"Për këto vjen zemërimi i Perendisë mbi bijtë e pabindjes” (kol. 3:5-6).
Shkrim nga Miron Çako përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit të Kryepiskopatës Orthodhodokse në Tiranë
Publikuar më datë 20/05/2022
Shumë fatkeqësi natyrore po i ndodhin njerëzimit në një hapsirë kohe të shkurtër, si fatkeqësi natyrore, sëmundje epidemike ashtu si pandemia e (covid 19), apo tani lufta në mes të Evropës, etj që po presim me ankth.
Azgjë në natyrë nuk është produkt i rastësisë,aq më tepër midis njerëzve të cilët ndryshe nga gjithë krijesat e tokës janë qenje të arsyeshme, morale dhe përgjegjëse për çfarë ju ndodh, sipas parimit universal shkak-pasojë.
Brezi i sotëm i përcaktuar në Shkrimin e Shenjtë si i pabesë edhe imoral gjithnjë e më shumë po thyen çdo kufi dhe barier morale dhe e ka kthyer kurvërinë, ndyrësinë dhe kënaqësinë seksuale në një idhull, që e adhurojnë përditë, duke flijuar trupat e tyre sensual edhe përtej natyralitetit deri në perversion.
Shumica e fëmijëve , adoleshëve , tërijnve të informuar edhe nga edukata seksuale që bëhet nëpër shkolla 9-vjeçare, justifikohen sot për mardhëniet seksuale të lira ,sepse sipas tyre: “përderisa tek njeriu gjendet instikti seksual ne jemi të përligjur për të kryer marëdhënie, ashtu si ta ndjejmë orintimin seksual, kjo është një aspekt natyror, ashtu siç i ndjejmë nevojat e tjera jetike të trupit.”
Vërtet, seksualiteti përbën një instikt fortë njerëzor dhe sipas feve monoteiste dhe veçanërisht krishterimit, që bazohet në Bibël, seksualiteti është dhuratë e Krijuesit Perëndi, që i krijoi njerëzit “mashkull dhe femër“(Zbulesa 1 -27), por ky nuk është një instikt i detyrushëm për ekzistencën tonë të përditshme si ngrënia, pirja, gjumi, etj.
Seksualiteti iu dha njeriut që ta përdorin sipas qëllimit primar dhe ky qëllim nuk është vetëm kënaqësia e epshit, i cili u shfaq tek njeriu si pasojë e mëkatit fillestar( Zbulesa 3 -27), por edhe plotësimi i njeriut, siç tha Zoti për Adamin: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm, Unë do t’i bëj një ndihmë që i përshtatet,... Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoj një grua edhe çoi tek njeriu” (Zan. 2:18-22).
Kështu njeriu të mund nga bashkimi heteroseksual, të krijojë një familje, të lindë njerëz edhe të pushtoj gjithë globin, sipas urdhëresës së Perëndisë: “Jini të frytshëm, shumohuni dhe pushtoheni botën” (Zan. 1:28).
Përdorimi i keq dhe pa llogjikë i seksualitetit, vetëm për kënaqësi epshi, e nxjerr atë jashtë qëllimit për të cilin është dhënë nga Zoti Perëndia dhe e shndërron nga bekim të Perëndisë, në një mundësi për mëkat dhe detyrimisht në një mallkim me pasoja shkatrrimtare.
Mëkati i kurvërisë është ai mëkat ku çdo mardhënie seksuale bëhet pa bekimin e Perëndisë, që urdhëroi çiftin eparë: “shtohuni dhe shumohuni” (Zan. 1:28) dhe pa qëllimin për të cilin është krijuar, thjesht për kënaqësi epshi, ose përftim (prostitucion).
Mëkati i kurvërisë ndodh edhe kur kemi tradhti bashkëshortore. Në këtë rast quhet kurorëshkelje. Profeti Osea thotë: “Vajzat tuaja bëjnë kurvëri dhe nuset tuaja kurorëshkelje”. (Osea. 5:13)
Kurse homoseksualitet dhe çdo perversion tjetër sipas Biblës është një mëkat i neveritshëm dhe shumë i dënueshëm nga Zoti:“Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme. Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta”, (Lev. 20:13).
