdonjëri prej tyre u pajis me dhurata të ndryshme, që askush të mos mendojë se Hiri që iu dha apostujve ishte i tyre nga natyra.
Ata folën me gjuhë të tjera te njerëzit e çdo kombi ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte atyre të shpreheshin.( Veprat e apostujve 2- 4)
Apostujt u bënë instrumente të Frymës Hyjnore, të frymëzuar dhe motivuar sipas vullnetit dhe fuqisë së Shpirti i Shejnt por ata ishin përsëri njerëz, ashtu si deklaroi profeti David nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë: “Gjuha ime do të jetë si penë e një shkruesi të shpejtë” (Ps. 45:1).
Pena është instrumenti i shkrimtarit që merr pjesë në energji, por jo në esencën e shkrimtarit që shkruan gjithçka që ai dëshiron dhe është i aftë të shkruajë.
Dhurata e gjuhët e ndryshme që flisnin apostujt nën ndikimin e Shpirtit të Shejnt ishte bekim Hyjnor për ti bashkuar në një Kishë Katholike Apostolike Orthodhokse njerëzit e çdo kombi duke u folur të vërtetën e jetës me dashuri, në çdo gjuhë që kuptojnë.
Gjuha ishte mjeti për të përmbushur porosinë e Zotit:"Shkoni pra dhe bëni dishepuj nga të gjithë kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit dhe të Shpirtit të Shejnt"( Mateu 28-19).
Kjo është e kundërta e mallkimit të gjuhëve në kohë e kullës Babelit(Zanafilla 11), që ju dha njerëzve që të ndaheshin për mos aritur ta bëjnë të keqen kundër Zotit me egoizëm eusforik.
Prandaj në krishterimin orthodhoks nuk ka gjuhë të privilegjuar dhe po ashtu edhe kombe, çdo gjuhë do ti japë lavdi Zotit.Sa herë është bërë e kundërta aty kemi një frymë dinake nacionaliste një herezi dhe jo ndikimin e Shpirtit të Shenjtë.
Ardhja e Shpirtit të Shenjtë ditën e Pentikostisë (Pesëdhjetorja) është përmbushja finale e misionit mesianik tokësor të Jisuit dhe tregon fillimin e Kishës së krishterë.
Pendikostia është ditëlindja e Kishës, zbritja e Shpirtit të Shenjtë gjatë Pendikostisë, është mbi të gjitha për Kishën një ngjarje themeluese dhe përbërëse, sepse së pari; ndryshoi nxënësit nga frikacak i bëri guximtar, i mbushi me hirin e tij, i bëri theolog, iu dha mundësi të flasin në të gjitha gjuhët qytetare të kohës për të përhapur Ungjillin e shpëtimit.
Në vazhdim dishepujt e parë të rilindur nga Shpirti i Shenjtë dhe të pagëzuar në Shpirtin e Shenjtë janë themeli i Kishës Apostolike së bashku me tre mijë besimtarët që u pagëzuan atë ditë në emër të Krishtit. (Veprat e Apostujve 2-41)
Që nga ajo ditë e në vazhdim apostujt dhe nxënësit dhe pasuesit e tyre (peshkopët) deri më sot shkojnë në të gjithë botën , predikojnë Ungjillin, ndërtojnë kisha dhe përhapin kudo krishtërimin dhe pa asnjë dyshim frymëzuesi i kësaj hierapostolie është Shpirti i Shenjtë.
Kisha e krishterë jeton me anë të Shpirtit të Shenjtë.
Shpirti është vetë garanatuesi i Perëndisë mbi botën, Ai vetëm është garantuesi që jeta e Perëndisë e vërteta dhe dashuria janë me njerëzit.
Vetëm me anë të Shpirtit të Shenjtë mund që njeriu dhe bota të përmbushin atë për të cilën ata u krijuan nga Perëndia, sepse të gjitha veprimet e Perëndisë ndaj njeriut dhe botës janë prej Atit me anë të Birit në Shpirtin e Shenjtë dhe tërë aftësia e njeriut për t'ju përgjigjur Perëndisë janë në të njëjtin Shpirt me anë të Birit tek i njëjti Atë.
