NUK MUND TË PINË EDHE KUPËN E ZOTIT EDHE TË DEMONËVE. (1 Korinthasve 10-21)
October 31, 2023 at 8:43 am,
No comments
Nga Katekisti Miron Çako
Me këtë shkrim dua t’ju drejtohem të gjthë njerëzve, por në veçanti të krishterëve orthodhoks që nga padituria e vullnetshme ose të rrëmbyer nga rryma e botës së mëkatit me frymë liberale deri në apostazi, guxojnë dhe marrin pjesë bashkë me fëmijët e tyre në festën horror, antikrishte, demoniake të Halloween- it.
Në Halloween që festohet nga 31 tetor -1 nëntor bëhet fjalë për shfaqje karnavalesh të shëmtuara, një ringjallje të paganizmit kelt, të përzier me okultizmin dhe kryesisht me satanizmin .
Kjo ditë ishte kushtuar “zotit” të vdekjes, Samhai, që sipas priftërinjve druitë kishte pushtet mbi shpirtrat e njerëzve si të mirëve edhe të këqijve.
Njerëzit sakrifikonin tek Sahmai që ai të mos lejonte shpirtrat e këqinj të dilnin nga bota e vdekjes në këtë natë mes vjeshtës edhe dimrit, ku sipas keltëve cipa e ajrit ishte shumë e hollë dhe ata mund të kalonin lirshëm tek të gjallët dhe të hynin tek trupat dhe shtëpitë e tyre, prandaj keltët visheshin burrat si gratë dhe gratë si burra ose si kafshë dhe të frikshëm, që shpirtrat e këqij që nuk ishin pranuar në parajsën kelte të mos u afroheshin atyre ose vinin ëmbëlsira,vinin pije të forta, mjalt, ëmbësira tek dera që t’i merrnin me të mirë shpirtrat e këqinj.
Këtu fillon zakoni i bredhjes sot në natën e Halloween-it, me kostume fantazmash, shtrigash dhe lloj-lloj shpirtrash të tjerë, që simbolizon komunikimin me jetën e përtejme dhe shpirtrat e këqij.
Ky Samhai "zot i vdekjes"për ne të krishterët orthodhoks nuk është tjetër vetëm djalli që ështe shkatar i vdekjes shpirtërore dhe trupore të njerëzve ( Zanafilla 3: 6-7 ). Ashtu siç na thotë urtësia e Solomonit: “Nga Zilia e djallit erdhi vdekja në botë” (Urtësia e Solomonit 2:24).
Keltët në shekullin e VII u krishtërizuan dhe kjo ditë pagane, që festohej me bestytni, magji, orgji dhe frikëra u dënua nga Kisha Apostolike si diabolike. Ata besuan se Zoti i jetës dhe vdekjes është Krishti si na thotë tek Zbulesa na thuhet: "Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amin; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit."(Zbulesa 1 -17-18)
Papa Grigori i III për ta zhdukur këtë festim pagan vendosi që në Kishën e Perëndimit në këtë ditë të kujtoheshin, sipas besimit dhe traditës së krishterë, shpirtrat e të drejtëve ose gjithë shenjtorët të quajtur (All Hallows Day) dhe (All Hallows Eve) nga këtu merr emrin sot edhe Halloween.
Duke filluar nga fillimi i shekulli XIX kjo ditë filloj të festohej në SHBA nga emigrantë irlandezë dhe pastaj në Evropë. Fillimisht, festimi i Halloween ishte jashtëzakonisht i kufizuar për shkak të besimeve të rrepta protestante në këto vende, por rryma komerciale globaliste edhe e apostazisë bëri që kjo festë filloi të festohej e riformatuar, si një festë pagane e keltve, kushtuar botës së vdekjes sipas doktrinës së priftërinjve druitë.
Njerëzit mashtrues të mashtruar vishen sot, afërsisht 120 milion vetëm në Amerikë, ku kjo festë arrin kulmin e festimeve, shpërfytyrohen si shpirtra të këqinj, magjistarë, vampirë, infermiere seksi ose Drakula, Batman, Spiderman, Supermen që tani është shfaqur edhe si biseksual një risi e re: “Kohës së Re” (NEW AGE).
Kjo festë pagane e importuar nga SHBA në Evropë edhe mbas viteve 90 në vendin tonë festohet sot jo vetëm nëpër lokale dhe biznese private, markete, që arredohen me simbolet e frikshme horrori vdekjeje dhe diabolike si skelete, lakuriq, nate, mace të zeza, merimanga, dragonj, fantazma, vampir etj, por këto simbole të shëmtuara dhe të frikshme i shikojmë padrejtësisht në shkelje të ligjit të laicitetit edhe në vëndet publike si shkolla, kopshte.
