SURUGACIONI NJË ZGJIDHJE E GABUAR ME SHUMË PASOJA NEGATIVE
November 20, 2024 at 1:29 pm,
No comments
Nga Katekisti: Miron Çako
Fëmija është një nga dhuratat më të bukura dhe më të shtrenjta të dashurisë për një çift burrë dhe grua. Prandaj edhe një çift mashkull -femër pavarësisht se e konsumon kënaqësinë seksuale në marrëdhënien e tyre heteroseksuale, përsëri ata përtej kënaqësisë duan që kjo marrëdhënie të japi frytin e dashurisë së tyre, që është ngjizja, formimi embrional dhe lindja natyrore e fëmijës së tyre.
Duhet të dimë se lindja e një fëmije nuk është qëllimi i një martese por bërja një e çiftit në një mish, apo njësi, pra një trup me dy shpirtra (personalitete), pikërisht ashtu siç na thuhet në Bibël: “Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm” (Zanafilla 2 :24).
Mirëpo, përsëri lindja e fëmijës e ndihmon këtë bashkim martesor që çifti të qëndrojë bashkë, të ripërtërihet dashuria, të riprodhohet dhe të vazhdojë zgjatimin e tyre gjenetik në kohë edhe hapësirë, ashtu si është rregulli i natyrës dhe i njerëzimit, urdhëruar nga vetë Krijuesi, i cili thotë: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën” (Zanafilla 1:28).
Mospasja e një fëmije për një çift heteroseksual për arsye të ndryshme biologjike, shëndetësore, krijon vështirësi psikologjike dhe sociale tek çifti, kjo situat rëndohet edhe për shkak të amplifikimit të gjendjes stresante edhe nga shoqëria, si të afërmit, miqtë të cilët ju kërkojnë dhe i urojnë për një fëmijë çiftit.
Infertiliteti apo shterpësia ka qenë një problem që në kohët e hershme për njerëzimin dhe gjithmonë është përballuar, e para me besim tek Zoti, sepse na thuhet: “Ai bën që gruaja shterpë të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja”. (Psalmi 113:9) Në Bibël na tregohet shumë herë për problemet e grave shterpë që i zgjidhën çështjen e infertilitetit të tyre me besim tek Zoti dhe me ndërhyrjen hyjnore dhe me anë të mrekullisë u bënë nëna.(Zanafilla 29:31, 30,:22) në pamundësi nga ndërhyrja hyjnore , ose nga barnat mjeksore, steriliteti është përballuar edhe me adoptim e fëmijëve .
P.sh në lashtësi ishte rregull se një grua merrte fëmijën e një gruaje tjetër zakonisht skllave që mbarte në barkë fëmijën e burrit të zonjës, dhe që në momentin kur lindte ishte automatikisht i zonjës.
Ky ishte një rregull i një shoqërie skllavo-pronarësh, si ajo në Mesopotami, rreth (2000 vjet pK), atëherë gruaja kishte të drejtë ti jepte burrit një grua tjetër skllave që ti jepte burrit të saj një pasardhës dhe ai automatikisht i kalonte në pronësi zonjës .
Në Bibël na përmendet rasti i Sarës shterpë, që nxiti burrin e saj Abrahamin të shkojë me skllaven Agara dhe prej saj lindi Isamaili. Ai është ati i popujve arab. Por kjo mënyrë njerëzore nuk funksiononte normalisht sepse asnjëherë nuk shkëputej marrëdhënia nënë-fëmijë dhe zonja që merrte fëmijën asnjëherë nuk e ndjente si të sajën. Kështu lindinin probleme sociale, ashtu siç ndodhi me Sarën kur u bë vetë nënë dhe lindi Isakun, atin e Izraelitëve, dhe pastaj e përzuri edhe skllaven Agarën edhe djalin e saj Isamilin nga shtëpia e Abrahamit. Ndërkohë pasojat e kësaj historie dhe të konfliktit midis dy grave dhe fëmijëve të tyre vazhdojnë deri më sot në Lindjen e Mesme, si konflikti shekullor mes arabëve dhe izraelitëve.