Ai është Shpirti i jetës, ashtu siç thotë dhe apostull Pavli: “Nëse Shpirti i Atij që ngjalli Jisuin rri ndër ju, Ai që ngjalli Krishtin së vdekurësh, do t'ju japë jetë edhe trupave tuaj të vdekshëm me anë të Shpirtit që rri në ju.” (Romakëve 8:11)
Ai është Shpirti i së vërtetës, ashtu si Zoti thotë: “Po kur të vijë Shpirti i së vërtetës, do t'ju udhëheqë juve në të vërtetën sepse nuk do të flasë prej vetes, por do të flasë çfarë do të dëgjojë dhe do t'ju tregojë juve gjërat që do të vijnë”. (Joani 14:25,15:26)
Shpirti i Shenjtë është Shpirti i birësisë hyjnore, siç thotë apostull Pavli: “Sepse sa udhëhiqen prej Shpirtit të Perëndisë këta janë bij të Perëndisë, sepse nuk kemi marrë shpirt robërie që të kemi frikë përsëri, por kemi marrë shpirt birërie me anë të cilit thërrasim, aba o Atë” (Romave. 8:15)
Çdo gjë në jetën e besimtarit e bën Shpirti i Shenjtë me anë të hirit të Tij, kështu p.sh.
Shpirti i Shenjtë ndriçon mendjet tona të errësuara dhe i zgjeron fuqitë tona shpirtërore dhe na dhuron një urtësi shpirtërore me të cilën mësojmë të gjithë të vërtetat e mëdha të jetës, që asnjë njeri nuk mund të na i mësojë dot.
Me urtësinë e Shpirtit të Shenjtë, njerëzit mësonjnë të vërteta të mëdha hyjnore, dallon të drejtën nga e gabuara, preferon virtytin, i shmanget mëkatit dhe duan të bashkohen me Zotin.
Shpirti i Shenjtë zbret te çdo i pagëzur me misterin e Mirosjes dhe na jep gjithë virtytet e tij që te ecim në rrugën e krishterë dhe e bën njerëzit si pjesë të Kishës Orthodhokse, e bënë njeri të ri në Krishtin, një enë të pastër për të mbajtur Hirin Hyjnor:
“Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.” ( 2 Korintasve 4:7)
Shpirti i Shenjtë vepron tek besimtarët me anën të Mistereve të Shenjta.
Kur besimtari në Krishtin nga pakujdesia ra në mëkat mbas pagëzimit Shpirti i Shnjtë i jep përgjërim, dërrmim dhe vrasje ndërgjegjjeje mëkatarit , që të pohojë mëkatet e tij në misterin e Pendim Rëfimit dhe me fuqinë e Tij të mari faljen e mëkateve dhe të fillojë jetën e re shpirtërore.
Shpirti i Shenjtë në Misterin e Falenderimit Hyjnor, kthen bukën dhe verën në Trup dhe Gjak të Krishtit dhe na bën të denjë që të kungohemi me frik , besë edhe dashuri.
Hiri i Shpirtit të Shenjtë bashkon dy njerëz në martesë të shenjtë dhe të bekuar.
Hiri i Shpirtit të Shenjtë e bekon vajin që përdoret për shërim shpirti dhe trupi dhe ndjesën e mëkateve në Misterin e Efqelisë.
Shpirti i Shenjtë hirotonis klerikët orthodhoks në Misterin e Priftërisë dhe i bën të aftë të kryejnë misteret e perëndishme.
Kujtojmë fjalët e Shën Grigor teologut që: “Shpirti i Shenjtë është një por virtytet nuk janë të njëjta, sidomos nuk është e njëjtë ena që e mban dmth predispozita me të cilin e pranojmë Shpirtin e Shenjtë”.
Sipas qëllimit dhe përpjekjes sonë ne marrim dhuratat e Shpirtit të Shenjtë dhe e lejojmë Atë të na ëmbëlsojë me frutat e Tij, duke na bërë njerëz shpirtërorë, të ngjashëm dhe vëllezër me Krishtin dhe bij Perëndie sipas Hirit.
