Kreshmë të lehta e të na gjejë krishtlindja të ndritshëm. Shkrim nga Miron Çako
Kisha Orthodhokse në datën 15 Nëntor fillon, starton kreshmët e Krishtlindjes. Këto ditë kreshme, që zgjasin deri në 24 Dhjetor, prishen mbas Shërbesës Liturgjisë Hyjnore të të kremtes që celebrohet pasi ka dalë ylli i mëngjesit ( afërdita ) në 25 dhjetorit.
Është një kreshëm 40 ditore relativisht e lehtë, sepse lejohet, përveç të mërkurave edhe të premteve që janë ditë asketike sipas kanonit 69 apostolik, në ditët e tjera konsumohet vaji, verë edhe peshk deri në datë 17 dhjetor, mbas kësaj date kreshma bëhet më e fortë dhe nuk lejohet më peshku, por vetëm vaji e vera deri për Krishtlindje.
Deri në shekullin e IV Krishtlindja ishte një e kremte që festohej bashkë me Epifaninë e Zotit (Ujin e Bekuar) 6 Janar, si një nga festat e mëdha të shfaqes së Perëndisë në tokë në formën njerëzore si Mesia (Krishti) i Izraelit.
Krishtlindja filloj mbas shekullit të IV në 25 djetor, për të kundërbalancuar festivalin pagan të “Diellit të Pamposhtur”. Ajo u vendos nga Kisha Apostolike në mënyrë të ndërgjeshme, si një orvatje petagogjike që njerëzit, në Perandorinë Romake që kishin liri të besonin në fenë e re të krishterë mbas Ediktit të Mediaolanit 313, të shkëputeshin përfundimisht nga paganizmi edhe të adhuronin Zotin Jisu Krisht “Diellin e vertët të Drejtësisë “( Malakia 4-2) dhe “Dritën e botës” që askush nga njerëzit të mos mbesë në errësirën e padijes dhe mëkatit .(Jaoni 12 -46)
Kemi dëshmi nga etërit e shekullit të IV Shën Ambrozi dhe Shën Agustini që na flasin për këtë të Kremte Zotërore në 25 Dhjetor që shoqëroj edhe me ditë kreshmë sipas enorive edhe tarditave lokale herë një javë, herë 10 ditë.
Përfundimisht me formën që kemi sot kreshmët e Krishtlindjes janë vendosr kanonikisht për të gjithë kishën Apostolike Katholike Orthodhokse në shekullin e 11 në vitin 1666 në kohën e perandorit të lindjes Enamanuel edhe Patriarkut Ekumenik të Kostandinopojës Luka. Të gjithë besimtarët u urdhëruan që të mbajnë kreshmim për 40 ditë si përgatitje për të kremtuar sa më denjësisht Lindjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krishtit. Që nga ajo kohë ky rregull ëshët pranur dhe kryet nga të gjithë Kisha Orthodhokse në botë sipas kalendarëve të ndryshëm që Kisha Ortdhokse përdor ai Julian(hënor) ku kreshma e Krishtlindje fillon dhe mbyllet në 6 Janar dhe ai gregorian(diellor) ku kreshma fillon në 15 Nëntor edhe mbyllet në 25 Dhjetor.
Ku e mbështet Kisha Orthodhokse praktikimin e kreshmës edhe para Krishtlindjes?
Kisha Orthodhkse si trupi i Krishtit në tokë, mbështet kreshmimin si përpjekjen asketike në ndihmë sa më të denjë në adhurimin drejt Perëndisë Triadik, në Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë.
Në librat e Biblës për agjërimin, kreshmën flitet si në librat e Zanafillës, Eksodit, I Mbretërve, profetit Isaia, profetit Joel, profeti Daniel, tek Ungjijtë dhe Letrat e Apostujve
Më konkretisht kreshma si konsumim i ushqimit bimor e ka fillesën që sapo u krijua njeriu dhe u vendos në kopshtin e Edenit: Zoti Perëndi e vendosi njeriun në një kopësht, në lindje që u quajt Eden dhe i dha për ushqim :“Barin e fushës që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë që ka fruta dhe që përmbajnë farë, kjo do të jetë për ushqim” (Za. 1:29)
Po ashtu si një regull hyjnor vetpërmbajtje për të ushtruar lirinë për të treguar bindje ndaj Zotit, për te përparuar në virtyt e ka fillesën tek urdhërimi i parë që u dha njerëzve: “Ha nga gjithë pemët e kopshtit, por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” (Zan. 2:16-17)
Këtë urdhërim kreshmor fatkeqësisht njeriu nuk e mbajti i gënjyer nga djalli që u fut te gjarpri dhe e nxiti njeriun të hajë ushqimin e ndaluar duke e tunduar se do bëhej i pavdekshëm si Perëndia. Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen". Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.(Zanafilla 3 4-6)
Këtu fillon mëkati edhe tragjedia njerëzore, sepse neglizhoj urdhërin e kreshmës nga tundimi se ushqimi pa kontroll do ta bënte të pavdekshëm, por rezultoj më pas e kundërta njeriu u bë rob i djallit dhe mishit dhe vdiq si pas gjykimit të drejtë të Zotit :"sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh".(Zanafilla 3-19)
Prandaj kreshma e mohuar nga çifti i parë u bë praktik e detyrueshme që njerëzit të mund ta shikonin dhe të bashkoheshin me Perëndinë edhe të hynin përsëri në Parajsën nga ku u përjashtuan(Zanafilla 3-24), sepse nuk mbajtën ligjin kreshmor: “Ha nga gjithë pemët e kopshtit, por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes(Zanafilla 2-16-17).