Mëkati i kurvërisë, kurorëshkeljes dhe homoseksualitetit akumulojnë energji negative me pasoja katastrofike, shpesh të pariparueshme si për individin, çiftin, familjen, vendin dhe gjithë njerëzimin.
Mëkat i kurvërisë është kundër vetë trupit të individit. Pavli apostulli i kombeve thotë : “Ikni nga kurvëria, se çdo mëkat që bën njeriu, është jashtë trupit të tij, ndërsa ai që bën kurvëri mëkaton kundër trupit të vet” ( I Kor. 6:18). Prandaj kjo gjëndje mëkatare shoqërohet me ndryshimin e pamjes, humbet freskia e fytyrës edhe shkëlqimi i syve dhe disa herë me sëmundje të trashëgueshme seksualisht, disa prej tyre të pashërueshme.
Mëkati i kurorëshkeljes shkatërron, jo vetëm individin, por çiftin bashkëshortor,familjen, shtëpinë me viktima fëmijët e pafajshëm. “Një shtëpi që ndahet ndër vete do të prishet”(Mateu 12:25).
Kurse perversioni i kalon çdo limit të degjenerimit dhe është një denatyralitet i neveritshëm, i individit, familjes edhe shoqërisë që e ligjëron këtë.Perversioni është shenja se mbi atë njerëz të paprincip ka zbritur zemërimi i Perëndisë:“Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi… Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre”, (Rom. 1:18;21;24;27).
Zoti Jisu Krisht tha “Dhe njerëzit në kohën e fundit do të jenë si në kohën e Sodomës dhe Gomorrës”, (Lk. 17:28).
Kjo energji mëkatare e akumuluar kthehet edhe kundër një vendi, sepse njerëzit e një vendi apo brezi që e kanë bërë kurvërinë, kurorëshkeljen dhe perversionin idhujt e tyre, pushojnë së qëni qënie njerëzore që udhëhiqen nga arsyeja dhe janë bërë si kafshët, vetëm mish (instikt),ose më keq se kafshët, kështu ata bien nga rendi i krijimit, “si ikona të Perëndisë” (Zbulesa 1 -26).
Atëhere providenca hyjnore i braktis në fatkeqësinë e tyre, ashtu si ndodhi në kohën e përmbytjes së Noes, kur Zoti u indinjua me ata njerëz të dhunshëm edhe imoral dhe tha: “Fryma ime nuk do të hahet gjithmonë me njeriun sepse në shthurjen e tij nuk është vetëm mish” (Zbulesa 6-3). Më pas ndodhi një përmbytje e madhe në të gjithë globin, ku prej saj shpëtuan vetëm 8 persona.( Zbulesa 7 :10-24)
Gjithashtu, kujtojmë shkatërrimin me zjarr dhe squfur i dy qyteteve, të mbushura me perversitete, Sodoma dhe Gomorra të shtrira në luginën e Jordanit,sot Deti i Vdekur. Nga kjo katasrofë shprehje e zemërimit të Perëndisë shpëtuan vetë 3 njerëz, ashtu si na i thotë Bibla :“Meqenëse britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomorra është e madhe dhe meqenëse mëkati i tyre është shumë i rëndë (Zanafilla.18: 20) … Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorrën, nga ana e Zotit. Kështu Ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën”, ( Zanafilla 19: 24-25).
Po ashtu historia e njerëzimit na ka vertetuar se kur perandoritë kanë degjeneruar në kurvëri dhe perversion ato janë shkatërruar, si perandoria Perse, Helene, Romake, Bizantine, Osmane, apo mbretëri nëpër botë deri më sot.
Por mëkati trupor është edhe kundër Zotit dhe Kishës, trupit të Krishtit. Shumë njerëz, edhe pse jetojnë në vende me tradita, festa edhe emra të krishtere, fatkeqësisht jetojnë në degjenerim moral njësoj si paganët dhe ateistët duke bërë puplikisht gjëra të turpshme për tu thënë.
