A EGZISTOJNE UFOT DHE ÇFARE ESHTE UFOLOGJIA?
Miron
Çako - Përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit në Kryepiskopatën Orthodhodokse të
TiranësPublikuar
më date 19 / 05/ 2022
Duke marë shkas nga një fakt i shfaqes së UFOVE në Topojan të Gramshit në 6 maj, madje ata janë bërë kaq të rëndësishë sa u diskutua prezenca e tyre edhe nga ekspertët e Pentagonit në Kongresin Amerikan në 18 maj , po ripostoj këtë artikull mbi "Ufologjinë" një fe e re e "Kohës së Re" .
Që të kuptojmë çfarë është ufologjia, në fillim duhet të sqarojmë çfarë do të thotë termi (UFO).
Ky term është shkurtim i (Unidentified Flying Object) që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Këtu futen objekte fluturuese ose dukuri natyrore në hapsirë të pa indetifikuara shkencërisht se çfarë janë me të vërtetë. Kur bëhet fjalë për jashtëtokësorë si qenie inteligjente dhe fizike përdoret termi (USO) (Underëater Submerged Objects).
Sot është ngritur edhe një lloj pseudoshkence, që merret me studimin dhe informimin rreth këtyre qenieve jashtëtokësore, alienë dhe disqeve fluturuse UFO dhe kjo disiplinë “shkencore” quhet Ufologji.
Dëshmitë e para për UFO-t vijnë gjatë vitet 1933-1945. Përgjatë luftës së dytë botërore shumë pilotë pretendojnë se kanë parë objekte fluturuese, që i rrethonin dhe shoqëronin avionët e tyre. Sipas dëshmive të tyre, këto objekte ishin të ngjashme me disqet fluturuese, shumë të shpejtë, të cilët fluturonin duke i anashkaluar ligjet e fizikës.
Pas asaj kohe dëshmitë për vizita të UFO-ve dhe qenieve aliene janë shtuar.
Disa pretendojnë se janë rrëmbyer nga alienët për eksperimente dhe janë kthyer në tokë me shenja në trup, ose që flasin me alienët dhe marrin prej tyre informacion rreth përparimit të teknologjisë dhe për të ardhmen e botës. Pretendohet se ka edhe vende ku ulen rregullisht UFO-t, madje sipas tyre ekzistojnë edhe kufoma alienësh, etj si këto. Nga ufologët pretendohet , se ka shumë fakte arkeologjike për ekzistencën e qenieve aliene të cilët kanë komunikuar me njerëzit që nga kohët e lashta.
Për rrethet shkencore serioze, që merren me studimin e objekteve në hapësirë ekzistenca e jashtëtokësorëve nuk është e faktuar, sepse deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë jete inteligjente në sistemin tonë diellor ose deri aty ku ka shkuar shikimi ynë thellë nëpër hapësirë.
Sipas shkencës së biologjisë, që të lindë jeta edhe në planetë e tjera si gëlon në Tokë, kërkohet kombinimi i shumë kushteteve natyrore, si elementeve kimike, temperaturës së duhur.
Të gjitha këto kërkojnë të organizohen nga një mendje inteligjente, sepse asgjë nuk mund të ndodh nga kaosi edhe asgjëja.
Një tjetër fakt shkencor është se distanca shumë e largët me yllin më të afërt me ne si kostelacioni Centaurus është me distancë 40.700 miliardë kilometra larg . Nqs alienët do përdorin shpejtësinë e dritës do të duheshin 43 vite dritë që të përshkohet kjo distancë dhe me një energji kolosale.
Sot në të vërtetë nuk ka asnjë mbetje aliene, që të studiohet i aksesueshëm për të gjithë shkencëtarët në mënyrë publike.
Shkenctarët gjithashtu thonë se është spekulluar shumë me këtë fakt dhe UFO-t janë keqinterpretime të fenomeneve natyrore, ose mjete fluturuse ushtarake të krijuara në baza eksperimentale dhe të panjohura për publikun, ose lajme të rreme për sensacion, përfitim, etj.
Për më tepër, faktet e dëshmimtarëve mund të klasifikohen si “përvoja parapsiqike “dmth si vegime, ekstaza që më shumë i përshtaten përvojave fetare, sesa fakteve shkencore, prandaj mund të themi se pseudoshkenca e ufologjisë më shumë ngjan me një fe sesa me një shekncë e mirfilltë. Ufologjia si fe “shkencore” kërkon t’ju kundërvihet me pseudoshkencë feve monoteiste, që besojnë në një Krijues Trashadent dhe Imanent.