Kështu në Shkrimin e Shenjtë kemi agjërimin dhe kreshmim që mbajti profeti Moisi para se të merrte nga Zoti 10 portositë: “Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin 40 ditë e 40 netë, nuk hëngri bukë, as piu ujë dhe Zoti shkroi mbi pllaka fjalët e besëlidhjes(10 urdhërimet)” (Eks. 34:29)
Po ashtu dhe profeti Ilia agjëroi me fuqinë e Zotit 40 ditë para se të fliste me Zotin në malin Horeb: “Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: Çohu dhe ha sepse rruga është tepër e gjatë për ty. Ai u ngrit dhe piu dhe pastaj me forcën që i dha ai ushqim, eci 40 ditë e 40 netë derisa arriti në Malin e Perëndisë Horeb. (I Mbret. 19:7-8)
Profetët agjëruan dhe kreshmuan dhe nxisnin judejntë: “Shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni pleq dhe tërë banorët e vendit në shtëpinë e Zotit, Perëndisë suaj dhe klithini Zotit. Prandaj tani thotë Zoti kthehuni te Unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime. I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit.Të dalë dhëndri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërores, midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, shërbyesit e Zotit le të thonë: Fale o Zot popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve sepse do të thonë midis popujve: Ku është Perëndia i tyre” (Pr. Joel 1:14. 2:12, 15, 16, 17).
Para së gjithash vetë Zoti Jisu Krisht, para se të përballej me djallin në shkretëtirë, mbajti agjërim 40 ditë në shkretëtirën e Judesë.“Edhe Jisui plot me Frymën e Shenjtë u kthye nga Jordani dhe fryma e çoi në shkretëtirë ku për 40 ditë u tundua nga djalli. Gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë dhe kur ato kaluan në fund e mori uria”(Lk.4:1-2).
Krishti (Adamin i dytë ) duke agjëruar në shkretëtirë e mundi tundimin që djalli i bëri Adamit në Eden.(Zanafilla 2 16-17) Dhe djalli i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë''. Por Jezusi u përgjigj duke thënë: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë"
Vetë Zoti na tregoi se si mund të çlirohemi nga tundimi dhe ndikimi i djallit: "Ky lloj demoni nuk del veçse nëpërmjet lutjes dhe agjërimit” (Math. 17:21)
Apostull Pavli na këshillon që kreshma nuk është vetëm ushtrim asketizmi për nga ushqimi por edhe nga epshi që shfaqet tek njeriu mbasi ata hëngrën frutin e ndaluar(Zanafilla 3- 7 ); “Mos ia privoni njëri-tjetrit përveçse jeni marrë vesh për një farë kohe që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes dhe bashkohuni përsëri që të mos ju tundojë satanai për shkak të mospërmbajtjes suaj” (I Kor. 7:5)
Kanoni 69 i apostujve thotë: Një klerik që nuk kreshmon 40 ditët e kreshmës, ose të mërkurën dhe të premten, vetëm në rast sëmundje ç’hirotoniset. Një laik aforizohet, nxiret jashtë kungimit”
Këtu në këto pjesë të Shkrimit të Shenjtë edhe të Traditës së Shenjtë e kanë bazamentin rregullin kanonik agjërimin, kreshëmën që Kisha Orthodhokse i urdhëron të krishterët që të mbajnë gjatë vitit siç janë edhe Kreshmët e Krishtllindjes.