Praninë e Shpirtit të Shenjtë e tregojnë frytet e Tij: “ Por fryti i Frymës është dashuri, gëzim, paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, besnikëri, butësi, vetëpërmbajtje; kundër të tillave nuk ka ligj. Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pësimet e me dëshirimet. Në rrojmë sipas Frymës, sipas Frymës edhe të ecim.”(Galatasve. 5:22-24)
Shpirti i Shejntë na fal frytet si : “dashuria që zgjeron zemrën për të nxënë gjithë njerëzit, edhe armiqtë, gëzimi që nuk zhduket dhe në provat më të vështira të jetës, paqja e brendshme që qetëson ndërgjegjen dhe miqëson njerëzit me Perëndinë, durimin që armatos me fuqi për të duruar sfidat e jetës dhe dobësitë e njerëzve, zemërgjerësia dhe ëmbëlsia, që e bën fytyrën e besimtarit të rrezatojë me gëzim, mirësia që i bën të bukura dhe të gëzuara marrëdhëniet njerëzore, vetpërmbajtja, që e bën njeriun të fortë përballë ngasjeve dhe tundimeve dhe e zbut trupin, pra të gjithë këtë parajsë magjepëse dhe këto fruta të mrekullueshme të kësaj peme të Parajsës që mbillet dhe zhvillohet në arën e shpirtit tonë që e vaditi hiri i Shpirtit të Shenjtë.
Prandaj dhe Zoti tha: “Ai që beson në mua siç ka thënë Shkrimi prej brendisë së tij do të burojnë lumenj uji të gjallë. Dhe këtë e tha për Shpirtin e Shenjtë që kishin për të marrë ata që të besonin”.(Joani 7 38)
Pra mendojeni pa Shpirtin e Shenjtë si do të ishte kopshti ynë i brendshëm (zemra) dhe çfarë fruti do të nxirrte kopshtari i tij (shpirti)?
Çdo gjë do të ishte e shkretë dhe pa jetë, sepse pa Shpirtin e Shenjtë nuk ka jetë, nuk ka shenjtëri, nuk ka fruta të hirit të Tij
Pra del një pyejte.
Çfarë duhet të bëjmë?
1 Shpirtin e Shenjtë duhet ta kërkojmë në lutje ashtu siç e prisnin apostujt, dishepujt me Nënën e Zotit siç thuhet në Veprat e Apostujve: “Të gjithë ata ngulmonin në një mendje të vetme, në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë, me Marinë, nënën e Jisuit dhe vëllezërit e tij (Veprat. 1:14)
2 Duhet të jemi të gjithë së bashku në Kishën e Zotit çdo të diel, ashtu si tek libri i Veprave na thonë: “Kur erdhi dita e Rrëshajave ata ishin të gjithë së bashku në një mendje të vetme në një vend” (Veprat. 2:1)
3 Të pastrojmë dhe të zbukurojmë shtëpin e shpirtit për pritjen e Tij, ashtu siç thotë edhe apostull Pavli: “Nuk dini ju se jeni tempull i Perëndisë dhe Shpirti i Shenjtë rri ndër ju, sepse tempulli i Perëndisë i cili jeni ju është i shenjtëruar (I Korintasve. 3:16), "që të rrijë Perëndia me anë të Shpirtit” (I Pjetrit 2:9).
Gjithë qëllimi i jetës sonë është të fitojmë, të mbajmë brenda vetes Shpirtin e Shenjtë, i cili buron nga Ati dhe dërgohet në botë me anë të Birit.
Gjithë jeta mbas pagëzimit tonë në është bashkëveprimi me hirin e Shpirtit të Shenjtë, duke e lejuar që Ai të veprojë që të ndriçojë, të shenjtërojë dhe të hyjnizojë qenien tonë.
Asnjë prej nesh nuk mund të marrë hir të Shpirtit të Shenjtë veçse asaj mase që ne morën në misterin e Pagëzimit dhe Mirosjes, ashtu siç tha Zoti: “Në të vërtetë në të vërtetë po të them se, kush nuk lind nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë” (Joani. 3:5)
Mirosja që është vulë e Shpirtit të Shenjtë është një Pendikosti për çdonjërin prej nesh i cili nuk na braktis asnjërin prej nesh deri në fund edhe në qoftë se ne nuk bashkëveprojmë me këtë hir, Shpirtit të Shenjtë qëndron brenda nesh si një “dritëz” e vogël, por në fund edhe kjo do të na merret duke mbetur në erresirën e ferrit dhe pa pasur mundësi më për rindriçim në përjetësi, ashtu si Zoti tha: “Sepse atij që ka do t’i jepet dhe do të ketë me tepri, ndërsa atij që nuk ka do t’i merret edhe ajo që ka” (Joani. 13:12)
Tregohet një histori se si një murg mbasi vajti në qytet u tundua nga demoni i kurvërisë duke vënë pëlqim tek një femër. Ai i kërkoi asaj që të martohet me të por ajo duke qenë hebreje i tha: Duhet të pyes atin tim.
