BLASFEMIA E RRADHËS PËRPARA IKONAVE TË SHENJTA ORTHODHOKSE
May 11, 2022 at 9:46 am,
No comments
Shkrim nga Miron Cako; përgjegjësi i Zyrës Katekizmit pranë Kryepiskopatës KOASHI-t Tiranë. Dt : 11/05/2022https://www.cna.al/2022/05/12/blasfemia-e-radhes-perpara-ikonave-te-shenjta-orthodhokse/?fbclid=IwAR1XYpLgI2x5ISGhOvlP2ZEcpSU35MabL2X1Ee-uigUr-oaRKCMc-wj9VHQ
Është për të ardhur keq dhe të çudit guximi eusforik i këtyre këngëtarëve “kontemporan” që për të fituar audiencën në këtë brez të pabesë dhe pa moral, bëjnë lloj−lloj performonce, me fjalë, lëvizje dhe egzibicione epshore në këgën dhe klipin “Pikasso” madje edhe përpara ikonave të shenjta që janë bërë me lutje dhe përkushtim fetar të veçantë dhe gjenden sot të ekspozuara në “Muzeun e Artit Mesjetar” në Korçë.
Ikonat, këto kryevepra të artit pamor kishtar si ikonat e Zotit Jisu Krisht, Hyjlindëses dhe shenjtorëve janë të vendosura në ambeinte kishtare si ikonastase dhe mure, që kur njerëzit të qëndrojnë përpara tyre me rrespekt fetar, në këmbë ose të gjunjëzuar, të pendohen për mëkatet e tyre mishore dhe shtazore dhe të shenjtërojnë me anën e shikimit mendimin e tyre.
Ikonat me anën e simboleve, siluetit dhe ngjyrave shprehin doktrinën e krishterë të shpëtimit të njeriut në Krishtin, që "Zoti u bë njeri që njeriu të bëhet Perëndi " (Shën Athanasi i Madh).
Prandaj ikonat quhen edhe shkolla e analfabetëve sepse e bëjnë të prekshë këtë doktrinë të kristerë orthodhokse. Kisha Orthodhokse ka qëllim që me fjalën dhe me anën e imazheve të shenjta (ikonave) të katekizojë njerëzit, që ata duke parë këto imazhe të shenjta të kuptojnë se njeriu nuk është vetëm mish edhe epsh, por një qënie intelektuale shumë e lartë e krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla 1-26) dhe në sinergji me hirin hyjnor në Krishtin mund të bëhet edhe një shenjtor, i ngjashën me Perëndinë (Zanafila 1-26) një ikonë e Perëndisë.
Djalli armiku i Perëndisë dhe i njeriut i urren shumë ikonat e shenjta, sepse ato ndikojnë menjëherë në psiqikën e njeriut dhe e ndryshojnë për mirë, prandaj në shekuj ka bërë bërë një luftë të pandalshme kundër ikonagrafisë orthodhokse me forma nga më të ndryshmet, si duke i nxitur njerëzit madje edhe disa të krishterë heretik ti keqkuptojnë dhe ti quajnë idhuj, ti shkatërrojnë dhe të mos i nderojnë, ose thjesht ti serviri si vepra arti për zbukurim dhe aredim , apo tregti, ashtu si bëhet sot në shumë muze edhe tek ky muze në Korçë, ku është kryer ky klip blasfemues me qëllim të ulë nderimin për ikonën orthodhkse.
Po ashtu djalli duke urryer ikonën e Zotit dhe shenjtorëve që përçojnë shenjtëri dhe dinjitet njerëzor, kërkon ti eklipsojë ato me ikonat e tij, si të njerëzve lakuriq apo lëvizjeve epshore, që fatkeqësisht e ulin njeriu në rangun e një kafshe, vetëm mish (Zanafiall 6-3) ashtu si ka bërë edhe në këtë klip që pavarësisht aktorëve, regjizori i fshehtë është djalli ose demoni i kurvërisë.