Kur dëshira për prindërim është shumë e fortë mes çifteve, por kjo nuk mund të realizohet natyralisht dhe kjo pamundësi bashkohet pastaj edhe me egoizmin, racionalitetin, apostazin ndaj besimit në fuqinë e Zotit, njerëzit kërkojnë dhe shpikin mënyra apo alternativa të tjera ligjore dhe shkencore për të pasur patjetër fëmijë, madje përpiqen të kenë patjetër fëmijë duke shkelur rregullin natyror të krijimit dhe etikën në identitetin dhe rolin e gruas si nënë që e ngjiz, e rrit edhe edukon fëmijën, por edhe të vetë fëmijës që nuk duhet të trajtohet si send dhe ti mohohet e drejta si një qenie njerëzore unike, i cili duhet të ngjizet, të formohet, lindet, rritet, sipas rregullit të natyrës.
Një nga këto metoda më të përhapura sot, e mundësuar nga teknologjia e përparuar, që nga vitin në 1978 është ajo e riprodhimit të asistuar, i cili përfshin metoda të ndryshme si: “Inseminimin Artificial”, “Induksioni i Ovulacionit” dhe “Fenkondimin in Vitro”.
Kjo vërtet është një arritje shkencore e madhe, sepse materiali gjenetik i bashkëshortëve, spermatozoidet e burrit dhe vezët e gruas, vihen në kontakt dhe bëhet fertilizimi jashtë trupit në kushte laboratorike më tej, veza e pllenuar (zigota) injektohet tek nëna biologjike. Edhe pse me anë të kësaj teknike shkencore kemi ngjizje edhe lindje të fëmijëve përsëri kemi një antikap biologjik edhe etik që nuk duhet të tejkalohet, si nga rrezikshmëria e terapisë për ngjizjen e nënës, por edhe për fëmijën që mund të ngjizet me probleme, sepse sa do njeriu të mund të përparojë në teknologji përsëri gabimet njerëzore nuk përjashtohen dhe mbi të gjitha ka një mospërputhje me natyralitetin e ngjizjes të një fëmije sipas rregullit të natyrës dhe bekimit të Zotit.
Ngjizja nuk është një veprim mekanik seksual i elementëve gjenetik të burrit dhe gruas, por një bashkim shpirt dhe trup. Ndërkohë ky bashkim lë gjurmën e tij psiko-somatike te embrioni që kur fillon jeta dhe ekzistenca si qenie njerëzore që në momentin e ngjizjes.
Sot ka shumë debate midis mjekëve, teologëve, juristëve dhe shkencëtarëve të bioetikës, sepse në fekondinin in₋vitro formohen disa zigota (bashkimi i spermës me vezën) dhe vetëm ato që janë të shëndetshme vendosen në mitrën e nënës, zakonisht dy dhe të tjerat hidhen ose ruhen në kushte frigoriferike. Ky është një problem i madh biologjik dhe etik që është kundërshtuar nga teologët e krishterë sepse për krishterimin jeta fillon që në konceptim. Prandaj me këtë mënyrë kemi një vrasje (abort) embrionesh që pavarësisht përmasave konsiderohet një njeri i vërtetë.
Shumë klerik edhe teolog shprehen kundra kësaj metode insiminimi artificial , invitro, sespe :“Këto probleme janë rezultat i përdorimit të teknologjisë moderne në aktin më personal dhe thellësisht shpirtëror, si dhe në aktin më të shenjtë të lidhur me shumëllojshmërinë e mundësive ku varen mundësi të pakontrollueshme dhe pasoja të pashmangshme.
Riprodhimi i asistuar përbën padyshim një nga më të shumtat arritje mbresëlënëse të mjekësisë dhe shkencave biologjike me pasoja të rëndësishme sociale dhe është e lidhur me lindjen e një qenieje të re njerëzore, një ngjarje që mirëpritet me admirim, frikë dhe gëzim të veçantë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, problemi i shkallës së cilësisë së jetës së këtij të riu si qenie njerëzore dhe prindërit e saj nuk mund të injorohen.” Mitropoliti Nikolaos.