Shën Pavli u thotë këtyre të "krishterëve" hipokrit, liberal të degjeneruar që abuzojnë me fjalët e Biblës mbi dashurinë e Zotit : “A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr unë, pra, gjymtyrët e Krishtit për t’i bërë ato gjymtyrë të një kurve? Larg qoftë!” (1 Kor. 6:15) “Ikni nga kurvëria, sepse çdo mëkat që bën njeriu është jashtë trupit, por ai që bën kurvëri, fajëson trupin e vet, ndoshta nuk e dini se trupi juaj është Kishë e Perëndisë, Kisha e Shpirtit të Shenjtë. Trupi është tempull i Shpirtit të Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia dhe nuk i përkisni vetvetes dhe ai që shkatërron tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta shkatërrojë”. ( I Kor. 6:18-19)
“Dhe mos u gënjeni, as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët...nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë” (I Kor. 6:9)
Sot ky brez i pabesë dhe imoral, për të justifikuar shthurjen e tij seksuale deri në perversion përpiqet me teori shkencore, mjekësore, psikologjike, të gjejë justifikim, se është e pamundur që njerëzit të kenë vetpërmbajtje seksuale.
Vetpërmajtja rezulton sipas tyre në të kundërt, në dëm të shëndetit mendor edhe fizik, ashtu siç mësonte psikiatri Zigmund Frojd mbi teorinë e “libidos” (epshit të ndrydhur). Sipas tij, nëqoftëse, libido nuk lihet i lirë të shfryjë, krijohen neuroza. Frojdi ishte një njeri shumë sensual, madje thonë që ai ka pasur inçest me motrën e tij. Mesa kuptojmë, ai ka folur më shumë nga ndjesitë dhe përvojat e tij seksuale, sesa nga një punë e mirëfilltë shkencore.
Natyrisht, disa mjekë, psikiatër, psikologë modernë mbrojnë edhe sot teorinë e Frojdit, se të përmbajturit dëmton shëndetin, dhe sjell pasoja neuropsikike me: neuroza, cefalea (dhimbje koke), çrregullime te humorit(depresion, dëshpërim, etj), por kjo nuk është një fakt shkencor, por një teori e cila kundërshtohet nga të tjerë shkencëtarë mjek, psikologë që mendojnë dhe mësojnë ndryshe në lidhje me vetëpërmbajtjen.
“Profesori i Universitetit të Mjekësisë në Gjermani, profesor August Majer, thotë: “Historia nuk njeh asnjë popull, i cili të jetë shkatërruar nga të përmbajturit seksual, ndërsa njeh shumë që u shkatërruan për arsye të ekspozimit të papenguar të fuqisë gjenitale”.
“Të përmbajturit të dëmton”, pëshpërisin disa. “Po në cilat azile apo spitale gjenden njerëzit e pastër e të përmbajtur?” pyet një psikiatër, dhe vazhdon. “Janë të mbushura azilet dhe spitalet me viktimat e të pamoralshmes, që në rininë e tyre kanë bërë një jetë të pakontrolluar seksuale.”
Në Kongresin Botëror të Shëndetësisë, që u mbajt në Bruksel, 150 shkencëtarë të mirënjohur dhe kokat e mjekësisë thanë kështu: “Është e nevojshme sidomos të mësohet rinia, se virgjëria dhe të përmbajturit jo vetëm që nuk janë të dëmshme, por nga pikëpamja e thjeshtë mjekësore, janë një virtyt i lartë dhe i rekomanduar”.
Më të goditura janë ato që thotë profesori i mjekësisë Gud: “Ju sfidoj, me ç’bast të doni, që të më gjeni në gjithë historinë e mjekësisë, qoftë edhe një sëmundje që erdhi nga të përmbajturit, apo të më gjeni një fragment të një shkencëtari të famshëm të filologjisë mjekësore që të përshkruajë një sëmundje, të çfarëdoshme, të ardhur nga të përmbajturit”.
Po ashtu edhe pretendimi se homoseksualiteti është e lindur dhe jo mëkat i neveritshëm, bie poshtë edhe shkencërisht. Doktori i gjenetikës Dean Hamer 1994 i cili vetë është deklaruar si homoseksual, por ka thënë: “Nuk mund të thuhet se ka një gjen gei”.