Hebreu i thotë vajzës së vet: " prano të martohesh me të vetëm nëse ai pranon të mohojë me shkrim besimin në Krishtin".
Ky murg i ri i ndezur nga pasioni i mishit (kurvërisë) e mohon Krishtin me shkrim dhe kështu bashkohet me atë grua.
Kaq e madhe qe urrejtja e kësaj gruaje për krishterimin sa ajo me ashkla ia pastronte dhëmbët se mos i kishte mbetur ndonjë pjesë kungate.
Kur ky murg mohus kuptoi se çfarë kishte humbur dhe në çfarë ferri kishte rënë vendosi ta braktisë këtë lidhje mëkatare dhe të kthehet në shkretëtirë por ishte shumë i dëshpëruar dhe gjithmonë kishte pikëpyetje, a mund ta falte Perëndia për mëkatin që bëri?
Rrugës në shkretëtirë takon një jeront të urtë dhe mbasi i rrëfeu mëkatin jeronti i tha: "Perëndia është dashuri dhe i fal të gjithë mëkatarët vetëm ne duhet të pendohemi".
Atëherë pranoi t’i qëndronte pranë duke e vendosur në një shpellë aty afër dhe i tha: Do të lutemi! Mbas një jave kur e takon murgun e ri dhe e pyet: " si je?" Ai i thotë: "jam keq, sepse demonët më shfaqen dhe më kërcënojnë se ti nuk mund të na largohesh, ne kemi në dorë letrën e mohimit tënd."
Jeronti e këshilloi duke thënë: "Duhet të lutemi dhe pas një jave tjetër kur e pyeti murgun e ri ai tha: "Ndjehem më mirë me uratat e tua, demonët nuk i shoh më,vetëm zërat i dëgjoj dhe kështu vazhduan përpjekjen të dy edhe një javë tjetër."
Mbas një jave tjetër murgu i ri ishte i gëzuar dhe tha: "At shoh një pëllumb nga lart që vërtitet rreth meje por nuk më afrohet."
" Të lutemi vëlla me besim" i tha jeronti
" se Perëndia po e shfaq mëshirën e tij të madhe dhe kur jeronti vajti javën e katërt për të takuar murgun e penduar ai i tha: "At shpëtova. “pëllumbi” zbriti mbi kokën time dhe u fut nga goja brenda meje."
Duke u nxitur dhe nga kjo histori duhet : të mos e pengojmë Shpirtin e Shenjtë me pabesi dhe egoizëm për të ardhur tek ne, të mos e hidhërojmë në jetën tonë duke mëkatuar, ose duke mos u penduar, ashtu si shën Pavli na thotë: “Mos e hidhëroni Shpirtin e Shenjtë të Perëndisë, me të cilët u vulosët për ditën e shpërblimit, mos e shuani Shpirtin” (Efesianëve. 4:30)
Në fund mund të themi se të besosh në Zotin Jisu Krisht, nuk është produkt i intelektit tonë, ose thjesht i traditës dhe fesë së mësuar nga njerzit, por është i hirit të Shpirtit të Shenjtë, prandaj dhe apostull Pavli thotë: “Askush nuk do të thotë se Jisui është Zot, veçse me anë të Shpirtit të Shenjtë” (I Korintasve. 12:3)
Të dashur të krishter orthodhoks le ta adhurojmë Perëndinë, Atin, me anën e Birit në Shpirtin e Shenjt, në një adhurimin triadik, ashtu si fillon çdo shërbesë në Kishën Orthodhokse dhe veçanërisht Liturgjia Hyjnore :
“E bekuar është Mbretëria e Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin."
Për shumë vjet ditën e Shpirtit të Shenjtë.