Fetë monoteiste, që besojnë në një Krijues, i Cili krijoi çdo qenie në mënyrë peronale edhe veçasnërisht njeriut, janë skeptikë për ekzistencën e jashtëtokësorëve, por ka edhe fe monoteiste, që pranojnë se përveç njeriut ekzistojnë edhe krijesa të tjera inteligjente shpirt-trup, por të padukshme që gjenden në hapësirë, si psh xhindet, etj, kjo mund të sjelli një spekullim në lidhjet me ekzistencën e UFO-ve dhe alienëve .
Ndërsa sipas teologjisë dhe doktrinës së krishterë nuk mund të ekzistojë në galaktikën tonë dhe në të gjithë universin një tjetër krijesë intiligjente psiko-somatike që të rivalizojë njeriun, sepse teologjia dhe dogmatika orthodhokse, që mbështeten në Shkrimin e Shenjtë, na thonë se Perëndia, me anë të Fjalës dhe Shpirtit të Shenjtë, krijoi gjithë krijesat shpirtërore dhe fizike.
Krijesat e para janë krijesat shpirtërore. Ata janë qenie inteligjente pa trup fizik,ose eterik , prandaj janë të padukshme për sytë tanë fizikë. Ato janë të gjendura në të gjithë universin dhe klasifikohen në shpirtra besnikë ose engjëj, të cilat gjenden në edhe përtej universit material si në atë shpirtëror. Në hapsirë gjenden edhe qenie shpirtërore rebele ose demonë që u rëzuan prej qiejve shpirtëror nga krenaria me kryetarin e tyre djallin, të cilët quhen edhe sunduesit e ajrit.Ata gjenden vetëm në hapsirë edhe rreth tokës.
Pastaj u krijuan trupat qiellorë, të shpërndarë në gjithë universin.Toka është e para dhe me veçanta nga trupat qellor në të gjithë universin fizik. Në tokë u krijuan bimët, pastaj gjallesat, që kanë frymë jete dhe udhëhiqen nga instiktet si, peshqit, insektet, shpendët, kafshët dhe në majën e rendit të krijimit në tokës Zoti Perëndia krijoj njeriun me një mënyrë të veçantë:Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne” (Zan 1: 26), të përsosur dhe si përmbushja e të gjithë krijimit. Ai u krijua pak më i vogël nga engjëjt ( Psalmi ; 8-5) por shumë më i lartë se materia dhe çfarë përmban ajo.
Qenia humane është unike në të gjithë krijimin si atë të dukshëm dhe atë të padukshëm. Perëndia sipas Shkrimit të Shenjtë e bëri trupin e njeriut nga dheu dhe i fryu në këtë trup një frymë jete (shpirtin) (Zanafilla 2-7), kështu njeriu është krijesa e vetme që përbëhet ndryshe nga të gjitha krijesat e gjallesat si ato materiale dhe nga ato shpirtërore, si nga ajo e dukshme dhe ajo e padukshme.
Ai është një mikrobotë, një lidhje midis botës materiale dhe asaj shpirtërore, sepse duke pasur një trup balte bota universi fizik është e pranishme tek ai dhe duke patur një frymë jete edhe bota shpirtërore është e pranishme tek ai. Thuhet se njeriu ka qeliza nä trupin e tij aq sa është numri i galakikave në gjithë Universin.
Si shëmbëlltyrë e Perëndisë sundues mbi gjithë krijimin dhe bashkëkrijues me Krijuesin e pakrijuar, njeriu ka detyrë që të “reflektojë” Perëndinë në krijim duke shpërndarë vullnetin, praninë dhe fuqinë e Perëndisë në tërë universin dhe të transformojë gjithçka që ekziston në parajsë të Perëndisë. Në këtë mënyrë njeriu është krijuar për një qëllim më të lartë se fuqitë e patrupa (ëngjëjt).