Këto pohime shkencëtarësh dhe mjekësh të sotëm përputhen me thënien e dogmatikut të madh Kishës Orthodhokse, Shën Joan Damaskinoin, shekulli i VIII pas Krishtit: “Vrulli gjenital është i natyrshëm, por jo i domosdoshëm, prandaj mund të jemi të përmbajtur pa dëm”.
Ekzitson ndonjë rast që seksi të na drejtojë në sëmundje, veçanërisht në nervozizëm, sëmundje psikologjike, apo neuroza si thotë Frojdi dhe disa psikiatër dhe psikologë?
Po, ekziston një rast, kur njerëzit e ekspozojnë veten tyre në tundimin e epshit e nxisin atë me fantazinë, me pamje pornografike, ose me prekje të trupit të tyre dhe pastaj nuk veprojnë nga frika, turpi, ose nga kushtet e pafavotshme për të shfryrë epshin. Në të tilla raste mund të themi se psiqika dhe trupi i nxehur nga zjarri i epshit janë si një "tenxhereje me presion", e cila nëse nuk shfryn në valvulën e shkarkimit kthehet në një bombë që shpërthen. Kjo ndodh edhe tek ata që e ngarkojnë veten me këto ndjesi epshi.
Por kjo gjendje mëkatare nuk ka asnjë lidhje me të përmbajturit. Mos harroni se dëlirësia morale dhe të përmbajturit janë mënyrë jetese, jo virtyte të veçuara apo fragmentare të jetës.
Vrulli seksual është i natyrshëm dhe i fuqishëm, por edhe të përmbajturit është më i fortë, madje i mrekullueshëm dhe krijues tek njerëzit. Ka shumë njerëz që janë të përmbajtur jo vetëm se kanë moral edhe frikë Perëndisë, por dhe për arsye të tjera:si përkushtimi ndaj ushtrimit të shkencës, politikës, shërbimit ushtarak,etj.
Eksperienca e shumë shenjtorëve, oshënarëve, asketëve, etërve të mëdhenj të krishtërimit, që jetuan në virgjëri për gjatë gjithë jetës dhe vetëpërmbajtjes nga dashuria për Zotin, janë përgjigja autentike për të shuar teoritë e njerëzve epshor seksualisht të papërmbajtshëm.
Këta shenjtorë të krishterë burra edhe gra, që nderohen thuajse në të gjithë botën, jetuan me vetpërmbajtje deri në fund të jetës së tyre dhe askush nuk ishte më krijues se ata si në fe, shkencë, kulturë, art dhe në marrëdhënie solidare me njerëzit.
Për individët e arsyeshëm, mjafton vetëm ekzistenca e këtyre njerëzve, që t’i bindë se të përmbajturit është virtyti më i madh dhe se nuk krijon probleme në shëndetin mendor edhe fizik, përkundrazi e ndimon. Prandaj edhe murgjërit me jetën e tyre virgjërore dhe vetëpërmbajtjes, janë standarti më i lartë i jetës njerëzore dhe quhen si dritë për njerëzit, ashtu si engjëjt janë dritë për murgjit.
Thamë se brezi i sotëm e ka bërë kurvërinë deri në perversion një idhull dhe ky idhull gjendet kudo rreth nesh.Po, një industri e tërë punon për t’i shërbyer këtij idhulli jo vetëm nëpër shtëpitë publike, klube nate striptizmi, por nëpër rrugë,në çdo aspekt të jetës edhe brenda shtëpive tona.
Kjo industri ka të bëjë me një pornografi pa kufizim të stamposuar në postera ,gazeta, revista, të ekspozuara në dyqane, agjensi shpërndarëse, ose me filma dhe programe provokuese rozë në TV, internet. Në këngët me vargje seksuale dhe me muzikë që me ritmin e tyre nxisin adrenalinën dhe dëshirën për seksin e lirë dhe perversion. Në përdorimin e alkoolit ,drograve dhe ushqimet me hormone që nxisin dhe ndryshojnë dëshirat seksuale që në moshë të mitur kur ata janë të paftë për ta menaxhuar. Në atë të medikamente farmaceutike që nxisin epshin. Në atë të veshjeve provokuese të djemve dhe vajzave, si nëpër rrugë, madje edhe në shtëpi. Këto veshje-zhveshje janë shkaqe për shtimin e mëkatin të kurvërisë, përdhunimeve edhe të inçesteve brenda në familje. Po ashtu edhe me parada heterofobe me gjithë pacipërinë e tyre të neveritshme publike.