Por sot po bëhet trendi një tjetër metodë insiminimi që quhet “surugacion” që akoma më shumë problematika biotike
Duhet të dimë se mënyra e surugacionit është kur një grua tjetër që quhet surugato ( zëvendësuese) mbart në mitrën e saj fëmijën e dikujt tjetër të cilën ajo mbasi lindjes ja u jep atyre që e kanë porositur sipas një fjale, kontrate dhe pagese.
Eksitojnë dy lloje të ndryshme të nënës surrogate.
E para është “surugacioni tradicional”, ku në këtë metodë bëhet inseminimi artificial i nënës surugato (zëvendësuese) duke u përdorur veza e saj me spermën e burrit apo babait që kërkon të ketë fëmijën.
Në këtë metodë edhe pse kemi një inseminim artificial problemi është se fëmija që lind nuk është se nuk ka lidhje me nënë surugato, pavarësisht se e ajo e lind dhe dorëzon tek donatorët sipas kontratës.
Në këtë rast kemi një braktisje të fëmijës të vetë asaj që e lindi sespe ai është fëmija e saj nga veza që ngjiz , mpor kemi dhe një tradhti bashkëshortore, sepse kemi një palë të tretë që është futur mes çiftit donator që janë një mish në martesë. Prandaj është parë që kjo metodë dobëson marrëdhëniet martesore të çifteve, sepse p.sh n.q.s. një nënë surrogate patjetër mund të zhvillojë disa ndjenja intime ndaj dhuruesit të spermës, sepse e thamë që kemi bashkimin qelizor dhe gjenetik mes nënës surugato edhe burrit që ofron spermën, dhe këtu ata bëhen një mish mes tyre edhe pse bashkimi gjenetik është bërë në laburator dhe ata nuk kanë pasur kontakt seksual. Për më tepër krijohet bashkimi shpirtëror, tek elementet gjenetike transferohet edhe energjia shpirtërore sepse njeriu i gjallë është një qenie shpirt-trup.
Jo vetëm kaq, por burri mund ta perceptojë pjellorinë e nënës surrogate si një mrekulli dhe mund ti atribuojë asaj më shumë vlerë krahasuar me gruan e tij sterile që nuk mund të riprodhohet dot. Në një situatë e tillë mund të rrezikojnë marrëdhëniet martesore të çifteve deri në divor, ashtu si kanë ndodhur.
Kemi edhe “surrogacion gestational”
Në këtë rast kemi përsëri inseminim artificial IVF (fertilizimi në mitër) ku kemi edhe disa metoda alternative të tjera se si formohet embrioni në kushte laboratorike dhe si injektohet tek mitra e gruas surugato.
Këto raste, janë kur merret sperma dhe veza e prindërve të planifikuar dhe injektohet në mitrën mbartëse të gruas surugato, ose kur kemi një vezë të një donatore por jo të gruas surugato dhe bashkohet me spermatozoidin e babait të synuar, ose spermatozoidi i donatorit me vezën e asaj që do të bëhet nënë dhe kjo injektohet në mitrën e gruas surugato, ose kur elementët gjenetik të mashkullit dhe femrës janë të donatorëve dhe injektohet zigota tek gruaja surugato.
Edhe pse gruaja surugato në këto raste nuk ka elementin e saj gjenetik si në rastin kur ajo afron vezën e saj përsëri qelizat embrionale kalojnë tek gruaja dhe anasjelltas, madje qelizat e fëmijës që mbeten në trupin e gruas ndimojnë atë të luftojë sëmundjet e saja. Kështu nuk mund të themi se në këtë rast gruaja surugato thjeshtë e ka mitrën si një “dhomë hotelerie”, por ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht nga ky kombinim qelizor me embrionin, prandaj përsëri dorëzimi i fëmijës mbas lindjes është një braktisje si fizike ashtu edhe morale madje poshtëruese edhe çnjerëzore.
Kjo vërehet edhe në lidhjen emocionale që krijon gruaja surugato me fëmijën por edhe në vrasjen e ndërgjegjes kur ajo braktis fëmijën që lindi prej mitrës së saj, pavarësisht se asaj i është thënë ose e autosugjestjonon vetëveten se është thjesht një “kuti” mbartëse dhe thjesht po bënë një punë kundrejt pagesës edhe kaq.
