14.000 foshnjat e therura nga Herodi !
Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës- KOASH
Shkrim nga nga Miron Çako. Publikuar në Dt : 29/12/2021.
Gazeta
online : C.N.A.Al City news Albania.
Në datën 29- të dhjetorit Kisha Orthodhokse kremton kujtimin e 14-mijë foshnjave që u vranë nga mania e Herodit.
Herodi i madh ishte një pasardhës i Ezaut biri i parë i Isakut, por që e shiti të drejtën e paralindjes për një pjatë thjerëza vëllait të tij Jakobit(Zanafilla:. 25 27-34).Për këtë arsye bekimi i Zotit nëpër brezat e Hebrejve kaloi nëpërmjet Jakobit që u quajt dhe Izrael(Zanafilla 32-30), kurse Ezau formoi një popull tjetër të quajtur Idumitët, ata ishin një armik tradicional i judenjve.
Herod u lind në vitin 73 para Krishtit i martuar në fillim me një grua me emrin Qipro, vajza e një sheiku arab.Herodi ishte i kthyer në fenë e judaizmit por kjo ishte një manovër politike ,për të fituar simpatinë e judejnve .Ai ishte vendosur nga Roma si mbret i judenjve .Si mbret ai mbretëroi 37 vjet. Ai ishte një politikan i zoti që kishte bërë edhe shumë ndërtime të mëdha për të fituar simpatinë e judenjve. Ai për të fituar simpatinë e popullit jude restauroi tempullin e mrekullueshëm të Solomonit në Jeruzalem. Me masat që mori Herodi e forcoi pozitën e Izraelit duke e kthyer atë në një qendër tregtare për Arabinë dhe Lindjen. Programi i tij masiv për ndërtim përfshinte teatro, amfiteatro, një port, tregje, tempuj, strehim, pallate, mure rreth Jeruzalemit dhe ujësjellësa. Taksat e rënda të Herodit për të paguar për projekte bujare detyruan një barrë të padrejtë mbi qytetarët hebrenj.Ai mbajti rendin në Izrael, por nëpërmjet policisë sekrete me sundimin tiran gjaksor dhe me shumë viktima.
Vet romakët thoshin për Herodin se ;”më mirë të jesh derri i Herodit se biri i tij” . Ai vrau vjerrin e tij, disa nga dhjetë gratë e tij dhe dy nga djemtë e tij.
Kur Herodi dëgjoi nga magët të cilët erdhën në Jerusalem nga Babilonia dhe i thanë :“Ku është mbreti i judenjve që ka lindur se pamë yllin e tij nga lindja dhe erdhëm që t’i falemi. Dhe kur mbreti Herod dëgjoi këto u drodh dhe po ashtu bashkë gjithë Jerusalemi” ( Mateu: 2,2-3) .
Ai u drodh se e dinte që ishte ulur në fronin e mbretit David padrejtësisht dhe në atë fron sipas profetësive do të ulej Mesia(Krishti) që do të vinte nga fara e Davidit dhe ai do të quhet Biri i Davidit dhe do të mbretërojë në shtëpinë e Jakovit përjetë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur. ( Luka 1 ;32-33)
Atëhere Herodi i thirri fshehurazi dijetarët dhe i pyeti me hollësi se ku kishin parë yllin për herë të fundit dhe i dërgoi në Bethlehem dhe u tha: “Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën dhe kur ta gjeni më njoftoni që të vij dhe ta adhuroj”(Mateu 2- 7 ).
Herodi me dinakëri kërkonte të vriste Foshnjen Hyjnor por magët u lajmëruan nga ëngjëlli që ata të mos të ktheheshin tek Herodi dhe u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër (Mateu 2- 12).
Atëherë Herodi duke parë se dijetarët e kishin mashtruar u zemërua fort dhe urdhëroi që të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në të tërë rrethinat nga 2 vjeç e poshtë sipas kohës të cilën e kishtë hetuar me kujdes nga dijetarët (Mateu 2- 16).
