Miron Çako
Miron Çako, lindi më 22 prill 1968 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1988 filloi studimet universitare në Akademinë e Arteve të Bukura, në degën e Sklupturës monumentale, studime të cilat i përmbushi me sukses në vitin 1992. Menjëherë pas diplomimit, duke mos lënë mënjanë dashurinë për artin, vendos që të ndjekë një rrugë të re, atë të përkushtimit tek Perëndia. Si rrjedhojë, në vitin 1992 filloi studimet teologjike në Seminarin Teologjik “Ngjallja e Krishtit”, në qytetin e Durrësit, të cilat i përmbushi në vitin 1995. Një vit më vonë, në vitin 1996, me bekimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, imzot Anastasit, Hirothetiset si Anagnost (Lexues) dhe si Katekist (Mësues Feje) i Kishës Orthodhokse. Në vitin 2001 caktohet si përgjegjës i Zyrës kombëtare të Katekizmit të KOASH-i, detyrë të cilën e vazhdoi deri në vitin 2016. Nga viti 2016 deri më sot, shërben si përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës së Tiranës.