Gjithashtu, në stacione TV, gjatë këtyre ditëve, jepen në çdo orë, për çdo moshë filma me horror, magji, krime me subjekt Halloween, me histori kriminale diabolike,si shtrigëri, mite, rrëmbimet e fëmijëve dhe sakrifica okulte në njerëz e kafshë, një “menu mediatike” e frikshme që njerëzit duhet ta pranojnë me detyrim.
Halloween edhe pse shfaqet si festë argëtuese, ajo qartazi është një festim me karakter, okult dhe mistik i mirfilltë, prandaj ata që marrin pjesë në këtë festë,si në shtëpi, rrugë, lokal, nuk janë duke u argëtuar, por duke ushtruar një fe okulte, me formula dhe rite magjike një sinergji bashkim me demonët në kulmin e saj.
Jo rastësisht dita e Halloween-it përkon edhe me vitin satanik për satanistët. Në këtë natë satanistët, magjistarët mblidhen adhurojnë djallin në kishat e tyre dhe i bëjën fli djallit me sakrifica, kafshësh, njerëzish, fëmij të rëmbyer, shoqëruar me rituale me orgji dhe perversion.
Për satanistët Halloween do të thotë: ”satanai qoftë i lavdëruar: edhe formula : “Trick or Treat”sipas satanistëve do të thotë: “Më jep diçka, në vend të magjisë”.
Themeluesi i kishës satanike në shekullin XX ka thënë:“Unë jam shumë i gëzuar që prindërit e krishterë i lënë fëmijët e tyre që të adhurojnë djallin së paku një mbrëmje të vitit. Mirseerdhët në Halloween”
(Anton Lavej, themeluesi i Kishës Sataniste).
Sipas statistikave në këtë ditë ndodhin shumë mëkate trupore, perversione, përdhunime, rrëmbime, dhunime, krime, dhe njerërzit, sidoemos fëmijët kalojnë situata të frikshme, që krijojnë probleme psikologjioke dhe përfundojnë tek psikologu, psikiatri.
Statistikat tregojnë se rritet ndjeshëm dhe frikshëm numri i të poseduarve nga një frymë demoniake, shikojnë fantazma sidoemos kjo tek fëmijët, të cilët janë të brishtë nga ana psikologjike.
Afërsisht deri në 50% të atyre që festojnë bëhen me probleme psikologjike për një kohë të gjatë, madje në disa raste edhe përgjitmonë.
Gjithashtu, kronikat e zeza tregojnë se fëmijët me kostume e të maskuar, kur shkojnë nëpër shtëpi dhe kërkojnë karamele dhe ëmbëlsira me formulën: “Trick or Treat”, bien pre e mashtrimit dhe grabitjes për shfrytëzim nga pedofilë e manjakë dhe prindërit humbin fëmijët dhe ka raste që nuk u kthehen kurrë më në shtëpitë e tyre, ose marrin karamele, ëmbëlsira të helmuara nga njerëz të ligj satanistë.
Në këtë natë kanë shumë gjasa të vdesin më shumë njerëz në aksidentet e makinave. Fëmijët kanë dy herë më shumë gjasa për t’u goditur nga një makinë dhe të vriten në Halloween më shumë se në çdo ditë tjetër të vitit.
Mos çuditemi për këtë sepse ja më kot thotë apostulli na paralajmëron: “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.” (I Petros 5-8)
Pavarësisht se bota dhe turma pa kuptim e quan festë e argëtim me adrenalinën, që jep frika e vdekjes, ne si të krishterë nuk duhet të na ndikojë dhe infektojë moralisht kjo ditë si festë pagane dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të marim pjesë me fëmijët, sepse Zoti Krisht na tha:nuk jeni nga bota.”(Joani 15;19)
Apostull Jakovi dhe apostull Joani na thotë : “O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që do të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.” “Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.” (Jakovi 4-4) (Joani 2:15-17).
Duhet të dimë se të krishterëve nuk ju lejohet të marrin pjesë në festa pagane kushtuar idhujve, sepse "Sepse gjithë perënditë e kombeve janë demon.” (Psalmi 96:5)
Në Dhiatën Vjetër, izraelitët monoteistë e kishin kategorikisht të ndaluar pjesmarrjen dhe praktimimin e festave e ritualeve pagane, sidoemos në lidhje më të vdekurit, ashtu si thuhet tek Ligji: "Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit, sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje. Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd; (Ligji i Përtërirë 18: 10-13)."
