SI NDIKON NË JETËT TONA FENOMENI BIG BROTHER
November 20, 2024 at 1:32 pm,
No comments
Nga Katekisti: Miron Çako
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bërë shumë bujë, me shumë ndjekës që arrin të kontrollojë pothuajse të gjithë kohën dhe emocionet e shumë njerëzve. Madje ka bërë aq shumë tifoz dhe simpatizues sa që me orë të tëra qëndrojnë të fiksuar në ekranet e TV apo edhe në rrjetet sociale me klikime dhe like.
Por çfarë është Big Brother?
E para duhet të dini se Big Brother është një programacion televiziv që patjetër ka domethënien, qëllimin e vetë dhe nuk është thjeshtë një argëtim.
Fillesat i ka të inspiruara shumë kohë më parë.
Në vitin 1949 u botua një roman që quhej “1984”. Ai që e shkruajti romanin quhej George Orwell, i cili bëri një roman me fantazi duke thënë se do vinte një pushtet diktatorial në Angli që do kontrollonte në mënyrë të drejtpërdrejtë gjithë shtetasit. Kjo ishte një parti politike që quhej Big Brother ose e thënë ndryshe “Vëllai i madh”. Autori ishte i inspiruar nga regjimi totalitar i bashkimit sovjetik dhe shoqëritë okulte që ndikuan dhe kontrolluan jetën e miliona njerëzve për shumë dekada në Evropën Lindore. Por ky kontroll mbi masat u realizuar çuditërisht mbas disa kohësh edhe në perëndim, pavarësisht qeverive demokratike që ishin të istaluara aty.
Në vitin 2013 një punonjës i agjencisë së zbulimit në SH.B.A Edward Snowden nxori një informacion të klasifikuar në gazetat më prestigjioze, si ajo e “The Gardian” dhe “Uashingtoni”, ku ai provonte se vizionet profetike të Orwell nuk ishin thjeshtë fantazi, sepse qeveria e atëhershme e SH.B.A nëpërmjet metodave survejuese, nëpërmjet rrjeteve të internetit, si dhe çdo lloje forme apo mënyre tjetër survejimi, kishte kontrolluar shumë njerëz nga e gjithë bota dhe u publikuan shumë përgjime që krijuan shumë probleme shtetërore dhe private.
Sote dimë se survejimi masiv është bërë shumë i aksesueshëm nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë, si asaj vizuale apo zanore duke e bërë të mundur këtë me anë të kamerave ose me anë të aparateve të përgjimit të cilët janë futur në përdorim të përditshëm dhe që ne i mbajmë rreth e qark. P.sh. nëpërmjet internetit, televizorit, kompjuterit, celularit, kamerave që gjenden jashtë në qytet në rrugë ne survejohemi çdo ditë.
Këto informacione klasifikohen nga organizma të ndryshme, shtetërore, apo agjenci të zbulimit etj dhe pothuajse të gjithë kemi dosjet tona elektronike.
Në Bruksel është një kompjuter gjigand që quhet “Bisha” që regjistron të gjithë banorët, pra ka një kapacitet për të regjistruar në mënyrë elektronike të gjithë banorët dhe secilin shtetas të Evropës.
Sot jetojmë në një kohë të survejimit elektronik që ka të mirat edhe të këqijat e veta. Edhe Big Brother është një programacion televiziv i ndërtuar në këtë mënyrë ku disa individ futen në një ambient të improvizuar si një shtëpi për një periudhë kohore të caktuar, zakonisht tre muaj dhe atje ata survejohen nga kamerat dhe të gjitha aparatet e dëgjimit.
Gjithë jeta e tyre nuk është më private, por është një jetë që shikohet dhe kontrollohet nga të gjithë. Ndërkohë njerëzit jashtë krijojnë simpatit, antipatit, opinionin e tyre dhe japin pikët e tyre dhe në fund sipas votimeve dhe sipas disa kritereve shpallet edhe një fitues. Fituesi merr një çmim, që nuk është vetëm një stimul moral por edhe një shumë e madhe parash prej mijëra eurosh.
Fillimet e para Big Brother i ka pasur në Hollandë në vitin 2000. Pastaj dalëngadalë ky programacion kaloi edhe në vende të tjera të Evropës dhe po ashtu edhe në Shqipëri ku është kthyer në një programacion të përvitshëm.
Këtë vit është: “Big Brother Vip 3”. Quhet kështu sepse njerëzit që janë përzgjedhur dhe futur brenda nuk janë njerëz të thjeshtë por që kanë një influencë të gjerë në mbarë shoqërinë. Janë individ “vip” domethënë kanë ndikim në kulturë, në art, në politikë, në shkenca etj. Jeta e këtyre individëve, të zgjedhur tani shihet live nga të gjithë në çdo orë të ditës.
