TRE TUNDIMET E KRISHTIT JANË TRE TUNDIMET TONA
November 20, 2024 at 1:54 pm,
No comments
Nga Katekisti: Miron Çako
Tek Ungjilli sinoptik ( të ngjashëm ) Mateut , Markut dhe Lukës , na flitet për tre tundimet e Krishtit në shkretëtirëN e Jordanit nga tunduesi (djalli).
Këto tundime tek Mateu ( 1 1-11) dhe Luka ( 4 1-13) janë të ngjashme, vetëm se tundimi i dytë edhe i tretë ndryshon vendin , ndoshta Mateu që e shkruajti Ungjillin për Izraelitet i vendos këto tundime në këtë mënyrë për të treguar edhe rendin e tundimeve të Izraelit në shkretëtirë, (Eksodi 16-17) ku ndryshe nga Izraeli rebel Krishti (Mesia) i Izraelit iu bind Perëndisë dhe nuk u rebelua edhe pse u tundua.
Tek Ungjilli sipas Mateut lexojmë
“Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
3 Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ''Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë''.
4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"''.
5 Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
6 dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t'u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"''.
7 Jezusi i tha: ''Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.
8 Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,
9 dhe i tha: ''Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron''.
10 Atëherë Jezusi i tha: ''Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"''.
11 Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.”(Mateu 1;1-11)
E para duhet të dimë se në shqip fjala tundim vjen nga latinishtja temtare dhe do të thotë : “nxit dikë të bëjë diçka të keqe, duke ia paraqitur si të mirë; dmth josh, mashtroj; e shtie në ngasje, e shtyj në mëkat
Kurse në greqisht (πειρασμός) pirazmos ka dy kuptime të provojë dhe të vërtetojë .
Tunduesi është djalli , i cili si një kryeëngjëll i rënë,që tundojë veten nga krenaria (Isaia 11-15) dhe po ashtu engjëjt në parajsën qellore (Zbulesa 12-43) dhe u rëzuan , si vetëtima nga qielli ( Luka 10 19) ai është tunduesi i Evës ,( Zanafilla 3-6-7) i Kainit që vrau Abelin ( Zanafilla 4-7) i Judës kundër Krishtit (Joani 13-27)i çdo mëkatari mbi tokë, po ashtu ai guxojë të tundojë edhe Krishtin ( Mateu 4 1-11).
Pse Fryma e Shenjtë e çojë Krishtin për në shkretëtirë , që të përballej me tundimet e djallit?
Patjetër ky ishte vullneti i Perëndisë , sepse Jisui si Biri i njeriut është Adami i dytë( 1 Korintasve 15-22-23 ;45) dhe meqënëse djalli e fitoi përballjen me Adamin e parë dhe e mashtroi me anën e gruas për të ngrënë frutin e ndaluar (Zanafilla 3-6) që Perëndia ua kishte ndaluar me kërcënimin e vdekjes ( Zbulesa 2 -17) , atëhere njeriu Adami dhe fara e tij jo vetëm vdiqën shpirtërisht edhe trupërisht por djalli me demonët u bënë sunduesit e tokës dhe qiellit rreth tokës, prandaj quhet ;“Perëndia i këtij shekulli”( 2 Korintasve 4-4) ku; “e gjithë bota gjendet në ligësi “ (1 Joanit 5-19) dhe; “lëngo nën pushtetin e vdekjes” ( Romakëve 7 19-22), sepse djalli në këtë botë ka pushtetin e vdekjes tek të gjithë banorët e saj ( Hebrejnve 2-14-15)
Jisui si Biri i Perëndisë është i pamëkatshëm , por edhe si Biri njeriut gjithashtu është i pamëkatshëm , sepse nuk trashigoi as mëkatin e Adamit pasi lindi prej Shpirtit Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari ( Luka 1-35) dhe po ashtu ai nuk mëkatoi personalisht ( Joani 8-48) ( 2 korintasve 5-21) ( 1 Petros 2-22) .