Ngjizja, mbartja, formimi dhe lindja e një fëmije nuk është punë por misioni më i lartë i një qenie njerëzore burrë edhe grua dhe sidomos i gruas që bëhet automatikisht nënë e fëmijës edhe kur kemi inseminim artificial me surugacian si tradicional edhe gestacional.
Në të tilla raste kemi edhe probleme të tjera etike që kanë pasoja jo vetëm tek të rriturit por edhe tek vetë fëmija. Kur probleme kur fëmijën e porosit një prind single apo një çiftë homoseksual, atëherë fëmija ngjizet edhe lind duke ju mohuar e drejta e zgjedhjes. Ai vendoset në një habitat jonatyral për rritjen edhe edukimin e tij dhe kur fëmija të rritet edhe të kuptojë do të ketë patjetër impaktin e tij negativ në aspektin psikologjik dhe social, ose do të keq ritet jashtë natyralitetit me prindërit dhe abjentin ku e vendosën.
Të rriturit nuk duhet të harrojmë se fëmija nuk është një send apo detal, kukull apo rrobot që krijohet nëpërmjet teknologjisë por një qenie unike njerëzore e krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla) me personalitetin e tij të veçantë, i cili ka të drejtë si të gjithë njerëzit të ngjizet të lindë dhe të rritet në kushte të natyrshme sipas rregullit të kijesës dhe Krijuesit.
Asnjëherë nuk duhet menduar se Krijuesi dhe feja në Zotin janë kundër shkencës, përkundrazi në Bibël ne lexojmë këto fjalë domethënëse për rolin e shkencës së mjekësisë edhe mjekut: “Nderoje mjekun sikurse i takon, sepse edhe atë e ka krijuar i Shumëlarti. Ka raste kur shërimi është në dorën e tyre, por edhe ata i luten Zotit që t’i drejtojë në njohje e të vërtetë e ta shpëtojë të sëmurin” (Sirakidi 38:1;11).
Por shkenca e mjekësisë edhe roli i mjekut kanë një kufi etik dhe moral, nuk kanë të drejta supreme mbi njeriun.Ngjizja e një qenieje njerëzore në laboratorin e ftohtë, larg nga ndjenjat dhe emocionet e kontaktit seksual natyral, ku çifti i bashkuar në dashuri (agape dhe eros) bëhet një mish i vetëm, ka si pasojë direkte çshenjtërimin e kontaktit bashkëshortor, i cili është i bekuar në martesë dhe shenjtërohet nga Kisha në misterin e martesës ku merret bekimi i Zotit dhe urimi për fëmijë: “O Perëndi i shenjtë, që formove njeriun prej dheu dhe prej brinjës së tij krijove gruan dhe ia dhe si ndihmëse, sepse kështu i pëlqeu madhërisë sate, që njeriu të mos jetë i vetëm mbi dhe; Ti dhe tani, o Zot, ndeje dorën tënde prej banesës sate të shenjtë dhe bashkoje shërbëtorin tënd (aksh) me shërbëtoren tënde (aksh) se me anën tënde bashkohet burri me gruan. Bashkoji me një mendim, kurorëzoji me një trup; falu fryte barku dhe gëzimin me fëmijë. Se yti është pushteti dhe jotja është mbretëria dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. (Urata për çiftin në Misterine Martesës në Kishën Orthodhokse)
Prandaj edhe pse Krijimi i njeriut në një laborator me të vërtet është një arritje e madhe për shkencën kjo nuk justifikon humbjen e natyralitetit të ngjizjes, lindjes së një qenie njerëzore sepse kështu sfumohet apo humbet indetititeti njerëzor dhe ai kthehet në një mall për konsum apo thjesht argëtim.