Këtë gjendje të paprecedent e ndihmon ndërgjegja liberale e prishur e prindërve, mësuesve, mjekëve,psikologëve, politikanëve dhe shoqërisë që e stimulon dhe frymëzojnë mëkatin e kurvërisë dhe perversionit jo vetëm tek të rijntë dhe të riturit, por edhe tek fëmijët edhe pleqtë, kur në këto mosha natyralisht epshi duhet të jetë më pak aktiv dhe i shuar.
Kjo liri seksuale ka koston e vet, të cilën po e paguan ky brez i papërmbajtur seksualisht deri në perversion,ashtu si janë sëmundjet e shekullit seksualisht të trasmetueshme, Gonorrea, Clamidia, Sifilizi, HIV, etj.
Mjekët thonë se edhe ky koronavirus i ri, (SARS-Cov-2) kanë të përbashkët me HIV-in, receptorin që lidhet me qelizën e trupit dhe mund të trajtohet dhe me barna që përdoren në terapinë e HIV-it.
Mijëra biseda bëhen sot për të na informuar se si duhet të ruhemi nga këto sëmundje seksualisht të trashëgueshme. Shkencëtarët gjejnë shumë mjekime, mënyra për të luftuar këto sëmundje serioze me shumë viktima dhe harxhohen miliarda para.
Të gjitha këto përpjekje janë të mira, por nuk e zgjidhin problemin, sepse ai është moral.Për ne të krishterët e vërtet edhe njerëzit e arsyeshëm ekziston një mënyrë e vetme dhe autentike, është ajo që na mëson Bibla dhe Kisha Apostolike. Parandalimi më i mirë është të vetpërmbajturit deri në martesë dhe ruajtja e shenjtërisë të martesës. Apostull Pavli i thotë të rinjve “ik prej dëshirave rinore ( kurvëria ), ( II Tim. 2:22) dhe : “për shkak të kurvërisë secili të ketë gruan e vet dhe secila grua të ketë burrin e vet” ( I Kor. 7:2-3)Kurse të martuarve ju thotë: “ Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë i papërlyer sepse Perëndia do t’i gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit. ( Hebrejve. 13:4)
Kurse për ata që mëkatuan dhe ranë në mëkatin e kurvërisë, kurorëshkeljes, ose perversionit edhe vetë njëherë në jetë duhet patjetër të pendohen si prostituta e cila shkoi tek Jisui tek këmbët e tij duke qarë me pendim, kur Krishti e pa pendimin e saj të sinqertë i tha publikisht: “Shko dhe mos mëkato më” ( Joani. 8:11)
Zotin Jisu Krishtit "Qengjin e Perëndisë që shlyen mëkatet e botës" (Jaoni ;1 29) sot e gjejmë në Kishën Orthodhokse në Misterin e Pagëzimit që i falë të gjitha mëkatet që mund të bëjë njeriu, kurse për mëkatet e vdekshme pas pagëzimit si edhe ai kurvërisë kurorëshkeljes, perversionit falen me Misterin e Pendim Rrëfimit, prandaj quhet Pagëzimi i dytë.
Apostull Pavli ju thoshte korintasve të shquar për degjenerimin e tyre pagan,por disa u ndryshuan nga besimi me pagëzimin në Krishtin: “Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jisu me anë të Frymës së Perëndisë sonë” (I Korintasve. 6:9-11).
Në të kundërtën nqs ky brez i pabesë dhe imoral nuk do pendohet dhe do vazhdojë pa u ndalur në mëkatin e kurvërisë, kurorëshkekjes dhe perversionit, shumë të këqija globale do t’i vijnë, më tragjike se pandemia nga coronavirusit (Covid-19) që sa po e kaluam, ashtu si na paralajmëron apostulli i kombeve Shën Pavli: “Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, fëlliqësinë, epshin, lakminë e keqe, pangopësinë që është idhujtari, sepse për këto vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e pabindjes” (Kolosianëve. 3:5-6