Krishti nuk mund të mëkatonte sepse ai bënte vetëm atë çfarë shikonte dhe bëntë Ati ( Joani 5-19) kështu djalli nuk kishte asnjë të drejtë mbi Jisuin , sepse djalli ka pushtet vetëm tek ata që lindin në mëkat që i tundon ata nga brenda , sepse; “ në mëkat më lindi nëna ime” ( Pslami 50) dhe ;“Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje. ( Psalmi 58-3), kurse Krishtin ai guxoi që ta tundojë nga jashtë .
Krishti duke qënë i pamëkat si njeri dhe i bashkuar me natyrën hyjnore në mënyrë të pandashme dhe pa përzierje , nuk mund të mëkatonte , tek ai nuk mund të lindin epshe , apo pasione mëkatre si tek fara e Adamit dhe kështu tundimi për Krishtin u lejua që të vërtetohet se Ai nuk mund të mëkatojë dhe ky është Shpëtimtari i njerëzve që djalli nuk mund ta mundi dot më , sepse , prandaj edhe apostull Pavli na thotë : “Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t’u bërë pajtim për mëkatet e popullit. sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t’u vijë në ndihmë atyre që tundohen."(Hebrenjve 2 ;17-18)
Djalli në këtë përballje të parë me Krishtin i theu hundët e tij ,dhe kjo ishte goditja e parë që mori nga Krishti në ringun e ndeshjes kozmike dhe përfundimisht djalli ai do të binde në okdaun në tundimin e dytë që do t’i bënte Krishtit kur t’i nxiste turmat që ta kryqëzonin.(Joani:19-6)
Krishti edhe pse nuk mund të mëkatonte, sepse ai nuk mund të bëntë asgjë me autoritetin e tij por çfarë i thoshte Perëndia ( Joani 5-30), ai u tundua me të vertetë dhe tundimet e tunduesit ishin reale , por nuk mëkatoi , nuk u rebelua si Adami , prandaj tundimi i Jesuit nuk u lejua për Krishtin por për ne , sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t'u vijë në ndihmë atyre që tundohen.( Hebrejnve 2-18) dhe kjo fitore e Krishtit na jep siguri se kur bashkohemi përfundimisht me Krishtin ne nuk mund të tundohemi apo të rrëzohemi përsëri nga tunduesi , sepse apostulli i kombeve : "Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua." (Galatasve 2:20) “Dhe në qiellin e ri dhe tokën e re , ku do jetë Perëndia bashkë me popullin e tij nuk do ketë më tundim , as edhe më mëkat, dhe fatkeqësi ( Zbulesa 21 1-5), por do të jepet hiri i pagabushmërisë si i Krishtit i cili bënte vetëm çfarë shinte se Ati bënte ( Joani 5-19)
Tre tundimet e Krishtit nuk ishin gjëra të reja që i shpiku mendja djallëzore e satanait por ato që ishin tek pema e dijes , ashtu si na thuhet tek Zanafilla : “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.”( Zanafilla 3 -6)
Pema e dijes nuk ishte e mallkuar dhe nuk ishte vënë përpara njerëzve për tundim nga Perëndia , por që njeriu të ushtrohej në lirinë e tij dhe të rritej në bindje dhe pastaj ai do të lejohej ta hante frutin e dijes për të marrë gjithë dijen përreth atij.
Etërit e shenjtë sqarojnë :“Pema e njohjes ishte për të provuar dhe për të stërvitur. Njohja është diçka e mirë për ata që janë pjekur, por e keqe për atë që është i papjekur, si një ushqim i fortë që u jepet bebeve të njoma të cilat kanë ende nevojë për qumësht”.(Shën Vasili i Madh)
“Pema e njohjes ishte e mirë dhe fryti i saj ishte i mirë. Se nuk ishte pema që mbarte vdekjen në vetvete, por mosbindja. Sepse te fryti nuk kishte asgjë tjetër përveç njohjes dhe njohja është mirë kur përdoret me dallueshmëri. Por Adami duke qenë fëmijë në moshë, nuk ishte i aftë për ta pranuar njohjen denjësisht” (Shën Theofili).
