Virgjëria një thesar që njerëzit e sotëm nuk e vlerësojnë !
Shkrim
nga përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit së Kryepiskopatës së Tiranës, z. Miron
Çako.
Publikuar
: City News Albania CAN.Al 14/12/2021
Virgjëria është një fjalë por edhe një gjendje fiziologjike që sot fatkeqësisht njerëzit e këtij brezi epshor i bezdisë dhe shumë prej tyre duan që ta humbasin sa më shpejt që të jetë e mundur, si një pengesë për një jetë të lirë seksuale.
Ata që mbeten të virgjër nga dëshira apo rrethanat qësëndisen nga opinioni shoqëror si njerëz jashtë kohe dhe të parealizuar në veten e tyre, sepse sipas opinionit panëseksual të shoqërisë së sotme ata e kanë privuar veten nga kënaqësitë seksuale si inskti më i kënaqshëm .
Virgjëria nuk është vetëm për vajzat por edhe për djemt ,pavarësisht se ata nuk e tregojnë virgjërinë si vajzat me cipën ndarëse të vaginës që në terminologjinë mjekësore quhet "hymeni"e emërtuar kështu nga Hymenaeu (zotit të martesës në mitologjisë greke).
Të dy, djem dhe vajza mund ta humbin virgjërinë me masturbim, ose me një akt seksual, por pavarësisht se tek djemt mund të kemi ereksion (prishje) të pavullnetëshme ose hymeni tek vajzat dëmtohet vet ose çahet pa dashje, virgjëria nuk humbet në këto raste aksidentale dhe biologjike, sepse virgjëria është më shumë çështje morale se sa fizike .
Sipas teoris të psikiatrit austriak Zigmund Frojd(1856-1939) virgjëria është e dëmshme, sepse sipas tij personaliteti i deformuar i pacientëve me probleme mendore vinte nga një ndrydhje e seksualitetit që shfaqet që në fëmijëri. Ai, me teorinë e tij utopike, i dha instiktit të seksualitetit një fuqi të plotë dhe ndikim diktature mbi personalitetin njerëzor të quajtur libido (vrulli për të kënaqur instinktin seksual) edhe kur libido shtypet, shkakton neuroza.
Fjordi e konsideroi krishterimin si formë universale të neourozës që shoqërohet me ndrydhjen seksuale dhe shoqërohej nga halucinacione psikosomatike.
Frojdi ka të drejtë kur thotë se krijohet neurozë kur ‘libidoja” nuk shfryhet, por kjo që kostatoi Frojdi me pacientët e tij nëpër spitale psqiatrike që kishin abuzuar edhe me virgjërinë e vërtetë, si murgj,murgesha apo abuzim me jetën seksuale ligjore dhe të moralshme si kurvarët dhe kurorë- shkelësit, por kjo s'ka lidhje me virgjërinë edhe vetë përmbajtjen e krishterë, sepse i virgjër nuk është vetëm ai që nuk kreu aktin seksual fizikisht por edhe që nuk kurvëroj mendërisht me fantazinë. Nqs njeriun e lejon veten të ngarkohet psikologjikisht me fantazi erotike, ose me pamje pornografike që ngacmojnë instiktin seksual i ngjan një: " tenxhere me presion të vënë në zjarr që nqs nuk i hapet valvula e presionit, ajo kthehet në një bombë për përdoruesin dhe të tjerët për reth".
E kundërta është me virgjërinë e vërtetë ,sepse: Për Shën Ambrosin (shekulli i IV) të virgjërit ruajnë jo vetëm një trup virgjëror, por edhe një mendje të virgjër.
Prandaj:”Sido që të jenë gjërat, kushdo që arrin virgjërinë fizike ka shumë përfitime të mëdha, para së gjithash në shëndetin e tij fizik. Në fund të fundit, edhe disa shkencëtarë ateistë u detyruan të pranojnë se virgjëria është një dhënës i shëndetit fizik dhe mendor, por edhe shkaktare e jetëgjatësisë. Nëse hulumtojmë historinë e racës njerëzore, virgjëria ka pasur gjithmonë një vend të shenjtë”.(Ava Jerondio i Petras)
Sipas Biblës virgjëria ishte gjëndja e Adamit edhe Evës para mëkatit, ashtu si na i thotë edhe Shën Joan Gojarti: “Virgjëria është gjendja e vërtet e natyrës njerëzore” por virgjëria e tyre humbi pas mëkatit stërgjyshor( Zanafilla: 3 1-5) sepse epshi filloj ti kontrolloj(Zanafilla:3-7).Mbas mëkatit fillestar martesa dhe bashkimi trupor me epsh u bë e vetmja mënyrë që të mund të shtohej raca njerëzore(Zanafilla :4-1).