Sa herë që izraeli u kurvërua me idhujt mori pjesë në festime pagane dhe hëngri nga ushqimet kushtuar idhujve, u ndëshkua në mënyrë shëmbullore siç na thuhet tek psalmet: “Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve. E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.” (Psalmi 106: 28-29)
Kanonet Kishtare vendosur nga Sinodet e Shenjta e ndalojnë pjesmarrjen e krishterëve në këto festime: “Çdo i krishterë që i jep vaj një tempulli pagan ose sinagoge për festat e tyre, të aforizohet. Nxiret jashtë kungimit.” ( Kanoni Apostolik 72)
Sinodi Ekumenik i Pentektit përsa i përket çdo zakoni dhe feste idhujtare vendosi në Kanonin (nr. 62) ku ndalon vallëzimin e grave dhe vallzime të tjera në emrin e zotave të grekëve. Gjthashtu u ndalohet burrave të veshin roba grash dhe anasjelltas .Gjithashtu, sipas këtij kanoni ndalohej edhe përdorimi i maskave, që visheshin gjatë këtyre festave pagane.Një klerik që ka dijeni për këtë urdhëresë dhe vepron kundër çirotoniset dhe nqs është laik aforizohet nxiret jashtë kungatës.
Të krishterët janë ikona të Krishtit edhe si mund të lejohet të shpërfytyrohen në atë mënyrë fyese për dinjitetin njerëzor të krijuar sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafilla 1-26) dhe të shpërfytyrohen në formën e shpirtrave të ligj të botës së vdekjes, të manjakëve seksualë dhe killerve, vampirëve edhe shtrigave, një botë e tërë paudhësie e neveritshme për Zotin, ashtu si na thuhet tek Psalmi: "U përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre; u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta; ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre, dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur. Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre. Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij. I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin. Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.” (Psalmi 106:35-42)
Kjo festë është fetë e errësisës, festohet natën në një kuptim metaforik fjala “errësisë” në Bibël pesonifikon fuqitë armike të Perëndisë, i Cili për shkak të shenjtërisë së Tij dhe të përsosshmërisë së Tij është dritë e shenjtë medore, sepse: “ Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë” (1 Joan. 1.5)
Errësira përdoret si simbol i idhujtarëve, që nuk njohin Zotin dhe nuk i besojnë Atij: “ Sepse ja, terri mbulon tokën dhe një errësirë e dëndur mbulon popujt” (Isaia 60.2).
Errësira është një botë mëkati :“Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!” (Isaia 5.20)
Si vijim mëkatet janë vepra të errësirës :“le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.”(Romkët. 13.12)
Satanai qeveris në botën e mëkatit dhe “shpirtrat e së ligës” përfaqësojnë fuqinë e errësirës ashtu si Zoti tha: ‘kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës”, (Luka. 22.53)
Krishti tha “Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë. (Joani 12 -46)
Edhe apostujt Zoti i caktoj që të bëhen bashkëpunëtor të dritës hyjnore, si caktoj apostull Pavlin: “që t’u çelësh sytë atyre dhe t’i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve”( Veprat. 26.18)
Njerëzit duhet ti largohen erësirës djallëzore dhe të besojnë tek Krishti: “që të bëheni bij të dritës''(Joani 12 -36)Prandaj i krishteri si bir i Zotit, nuk i përket errësirës dhe festave që bëhen në terr, sepse : Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.” (1 Thesaonikave 5-5)
Shpenzimet që bëhen për skenografinë apo kostumet e frikshme të Hallowen kushtuar shpirtrave të këqinj janë marramendëse, me shpenzime ekstravagante për kostume,maska, ëmbëlsira dhe karamele, etj.
Gati 10 bilionë dollarë harxhohen në SHBA. Këto shpenzime harxhohen vetëm për një natë, dmth para të hedhuara në lumë, kur të tjerë njerëz rreth nesh nuk kanë gjërat më esenciale të jetes. Sa të gabuara edhe antihumane janë këto shpenzime argëtimi diabolike.
Mendoni kur këto shpenzime i bëjnë edhe ata që quhen të krishterë, si do të dalin ata para Krishtit dhe si do të justifikohen kur t’ju thotë: “Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë, isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni" (Matheu 25:42-43).
E gjitha kjo marrëzi kolektive ka pasojat e saja dhe sidoemos tek të krishterët që e dinë të vërtetën dhe bëjnë gabime e mëkate si njerëzit e botës, ata do të dënohen më shumë, sepse në të tilla raste veprojnë ligjet shpirtërore, sepse Zoti Jisu Krishti e tha : “Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë.Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t'i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t'i kërkohet më shumë.Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë”.(Luka 12: 47-48)
Këta të krishterë demonizohen më keq edhe se njerëzit e botës, sepse Krishti na paralajmëron: “Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen. Atëherë thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë"; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar; atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t'i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë''. (Matheu 12:43-45)
Disa të krishterë “mendjehapur” (open mind) mund të thonë se nuk kemi punë me njerëzit, ne por festojnë “Ditën e të Gjithë Shenjtorëve”.
