UFO-t dhe alienet janë mashtrim diabolik i fesë së "kohës së re"
Përgatitur nga Miron Çako
Publikuar më Dt : 24.06.2022
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit mediatik sot po bëhen objekte jo vetëm të “identifikuar” por diçka reale e të pakundërshtueshme sipas dëshmitarëve në ritje dhe të rëndësishëm, si presidentë shtetesh, psh të SHBA, ose institucione seroize ushtarake si Pentagoni, etj.
UFO−t po bëhen një “fakt” dominues dhe ata po sillen lirshëm përreth duke u shfaqur herë pas here edhe nëpër qytete dhe vende publike, ose duke rrëmbyer njerëzit, duke komunikuar me ata, duke bërë negociata me pushtetarët për të mirën e botës e të njerëzimit dhe mbi të gjitha për të na sqaruar origjinën tonë njerëzore që sipas alienëve ne jemi kavjet e tyre që na krijuan dhe na sollën në botë që ne të zhvillohemi sipas programit të tyre.
Siaps ufologëve alienët, me anijet e tyre kozmike herë pas herë paskan ardhur në botë për vizita dhe njerëzit nga padituria e tyre i kanë quajtur si “zota” imazhet e tyre dhe i kanë pikturuar aq sa mundën nëpër shpella dhe tempuj, prandaj besimi deri më sot në një Perëndi krijues nuk është gjë tjetër veçse një keqkuptim i njerëzve primitiv për këta alienë me teknologjinë e tyre shumë të përparuar.
Kur pretendohet se aljenët janë pyetur për besimin në Perëndin , ata janë përgjigjur se ne besojmë në Universin.
Kjo fe që besojnë UFO- t nuk është diçka e re për njerëzimin,por e ngjashme me ateizmin, materializmin , materjen e përjetshme, ose me fetë lindore budiste , induiste që besojnë në një energji apo një "zot" inpersonal, ose në panteizëm ku Zoti është i shkrirë me materien edhe gjendet kudo brenda saj, të gjitha këto janë herezi të feve të kombeve pagan para edhe pas Krishtit që krishterimi orthodhoks i ka dënuar dhe anatemizuar si mësime të gabuara dhe demoniake, sepse sipa Biblës : "Perënditë e kombeve janë demonë, por Zoti ka bërë qiejt "(Psalmi 96-5)
Por mos të çuditemi sepse po ka edhe shfaqje aljenësh tek njerëzit që thonë se ata janë shfaqur para tyre dhe kanë kënduar nga anijet kozmike "aleluja" duke i nxitur njerëzit të besojnë në një Perëndi monoteiste dhe të shkojnë në një kishë protestante.
Prandaj sot ka edhe një mendim në grupimet protestantë liberale se aljenët mund të klasifikohen si të mirë ose të këqinj si ateistë apo besimtar .
Edhe ky fakt e bën më diabolike shfaqen e tyre, sepse: "nuk është më djall djalli se sa kur shfaqet me Ungjill në dorë".
Demonët me pamje aljene po kërkojnë ti ngatërojnë njerëzit herë majtas me mohimin e një Perëndie Trashedent dhe Imanent dhe herë djathtas duke i nxitur në një besim në Perëndinë por të mësuar me "ungjillin" e tyre dhe jo sipas Kishës Apostolike Orthodhokse, kjo mënyrë alternative patjetër do të çojnë në një rrugë pa krye dhe herezira të reja , prandaj edhe apostull Pavli ka shkruar :"Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar." (Galatianët 1: 8-9)
Nga mësimi i Eterve Hyjmbajtës Orthodhoks dimë se demonët përdorin të gjitha format për mashtrim.
Shën Ignat Briankninov (1087 -1867) na thotë : "Ju duhet të dini për të gjitha mashtrimet që bëjnë demonët: demonët "luten" për ju, demonët bëjnë mrekulli, ata prodhojnë fenomenet më të mrekullueshme, ata sjellin njerëz në kishë, ata bëjnë çfarë të doni, për aq kohë sa ju mbajnë në këtë mashtrim. Dhe kur të vijë koha, ata papritmas do të tërheqin truket e tyre mbi ju".
Sipas ufologëve kur sot njerëzimi ka arritur në një stad zhvillimi teknologjik edhe në aeronautikë aljenët po na shfaqen hapur dhe po na tregojnë misterin e krijimit tonë dhe kështu sipas tyre duhet të hedhim tutje besimin tradicional në një Krijues personal por ti pranojmë ata si “krijuesit ose zotat” tanë modern apo fenë e tyre nëpërmjet shfaqeve fantastike dhe mesazheve edhe fetare .
Kështu gradualisht po krijohet një fe e re e quajtur Ufologji dhe ithtarët e saj po shtohen për ditë, madje në këtë fe të “Kohës së Re” po bien edhe klerik edhe teolog fetar që besojnë në teorinë e evolucionit dhe kërkojnë ta lidhin evolucionin me teizmin dhe besojnë në egzistencën e të tjerave qenjeve psiko-somatiku në universin e paanë.