Por pavarësisht guximit eusforik të këtyre këngëtarëve "modern", ajo që të shqetëson është edhe leja që ata kanë marrë nga Ministria e Kulturës apo nga drejtoria e Muzeut Mesjetar të Korçës. Duhet të theksojmë se Shqipëria ishte i vetmi vënd në botë që legalizoi ateizmin absolut nga viti 67 deri në 90, si i vetmi vënd ateist i zyrtarizar në botë, ky një precedent i papërsëritshëm në analet e historisë të gjithë botës i u nxitur nga demoni ateist dhe njerëz injorant dhe delirant që morën pushtetin me padrejtësi dhe abuzuan jo vetëm me njerëzit por edhe me Zotin.
Pusheti nxiti turmën nën slloganin “Luftë kundër bestytnive fetare” dhe ata shkatërruan si vandalë ndërtesat dhe artin fetar të kulteve në Shqipëri dhe veçanërisht artin ikonokgrafik orthodhoks duke djegur dhe shakërruar kryevepra të artit kishtar nga ikonografë të mëdhenj si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenica, vëllezërit Zografi etj, që bënë histori në ikonografinë bizantine në territorin shqiptar.
Falë Zotit dhe disa njerëzve të guximshëm si teologu Theofan Popa, i cili ndërhyri tek kubeja e shtetit ateist që më në fund e kuptoi se ky vandalizëm ishte shkatërrim i kulturës shekullore të vendit, u ndalua kjo masakër kulturore e pashëmbullt në historinë tonë.
Edhe pse mbas degradimit dhe rënies me turp të ateizmit komunist në Shqipëri në vitin '91 dhe vendosjes së demokracisë perëndimore, përsëri deri më sot disa gjëra kanë mbetur ashtu si i la regjimi ateist komunist i cili, shaktërroi, vodhi dhe konfiskoi pasurinë kishtare.
Akoma pronat kishtare dhe pasuritë e saj, pjesë e të cilave janë edhe ikonat, nuk janë kthyer të gjitha, madje në mënyrë arbitrare mbahen dhe administrohen nga shteti demokratik.
Ky shtet demokratik edhe pse i mban dhe i administron padrejtësisht këto pasuri kishtare që janë të shenjta për të krishterët, shpesh bën veprime blasfemuese të përsëritura në këto kisha monument kulture të restauruara shpesh me kontributin e Kishës Orthodhokse.
Janë kthyer pa miratimin e Kishës në pasarela mode, ose në eksepozita firmash mode me pamje fyese edhe para ikonave si kjo e rradhës në Muzeun Mesjetar të Korçës.
Edhe pse Kisha Orthodhokse ka reaguar publikisht kundër, përsëri këto veprime të përsëritura blasfemuese tregojnë se mendësia ateiste tek shtetarët që japin leje dhe i promovojnë këto veprime fyese kundër besimit nuk është larguar, është aty e moderuar dhe shpërthen herë pas here me arrogancën e të marrit që thotë nuk ka Perëndi. (Psalmi 14-1).
Ky klip vërtet nuk është realizuar në një ambient kishtar që kryen shërbesa fetare, por është lejuar të bëhet përpara një ikonostasi kishe, i mbajtur peng që nga koha e komunizmit nga Monumentet e Kulturës dhe aty janë lejuar këngëtarët të performojnë në mënyrë fyese duke i kthyer kurrizin ikonave dhe duke bërë lëvizje po edhe fjalë të pamoralshme për ambjentin, përpara ikonave të ekspozuara të Zotit Krisht, Të Tërëshenjtës Mari dhe Shenjtorëve.
Ky veprim është shumë fyes për ndjenjat e besimit orthodhoks, sepse për besimtarët e krishterë, Zoti Krisht, Hyjlindësja dhe Shenjtorët, janë Ati, Nëna dhe vëllezërit e tyre.