Pra tunduesi nuk mund të gjente asgjë të keqe në botë, por ajo që ishte e ndaluar tek njerëzit nga vullneti hyjnor për një kohë të caktuar ai i nxit që njerëzit ta kryejnë paraprakisht me sygjerimin e djallit, prandaj edhe tundimet e Krishtit nuk janë gjëra të këqija në thelb por janë një sygjerim i djallit që Krishti mos t’i bindej Atit, por djallit .
Prandaj edhe ne mos i presim tundimet gjithmonë të këqija në përmbajtje në dukje në thelbin e gjësë, por një nxitje për rebelim të vullnetit hyjnorë që për ne është më e mira e mudshme, sepse tek njeriu janë tre mendime , njëra është nga Zoti, njëra është nga vetë njeriu dhe tjetra është nga djalli, Zoti pranon vetëm të vetën tek njeriu dhe njeriu duhet t’i bindet vetëm vullnetit hyjnor si e mira e përsosur.
Tundimet e Krishtit ndryshojnë nga tundimet e Adamit, sepse ai i kishte të gjitha në parajsë , mund të hante nga të gjitha , por nuk mund të hante vetëm nga një frut dhe kjo e bënte shumë të lehtë përballjen me tunduesin, kurse Krishti agjërojë 40 ditë në shkretëtirë dhe e mori uria .
Uria e Krishtit tregon se ai kishte marrë natyrën njerëzore që kishte nevoja dhe e varur nga natyra fizike , gjumi, ushqimi, frymorja , etj, pra ai ishte njeri i si ne por pa mëkatuar , dhe mbajtja 40 ditë e agjërimit nuk ishte e nevojshme për Krishtin, sepse agjërimi ishte praktikë pendimi i mëkatarëve, si na thotë tradita që mbajti Adami edhe Eva tek dyert e parajsës dhe një pregatitje e mëkatërëve për të takuar me Zotin si profeti Moisiu (Eksodi. 34:29) , profeti Elia(I Mbretërve. 19:7-8) (Levitiku 23:29).
Krishti mbajti agjërim për ne , që të përmushi agjërimin e Adamit dhe të bijve të tij, por të na tregojë se agjërimi është i vevojshëm si mjet, ushtrim , asketizëm që të mundet satani, tunduesi që ti rrëzojë njerëzit tëk lakmia e ushqimit “ hani se nuk do të vdisni”, prandaj Krishti iu thotë nxënësve se : “Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit''. (Mateu 17:21)
Uria e Krishtit dukej sikur do t’i jepte përparësi tunduesit por jo , agjërimi dhe kreshmimi që Krishti i përmushi në veten e tij janë të domosdoshme për një vigjilencë shpirtërore dhe pasjen në kontroll të ndijimeve , instikteve trupore, dhe kjo është e nevojshme sepse aty sulmon tunduesi, prandaj edhe kreshma, vetëpërmbajtja është nëna e të gjitë virtuteve dhe e fitores me tunduesin .
Tundimin e parë djalli e fillon nga buka , ushqimi bazë për të mbajtur jetën e trupit, “Buka që forcon zemrën e njeriut’(Psalmi 104)
“Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ''Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë''. (Mateu 1-3)
Djalli gjithmonë kishte një dyshim mbi personin e Jisuit, kush ishte ai me të vërtetë, Perëndi apo njeri, sepse ngjizja e Jisuit dhe lindja e tij si Perëndi njeri ishte një mister që djalli nuk e pa sepse ishin të veshura me përulësi që është e pagjyrmësuar nga djalli krenar.