Herodi dha urdhër të vriten fëmijët nga dy vjeç e poshtë sepse magët kishin udhëtuar për gati një vit nga Babilonia, Persia (Iraku i sotëm) në Palestinë.
Ka mendime të ndryshme, se tre magët ishin në ditën që lindi Krishti të sjellë me mrekulli nga engjëlli, ose 13 ditë më vonë, ose një vit.
Kjo e fundit është më e saktë, prandaj ata nuk ishin në natën kur u lind Krishti por atë natë ata panë yllin në qiell i cili i drejtontë për në Palestinë dhe ky yll që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre deri sa u ndal mbi vendin ku ndodhej fëmija (Mateu: 2 -10).
Kështu Herodi shtoi edhe një vit tjetër ditës kur magët panë yllin në qiell që sipas llogaritjes së tij djallëzore të mund të asgjesonte me çdo mënyrë Krishtin që ndoshta në atë kohë mund të kishte qënë 1 vjeç.
Herodi me përpjekjen e tij për të eliminuar rivalin e ri Mbretin e Izraelit, Mesian nuk fitoi asgjë përveçse përmendet turpshëm dhe për keq në analet e historisë si mbreti më gjaksor.
Ai vdiq si të gjithë të vdekshmit me një ndëshkim të paparë, trupi i digjej nga brenda dhe i dilnin krimba dhe vinte erë si një kufomë e vdekur.
Herodi dhe shkoi në botën e të vdekurve në vëndin e dënimit ashtu siç na thuhet tek ungjilli : “ Pasi vdiq Herodi ja një engjëll i Zotit iu shfaq Josifit në Egjipt dhe i thotë çohu merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit se ata që donin të vrisnin fëmijën kanë vdekur”(Mateu 2 ; 19- 20).
Ka Herod sot?
Fatkeqësisht ka:
Herodët e sotëm janë ata pushtetarë që nuk besojnë në Perëndinë dhe e keqpërdorin pushtetin shekullor, që jetojnë vetëm për interesin e tyre ,për karierën, fitimin dhe duan ta përjetsojnë pushtetin që e kanë marrë padrejtësisht me çdo mënyrë dhe çdo mjet deri në eliminimin e rivalëve të tyre me intriga dhe krime duke u bërë diktator.
Po ashtu krimin e Herodit e përsërisin ata pushtetar, deputet që e ligjërojnë krimin e abortit.
Herod janë edhe ata prindër që vrasin fëmijët e tyre të pafajshëm me anë të abortit .
Kurse ushtarët e herodit janë ata mjek të cilët e kryejnë këtë krim antihuman me qetësi në klinika shtetërore dhe private.
Sot në Botë në një ditë vriten 125 mije fëmijë me anë të abortit dhe në vit 40milion -50milion në të gjithë Botën . Shqipëria sipas numrit të popullatës rendit për nga numri i aborteve me vëndet si Azia,India .
Aborti si veprim është kryer që në lashtësi nga njerëzit, por njerëzit e lashtë që kanë ditur më pak se ne, se çfarë ndodh brenda barkut të nënës e kanë konsideruar abortin një vrasje.
Nga ligjet në Perandorinë Romake dënohej me vdekje ai që e bënte këtë veprim.
Gjatë gjithe këtyre shekujve të krishterimit në Europë qytetrimi europian e dënonte abortin si një vrasje dhe dënohej si nga Kisha ashtu edhe nga shteti,por në shekullin e 20 filluan të shfaqen levizjet feministe në fillim në Rusinë bolshevike ateiste që ishin dhe kryen abordin e ligjëruar.
Me kalimin e kohës kjo lëvizje mori përmasa organizatash duke ndikuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat mediatike ligjore në opinionin publik sa abordi që dukej i keq dhe i dënueshëm më parë tani të ishte i pranueshëm dhe i lejuar për t’u kryer pa asnjë lloj pengese ligjore morale si në vendet europiane dhe më vonë nëpër botë.