Adami dhe Eva (njeriu ), dështoi në këtë përmbushje për të cilën u krijua, sepse ranë në mëkat nga zilia e djallit , kryeëngjëllit të rënë, i cili i mashtroi të rebelohot nga regulli dhe ligji i krijimit në kopshtin e Edenit (Zanafilla 3 6-7)
Njerëzit u skllavëruan si mendërishit,shpirtërisht edhe fizikisht nga djalli dhe demonë aq sa ai e humbi orjentimin drejt Subjektin Hyjnor që i krijoi: “ dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit që është i bekuar për jetë,Amin.”(Romakëve 1 -25)
Për shkak të mëkatit fillestar jo vetëm njeriu por edhe toka, natyra dhe gjithësia për reth saj ra në kotësi dhe prishje, sepse aty qëndrojnë dhe veprojnë demonët rebel, ashtu si Apostull Pavli na sqaron: “Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi”( Romakeve 8:19-20 )
Perëndia nuk e braktisë njeriun ikonën e krijuar të Tij, por nëpërmjet Fjalës ,Birit të Vetëmlindur të Perëndisë Ikona e pakrijuar e Atit,Zoti Jisu Krishti që : ” për ne njerëzit dhe shpëtimin tonë zbriti prej qiejve dhe u bë njeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari” (Simboli i Besimit) me kryqëzimin , vdekjen e Tij si njeri dhe ngjalljen e Tij si Perëndi-njeri e restauroi e shenjtëroj natyrën njerëzore dhe e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
Me ardhjen e dytë të Zotit Jisu Krisht në tokë, njerëzimi që është i bashkuar me Krishtin me Misteret e Shenjta të Kishës Apostolike do vendoset në krye të të gjithë krijesës së dukshme dhe të padukshme, ashtu siç e thotë apostull Pavli: “Sepse nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilën po flasim. Edhe dikush dëshmoi diku, duke thënë: “Ç’është njeriu, që ta kujtosh? Apo i biri i njeriut që ta vështrosh? E bëre pakgjë më të ulët nga engjëjt; me lavdi e me nder e kurorëzove atë, dhe e vure përmbi punët e duarve të tua. Të gjitha i vure nën këmbët e tij”, sepse pasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa vënë nën pushtetin e tij”Po tani nuk i shohim ende të gjitha të jenë vënë nën pushtetin e tij.Por e shohim Jisuin që qe bërë pakgjë më i ulët nga engjëjt, për shkak të pësimit të vdekjes, të kurorëzuar me lavdi e me nder, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për çdo njeri.Sepse i duhej atij, për të cilin janë të gjitha dhe me anë të të cilit janë të gjitha, duke prurë shumë bij në lavdi, të bëjë të përsosur me anë të pësimeve kryetarin e shpëtimit të tyre”. (Hebrejnve 2-5-10).
Doktrina orthodhokse thekson, që vetëm nëpërmjet dritës së zbulesës të Zotit Jisu Krishtit, mund të kuptohet dhe vlerësohet çfarë do të thotë të jesh njerëzor.
Duke qënë edhe Biri i Perëndisë në mish njerëzor, na zbuloi kuptimin real të njerëzimit të krijuar sipas ikonës së Tij dhe ngjashmërisë me Të, ashtu si na shkruan ungjillori Joan: “Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia”.(Joani; 1: 10-13)
Prandaj, sipas shkencës të teologjisë së krishterë, nuk mund të ketë krijesë tjetër në univers, që mund të rivalizojë njeriun si qenie unike e krijuar sipas ikon ikonës dhe ngjashmërisë së Perëndisë. Nqs do të ketë një opinion tjetër se në universin e paanë patjetër mund të ketë kijesa me trup-shpirt si ajo i njeriut, ky nuk është opinion i krishter dhe teist, por ateistë, sepse e hedh poshtë gjithë Krishtologjinë, që na tregon se në Krishtin: “Zoti u bë njeri, që njeriu të bëhet Perëndi”(Shën Athanasi i madh).
Sipas Shkrimit të Shenjtë, toka nuk është një planet që u formua rastësisht nga shpërthimi kaotik i Bing Bengut si mësojnë evulucionistët, por e krijuar në fillim nga Zoti Perëndi ( Zanafilla 1-1 ) dhe po tek Zanafilla na thuhet që trupat të tjerë, dielli, hëna, yjet u krijuan në ditën e katërt të krijimit . Këto të gjitha u krijuan për tokën edhe për të mirën e njeriut i cili do banonte në tokë: “ Dhe Perëndia tha, le të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata, dhe le të jetë për stinët, ditët dhe vitet”. ( Zanafilla; 1 14).
Sipas Biblës, sado i madh të bëhet universi, përsëri toka do mbetet përgjithmonë si qendra, selia e qeverisë së universit, ashtu si na thuhet tek Zbulesa : “Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më. Dhe unë, Gjoni, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia”(Zbulesa ;21 1-2).