Dikush mund të thotë: “Çfarë të keqe ka që një person pranon në lirinë e tij që të kontrollohet, të shikohet, të nominoet, të simpatizohet ose të kundërshtohet? Patjetër që kjo është në lirinë e individit. Askush nuk i ka futur me zor ata njerëz aty brenda dhe ata e dinë se po monitorohen 24 0rë.
Problemi është që ky nuk është vetëm një program argëtues por siç edhe autori i librit “1984” George Orwell e kishte profetizuar se do vijë një kohë që njerëzit do të survejohen nga elitat dhe ja që ajo kohë duket ka ardhur.
Njerëzit po survejohen dhe kjo tashmë është kthyer në një argëtim, tip loje. Por, ka një problem që ne në adrenalinën e kureshtjes njerëzit harrojnë se njeriu është një qenie personale, që përveçse ka një marrëdhënie shoqërore që ekspozohet, ka edhe jetën e tij personale dhe private që nuk duhet të shikohet nga të gjithë sepse ka pasoja si për personin që ekspozohet po ashtu edhe për ata që ndikohen nga ekspozuesi.
Duhet të dimë se kur monitorohemi ne humbasim privatësinë dhe duke humbur privatësinë ne humbim lirinë. Liria është një nga atributet më të mëdha që Zoti i ka dhënë njeriut dhe liria e arsyshme e tregon njeriun të krijuar sipas ikonës dhe ngjashmërisë të Perndisë ( Zanafilla 1-26), por liria është edhe përgjegjësia më e madhe që ka njeriu. Liria e dallon njeriu dhe nga kafsha ose sendet. Kafshët nuk kanë liri, kafshët ecin në bazë të instinktit prandaj jetojnë në kope ose vetëm sipas instinktit natyror. Kurse njeriu duke pasur shpirt mendor ka liri të zgjedhë ose një jetë personale ose një jetë shoqërore, sipas arsyetimit dhe rethanave.
Çështja është se tani dalëngadalë njerëzit po mësohen se jeta private nuk është shumë e rëndësishme. Nuk është më turp tani që ta lësh perden e dhomës së gjumit hapur që mund të shohë komshiu ose të ekspozosh jetën tënde private, intime që ta shohin të tjerët. Nuk ka më turp, njeriu mund të ekspozohet mund të dalë në shesh “lakuriq”.
Në fillim ky ishte një koncept shumë i vështirë për tu pranuar, madje ishte një turp dhe i dënuar nga shoqëria e emancipuar, por dalëngadalë sot kjo është bërë diçka normale, trendi, që po promovohet kudo sidomos me programacionin “Big Brother”.
Çështja tjetër është se personat që janë brenda në “Big Brother” bëjnë një lojë. Ata inskenojnë dhe loja e tyre ka për qëllim që dikush duhet të fitojë dhe sipas regjisë lojtarët duhet të intrigojnë situata, skena, vetëm ose në grupimet e tyre, patjetër për tu nominuar dhe për të fituar në fund, por personat nga jashtë që i shikojnë mendojnë se këto janë gjëra reale dhe ai që po i shikon me indiferencë apo me kërshëri patjetër edhe pa kuptuar futet brenda një loje psikologjike, dhe manipulohet emocionalisht. Psh sa njerëz u manipuluan dhe u shqetësuan në “Big Brother Vip 2”, ku njëri nga banorët u shpreh që vuante nga një sëmundje kanceroze, e cila në fund dole se ishte thjesht një lojë.
Diçka tjetër në të cilën “Big Brother” ndikon në mentalitetin e turmës është se këta persona, aq më tepër kur mendohet se janë persona vip, njerëz të dalluar të shoqërisë, me performancën e tyre ndikojnë në shoqëri dhe bëhen shembuj imitimi.
Turma imiton dhe pak janë ata që kanë personalitet dhe nuk ndikohen nga fjalët, gjestet dhe jeta e tjetrit. Njerëzit naiv mendojnë se duhet të bëjnë të njëjtën gjë që ky personi vip bën pra duhet të ndjek atë dhe kështu fillohet imitimi i këtyre individëve të cilët bëjnë lojën e tyre.
Njerëzit fillojnë të ndikohen nga ajo çfarë shikojnë dhe dëgjojnë dhe i imitojnë ata njësoj si majmuni, në veshje, modele flokësh, gjeste, fjalë edhe në mënyrën e jetesës dhe kështu humbasin personalitetin e tyre, dalin jashtë vetes dhe po ashtu vesi i lojtarit bëhet pasioni i shoqërisë.