Një i krishterë orthodhksë nuk mund të festojnë në këtë ditë edhe si besimtar,sepse “Dita e të Gjithë Shenjtorëve” që festohet në 1 nëntor për Kishën Romano Katolike nuk është i pranueshëm për të krishterët orthodhoksë, pasi Kisha Orthodhokse feston Ditën e të Gjithë Shenjtorëve jo më 1 nëntor, që festohet në kishën perëndimore që nga viti 835, por kjo ditë festohet të dielën pas festës së Pentikostisë, që varet nga dita e Pashkës, e cila për çdo vit është e lëvizshme.
Theksojmë se e gjithë simbolika performanca dhe fryma e kësaj feste pagane është e papranueshme për një të krishterë orthodhoks, sepse ajo zëvendëson vlerat dhe idetë e krishtera me ato antikristiane: si me bestytni, magji, ritualet pagane, imazh i shtremëruar i vdekjes dhe shpirtrave të njerëzve, flijim për shpirtrat e këqinj, një demonalatri e hapur.
Dikush mund të thotë se kjo që po na shkruhet është mendimi yt ekstremist dhe fanitik, prandaj për të hequr çdo mëdyshje për qëndrimin si të krishterë orthodhoks që duhet të mbajmë për Halloween-it të shohim si reagojnë dhe çfarë na thonë shenjtorët.
Nga jeta e Shën Joan Maksimoviç rrëfejmë një ngjarje që ka lidhje me këto “festime pagane”:
“Disa rusë në San Francisko, kishin organizuar një festë Halloween-i, pranë Kishës ku meshonte episkopi i shenjtë. Pas shërbesës shenjti shkoi në vendin, ku do të bëhej festa, hyri në sallë duke i suprizuar të gjithë. Muzika menjëherë ndaloi, ndërsa Shenjti filloi ngadalë-ngadalë të lëvizë në sallë duke vëzhguar fytyrat e tyre. Nuk tha asnjë fjalë, sepse edhe nuk nevojitej, pasi vetëm me prezencën e tij të nderuar ia arriti të ngacmonte ndërgjegjen e të pranishmëve, diçka që dukej nga habia e dukshme e të gjithëve! U largua pa thënë asnjë fjalë dhe ditën tjetër në Kishë u mblodhën të gjithë sa morën pjesë në festën satanike dhe me një predikim të zjarrtë shprehu indinjatën e tij të shenjtë dhe i ftoi të gjithë të pendoheshin dhe të jetojnë në mënyrë shpresëtare jetën e krishterë.”
Sipas Shën Nikollës së Ohrit: “Në Natën e Halloween e shtrigave është e qartë se ne, të krishterët orthodoksë, nuk mund dhe nuk duhet të marrim pjesë në një festë të tillë idhujtare në asnjë nivel (edhe nëse do të ishte "vetëm" argëtuese për fëmijët), sepse ajo përfaqëson drejtpërdrejt heqjen dorë nga Zoti ynë dhe besimi ynë i shenjtë orthodhoks.
Sepse, nëse i lejojmë fëmijët tanë të "maskohen" dhe i lëmë të shkojnë në errësirë dhe të lypin ëmbëlsira, në këtë mënyrë ne pranojmë vullnetarisht bashkësinë e të vdekurve, "perëndia" e të cilëve nuk është "hyjnia" Samhain, por vetë satanai, princi i së keqes dhe ëmbëlsirat që do të merrnin nuk do të përfaqësojnë një dhuratë të pafajshme për fëmijët, por një ofertë për vetë djallin.
Le të kujtojmë se paraardhësit tanë, të krishterët nga shekujt e parë, së pari do të zgjidhnin vdekjen trupore në vuajtjet më të këqija sesa të pranonin një flijim për idhujt dhe në këtë mënyrë të hiqnin dorë nga Krishti, Perëndia ynë, i Cili na urdhëroi: “S’keni Zot tjetër veç meje"(Shën Nikolla i Ohrit)
Të krishterët orthodhoks nuk duhet të kremtojnë festa të tilla, sepse ato na largojnë nga Perëndia.
Zoti Krisht është rigoroz duke thënë: “Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërmbledh.”(Matheu 12:30) dhe apostulli i kombeve Pavli thotë: “Nuk mund të pinë edhe kupën e Zotit edhe të demonëve.” (1Korintasve 10-21)