Ai gjithmonë drejtë për drejtë e provokon Jisuin a është apo jo Biri i Perëndisë dhe këtë e bënë deri në kryqëzim dhe deri sa u ngjall Krishti ai nuk mori vesh, sepse: ‘Asnjë nga prijësit e kësaj bote nuk e ka njohur këtë urti, sepse po ta njihnin, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.( 1 Korintasve ;2-8)
Ky ishte e liga e tundimit e djallit në këto fjalë , tek buka ? Jo ,buka është e nevojshme dhe madje dhuratë nga perëndia; “Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfrit e tij;.( Psalmi 132), e liga e tundimit të djallit është që Jisui të nxitej prej nevojave natyrore që janë të domosdoshme, për kur ato janë të yshtura nga djalli janë tundim dhe keqdashje ashtu si ishte edhe tundimi i pemës e lakmueshme për t’u ngrënë ( Zanafilla 3-6).
Këtu futen të gjitha nevojat trupore, si ushqimi, veshja, gjumi, seksi, aktiviteti fizik, që në vetëvete nuk janë të liga por kur yshten nga djalli degjenerojnë dhe bëhen tundime, pasione, mëkate dhe përmblidhet me “lakmi e mishit “ ( 21 Joani 2-16)
Ashtu si edhe Krishtit, djalli ne të krisherëve na thotë nqs jeni bijë të Perënisë (Efesianëve 2-19), pse nuk e përdorni fuqinë e Perëndisë për një mirëqënje më të mirë , të keni të hani, të pini dhe të argërtoheni , me bollëk ,të zgjillni për veten një shteg rehatie, ose përshpërit juve ju duhet të jetoni prandaj nuk duhet të agjëroni edhe kreshmoni.Por jo vetëm për ushqimin por edhe për kënaqësitë trupore, si dëshirat seksuale. Djalli thotë derisa Zoti ju ka krijuar si të tillë ju duhet ti ushtroni ato pa limit soi instikte dhe nevoja trupore,por këtu është tundimi ,se ashtu si djalli i tha Evës ha dhe do të jetosh, pra ju jeni vetëm mishë dhe pa nevojat dhe kënaqësitë e mishit nuk mund të jetoni dhe jeta tokësore nuk ka kuptim.
Zoti Jisu Krisht urtësia dhe Dituria e Perëndisë (1 Korintasve 1-24) dhe mësuesi i njerëzve ( Mateu 23-8), i përgjigjet tunduesit;
Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ''Është shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë". (Mateu 1-4)
E para Krishti iu përgjigj tunduesit me fjalët e Shkrimit të Shenjtë ( Ligji i Peërtërirë 8-3) ) për të na tregur domosdoshmërinë e të lexuarit, mësuarit dhe përdorimit të fjalës së Zotit , Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.(Psalmi 119) gjithë sekreti i forcës edhe i fitores në një konflikt ëshët përdorimi i fjalës dhe aq më shumë i fjalës së Perëndisë që ; “është më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe” ( Hebrejnve 2-12) dhe fjalë jete (Joani 6-68).
Krishti me këtë përgjigje e ngre njeriun nga një qenie mishore vetëm mish ( Zanafilla 6-3) ku e kishte katandisur mëkati skllave të materies dhe instikteve mishore nga një qenje shpirtërore, intelektuale e krijuar sipas Ikonës së Perëndisë ( Zanafilla 1-26) dhe tregon se shpirti i jep jetë trupit ( Joani 6-63) dhe se qëllimi i jetës tokësore nuk është mbijetesa biologjike por bindja e vullnetit hyjnore, “Ç'përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet?
Ose çfarë do të jap njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?”( Mateu 16-26)
Krishti do ta bënte mrekullin e shumimit të bukës por për veten dhe jo sipas tundusit por sipas një lutje drejtuar Perëndisë për nevojat e njerëzve të interesuar për fjalën e tij( Marku 6-30)( Marku 8 1-10) të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne, kurr mos pranojmë tundimin edhe kur ai duket legjitim por është në kundërshtium me vullnetin hyjnor, mësimet dhe traditën e krishterë dhe e panevojshëme për momentin.