Kështu virgjëria u bë e huaj për njerëzit madje njerëzit duke u dhënë në epsh kaluan çdo limit sa u bënë vetëm mish (Zanafila: 6-3),vetëm instikt seksual deri në perversion sa Zoti u pendua që i krijojë njerëzit (Zanafilla: 6-6) dhe i ndëshkoj me kataklizmo si ajo në kohën e Nohes (Zanafilla: 7;10-24) dhe kohën e Sodomës edhe Gomorës ( Zanafilla:19;12-29)
Pavarësisht se në paganizëm instikti seksual nuk kishte kufij edhe norma morale, sepse seksualiteti trajtohej si një nevojë fiziologjike e njëjtë me ushqimin edhe pijen e përditëshme dhe pa limit, përsëri shikojmë se virgjëria vlerësohej si shenjë e pavdekësisë dhe e përjetësisë kjo e personifikuar tek perëndeshat e Olimpit, si Athina, Artemis, Anata. Ato thirreshin si virgjëresha për të nxjerë në pah rininë e tyre të përjetëshme dhe lulëzimin edhe paprishmërinë e tyre.
Tek populli i Izraelit si i vetmi popull monoteist që ishte i orientuar drejt rritjes në numër si një popull i ri (Ligji i Ripërtërir :7 12-14), virgjëria barazohej me shterpësinë dhe konsiderohej si një turp, apo edhe mallkim. Në Bibël kemi rastin e shumë grave shterpa që ju lutën Zotit për tja hequr turpin e mospajtjes së fëmijë, si psh:"Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme; kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: "Perëndia e hoqi turpin tim".( Zanafill30-23), ose tek Ana nëna e profetit Samuel(1Samuelit 1-11 ) tek Eklisabeta nëna e Shën Joan Pagëzorit(Luka 1-25). Madje në Bibël kemi një rast kur bija e Jefteht e dënuar të vdesë pa fëmijë vajtoj për dy muaj “Virgjërinë e saj”( Gjyqtarët: 11-37)
E gjitha kjo përqasje edhe kundërshti ndaj virgjërisë nuk vinte nga shthurja morale dhe dëshira për seks e këtyre grave të shenjta por nga dëshira që çdo grua të marë pjesë në shpërblimin e racës njerëzore duke lindur shpëtimtarin ashtu si Zoti profetizoj Ungjillin(lajmin e mirë) në kopshtin e Edenit: “Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj".(Zanafilla :3-15)
Prandaj prishja e virgjërisë me shtazani dhe lindje fëmijësh ishte një bekim nga Zoti, ashtu siç na e thotë psalmisti: “Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate! Ja,kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.( Psalmi 128: 3-6).
Pavarësisht se inferitliteti (shterpësia ) ishte e papranushme përsëri virgjëria para martese ishte një kusht i detyrushëm dhe vlerësohej shumë tek izraelitët,nqs nuk gjendëj e virgjër vajza në martesë dënohej me vdekje me lapidim (vrasje me gur) ashtu si na thuhet : Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj"( Ligji i Përtërirë :22 -20 -22).
Kush ja merrte virgjërinë një vajze sipas Ligjit Mosaik ai duhet të paguante dëmshpërblim dhe do ta merte atë patjetër për grua, sespe e ka çnderuar dhe i ka marrë virgjërinë ( Ligji i Përtërirë: 22-28-29)
Këto ligjë ka qënë i pa shkruar edhe tek shumë popuj me forma të ndryshme po ashtu edhe mes shqiptarëve , psh tek Kanuni i Lek Dugagjinit.
Kryepriftërinjtë edhe priftërijnëtë e Dhiatës së Vjetër mund të martoheshin vetëm me një vajzë virgjëreshë(Levitiku: 21 -13) (Levitiku: 21-7).