Në nuk asnjë vend Bibëlës nuk na thuhet për ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe qenieve aliene, të cilë jetojnë nëpër planete të shpërndarë në univers, nqs do egzistonin do ishim të njoftuar patjetër si për të gjitha krijesat dhe ngjarjet , që kanë ndodhur dhe do të ndodhin deri në fund të botës edhe përtej fundit në qiellin e ri dhe tokën e re.(Zbulesa kapitulli 21).
Ufologjia i ka indicjet nga teoria e evolucionit e shfaqur që në shekullin e XVIII-të, që ka si themelues të saj kryesor Çarls Darvinin (1809-1882). Kjo teori utopike që ngjan më shumë me një fe ateiste se sa si shkencë e mirfilltë kërkonte të rrëzonte doktrinën e krishterë dhe të çdo feje monoteiste për krijimit teist dhe në veçanti të njeriut si ikona e Perëndisë. Ata që besojnë në teorinë ateiste të evolucionit, se në tokë jeta edhe ajo njerëzore është e rastësishme, e kanë shumë të lehtë të aludojnë edhe për të tjera jetë të rastësishme aliene të evoluara në kozmos. Kur kjo hamëndësi iu bëhët bindje pa fakte shkencore, nuk kemi më një shkencë por më shumë një fe ateiste.
Ufologët ateistë evulocionist kërkojnë të tregojnë se ajo çfarë njerëzit kanë menduar në lashtësi për shfaqje të Zotit, kanë qenë thjesht vizitat e jashtëtokësorëve, të cilat njerëzit primitivë, i adhuruan si “perëndi”
Dmth sipas tyre besimi në Perëndi është primitiv, kurse ufologjia është përparim, por për këtë kategori të menduari, Bibla na thotë : “Tha i marri në zemrën e tij se nuk ka Perëndi”( Psalmi 14:1)
Edhe mesazhet aliene çuditërisht janë ateiste. Sipas atyre që pretendojnë se kanë komunikim me alienet thonë se aljenët besojnë tek universi dhe jo tek një Krijues personal, dmth një adhurim i krijesës ndryshe nga Bibla që na thotë : “Qiejt tregojnë lavdinë e Zotit dhe shfaq veprën e duarve të Tij” (Psalmin 19).
Pamja e alineve është një përçuntnim i natyrës njerëzore. Duhet të dimë se perfeksioni shkon bashkë me bukurinë por këtë regull natyror nuk e gjejmë tek pamjet e tyre të shëmtuara
Gjithashtu sjelljet aliene nuk janë aspak miqësore me njerëzit si në “rrëmbimet “ e tyre. Aroma që ata lënë nga pas është si erë squfuri dhe në vendin ku zbresin disqet fluturuese, lënë nga pas një tokë të djegur.
Pavarësisht spekulimeve për interes dhe fitim mediatik, ose për shantazh të shteteve ndaj njëri-tjetrit, duke pretenduar se kanë lidhje me jashtëtokësorët, të gjitha mesazhet dhe karakteristikat e alienëve, sipas besimit të krishterë, të çojnë tek krijesa demoniake.
Djalli dhe demonët që nga fillimi kërkojnë t’i mashtrojnë njerëzit se nuk ka Perëndi. Djalli e tall dhe tundon njeriun për apostazi duke shfrytëzuar paditurinë njerëzore në lidhje me botën e padukshme si edhe misteret e krijimit të dukshëm.
Njëkohësisht djalli shfrytëzon edhe aspiratat dhe teknologjinë që njeriu përdor. Psh, pse vetëm kur njerëzit filluan të aspironin të fluturonin dhe shpikën mjete fluturuese çuditërisht pati edhe vizita aliene të deklaruara nga pilotët ?
Kjo pastaj solli edhe organizimin e shteteve të fuqishme për “luftën e yjeve”, për mbrojtje nga alienët, ose miliona dollar përpjekje për të lapur një sinjal nga jashtë toksorët që ende ska ardhur .
E gjithë kjo sipërmarje që bëhet prej kohësh me harxhime maramendëse është një harxhim i kotë dhe po lë pasdore zgjilljen për problemet më të mëdha sociale dhe shëndetësore që po rezikojnë jetën në tokë .
Djalli dhe demonët, që t’i bëjnë sa më të besueshme mashtrimet e tyre, përdorin edhe shfaqe hipnotike tek njerëzit, prandaj ka raste që njerëzve u është bërë vërtet se kanë parë disqe flutures ose qenie aljeni, por në të vërtet ata janë demon të trasformuar në sytë e njerëzve. Ne nuk duhet të çuditemi për këtë, apostull Pavli thotë :” Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite. “(2 Kor 11:14).