Përgjigja e Krishtit se njëri nuk jeton vetëm me bukë , gjen përmbushje në praktikat agjëruese edhe asketike të kishës , ku oshënarë që agjëruan dhe kreshmuan për gjatë gjithë jetës jetën duke kaluar edhe 100 vjec, si shën Andoni (17 Janar), shën Theodhosi i madh ( 11 Janar) etj asketë .
Tundimi i dytë
“Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
6 dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t'u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"( Mateu 4 5-6).
Tundimi i dytë ndodhi në Jeruzalem në majë të Tempullit të Solomonit. Djalli e sfidoi Jisuin që të hidhej poshtë si një shfaqje e bujshme e Birërisë së Tij hyjnore. Pra të bëjë një demonstrim akrobatik që të tërhiqte vëmendjen e turmave dhe më diabolikja është kur djalli këtë tundim kërkon ta “shenjtërojë “ duke përdorur pjesë nga Shkrimi i Shenjtë një pjesë nga; (Psalmet 91:11-12)
Mund të themi se kjo është pamja më mashtruese e djallit që kërkon të bëjë mesazherin e fjalës së Perëndisë para vetë Fjalës së Perëndisë të mishëruar, ashtu si themi djalli me Ungjill në dorë dhe kjo të kujtonë pamjen e heretikëve që të mashtruar nga babai i gënjeshtrës ( Joani 8-45) të na shfaqen përpara, nëpër sheshe , dyer, studio etj, duke bërë rolin e misionarit të Ungjillit si ungjillorë të thekur, por që janë në të vërtertë mashtrues të mashtruar, ( 2 Timotheu 3-13)punëtorë të paudhësisë , ujqër me lëkura delesh, ( Mateu 7 -15) që jo vetëm ne si të krisherë orthodhoks nuk duhet t’i dëgjojmë , por as t’i përshëndesim ( 2Joani 1-10)
Këta heretikë përdorin metodën diabolike të prezantimit të Biblës, Ungjillit, me perifrazim dhe jo në konteks, prandaj quhen heretik , që do të thotë ai që zgjedh nga Shkrimi atë që do dhe jo të gjithën, kini kujdes nga ky tundim i djallit heretikut të parë , dhe heretikët që vijnë tek ju me Ungjillin në dorë dhe me fraza të mësuara përmëndësh nga Ungjilli por të shkëputura nga konteksi që kërkojnë të mashtrojnë të krishterët e paditur edhe naiv.
Djalli kërkon nga pjesa e Shkrimit ta nxiti Jisuin që të njihej edhe të pranohej nga populli , jo sipas vullnetit hyjnorë por sipas këshillës diabolike , dmth të bëjë spektakël dhe kështu Krishti mund ta arrinte lavdinë pa vuajtur në kryq. Ai mund ta shmangte kryqin e prapë se prapë të arrinte fronin. Ky ishte thelbi i sugjerimit diabolik , por ky veprim edhe pse duket llogjik edhe i mbështeur në pjesë të shkëputur rë Shkrimit do të ishte jashtë vullnetit të Perëndisë, sepse Perëndia në gjithë urtësinë e tij kishte vendosur se e vetmja rrugë e shpëtimit të njerëzimit nga Jisui ishte rruga e përulësisë së skajshme i bindur deri në vdekje Kryqi (Filipianëve 2-8).
Apostull Joani e përshkruan këtë joshje si «krenaria e jetës në letrën e tij (1 Gjonit 2:16). Kjo ngjan me pemën në Kopshtin e Edenit që «ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë» (Zanafilla 3:6)
Ky tundim që djalli ia përgatiti Krishtit vjen te ne besimtarët , klerik apo laik, veçanërisht tek ata që kanë një status dhe mision që të ungjillizojmë kombet (Mateu 28-19-20) , pra është dëshira për të arritur mirënjohjen fetare, simaptinë e turmave, madje edhe krisherizimn e tyre , duke shmangur mesazhin e kryqit, thjesht me predikime sipas orekseve të njerëzve, solidaritet , ndihma sociale, që tërheqin vëmëndjen e turmave, madje edhe me “mrekulli” por pa patur brenda tyre mesazhin e kryqit , duke jetuar dhe shpallur një krishterim pa kryq një butafori, një llojë feje si të gjitha fetë, kush të bëjë poza dhe akrobaci më të bukra që të tërheqim vëmëndjen e turmave . Ky nuk është krishtërimi që themeloi Zoti Krisht dhe as mësuan Apostujt dhe shenjtorët , por gjithmonë sa herë është ngritur si një grehinë është rrëzuar si shtëpia në rërë, se nuk është themelosur në shkëmb Mateu 7 24-27), në mesazhin e kryqit, i bindjes abosolute dhe vetëmohimit, deri në flijm sipas vullnetit hyjnor.