Por edhe pse virgjëria e përhershme nuk aplikohej tek populli i Izraelit përsëri në Dhiatën e Vjetër ishin edhe disa profetë që u urdhëruan nga Zoti të ishin të virgjër dhe mos martoheshin si psh Jeremia (Jeremia: 16-2)ose Judita (Judita: 8-4 ;16-22) ose Dëbora (Gjyqtarët: 5-7) profetët Ilia .( Libri i Parë Mbretërve :18-1 )dhe Elizeu (Libri i Dytë i Mbretërve :1-15)
Shën Joan Pagëzori më i madhi dhe i fundit i profetëve ishte përcaktuar dhe profetizuar si nazarin i virgjër(Luka 1-15). Joani nuk njohu grua dhe paralajmëroj ardhjen e Mesias Krishtit si Adami i dytë si Dhëndri i Kishës dhe Joani mik i Dhëndrit hyjnor: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij" .Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!(Joani: 3-29)
Krishti si Perëndi erdhi të fejohej me nusen e tij Izrealin e ri (Kishën), sepse Izraeli i vjetër e humbi virgjërinë se kurvëroj me kombet në idhujtari: “Prandaj kështu thotë Zoti: "Pyesni, pra, midis kombeve kush ka dëgjuar gjëra të tilla. Virgjëresha e Izraelit ka bërë një gjë të llahtarshme.” ( Jeremia: 18-13)
Krishti i virgjër erdhi që të flijojhet për Kishën: “që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme”.(Efesianët: 5-25)
Prandaj edhe apostull Pavli kërkon ta paraqesë Kishën Apostolike në këtë shekull si një virgjëreshë tek Krishti, të dlirë edhe të papërlyer në një fejesë. Ai shkruan: “Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t'ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë”.(2Korintianët :11-2)
Ajo ku nisi të realizohet virgjëria e Kishës Apostolike ishte e Tërëshejnta Gjithmonë e Virgjëra Zonja Shën Mari, ajo ishte më e bekuara ndër gratë (Luka 1-42) dhe asaj i jepet titulli "Gjithmonë e virgjër" nga Kisha Apostolike në Sinodin e Tretë në Efes ( 431), sepse ajo ishte dhe është virgjëreshë, para lindje, në lindje, pas lindjes kjo e simbolizuar me tre yje në ikonë kushtuar asaj si Nëna e Zotit.
Fëmijët e tjerë ose vëllezërit edhe motrat e Jisuit që na i përmend Ungjilli (Mateu: 12; 46-50) sipas Traditës të Shenjtë ishin bijtë dhe bijat e Josifit një burr i ve dhe i moshuar.
Me virgjërinë e Marisë si një Eva e re, ajo bëhet nëna e Birit të Perëndisë dhe Adamit të dytë i virgjër (I Korintasve :15-45), prandaj është simboli i Kishës së virgjër (Zbulesa :12 -1) që është fejuar me Krishtin në këtë shekull dhe pret për tu martuar në përjetësi me Jisuin në ardhjen e tij të dytë: “Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur! Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve.”(Zanafilla: 19 7-8)
Prandaj në Kishën Orthodhokse virgjëria është një thirrje mbinatyrore dhe eskatoligjike , por nuk është urdhëresë për të gjithë besimtarët , vetëm për ata që mund ta mbajnë, dmth ata që duan të jetojnë që në këtë jetë të tillë ashtu si Zoti Krisht e thotë: “Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë enukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për Mbretërinë e Qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë''. (Mateu 19-12)
Të krishterët që ruajnë virgjërinë me një jetë murgjërore e parashijojnë që tani jetë e re në Mbretërinë e Zotit ku njerëzit as do martohen as do martojnë por do jenë si engjëjt(Luka 20-34). Prandaj virgjëria sipas apostull Pavlit është përkushtim i plotë ndaj Zotit, sepse: “I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t'i pëlqejë Zotit; por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë gruas së tij. Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë burrit.”(1 Korintasve :7; 32-35)
Martesa është një gjëndje e përkoshme e tanishme, kurse virgjëria është faqja e botës që po presim. Ata që mbesin të virgjër shkëputen nga andrallat e këtij shekulli dhe presin Dhëndrin dhe Mbretërinë e qiejve si dhjetë virgjëreshat: “Atëherë Mbretëria e Qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit”(Mateu 25-1-6).