Harxhohet një kohë e madhe duke u marrë me këtë programacion.Gjithashtu njerëzit lënë punët e përditshme dhe janë të fiksuar dhe nuk bëhet fjalë për disa minuta, por bëhet fjalë për orë të tëra madje duke e ndjekur edhe gjatë natës, duke qëndruar pa gjumë. Ky është gabim i madh sepse nuk merresh me jetën tënde, por harxhuar kohën tënde të çmuar me lojën e tjetrit.
Mësohemi që të mos merremi me problemet tona por të shikojmë problemet e të tjerëve. Çfarë po bën tjetri? Na shtohet kurioziteti për tu marrë me problemin e tjetrit si duke parë jetë e tjetrit tek “brima e çelsit” dhe kjo kthehet në një perversion kolektiv .
Prandaj janë shumë shkaqe që japin pasojat e tyre negative si për ata që janë brenda në Big Brother por edhe për ata që janë jashtë.
Çdo njeri ka lirinë e tij për ta parë, për të qenë simpatizues dhe tifoz i Big Brother, por ne të krishterët duhet të dimë që jemi ndryshe nga bota dhe nuk kemi mentalitetin e botës, madje i rimë kundër asaj, ashtu siç thotë edhe shën Joani: “Nuk e di se lakmia e syve, dëshirimi i mishit dhe krenaria e jetës nuk janë nga Ati, por janë nga bota dhe bota shkon, kurse ai që bën vullnetin e Atit ai mbetet gjithmonë”.( 1Joani 1 ; 15-17)
Apostull Jakovi na thotë këto fjalë: “A nuk e dini ju se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë?”(Jakovi 4-4)
Një i krishterë që lutet, bën një jetë misterore, ka një vizion shpirtëror për jetën dhe çdo ditë e shikon si një mundësi që Zoti ja dha që të përgatitet, sepse koha mbaron dhe vjen dita pë tu ballafaquar me Zotin, në qoftë se kalon kohën me Big Brother bën një gabim të madh sepse apostulli na thotë :“ Përdoreni mirë kohë, se po jetojmë ditë të këqija” ( Efesianët 5 15-16)
Ne nuk kemi kohë për të humbur duke u marrë me jetët e të tjerëve. Duhet të bëjmë atë që Zoti na paralajmëroi: “Hipokrit hiqe trarin nga syri yt, pastaj shiko ashklën tek syri i tjetrit”( Mateu 7-5). Zoti Jisu Krisht na thotë që nuk keni kohë të merreni me veten tuaj si merreni me jetët e të tjerëve. Ju keni një tra të madh! Dhe një tra i madh nuk hiqet me një sëpatë, por duhet ti biesh me shumë që ta copëtosh dhe ta heqësh. Zoti thotë ke punë të madhe të merresh me veten dhe nuk të del koha, ndërsa ti e konsumon këtë kohë dhe merresh me të tjerët. Për më tepër kur ato janë probleme të improvizuara, skenike dhe ti je i manipuluar ,
emocionalisht,moralisht, kulturalisht.
Marim një kulturë të gabuar, humbjen e privatësisë ose atë që ne i themi turp dhe cipë morale. Zoti e pajisi njeriun me turp për gjërat të cilat i ka intime dhe private dhe nuk duhet ti ekspozoj. Por nëse duke parë që këta njerëz nuk kanë turp të flasin, të ekspozohen në forma dhe situata të ndryshme , sa intime dhe sensuale publikisht atëhere rezikojmë ti imitojmë sepse: “.Mos u mashtroni: shoqëritë e këqia prishin doket e mira .” ( 1 Korintasve 15-33)
Kjo është një gjë e gabuar që do të ndikojë jo vetë tek të riturit por edhe tek fëmijët, sepse fatkeqësisht këto lloj programacionesh shihen së bashku me fëmijët. Çfarë po ndodh sot në familje? Sot brenda familjes ka ikur turpi. Fatkeqësisht nuk po ka më turp prindi të rrijë gjysmë i zhveshur para fëmijës edhe fëmija të rrijë gjysmë i zhveshur para prindit. Nuk kanë turp të shikojnë së bashku skena në TV edhe përtej asaj që quhet morale, dmth skena erotike. Nuk është më turp që edhe prindi të bëjë skena intime edhe kur fëmijët janë afër sepse kështu bëjnë edhe vipat në Big Brother.
Dhe çfarë po vjen duke parë edhe imituar këto programe liberale nga na morale që të pamoralshmen e bëjnë normale si ‘Big Brother”, “ Përputhen” etj?