Nuk duhet të çuditemi se sot surugacioni është kthyer në një industri me fitime shumë të mëdha për kompanit që organizojnë surugacionin si atë legal por edhe atë ilegal, ky i fundit funksionon në Shqipëri ku edhe pse nuk ka një ligj pro ose kundër përsëri surugacioni kryhet dhe duke qënë çmimet më të lira se tregu evropian ka një kërkesë të madhe nga klientët brenda edhe jashtë vendit.
Nqs fëmija nuk sigurohet me rrugë natyrore, por me teknologji, ai atëherë edhe mund të refuzohet. Një qasje e tillë është e krahasueshme me trajtimin e foshnjës njerëzore si një mall për shitje, sipas shijeve të atyre që e kërkojnë dhe kjo është përkatësisht e njëjtë me skllavërimin.
Ka raste që ata që e kanë porositur fëmijën për arsye të ndryshme nuk e marrin fëmijën e refuzojnë, p.sh fëmija mund të dali me probleme shëndetësore, ose nuk përballohet financiarisht, ose vdesin porositësit. Çfarë do të bëhet me këtë fëmijë që lind nga një nënë surugato dhe ajo e braktisë dhe porositësit nuk e marrin dhe kontrata prishet pavarësisht pagesave?
Do të vritet me abort apo do të lindë? Kush do ta marrë, kompania, apo do të shitet si mall konsumi në tregun çnjerëzor për transplante të organeve, apo kënaqësive të manjakëve, apo akoma më keq për t'ju marrë mes torturave nga trupi i tyre i njomë “adrenocrom” që u shitet miljarderëve si drogë për rinimin e tyre pervers, apo do të rritet dhe do të përgatitet si ushtar “mish për top” për elitat dhe ushtritë e tyre?
Edhe pse mund të ketë arsye të “justifikuar” në pamundësi të nënave për të bërë fëmijë në mënyrë natyrale, sot surugacioni po bëhet një trend në ritje edhe nga reklamat e vipave , artistave, të famshmëve sipas botës, që duke pasur para mendojnë se mund të bëjnë gjithshka me tekat e tyre manjake.Sot suragacionin po e kërkojnë më shumë gra që nuk duan të kenë fëmijë natyralisht sepse ato duan të shmangin mundimet e lindjes, shëndetin, deformimet e barrës, karrierën, ose duan të kenë prindërim singëll, apo janë çifte homoseksuale .
Për këto arsye kërkojnë të kenë një fëmijë në këtë mënyrë që është një mohim i ndjenjës së amësisë.
Kjo grua ose kush do që do ta mari këtë fëmijë në zotërim nuk do ta dojë natyrshëm fëmijën sepse ajo refuzoi dhe nuk u bë një mish me fëmijën dhe as fëmija me atë, kështu do të ketë probleme psikologjike dhe sociale midis prindërve edhe fëmijëve të ardhur nga gra surugato, ashtu si i shikojmë dhe dëgjojmë që gratë që kanë zgjedhur këtë mënyrë të amësimit janë penduar për atë që kanë bërë.
Por edhe gratë surugato mos të mendojnë se janë duke kryer një profesion dhe nuk kanë asnjë llojë përgjegjësie për fëmijën që mbillet, formohet dhe lindi nga mitra e tyre, sikur po bëjnë një punë të ndershme që dhe pse kur pyeten japin përgjigje tipike: “Nuk e kam menduar kurrë që është foshnja ime”, "Nuk është fëmija im, por “vetëm e mbaj” dhe “Ndihem si një hotel” “Nuk ndjeva asnjë angazhim, pasi gjithmonë e kisha parasysh që nuk më përkiste mua”.
Përsëri ndërgjegjia, që është zëri i Zotit i akuzon se ato gra surugato që pavarësisht rrethanave kanë kryer një mëkat madje një krim antihuman dhe patjetër do të përgjigjen, në mos përpara njerëzve do japin llogari përpara Zotit dhe fëmijëve të tyre që i braktisën.
Materniteti zëvendësues, qoftë altruist ose jo, bën që gruaja ta shohë veten si një "mjet riprodhues" dhe zhduk marrdhënien natyrore mes nënës dhe fetusit, fëmijës, duke e ulur dinjitetin e gruas sepse e tregon trupin e gruas një arë që mbillet edhe korret për fitime. Surugacioni konsiderohet prostitucion që ashtu si gruaja i jep trupin e saj dikujt për kënaqësi në këmbim të pagesës, kështu ajo jep edhe mitrën e saj kundrejt një pagese.