Ky ligjërim i abortit u bë duke keqinterpretuar “Kartën e të Drejtave të Njeriut” të OKB-së; “se çdo njeri ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë personale”
Këtu lind pyetja :”Kush jetë duhet të mbrohet më shumë jeta e embrionit që është një person më vete dhe nuk flet dot ose nuk dëgjohet klithma e tij e heshtur,apo e drejta e gruas që kërkon të veprojë si të dojë për çfarë është mbjellë dhe zhvilluar në trupin e saj?”
Gjithë problemi është se si e konsiderojmë ne njerëzit sot, shtatzaninë, një shtojcë mishore në trupin e gruas dhe kështu abortin një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr ketë shtojtcë si një copë mishi, apo në placentën e nënës qëndron një krijesë njerzore me të gjitha ndjenjat ashtu siç jemi edhe neve pavarësisht përmasave.
Këtë përgjigje mund ta japin në mënyrë të saktë mjekët shkenctarë. Një nga mjekët më me zë që i dha përgjigje këtyre pyetjeve është gjinikologu amerikan Bernard Natanson i cili ishte drejtori i një klinike private abortesh. Ai për dy vjet kishte kryer 60 mijë aborte.
I shqetësuar për veprimin e tij ishte i drejtë apo jo, ai vuri në zbatim teknikën bashkëkohore për studimin e çështjes dhe zgjidhjen e pyejes se cfarë jete shfaq embrioni dhe kur fillon jeta tek embrioni.
Si provë vërtetuese me anë të ultra tingujve ai filmoi abortin e një embrioni 12javësh . U vertetua me pamjen se embrioni ndjen rrezikun që i kërcënon mjeti vrasës i abortit dhe shpreh ndjeshmëri dhe lëvizje për t’i shmangur këto veprime me këto siptoma dhe rreagime:
A.Embrioni lëviz me nxitim në mënyrë të shqetësuar
B. Rrahjet e zemrës i rritën ndjeshëm nga 140 deri në 200 rrahje në min.
C .Hap dhe mbyll gojën sikur nxjerr një klithmë.
Prandaj dhe kjo vidjo kasetë u quajt “klithma e heshtur”.
Nga ai moment mjeku Natanson u pendua për mëkatin e tij të keqpërdorimit të shkencës së mjeksisë dhe shkeljes të betimit të Hipokratit:” që mjeku duhet të shpëtojë jetë dhe jo të vrasë”.
Ai nuk bëri më abort në jetën e tij dhe u bë një nga mjekët që kundërshtoi më shumë bërjen e abortit si dicka të lejueshme dhe jo vrasje fëmijësh.
Profesoi francez Jeronim Lezen për çështjen e abortit shkruan se :
“Sepse zhdukja e një embrioni të çfarëdo moshe qoftë ai, është i barazvlefshëm me vrasjen e një qënie njerëzore dhe vazhdon dhe thotë:”Fillimi i një qënje njerëzore i takon momentit të ngjizjes dhe kjo qenie njerëzore është një gjë e përkryer dhe e veçantë ,është e veçantë sepse nuk mund të zëvendësohet me diçka tjetër “.
Doktori Hernest Hunt gjatë një kërkimi shkencor arriti në një konkluzion se veza e pllenuar nuk është thjesht një masë qelizore por është plotësisht dhe tërësisht jeta e një qenie njerëzore e cila ka aq gjallëri në vetvete sa një foshnjë ,nje fëmijë , sa një i ri dhe i moshuar ,si rrjedhojë aborti vret jetë njerëzore qoftë dhe kjo në hapat fillestarë të jetës.”
Pasojat e abortit janë shumë të mëdha dhe serioze.
E para për vetë nënat, sepse aborti i krijon një tronditje të madhe psikike dhe vrasje ndërgjegje që mund ta shoqëroi njeriun deri në fund të jetës edhe në jetën përtej varrit.