Shpesh ne të krishterët ndryshe nga Krishti biem në këtë tundim dhe pranojmë, sepse kërkojmë gjëra të mëdha për vetveten gjoja në emër të Zotit , pastaj kur na vjen përndekja, skandalisemi ,ia mbathim dhe fshihemi sepse, edhe mesazhin e kryqit e kemi shmangur edhe fuqinë e Zotit nuk e kemi, sepse kemi tunduar Perëndinë duke mos iu bindur vullnetit hyjnor por tundimit të djallit dhe u hedhur nga lartësia e egos sonë në humnera.
Shikoni si Krishti i përgjigjet në kundërvënje djallit
“Përsëri Jisui i qëndroi sulmit duke cituar Shkrimin: «Është shkruar gjithashtu: ‘Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd” (Mateu 4:7)
Është i rëndësishëm fakti se Krishti përgjigjet përsëri me anën e Shkrimit të Shenjtë (shih Ligji i Përtërirë 6:16) ,duke na treguar se Shkrimi duhet studiuar dhe përdorur në konteks edhe jo në perifrazim ashtu si bëjnë heretikët , nxënësit e djallit.
Perëndia kishte premtuar se do ta ruante Krishtin , por jo në mënyrtë arbitrare në çfarëdo të kishte, por si një garanci vetëm kur Jisui të bënte pa devijuar majtas edhe djathtas vullnetin e Perëndisë. Ashtu si apostulli na thotë : “ Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi, dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden”(Hebrenjve 5;8-10)
Prandaj ne duhet të kuptojmë se Zoti nuk është i “detyruar” të na ndimojë kur dëgjjojmë ofertat e djallit edhe të botës edhe kur ato janë të kopsitura me humanizëm , solidaritet , apo me cdo akrobacie sakrifice tërheqëse për turmat , sepse kjo është mosbindje dhe do të të tundosh Zotin . Prandaj edhe shumë nga veprimet tona dështojnë me turp ose edhe me plagë shpirtërore dhe fizike sepse nuk janë të fuqizura dhe mbrojtur nga Perëndia ,por thjesht mendime dhe nështrime të tundimeve të djallit që na mashtrojnë se nuk kemi përulësi por një krenari të mbuluar me petkun fetar.
Krishti vërtetë kishte ardhur që të zbulonte veten e tij si Biri i Zotit dhe Biri i njeriut si Mesia dhe Shpëtimtari i botës , por sipas orës dhe vullnetit të Atit , dhe Perëndia kishte vendosur para lavdisë së njohjes botërore të Krishtit mbas ngjalljes ( Mateu 28-18) ( Zbulesa 1 17-18), do të vinte mohimin, përpara fronit ( Zbulesa 1 12-18), tendosja në kryq ( Luka 23 -33) , përpara kurorave të lavdisë së përjetëshme ( Zbulesa 19-12), kurora me gjëmba ( Mateu 15 -17) , përpara jetës së përjetëshme( Zbulesa 1-18) vdekja e hidhur në kryq(Joani 19-30)
Ne vërtetë duam të shpëtojmë ,por shpesh sipas mënyrës sonë , dmth një krisherim pa kryq , por kjo është rruga më e gabuar një tundim dhe nqs e pranojmë do të rrëzohemi frikshëm dhe Zoti nuk ka asnjë përgjegjësi, sepse apostulli na thotë : ai që bënë vullnetin e Perëndisë mbetet për jetë ( 1Joani 2- 17).