Virgjëria ndryshe nga martesa që furnizon vdekjen e ndërpret trasmetimit e përgjegjësisë trashigimore për vdekjen, sepse nuk lind pasardhës që do të vdesin me siguri , prandaj edhe Krishti lindi nga një virgjëreshë me lindje virgjërore dhe mbeti i virgjër, sepse ai si Adami i dytë (I Korintianën :15-45)erdhi për ta ndaluar vdekjen në veten e tij prandaj nuk u martua dhe nuk lindi fëmijë biologjik si Adami i parë me martesë, por lindi fëmijë me lindje shpirtërore virgjërore, me Misterin e Pagëzimit, sepse: “Ai (Fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.” ( Joani: 1; 10-13)
Prandaj Krishti i virgjër është Ati i jetësë së pritme ( Isaia: 9-5), fillimi i krijesës së re : "Sepse sa veta u pagëzuan në Krishtin , Krishtin keni veshur... ku nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jisu Krishtin» (Galatasve: 3-27).
Mbas ngjalljes së të vdekurve njerëzit do jenë me trupa të virgjër dhe nuk do bashkohen seksualisht , sepse: “Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë nė qiell si engjëjt e Perëndisë.”(Mateu: 22-30). Kështu në Krishtin njeriu mashkull edhe femër rikthen në gjendjen e fillimi të virgjërisë si Adami dhe Eva para se të rëzoheshin në mëkat.(Zanafilla: 3; 6-7), ashtu si Zoti na tha : Ja unë bëjë gjithshka të re" (Zbulesa:21-5)
Shën Joan Gojarti që ishte një ivirgjër i përkushtuar, thotë:“Mendo pra, i dashur, se sa e madhe është vlera e virgjërisë, sa e lartë dhe sa mirësi e madhe është, aq sa tejkalon natyrën njerëzore dhe të ketë nevojë prej ndihmës hyjnor. Sepse ata që zgjedhin virgjërinë vullnetarisht, arrijnë me trupin e tyre ato që arrijnë edhe ëngjëjt. Sepse sa më e madhe dhe më e lartë të jetë gjëja, aq edhe më tepër do të jenë kurorat dhe të mirat që ka premtuar Perëndia për ata që janë paraqitur para Tij me virgjërinë dhe me kryerjen e veprave të mira”.(Shën Joan Gojarti).
Virgjëria jashtë Krishtit edhe Kishës si Trupi i tij ( Efesianëve: 5-23 )nuk ka kuptim thelbësor, madje është një përbuzje e misterit të martesës, një perversion, një problem i shoqërisë ose edhe si një mësim i gabuar dhe heretikë ashtu si na paralojmëron apostulli i kombeve Shën Pavli: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të ndalojnë martesën” (I Timotheut 4:1).
Prandaj virgjëria në krishterim nuk është kundërshtim i martesës por është një martesë e përsosur me Zotin që e vë martesën natyrale në vend të dytë, prandaj edhe murgjit vlerësohen si ajka e njerëzimit, sespe engjëjt e virgjër janë dritë për murgjit dhe murgjit dritë morale për njerëzit. Murgjit nuk pushojmë së qëni prindër, por ata bëhen prindër shpirtëror të shumë njerëzve duke i ungjillizuar dhe duke i lindur ata në Zotit “( Marku : 10; 28-30) (Korintasve 4:15)
Virgjëria nuk është vetëm një dhunti nga Zoti por është edhe një arritje që njeriu duhet përpiqet ta arrijë me sakrifica, vetmohim dhe asketizëm. Por duhet të dimë se virgjëria në vetëvete nuk është i vetmi kusht për të hyrë në Mbretërinë e Zotit, por duhen edhe veprat e përdëllimit ashtu si na i tregon parabola e 10 virgjëresha (Mateu: 25;1-13) ku edhe pesë të marat ishin të virgjëra por ato nuk kishin vepra prandaj dhe nuk ishin gati të prisnin Dhëndrin, Zotin.(Mateu :25; 11-12)
Virgjëria është një pohim besimi sidomos sot kur njerëzit në këtë brez të pabesë edhe immoral janë bërë vetëm mish ( Zanafilla :6) me një mentalitet panseksual (gjithëseksual).Prandaj ata të rinjë të reja që do të mbeten të virgjër deri në martesë apo për gjithmonë do të bëjnë shumë mirë dhe do të kenë një bekim të veçantë, sespe ngjajnë më të rijntë që ishin brenda në furrën e Babilonisë por nuk digjeshin sepse ëngjëlli i Zotit ishte me ata ( Danieli: 3),po të njëjtën ndihmë hyjnore kanë edhe të rijntë, të rejat e devotshëm sot që gjenden në furrën e panseksualitetit të kohës sonë, por nuk digjen sepse Zoti është bashkë me ata.