Këto rregulla kreshmor nuk janë “barrë e rëndë për t’u mbajtur”(Lk. 11:46) jo si një qëllim në vetvete por si një mjet për një përsosje shpirtërore për të arritur në dashuri për Zotin dhe për të afërmin duke plotësuar gjithë ligjin: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten``.(Luka 10-27)
Krishtlindja është festë e gëzuar që na tregon dashurinë e Perëndisë për njeriun edhe botën : "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme".(Joani 3-17)
Prandaj që ta pranojmë këtë dashuri të Perëndisë duhet ti pastrojmë zemrat tona që janë të pista me mëkate dhe pasione, ashtu si Zoti e tha: “Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.(Mateu 15-19)
Edhe apostull Pavli, goja e Krishtit, na mëson po të njëjtat gjëra: Dhe veprat e mishit janë të zbuluara dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.(Galatasve 5 19-21)
Prandaj që ne të mund të pastrojmë veten nga këto mëkate mishore që e kanë zanafillën tek mosvetëpërmbajtja duke filluar, nga ushqim dhe epshi, ne duhet patjetër të nisim të kreshmojmë të pendohemi të rrëfehemi dhe të pastrohemi shpirtërisht dhe trupërisht gjatë këtyre ditëve që të bëhemi gati për festën e Krishtlindjes dhe të zbukurojmë veten si tempullin e Perëndisë (1 Korintasve 3-16) me hiret e Shpirtit të Shenjtë që është: "dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.( Galatasve 2-22-23)
Duke filluar të mbajmë kreshmën që fillon nga goja, domethënë nga shija dhe kaloritë që i jepen trupit, trupi fillon dobësohet edhe përulet, dhe ngrihet shpitrti ashtu si në një lavjerës kur njëri ulet ngrihet tjetri, po ashtu edhe instiktet e tona qetësohen dhe çlirohen dëshirat, ndjenjat, mendimet, të cilat janë shpirtërore dhe këto kërkojnë të drejtohen drejt Zotit në etje dhe dëshirë për Jisu Krishtin që tha: “Unë jam buka e jetës. Ai që vjen pas meje nuk do të ketë uri dhe kush do të më besojë mua nuk do të ketë etje kurrë”. (Jn. 6:35)
Të dashur të krishterë duhet të përgatisim veten për 40 ditë duke kreshmuar sipas rregullit kishtar që të presim Krishtin që të lindë në zemrat tona, ashtu si lindi 2021 vjet përpara në shpellën e Betlehemit, siç na thotë edhe urata para Kungimit Hyjnor e Shën Joan Gojartit.
O Zot, Perëndia im, e di që nuk jam i denjë, as i aftë që të hysh nën mbulesën e shtëpisë së shpirtit tim, sepse është e shkretë dhe e rënë dhe s'gjen te unë vend të denjë për të ulur kryet. Por, siç e ule veten së larti për ne, ule dhe tani në përuljen time. Dhe siç denjove të shtrihesh në shpellë dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh dhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm dhe trupit tim të njollosur...Prandaj të lutem Ty, të vetmit të shenjtë, o Zot, shenjtëroma shpirtin dhe trupin, mendjen dhe zemrën dhe gjithë mendimet e mia, përtëritmë krejt, rrënjos në gjymtyrët e mia frikën tënde dhe bëje që të mos zhduket nga unë shenjtërimi yt. Dhe ji për mua ndihmës dhe përkrahës duke ma drejtuar jetën në paqe dhe duke më bërë të denjë të qëndroj bashkë me shenjtorët nga e djathta jote, me ndërmjeti met dhe uratat e Mëmës sate të tërëkulluar dhe të meshëtarëve të Tu pa trup e të kulluar që të shërbejnë, si dhe të gjithë Shenjtorëve që të kanë pëlqyer prej jete. Amin.
Kungata hyjnore për ne të krishterët orthodhoks është një Krishtlindje dhe bashkimi më i lartë me Zotin, që sipas Shën Nikolla Kavasila nuk mund të shkohet më lart se kjo, prandaj gjithë qëllimi i kreshmës është që të bëhemi të denjë që për Krishjtlindje të marim pjesë në të Kremten dhe në Liturgjinë Hyjnore që kulmon me Kungimin Hyjnor.
Bota e ka kthyer Krishtlindjen në një festë komerciale, Krishtlindje pa Krishtin, një festë për barkun, epshet dhe kënaqësitë e tyre mëkatare, siç thuhet: “Perëndia i tyre do të jetë stomaku i tyre.” (Filipianëve 3.19) Zoti na rujtë nga një gjendje e tillë mjerane dhe e dënueshme që vjen nga injorimi apo mosmbajtja e kreshmës si janë edhe ato para Krishtlindjes .
Prandaj apostulli na thotë fjalë që na frymëzojnë për kreshmim: "Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.(Galatasve 5-24) Prandaj nqs se jemi të krishterë orthodhoksë lë ta pregatisim veten për të festuar Krishtlindje me kreshëm, lutje, me rrëfim ,me vepra bamirësie që atë ditë të madhe të mund të themi "Ja Krisht lind lavdërojeni atë."
Kreshëm të lehta e të na gjejë Krishtlindja të ndritshëm. Amin