Tundimi i tretë
“Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, dhe i tha: ''Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse t’i bie përmbys para meje dhe më adhuron''.
10 Atëherë Jezusi i tha: ''Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"''. Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.”( Mateu 1 9-10)
Djalli mbasi dështoi në dy tundimet e para duke nxitur krenarinë tek Krishti si Biri I Perëndisë që pastaj ta rrëzonte si bëri me Adamin edhe Evën , në tundimin e tretë delë e hapur, kush ishte dëshira e tij ë fshehur , jo se intresohej për jetën dhe misionin e Krishtit , por që Krishti ta adhuronte atë . Djalli ka një problem të pashërueshëm me veten , ai është një i sëmurë mendor, sepse mendon se është Perëndi dhe të gjithë krijesat duhet ta adhurojnë si Perëndi .Kjo është arsyeja që e rrëzoi nga vëndi i nderit në parajsë ( Jezekeli 28-14) .
Kjo është tortura më e madhe e djallit. Ai është gati të bëjë cdo sakrificë vetëm që të mund të adhurohet, si Perëndi ,ae kuptoni se djalli është i tunduar nga vetëvetja nga krenaria e tij pa limit deri në marrëzi sa si krijesë kërkon të adhurohet si Krijues, prandaj ai nuk mund të rri pa tunduar kë të gjejë përpara duke i injektuar virusin vdekjeprurës të krenarisë .
Ai në një majë mali për një çast i tregoi Krishtit gjithë mbretërit e botës , dmth qytetrimet dhe pasuritë njerëzore, që ta tundonte Krishtin që nga joshja e pushtetit dhe pasurisë të rrëzohesh sa në këmbim të kësaj ofertë të adhuronte djallin, ashtu si Eva edhe Adami u joshën nga pema e dijes që ishte lakmushme për tu parë , dhe sipas apostull Joanit kjo ka të bëjë më lakminë e surit «lakmia e syve» (1 Gjonit 2:16).
Tek ky tundim na del një e vërtetë që vështirë se e pranojmë , se në një farë kuptimi, mbretëritë e botës në kohën e tanishme i përkasin djallit. Në Shkrimin e Shenjtë ai cilësohet «perëndia i këtij shekulli» (2 e Korintasve 4:4) dhe se «gjithë bota dergjet në ligësi» (1 Gjonit 5:19).
Prandaj edhe mbretërit edhe pushtetarët e botës në shumicën e rasteve për të fituar mbretërinë dhe sundimin kozmik , kanë bërë pakte me djallin,dmth i janë përulur atij që të marin mbretëritë edhe pasuritë e botë, duke u marrë më me magji , okultizim dhe çdo sakrifice ndaj djallit duke e adhuruar si Perëndi që në këmbinm ai t’u premtojë edhe t’u japë ato që kanë, por që nuk i kanë me të vertetë edhe pse djalli ua ka dhuruar , sepse do të vdesin dhe asgjë nuk do marrin, por mbi të gjitha kur Jisui të shfaqet në Ardhjen e Dytë si Mbreti i mbretërve (Zbulesa 19:16), atëherë «mbretëritë e botës» do bëhën bëhen të Tijat (Zbulesa 11:15) dhe djalli me demonët por edhe me adhuruesit e tij do të shkojnë ne ferr në umbjen e përjetëshme (Zbulesa 20-10) ( Zbulesa 21 -8)
Tundimi ndaj Jisuit është i dyfishët edhe shpirtërore dhe material , që Krishtit të vendoste botën para qiellit, trupin para shpirtit, djallin para Perëndisë , ky është një tundim që të gjthë neve toksorëve na bëhet përditë, por që edhe të shkëmbejmë të drejtën e lindjes sonë frymërore në Zotin si bijë të Zotit nëpërmjet mistereve të Kishës Apostolike dhe ta këmbejëmë me lavdinë dhe pasurinë kalimtare të kësaj bote dhe të adhurojmë e t’i shërbejmë krijesës në vend të Krijuesit.( Romakëve 1-25)
Dhe këtu na vjen në mëndje shitja e paralindjes të Ezaut ndaj Joakobit , vetëm për një pjatë gjellë me thejrza , sepse kishte uri( Zanafilla 25 ;27-34)
E gjithë botë me të gjithë pasurinë dhe pushtetin e sajë është si një pjatë gjell me thjerza , që mbaron shumë shpejtë dhe nuk e shijon më ata që shitën edhe shpirtin e tyre tek djalli,sepse Zoti e tha: “ Ç'përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vetë”
( Mateu 16-26)
Për të tretën herë, Jisui i bëri ballë tundimit duke përdorur : «Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm Atij». ( Ligji i Përtërirë 6-30)
Adhurimi që do të thotë nështrim dhe bindje absolute i takon vetëm Zotit.