Virgjëria nuk mund të kufizohet vetëm në trup, por në të gjithë qënien, shpirt trup të njeriut, sepse dikush mund të jetë i virgjër në trup por shpirti zhvirgjërohet nga pasionet, atëherë virgjëria nuk ka kuptim, madje është hipokrizi dhe i çvirgjëruar shpirtërisht dhe nuk ka justifikim tek Zoti që tha :“Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt”:(Mateu: 5-29)
Sipas këtyre fjalëve të Zotit Krisht, Shën Vasili i Madh ( shekulli i IV) na thotë: “Grua nuk njoh por i virgjër nuk jam”, sepse ai konsideronte një vështrim kalimtar trupor edhe një mendim trupor që e largonte virgjërinë nga mendja nga ku fillon manipulimi i ndjenjave, instiktit dhe veprimeve seksuale.
Virgjëria është vetëkontrolli i plotë i qënjes dhe vetëofrimi i plotë tek Zoti. Në të kundërt virgjëria humbet kuptimin e saj edhe shumë më poshtë se martesa, prandaj apostuli thotë: “Por të pamartuarve dhe grave tė veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë, por në qoftë se s`kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.”(1 Korintasve: 7;8-9)
Jo vetëm virgjëria por edhe martesa trupore në çiftë burrë-grua e bekuar në Zotin është edhe shpirtërore, prandaj thuhet :“Dhe po ju them këtë, o vëllezër, se koha tanimë është shkurtuar; kështu tash e tutje edhe ata që kanë gra të jenë si ata që nuk kanë;” (1 Korintasve: 7-29).
Sipas Kishës Orthodhoke, shpirti asketik i vetëpërmbajtjes që karekterizon jetën virgjërore është i domosdoshme edhe për të martuarit në kohë të caktuara kreshmore prandaj apostulli thotë: “Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja. Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.Mos ia privoni njëri-tjetrit, përveç në qoftë se jeni marrë vesh, për njëfarë kohe, që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj”(I Korintasve :7;2-5).
Por jo vetëm murgjit por edhe të martuarit sipas zotit në këtë botë që do vlerësohen si të zgjedhur dhe do hyjnë në Jeruzalemin qiellor do të quhen të virgjër: "Këta janë ata që nuk janë ndotur me femra; janë në fakt të virgjër. Këta janë ata që ndjekin Qengjit, kudo që të shkojë ai; këta u shpenguan ndër njerezit, që të jenë të parat fruta për Perëndinë dhe Qengjin".(Zbulesa: 14-4), sepse ata kanë refuazuar kurvërinë me idhujtarinë dhe tani me trupa të rinj të lavdëruar edhe të virgjër ata ndjekin kudo qengjin kudo që ai shkon (Joani: 10-3-27 Zbulesa :19 ;7-9 21-9)
Ushtrimi i virgjërisë përtej ligjit të martesë trupore është tejkalim i ligjit natyror dhe kërkon përpjekje mbi njerëzore dhe pa ndihmën e Zotit nuk mund ta realizohet, sespe Krishti e tha: ”Pa mua nuk bëni dot asgjë” (Joani 15:5).
Që dikush ta ruaj virgjërinë dhe ta mirëmenaxhojë atë deri në martesë duhet të bashkohet me Zotin me misteret e Kishës Apostolike Orthodhokse si Pagëzim: “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.”(Galatasve 3:27) dhe e ripërtërimë këtë bashkim me Kungimin e Shenjtë të Trupit edhe Gjakut të Krishtit sa të bëhemi gjymtyrët e tij, sepse Zoti tha:" Kush ha mishin tim dhe pi gjakun mbetet tek mua edhe unë në atë"( Joani 6 -56)
Ky bashkim misteror me Krishtin e bën të përgjegjshëm besimtarin orthodhoks: " Sepse a nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t'i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu! A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ''Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm''. Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të. Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet. A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë".(I Korintasve: 6 15-20).
Njerëzit e humbnin virgjërinë jo sepse janë foshnje në mendim dhe nuk ja dinë vlerën virgjërisë por edhe se janë krenarë.Papastërtia morale nuk fillon me seksin apo me diçka që ka të bëjë me trupin, por me shpirtin. Djalli si shpirt edhe pse nuk kryhen marëdhenie seksuale është i ndotur nga krenaria, prandaj quhet shpirti i ndyrë i papastër.