“Praktika e zëvendësimit garanton një pamje utilitare të dimensioneve më intime të trupit të një gruaje, e cila ndonjëherë merret me qira për para ose jepet hua për miqësi. Ngjashmëritë me prostitucionin apo shthurjen janë të dukshme” (At Philip Le Masters)
Patejtër kjo është edhe një axhendë me një prapavijë e fshehtë me qëllim antihuman, që duan të krijojnë fëmijë me insiminm artificial si kafshët, si me surugacion, apo edhe vetëm me mitër artificiale, sepse duan që të ngjizet dhe lindë një brez pa dashuri me ftohtësi e armiqësi edhe në familje mes prindërve , fëmijëve , që pastaj ti matrikojnë dhe ti përdorin si makina të gjalla për axhendën e tyre eusforike të kohës së re “ New Age” që cilësohet si koha e antikrishtit dhe si koha më famëkeqe dhe çnjerëzore në historinë e e njerëzimit.
Si përfundim ato çifte që nuk kanë fëmijë natyror duhen të dinë se lindja e fëmijës nuk është qëllimi i martesës, por bërja një e çiftit, ashtu si Zoti tha: “njeriu do lërë atin dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e tij edhe do të bëhen një mish i vetëm”(Zanafilla). Çifti bëhet një mish edhe kur nuk ka fëmijë, prandaj në krishterim edhe kur çifti për shkak të shterpësisë ose vet vullnetit të Zotit, nuk ka fëmijë përsëri martesa është e suksesshme, por vetëm shmangia e fëmijëve nga rehatia personale nuk është e pranueshme madje cilësohet mëkat, këtu futet edhe surugacioni .
Gjithçka shikohet dhe trajtohet nën vullnetin dhe dashurinë e Perëndisë, prandaj Kisha nuk e shikon shterpësinë si një tragjedi, por si një mundësi që Zoti jep që martesa të marrë një karakter më shpirtëror, madje e thërret çiftin të bëjë një vepër më të madhe të prindërimit se ai natyror , ai shpirtëror siç është rasti i adoptimit të fëmijëve jetimë ose të braktisur.
Birësimi është veprim më i madh human sesa të pasurit fëmijë natyralë. Shën Kozmai i Etolisë thoshte në lidhje me këtë: “Merr o vëlla dy djem të varfër që t’i bësh djem shpirtërorë, të kesh shpërblim nga Perëndia dhe të nderojnë edhe njerëzit” (Studimi V) Në birësim jo vetëm prindërit adaptues bekohen nga Zoti dhe nderohen nga njerëzit por edhe fëmija që ata do të rrisin kur të rritet dhe do ta kuptojë mirësinë e tyre do ti dojë dhe do ti nderojë më shumë sikur ata të ishin prindërit e tij natyror.
Fëmijët që janë sjellë në jetë me sorugacion kur të rriten dhe të marrin vesh se janë lindur me një grua surugato, sepse nëna refuzoi ngjizjen natyrore, për arsye egoiste, reagojnë keq madje janë ndarë nga prindërit e tyre porositës dhe i kanë mallkuar ata që gjetën këtë mënyrë antihumane që ata të ngjizen dhe të lindin.
Por jo vetëm fëmijët por mbi të gjitha Perëndia, Krijuesi dhe Gjykatësi do ti dënojë, ata, ato vetë që kërkuan këtë mënyrë antihumane për të patur një fëmijë bashkë me gratë surugato që pranuan për para dhe të gjithë ata që e ligjëruan e kryejnë dhe industrializuan sot këtë skallvëri fëmijësh për fitime çnjerëzore, duke ju thënë të gjithëve: “Mjerë bota për skandalet! Sepse është nevojshëme të vijnë skandalet, por mjerë ai njeri për faj të të cilit do të vijë skandali!”(Mateu 18-7)
Miron Çako katekist