E gjitha kjo që po ndodh me UFO−t është ashtu siç a ka paralajmëruar Zoti edhe shenjtorët, një mashtrim diabolik i kohëve të fundit,koha kur njerëzit do të marrosen kaq shumë mbas teknologjisë dhe në egoizmin e tyre eusforik sa do të kërkojnë të pushtojnë edhe sundojnë edhe qiellin duke harruar problemet imediate të tokës dhe njerëzimit.
Edhe pse bota po ka sot probleme të mëdha globale si të ndotjes, energjisë, ushqimit, sëmundjeve dhe probleme të shumta sociale fatkeqësisht sot harxhohen energji dhe shifra maramendëse parash për luftën e yjeve, që në fund e gjitha kjo do të dali një mashtrim i madh, sepse as nuk është gjetur dhe as nuk do gjendet kurrë qenie njerëzore, shatzore apo gjallesë fizike veç në planetin Tokë ashtu si nuk është gjendur deri tani edhe pse është shpresuar dhe imagjinuar aq shumë të gjendej në Mars apo në një tjetër planet të sistemit tonë diellor.
Njeriu sa do të përpiqet jo vetëm kurë nuk ka për të gjetur jetë gjallesash në asnjë vend jashtë Tokës por edhe kurrë ska për ta sunduar qiellin me teknologjinë e tij materialiste nxitur prej egos eusforike që të matet me Perëndinë, ai gjithmonë do dështoj si me kullë Babelit(Zanafilla 11-1-9) ,sepse : " "Qiejt janë qiejt e Zotit,por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve " (Psalmi 115 -16)
Të gjitha këto shfaqje UFO-sh apo alienësh të shëmtuar dhe të frikshme me erë të keqe squfuri dhe armiqsor ndaj natyrës janë shfaqje demoniake që tallen dhe i mashtrojnë njerëzit naiv, të paditur, ateistë, heretik, egoist që mendojnë dhe flasin ndryshe nga ajo që mëson Teologjia Orthodhokse mbi krijimin dhe shpëtimin në Krishtin e njeriut dhe të botës.
Meqënëse djalli dhe mashtruesit e mashtruar vazhdimish përsërisin mashtrimin e UFO-ve sipas slloganit: “Shpif, shpif se diçka do mbetet” edhe ne përsëri dhe përsëri do të themi të vërtetën mbi këtë mashtrim diabolik dhe mediatik , ashtu si na i ka mësuar dhe paralajmëruar Zoti edhe shenjtorët.
Zoti e tha: “Do të ndodhin dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli”(Luka 21-11).
Po ashtu shenjtorët shumë shekuj përpara kanë diskredituar këto truqe diabolike për ti mashtruar njerëzit.
Shën Agobardi (779-840), kryepiskopi i Lionit, në një predikim të tijin “Mbi breshërin dhe bubullimat” që kishte rënë në rajonin e tij, predikoi kundër “marrëzisë së madhe” që ishte bërë e njohur në rajonin e tij, se tre burra dhe një grua pretendohej se kishin hipur në një “anije ajrore” dhe zbritën nga qielli në qytetin e Lionit, duke pretenduar se kishin vizituar Magonian dhe se ishin shkaktarët e breshërit dhe bubullimave. Shën Agobardi ndërhyri dhe ekspozoi efektin e fuqisë së djallit që vepronte tek ata me magji.
At Serafim Rose (1934 –1982) ishte një prej figurave më të rëndësishme të shekullit të kaluar për sa i përket besimit tonë të Krishterë Orthodoks, duke dhënë kontributin e tij në sqarimin e shumë problemeve me të cilat ndeshet sot besimi ynë edhe ai i përballjes me UFO-t, ai ka thënë:
“Lehtëbesimi dhe besëtytnia njerëzore, të cilat nuk janë më pak të pranishme sot krahasuar me ndonjë kohë tjetër kohë tjetër të historisë njerëzore kanë shkaktuar që ky fenomen të jetë i lidhur, në një farë mase me çmendurinë ekstreme të kësaj bote okulte; por gjithashtu ka pasur dhe interes serioz, të kujdesshëm dhe të mjaftueshëm për prodhimin e një sërë hetimeve qeveritare si edhe të një numri librash të shkruajtur nga shkrimtarë të njohur. Këto studime nuk kanë arritur në rezultat pozitiv për indetifikimin e këtyre objekteve si një realitet fizik. Vëzhguesi i Krishterë Orthodoks është, megjithatë, më pak i interesuar në vetë fenomenin sesa me botëkuptimin lidhur me të; si njerëzit po i komentojnë zakonisht UFO-t, dhe pse?