Prandaj krenaria është shkaku i humbjes së virgjërisë me kurvëri, krenaria largon hirin e Zotit dhe i jep të drejtë demonit të kuvërisë që ti nxisë adoleshentët edhe të rijntë që të humbin virgjërinë pra të hanë frutin e ndaluar dhe pastaj të vdesin shpirtërisht dhe të shkatërrohen trupërisht, ashtu si bëri djalli me Adamin edhe Evën që hëngrën nga krenaria frutin e ndaluar dhe pastaj u turturuan nga epshi.(Zanafilla: 3-7).
Djalli e uren shumë virgjërinë dhe bën të pamundurën që njerëzit ta humbin me mëkatin e kurvërisë.
Në sinaksarin e Shën Andonit të Madh na tregohet për djallin demonin e kurvërisë që e ngacmonte me fantazi, ndjesi dhe pamje. Demoni u shfaq tek shenjtori si një fëmijë i zi (kubiti) edhe i tha: “Unë jam shoku i kurvërisë. Unë mora përsipër të ngre kurthe që të robërojnë tek ajo. Unë i sjell të rijnve ngacmime përkëdhelëse. Më quajnë fryma e kurvërisë. Shumë njerëz që donin të jetonin me dlirësi i kam hedhur në greminë e mashtrim. Sa shumë veta kam bindur duke mashtruar me përkëdheljet e mia! Unë jam ai që profeti e akuzon duke thënë “Fryma e kurvërisë ju mashtroi ”Sepse unë i shkatërrova ata me anën e fuqinë sime. Unë jam ai që të ngacmova aq shumë herë. Po ti më shkatërrove nuk kam fuqi."Andoni, pasi lavdëroj Zotin, mori guxim dhe i tha: “Je i denjë vetëm për tu përbuzur, je i errët në mendje dhe i pafuqushëm si fëmijë. Nuk më pëlqen të merrem më gjatë me ty. Zoti është ndima ime dhe unë do të shikoj triumfues armiqtë e mi( Psalmi 118-7). Djalli sapo dëgjoj këto fjalë, u zhduk sa kaq. Pushoi së bërtituri dhe nuk guxoi ta prek më të riun."
Gjithmon krenarët vuajnë nga demonënt (i kurvërisë) sepse e lejon Zoti që të përulen krenarët dhe të mos humbasin si djalli, madje shumë murgj e murgesha humbën virgjërinë nga krenaria.
Në një histori asketike na tregohet se si një virgjëreshë e humbi virgjërinë e saj, por pastaj u pendua dhe kur vdiq edhe po e varosnin trupin e saj u dëgjua Zëri i Zotit në kishë që tha: “Më pëlqeu më shumë pendimi se virgjëria e saj”.
Nqs këtë thesar të madh ne e humbasim nga krenaria, përsëri mund ta rifitojmë me pendim dhe rrëfim dhe përulësi, ashtu si na tregohet në jetët e shenjtorëve që edhe pse në fillim e kishin humbur virgjërinë dhe u bënë prostituta të dëgjuara përsëri e rifituan virgjërinë dhe numurohen si nuse të Krishtit, si psh Maria Egjiptiane, Shën Pelagjia, Shën Taisia etj, prandaj apostulli thotë përsëri: “Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1Korintasve 6 9-11)
Ata , ato që e humbën virgjërinë si thesar i pavlerë përsëri i vret ndëgjegjja dhe bëjnë përpjeke me mashtrim apo me kirurgji ta rifitojnë virgjërinë dhe të shfaqen si të tillë kur duan të martohen, por kjo është një gënjeshtër , sepse virgjëria nuk është aq fizike por morale dhe kush e humbet me kurvëri, në mos nga njerëzit do të gjykohet nga Zoti, sespe : "Kurvëruesit ...dhe gjithë gënjeshtarët,pjesën e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë”(Zbulesa 21:8).
Në Ferr fatkeqësisht ka shumë shpirtra që vuajnë pa shpresë sepse e humbën virgjërinë e tyre duke mëkatuar trupërisht vetëm njëher në jetë.Ata gjatë jetës së tyre toksore as u pagëzuan , apo as u penduan me rrëfim tek ati rrëfyes, që me mëshirën e Zotit Jisu Krisht dhe misteret e Kishës Orthodhokse të mernin faljen e mëkateve dhe ta rifitonin përsëri virgjërinë, thesarin që njerëzit e sotëm nuk e vlerësojnë.