Gratë që bëjnë abort rrezikojnë të mos lindin më ose rrezikojnë dhe vet jetën e tyre.
Përqindja e lindjeve të parakohshme dhe e lindjeve të vdekura është më e madhe tek gratë që kanë bërë abort më parë.
Aborti sjell rënie morale brenda gjirit familjarë duke futur në familje ligjin e xhunglës: “Që më i forti vret më të dobtin” .
Prish unitetin e çiftit dhe largon me dhunë nga jeta shoqërore shumë individë që i dërgon providenca Hyjnore që ata të jenë të dobishëm për njerëzimin , si mjek, shkencëtar,arkitekt, etj, por që vriten nga prindit dhe shoqëria.
Aborti sjell mallkimin e vrasjes, tek individi, familja dhe shoqëria, ashtu siç na thuhet në Bibël kur u bë vrasja e parë “ Zoti i tha Kainit – Zëri i gjakut të vëllait tënd më vengon nga toka dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marë gjakun e vëllait tënd nga dora jote”( Zanafilla 4 ; 10 -11).
Kisha Orthodhokse ka qënë dhe është në kundërshtim të prerë me abortin Kisha bazohet ne ligjin që Zoti i dha Moisiut: “Mos vrit” (Ekdodi :20 -13) , po ashtu edhe në mësimin e Krishtit që tha: ” të moçmëve u është thënë mos vrit ‘’po Unë po ju them kush do që zëmërohet pa shkak me vëllaun e vet do të dënohet për vrasje”.(Mateu: 5-21)
Zoti Jisu Krisht mrekullinë e parë e bëri në një dasëm të Galilesë duke shenjtëruar martesën si një mister për shpëtimin e njeriut, por njëkohësisht edhe lindjen e fëmijëve si fruta të bekuara të kësaj martese ,prandaj si planifikimi familjar nuk është i përligjur në një çift dhe aq më shumë aborti , që dënohet si vrasje e ulët.
Kanonet apostolike dënojnë me ç’kishërim atë që bën një veprim të tillë duke i hequr gruas që aborton të drejtën e marrjes së mistereve të Kungimit Hyjnor deri në fund të jetës.
Shën Vasili i madh në kanonin e tij të dytë thotë: “se gruas që aborton me dashjen e saj duhet t’i ndalohet e drejta e çdo misteri për gjithë jetën ,por për shkak të ekonomisë të paktën 10 vjet.”
Nga ky kanon nuk përjashtohen burrat që i detyrojnë gratë për të bërë abortin ,madje këta dënohen më shumë se janë shkak skandali ashtu siç tha Zoti: “ Në këtë botë do të vinë skandale por mjer ai që i sjell”.
Edhe sot Kisha Orthodhokse pavarësisht se e ka ulur kohën e dënimit (kenosës) për korigjimin e mëkatit përsëri mban të njëjtin qëndrim moral ndaj abortit ,duke e konsideruar atë një vrasje dhe më të rëndë se vrasja .
Kisha këshillon ata që janë të pagëzuar dhe kanë bërë abort nuk duhet në asnjë mënyrë të kungohen me Trupin dhe Gjakun e Zotit pa rrëfyer mëkatin e abordit dhe ata mund të kungohen vetëm me lejen e atit rrëfyes, në të kundërt kungimi bëhet për ta dënim dhe ndëshkim, ashtu si i Judës ( Joani 13 -27).
Ata që largohen nga kjo jetë duke mbajtur në zemër të fshehur këtë mëkat dhe nuk e rrëfejnë që të marrin uratën e faljes, vetëm nga ky mëkat i pa rrëfyer do ndëshkohen nga drejtësia Hyjnore si vrasës dhe do të përfundojnë në Ferrin e përjetshëm ashtu si Zoti thotë tek Zbulesa:“ Kurse për frikacakët dhe të pabesët dhe të neveritshmit dhe vrasësit dhe kurvëruesit dhe magjistarët dhe idhujatrët dhe gjithë gënjeshtarët pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur që është vdekja e dytë ‘’(Zbulesa: 21-8).