Po vjen shthurja morale në shooqëri por edhe brenda familjes ku këto programacione konsumohen për ditë më shumë se buka, prandaj po dëgjojmë që edhe brenda familjarëve po shfaqen në ritje tundime të mëkateve trupore, deri në inçest.
Më e keqja është se po mësohemi të na survejojnë, që nuk ka problem që dikush të na vendos një kamer, të na shikojë, të na dëgjojë, të na transmetojë ashtu siç jemi. Sot njerëzit po mësohen me këtë. Koj është një strategji që ka filluar dhe po vazhdon sipas një skenari eusforik dhe antihuman.
Ne të krishterët jemi paralajmëruar në Shkrimin e Shenjtë që do të vijë koha që botën do ta sundojë një person, që në fillim do duket sikur është Krishti. Ai do të jetë i shpallur si lideri më i madh politik, fetar, ekonomik që do të zgjidhi gjithë problemet sociale, ekonomike, fetare dhe gjithë pengesat që kanë njerëzit sot në bashkëjetesë dhe do vendosi mirqënjen dhe kohën e paqes globale.
Kjo në fakt do të jetë koha e antikrishtit, periudha më e keqe që ka parë njerëzimi që nga krijimi. Antikrishti do të ketë një kontroll digjital të përkryer për të kontrolluar jo vetëm çfarë thonë dhe çfarë bëjnë njerëzit por do të ndikojë me anë të teknologjisë edhe në psiqikën e tyre, në mendimet e tyre me anën e IA (inteligjenca artificiale) që sot po propagandohet si kulmi i teknologjisë dhe i një të ardhme të lumtur . Shenjtorët si shën Paisi, na ka paralajmëruar se do të vij gradualisht pa e kuptyar turmat: “Nuk shkohet menjëherë pas këtij trendi, shkohet hap pas hapi” dhe ne na duket normalitet.
Në Kinë, në kohët kur ishte diktatura e Mao Ce Dunit, ishte urdhër nga qeveria komuniste që njerëzit të mos kishin perde nëpër dritare. Qeveria duhej në çdo moment të zgjaste kokën dhe të shikonte çfarë bëje ti në dhomë. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Elitat dhe grupet okulte sot kanë fituar të drejtë të na survejojnë, kontrollojnë në mënyrë dixhitale dhe të ndikojnë edhe në mënyrën tonë të të menduarit dhe të të jetuarit, dhe më pas duke na vënë dhe një damkë që të na bëjnë kavje, pa liri.
Prandaj kini kujdes sepse gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Çdokush ka liri të bëjë çfarë të dojë, por ne si të krishterë duhet ti përzgjedhim gjërat. Ato që nuk janë të mira nuk duhet ti pranojmë. Nuk duhet të konformohemi me botën, përkundrazi duhet ta kundërshtojmë botën, atë që na kontrollon lirinë, privatësinë dhe gjithë gjendjen tonë emocionale.
Nuk bëhet fjalë vetëm për Big Brother, por për çdo lloj progaramacioni TV që kërkon të manipulojë dhe kontrolloj emocionalisht dhe moralisht me propagandën e tyre të inskenuar në një botë, pa gardhe, pa perde, padritare, pa moral, si kafshët e pyllit në livadh.
Shën Kozmai na ka paralajmëruar për rrezikun e keqpërdorimit të TV: “Do të vijë koha kur djalli do të flasë në shtëpitë tuaja nga një kuti dhe brirët do ti ketë në çati”. Kur e dëgjonin të krishterët e parë nuk arrinin dot ta kuptonin se çfarë donte të thoshte me një kuti, dhe djalli të flasë nga aty, dhe brirët në çati. Por ja që profecia e shën Kozmait u realizua. Televizori në vetvete (dhe këtu futet edhe kompjuteri, telefoni, çdo gjë që ka ekran) është një shpikje shumë e madhe e njerëzimit dhe respektohet, por keqpërdorimi ka sjellë një dëm shumë të madh.
Nëse nuk do kishte këtë ndikim televizori bashkë me internetin, shoqëria nuk do të ishte kaq e shthurur moralisht dhe e zfazuar sa është sot.
Prandaj të kemi kujdes se çfarë shohim në televizor dhe mos harroni “Big Brother” do të thotë “Vëllai i Madh “që të kontrollon, shikon dhe ndikon jetën tonë duket është një pararendës që po përgatit turmat për kohën e antikrishtit, kohë që po është afër, ashtu si profetizon Aposulli i kombeve Pavli :
"Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti. Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës,që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë! ( 2Selamikasve 2 ;7-12)
Miron Çako katekist.