Si do ti vinte këtyre aktorëve që dikush të bënte ato veprime dhe fjalë fyese përpara prindërve të tyre. Ajo na shqetëson është se këngëtari i klipit “Pikasso” i mirënjohuri Donaldi kur ishte në (Big Brother) iu lut Allahut publikisht për të treguar besimin e tij mysliman, sepse kështu tregonte sipas tij se e respekton fenë e tij, por pse ky besimtar i devotshëm mysliman, ikonës së Zotit Jisu Krishtit dhe të Tërëshenjtës Mari i kthen kurrizin publikisht dhe bën lëvizje dhe thotë fjalë që nuk i përshtaten imazhit të shenjtë të Krishtit dhe Marias që edhe myslimanët i respektojnë.
Mos e bënë këtë performancë për të na treguar publikisht se është antikrisht dhe ekstremist? A do toleronte besimtari mysliman Donaldi nqs dikush do ti fyente Allaun që e beson dhe i falet apo Muhametin që e nderon si profet, ashtu si ai me shokët e grupit të tij fyen ikonën e Zotit Jisu Krisht dhe shenjtorëve të Tij duke fyer kështu gjithë të krishterët?
Kjo gjë nuk i shërben harmonisë fetare në vend, me të cilën shqiptarët mund të mburren në botë se edhe ata kanë një vlerë humane . Prandaj njerëzit publik duhet të jenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre, për mesazhet që përcjellin me performancën dhe fjalët e tyre sidomos për çështje fetare, sepse: “Ja një zjarr i vogël, ç'pyll të madh djeg.”(Jakovi 4-5)
Por ajo që e bën më të hidhur këtë gjë kaq fyese ndaj komunitetit orthodhoks por edhe gjithë të krishterëve është se është bërë me lejen dhe nën hundën e shteti, ose të përgjegjësve shtetëror në këtë muze. Po ashtu edhe nga ana teknike si është lejuar ky klip, kur nuk lejohet të bëhet edhe një foto nga vizitorët sepse dëmtohen ikonat me shumë vlerë.
Duket ne shqiptarët jemi “kokë shkëmba” dhe nuk duam të mësojmë nga gabimet e etërve ateist që kujtuan se do të sfidonin dhe tallnin Perëndinë, por koha me fakte tregoi të kumdërtën,se sfiduan, tallën dhe shkatërruan jetën e tyre dhe të fëmijve të tyre, sa gjithë bota na i bënte me gisht si njerëz me bisht,primitivë që nuk respektojnë e shkatërrojnë kulturën e tyre dhe u katandisëm si mos më keq sa akoma nuk po dalim nga gropa e ferrit që hapëm me njeriun e ri ateistë.
Jo vetëm ne si të krishterë jemi të fyer dhe nuk na vjen aspak mirë dhe protestojmë në mënyrë qytetare ndryshe nga të tjerët kur shikojmë këto blasfemi të përsëritura kundër Zotit ,Kishës edhe me lejen e shtetit,sepse të drejtën e hakmarjes e ka Zoti,(Romakëve 12-19 )por duhet ta dinë mirë këta që i bëjnë ose i lejojnë këto gjëra blasfemuese se një ditë të shpejtë do të përballen fytyrë më fytyrë me Zotin Jisu Krisht dhe shenjtorët dhe do të japin llogari për të gjitha ato që kanë bërë me fjalë dhe veprime (Zbulesa 22-12), ashtu si ka ndodhur edhe me paraardhësit e atyre që jo vetëm gabuan, por as nuk u penduan dhe pastaj i shpaguan gabimet e tyre deri në të tretin dhe të katërtin brez.(Eksodi 20-5)
"Është e tmerrëshme të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë".(Hebrejnve 10-31)
Miron Cako; përgjegjësi i Zyrës Katekizmit pranë Kryepiskopatës KOASHI-t Tiranë.