Ndër të parët për qasjen e pyetjes së UFO-ve në këtë mënyrë ishte psikologu i njohur zvicerian C.G.Jung. Në librin e tij të vitit 1959 “Disqet fluturuese: Një mit modern i gjërave të para në qiej”, ai i dha kuptimin këtij fenomeni si kryesisht diçka psikologjike dhe fetare në thelb; dhe pse vetë ai nuk bëri përpjekje për t’i indetifikuar ato si “realitet objektiv”, ai megjithatë arriti të kapte sferën e dijes njerëzore së cilës ato i përkasin.
Hetuesit e sotëm, duke filluar nga ana “objektive” dhe jo nga ajo psikologjike e pyetjes, e kanë kuptuar nevojshmërinë për vendosjen para të hipotezës psiqike për të arritur në shpjegimin e fenomenit.
“Vizita” e parë e publikuar në Shtetet e Bashkuara ndodhi në qershor të vitit 1947 kur Keneth Arnold, një tregtar i cili po drejtonte avionin e tij personal, pa 9 objekte disqesh, që ngjanin si “pjatëza kafe”, të cilat fluturonin afër Malit Rainer në shtetin e Uashingtonit.Gazetat e morën lajmin dhe epoka e “disqeve fluturuese” filloi. Interesante është që, nuk pati vetëm në Shtetet e Bashkuara raportime të tilla, por një “valë” raportimesh (me 50 të tilla) pati dhe në Hungari, andaj “takimi” i vitit 1947 nuk mund të konsiderohet një histeri e Arnoldit.
Është e qartë që manifestimi i “disqeve flutures” të ditëve tona, është mjaftueshëm mbrenda me “teknologjinë e demonëve”; me të vërtetë, asnjë gjë nuk mund t’i shpjegojë ato gjithashtu.
Një “rrëmbim” demoniak, i ngjashëm me “rrëmbimet e UFO- ve”, përshkruhet në jetën e Shën Nilit i Sorës, themelues i jetës në skiteve në territorin rus gjatë shekullit të 15. Disa kohë pas fjetjes së shenjtit, në manastirin e tij, jetonte një prift me djalin e tij.Një herë, kur djali ishte dërguar të kryente një punë të caktuar, “papritur ju afrua një burrë i huaj, i cili e rrëmbeu atë, duke e sjellë në një dhomë të madhe në banesën e tij, dhe e vendosi përpara dritares”.
Kur prifti dhe murgjit iu lutën Shën Nilit t’i ndihmonte në gjetjen e djalit, shenjti “i erdhi në ndihmë djalit dhe qëndroi përpara dhomës ku djali po qëndronte. Pasi goditi me bastunin e tij dritaren e dhomës,banesa u tund, dhe gjithë shpirtrat e papastër ranë në tokë. Shenjti e urdhëroi demonin të rikthente djalin në vendin nga e mori dhe pastaj u bë i padukshëm. Pas një ulërritje nga demonët ai demon i cili e mori, e solli si vetëtimë djalin në manastir në skitin ku ndodhej dhe e vendosi atë në një mullar bari. Kjo u pa nga murgjit dhe djali u tregoi atyre gjithçka që kishte parë dhe kishte dëgjuar. Dhe që nga ai moment djali u bë shumë i përulur dhe i heshtur, sikur të ishte tronditur nga kjo që i kishte ndodhur.
Një vlerësim i vërtetë i eksperiencës së UFO-ve mund të bëhet vetëm duke u bazuar në bazat e zbulesës së Krishterë, dhe mundësohet vetëm te i krishteri i përulur i cili iu beson këtyre burimeve. Të jemi të sigurt, nuk i jepet njeriut tërësisht aftësia për të “shpjeguar” botën e padukshme të engjëjve dhe demonëve, por një dije e mjaftueshme e krishterë na është dhënë për të kuptuar si këto qenie veprojnë në botën tonë dhe si duhet t’u përgjigjemi veprimeve të tyre, veçanërisht në shmangien e rrjetës së demonëve.
Studiuesit e UFO-ve kanë arritur në konkluzionin që fenomeni të cilin kanë studiuar është thelbësisht i njëjtë me dukurinë që dikur quhej “demoniake” nga kisha, por vetëm i krishteri orthodhoks, i cili është i ndriçuar nga kuptimi patristik (kuptimi në bazë të mësimeve të Etërve të Kishës) dhe nga përvoja 2 mijë vjeçare e ballafaqimeve të shenjtorëve me qeniet e padukshme, mundet të dijë kuptimin e tërë të këtij përfundimi.”
(Shkëputur nga kapitulli “Shenjat nga parajsa”, një kuptim i Krishterë Orthodoks i Objekteve të Paindetifikuara Flurturese (UFO-t)
Të krishterë orthodhoks mos u mashtroni nga hilet e djallit edhe kur flasin president ose senatet e shteteve, për UFO-t, sepse: “ Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti.Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar.E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!”(Thesalonikasve 2-7-12) . “Edhe bënte shenja të mëdha, sa edhe zjarr të zbres nga qielli mbi dhe në prani të njerëve dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave.”(Zbulesa.13,13)