Të adhurosh satanin jo vetëm është e gabuar por është e gënjeshtër, sepse satanai është një krijesë dhe jo Krijuesi , kjo është në dëm të vetë satanait sepse e bën atë të vazhdojë të gënjejë veten se është perëndi .
Prandaj adhruesit e satanait mund të themi se janë armiqtë e satanait dhe ai është armiku më i madh i tyre, prandaj në ferr, ku dënohen djalli ,demonët dhe adhuruesit e djallit të gjithë vuajnë nga nevoja për adhurim të djallit edhe demonëve për veten e tyre, por edhe të atyre që ndonëse janë njerëz të vdekshëm ju duket vetja perëndi dhe mbeten me këtë sindromë përjetësisht duke qënë kundra Zotit përjetësisht dhe kjo krijon tensionin dhe mundimet e përjetshmë të ferrit.
Prandaj thuhet se : “Ferri dhe syri i lakmiqarit kurrë nuk thonë jo”
Mbasi Jisui i kishte hedhur poshtë me sukses tundimet satanike, djalli e la Atë.( Mateu 4-11)
Të dashur më Krishtin kur djalli guxoi të tundojë Krishtin asnjë nga ne nuk mund të jetë imunë nga tundimet, prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm se tundimet do na vijnë gjithmonë, ose
si valë edhe si një lum i vazhdueshëm, por Zoti nuk do na braktisë sepse; «Kur kundërshtari do të vijë si një lum i furishëm, Fryma e Zotit do të lartojë kundër tij një flamur» (Isaia 59:19).
Tundimet edhe pse janë diaobolike janë të domosdoshme ashtu si thtë edhe Shën Andoni: “Hiqja tundimet botës edhe askush nuk do të shpëtojë”.
Ne si të krishterë që edhe kreshmojmë nuk duhet t’i dorëzohemi tundimit, sepse Zoti na e dha mënyrën , shëmbullin dhe fuqinë , si t’i përballojmë këtyre tundimeve që janë ai i mishit, i krenarisë së jetës dhe lakmisë së syrit.
Prandaj edhe periudha e kreshmës 40 ditëshe është kohë tundimesh madje deri në ditët e fundit të saj , kështu duhet të rrimë vigjilent sepse edhe për këtë na ka paralajmëruar apostull Petro :“Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë” (1 Pjetrit 5:8).
Dhe apostull Apostull Pavli : “ Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,
12 sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.
13 Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t’i keni kryer çdo gjë.
14 Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,
15 dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,
16 mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.
17 Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,
18 duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët” ( Efesiani 6 11-18)
Apostull Joani na shkruan :” Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të,
16 sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.
17 Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.” ( 1Joani 2;15-17)
Dhe apostull Jakovi na shkruan «Prandaj, nënshtrojuni Perëndisë dhe kundërvijuni Djallit, e ai do të ikë nga ju.»( Jakovi 4-7)Amin.
Miron Çako ; katekistë në KOASH