Bibla na paralajmëron se intesiteti i mashtrimit të djallit do jetë gjithnjë e më i madh me fundin e kohës dhe njerëzit do t’i besojnë demonëvë, ashtu si përsëri apostull Pavli na thotë : “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,” (1 Timo 4:1-2)
Ky është mendimi edhe i shumë shenjtorëve të kohës tonë.
Në traditën ortodokse niptike dhe agjiologjike, siç kanë treguar Etërit e Shenjtë, ruhen raste të tundimeve djallëzore tek shenjtorët dhe asketët, rastet e të cilëve kanë një ngjashmëri të madhe , me rrëfimet e përvojave dhe kontakteve nga ithtarët e ndryshëm që besojnë tek UFO-t.
Kjo nuk duhet të na habisë.
Shën Joan Damaskini, duke përmbledhur mësimet e Etërve të Shenjtë në një mënyrë të qartë, na thotë se : “demonët i lejon Zoti që ata të marrin fuqi dhe të shndërrohen në çfarëdo forme që imagjinata jonë dëshiron”.
“Të gjitha këto janë gjëra fantastike, djallëzore. Nuk ka jetë në një planet tjetër ” thotë Shën Porfiri
Shën Pais Agjoriti i thoshte një murgu të ri që e pyeti i shqetësuar për UFO-t si disqe fluturuese:”Ti ke lënë punën shpirtërore dhe mendja jote kthehet tek një disk i çmëndur “
Oshënar Gabrieli , i marrë për Krishtin thoshte : “Jashtëtokësorët: Bota e iluzionit! Mjerë njeriu ku është katandisur! Kërkon shpëtimtarë në planetët e tjerë. Beson në gjithçka që i serviret, pa hezitim. Pret shpëtimin nga qenie më “të përparuara”.Përfundimisht gjithçka është bërë për t’i tërhequr njerëzit nga Zoti i vërtetë. Të gjitha për të skllavëruar njeriun ndaj fenomeneve okulte, demoniake dhe paranormale. Çfarë do të fitojë njeriun, që ka braktisur Krishtin dhe po kërkon shpëtimin diku tjetër? A e konsideroni veten më të mençur se shenjtorët, të cilët na kanë paralajmëruar me shekuj tani për këto marifete dhe mashtrime demoniake?“Në ditët e fundit mos shikoni në qiell: Ju mund të mashtroheni nga shenjat e rreme që do të paraqiten atje. Ju do të mashtroheni dhe të humbnisni…”
Sa qiej ka? Nëntë! Ne shohim pjesën e universit që është e dukshme. Është vendi ku shpirtrat e këqinj ranë dhe që nuk mund të ngrihen mbi yjet. Çdo mendim nga orthodoksët e krishterë, që thonë se Alienët ekzistojnë është i papranueshëm.
Jashtëtokësorët janë demonë, të cilët ishin engjëj që ranë në mëkat. Nuk ka qytetërim tjetër. Vetëm kjo botë u krijua nga Zoti për njerëzit! Në vitet e Antikrishtit, njerëzit do të presin shpëtimin nga hapësira. Kjo do të jetë hileja më e madhe e djallit. Njerëzimi do të kërkojë ndihmë nga alienët, pa e ditur që ata në të vërtetë janë Demonë.”(Oshënar Gabrieli).
Sipas Biblës për antikrishtit na thuhet se :”Ky i paudhë do të vijë pas veprimit të satanait me çdo fuqi e me shenja e me çudira, gënjeshtra edhe me çdo mashtrim të padrejtësisë, në mes të atyre që humben; sepse nuk pritën dashurinë e së vërtetës që të shpëtojnë. Edhe prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre veprim mashtrimi, që t’i besojnë gënjeshtrës”(Thesalonikasve 2: 9-11)”Edhe bënte shenja të mëdha,sa edhe zjarr të zbres nga qielli mbi dhe në prani të njerëve”(Zbulesa: 13 -13)
Prandaj të dashur më Krishtin : “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit… kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore” (Ef. 6:11-12).
Si përfundim, Universi është i populluar me krijesa shpirtërore, por një krijesë e tillë inteligjente shpirt -trup siç është njeriu nuk mund të gjendet veçse në planetin Tokë, prandaj alienët janë mashtrim diabolik dhe Ufologjia është një fe okulte. Zoti na paralajmëron : “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush’ (Mattheu 24: 4)