Aborti vetëm në një rast mund të tolerohet nga kisha kur shtatzania dhe lindja rrezikon jetën e nënës, por në këtë rast nëna është e lirë të vendosi të jetojë ajo apo fëmija e saj . Ky vendim merret me lutje ,me këshillë dhe me një frymë pendese.
Nënat që pranojnë të vdesin për të sjellë në jetë embrionin e tyre konsiderohen si martire dhe renditen me shenjtorët.
Fëmijët që abortohen janë martirë ,gjaku i tyre është i bashkuar me gjakun e Krishtit dhe të 14 mijë foshnjave që i kujtojmë sot dhe si farat e martirëve. Ata do të gjykojnë bashkë me Zotin në ardhjen e dytë të Krishtit, prindërit e tyre që nuk i deshën, po ashtu ata shtetarë që bënë ligje pro abortit dhe mjekët që i vranë njësoj si Herodi.
Në qoftë se ata njerëz fajtorë pagëzohen ose pendohen dhe rrefehen edhe ky mëkat i rëndë falen nga gjaku i Krishtit dhe Zoti nuk jua kujton më, po ashtu edhe fëmijët që i vranë me anë të abortit drejt për drejt ose indirekt me veprim ose heshtje nuk do ju a kujtojnë dhe ata do t’i presin me dashuri prindërit e tyre ne qiell, ashtu si Zoti pret kthimin e djalit të penduar. (Luka 15-11-32)
Duhet të dimë të gjithë se ky krim makabër që kryet çdo ditë në thertoret (klinikat mjekësore) nga mjekët kasap i përligjur nga ligjëvënës mizor dhe kryer nga prindër gjaksor dhe të pa shpirt, është shkaku më kryesor edhe i kësaj pandemia i këtij ndëshkimi kolektiv, global, në këtë brez të pabesë edhe imoral dhe vrastar.
Mos pendimi për këtë mëkat dhe krim kolektiv që nga shifrat ka vdekjen më të shumta ditore dhe vjetore është arsyeja që pandemia vrastare nuk po ndalon , madje edhe kur ata i drejtohen Zotit t’i ndihmojë ai nuk i dëgjon, ashtu si na thuhet tek profeti Isaia: ” Kur i shtrini duart tuaja, unë i fsheh sytë e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjes tuaja, unë nuk dëgjoj,duart tuaja janë tërë gjak. Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq”(Isaia 1; 15 16)
Duhet një reflektim , një pendim urgjent , një ndalim i këtij krimi nga ky brez gjaksor që po kërkon të ndërtojë qytetrimin e tij egoist mbi gjakun e foshnjave, ndryshe ndëshkime më të rënda apokaliptike do na vijnë, ashtu si janë profetizuar nga Zoti, profetët, apostujt, shenjtorët.
Me ndërmjetimet e 14 mijë foshnjave të vrara nga Herodi si martirët e parë të Krishtit , por edhe të të gjithë shpirtrave të aborduarve Zoti Jisu Krisht na mëshiroftë për këtë mëkat dhe krim si individ dhe shoqëri, po ashtu ‘ti nxisi sa më shpejt të çlirohen nga barra e këtij mëkati me ndërgjegjësim dhe Misteret e Shenjta të Kishës Apostolike Orthodhokse si me Pagëzim,Pendim e Rrëfim ata që e kanë kryer këtë krim.
Po ashtu të na nxisi me kurajo civile duke thirrur fort, tek vetja, tjetri, shoqëria pa hezitim: “Aborti është një vrasje një krim kolektiv dhe duhet ndaluar sa më shpejt ”.
Në të kundërtën heshtja është bashkëpunim në këtë krim të tmershëm që po e merr ndëshkimin e merituar nga Drejtësia Hyjnore sot./ CNA.al