A ËSHTË I MIRË PRINDËRIMI SINGËLL?
August 3, 2022 at 9:00 am,
No comments
Përveç birësimit që kërkojnë të ligjërojnë homoseksualët duke ndryshuar kodin civil shekullor të martesës mes një burri dhe një gruaje në një martesë të së njëjtës gjini me të drejtën për birësimin e fëmijëve dhe me zëvendësimin e termave baba dhe nënë në prindi 1 dhe prindi 2, një tjetër trend po vihet re edhe në shoqërinë tonë që i pëlqen imitimi butaforik i botës kontemporane.
Bëhet fjalë për birësimin singëll (beqar) të fëmijëve. Për atë kategori grash të cilat nuk duan të kenë mardhënie me burra dhe të martohen, publikisht, ligjërisht, apo privatisht për disa arsye të tyre si psh: nuk kanë gjetur një burrë të përshtatshëm për ato, ose janë të zhgënjyera nga lidhjet e mëparshme, ose nuk duan detyrimet familjare të bashkejetesës në çift, e urejnë burrin, etj justifikime dhe kanë vendosur të bëjnë një jetë të vetmuar “singëll” por që duan të kenë edhe fëmijë që të ushtrojnë instiktin amësor edhe këtë zgjellje të tyren duan ta bëjnë publike, mediatike, madje e reklamojnë si prindërimin më perfekt i grave moderne si nëna beqare.
Ky fëmijë mund të posedohet nga këtë gra beqare duke pasur fëmijë nga shtazani invitro IVF (In Vtro Fertilization) pa u deklaruar burri, dhurues i spermës ose babai natyral i fëmijës, duke e birësuar nga një grua surugato apo edhe nga institucione të kujdesit për fëmijët e braktisur.
Pavarësisht se në këtë rast birësimi nuk kemi ato probleme që shfaqen tek fëmijët fatkeq kur ata birësohen ose rriten nga çiftet e homoseksualëve, sepse në këtë rastë kemi shkelje të dhunshme të të drejtave të fëmijës, i cili pa u pyetur vendoset të rritet në një ambient denatyral dhe pervers duke ndikuar dhunshëm në psiqikën e tij që patjetër ka shumë propabilitet për të ndryshuar edhe ai orjentimin seksual në homoseksual, sepse fëmija është pasqyra e prindit dhe i imiton të rriturit sidomos ata që e rrisin, përsëri edhe birësimi singëll nuk duhet të merret kaq lehtë, si një vendimmarrje trendi e grave moderne që duan të thyejnë tabu dhe të sjellin risi edhe në rritjen edhe edukimin e një fëmije ndryshe nga ajo që është bërë që nga zanafilla e njerëzimit.
Fëmija si do që të krijohet edhe të lindet natyralisht apo mekanikisht është bashkim i dy materialeve gjenetike, spermatozoidit dhe vezës, së dy personave burrë dhe grua, që në konceptim bëhen aktualisht prindërit e fëmijës pavarësisht sa ata e pranojnë apo jo këtë rol biologjik natyror edhe status shoqëror njerëzor.
Fëmija edhe pse nuk mund ti ketë parë kurrë gjatë jetës së tij të dy prindërit ose edhe njërin ai i ndjen dhe i kërkon instiktivisht të dy prindërit njëkohësisht, babain edhe nënën sepse siç thamë është produkt gjenetik psiko-somatik i të dyve burrë-grua, baba-nënë.
Prandaj të marrësh dhe birësosh ose edhe ta lindësh vetë një fëmijë edhe me egon tënde të vendosësh ta rrisësh në një familje gjysmake vetëm me modelin dhe monitorimin e nënës pa modelin e babait nuk është aspak e drejtë madje një perversion dhe shkelje e të drejtave të fëmijëve, sepse i privohet pa e pyetur rritja jo natyrale nën ndikimin dhe rolin e pazëvëndësushëm të babait dhe nënës ashtu siç është krijuar në natyrë tek qeniet njerëzore por edhe tek të gjitha gjallesat që lindin dhe rriten nga prindërit mashkull femër.
Fëmija nuk është aspak një pronë e prindërve apo një qenie pa ndjeshmëri si një robot dhe ti e kodon që ai ti përshtatet ambjentit që do përdoruesi, fëmija është një qenie humane që duhet të rritet në kushte sa më optimale nga të dy prindërit përjashto vetëm rastet e aksidenteve dhe fatkeqësive shoqërore si vdekje të prindit, divorc, braktisje etj, por këto janë përjashtime dhe jo rregull që duhet ligjëruar dhe ndjekur nga shoqëria.
Në rastet e aksidenteve dhe fatkeqësive të afërmit e rritur përpiqen të zëvëndësojnë aq sa është e mundur prindin e munguar babain ose nënë, si gjyshi, gjyshja, xhaxhai, halla, daja, tezja etj.
Asgjë në botë dhe aq më shumë në racën njerëzore nuk është e rastësishme dhe produkt i evolucionit të rastësishëm siç na thotë teoria e evolucionit, pavarësisht jo shkencore as kjo teori utopike nuk e përjashton për zhvillimin e llojeve (gjallesave) nevojën dhe ndikimin e domosdoshëm të mashkullit dhe femrës në lindjen dhe mbarvajtjen e jetës sidomos tek njeriu.
Njeriu nuk është një krijesë e evolucionit të rastësishëm nga majmuni por një projekt dhe krijim shumë i veçantë nga Perëndia Krijues që e ka krijuar njeriun sipas ikonës së tij, mashkull dhe femër (Zanafilla 1-26-27) dhe nga ky bashkim heteroseksual të linden fëmijët dhe të përjetësohet raca njerrëzore (Zanafilla 1-28), prandaj seksualiteti hetero i përket krijimit që Perëndia e quajti “shumë i mirë”(Zanafilla 1-31) dhe në vetëvete nuk është mëkatar dhe bëhet mëkat vetëm kur me të abuzohet.
Burri dhe gruaja, mashkull edhe femra, janë krijuar nga Perëndia të jetojnë së bashku në bashkim dashurie. Burri edhe gruaja edhe pse janë e njëjta esencë njerëzore (Zanafilla 2-21) kanë dallimi esenciale përsa i përket trupit, psiqikës dhe funksioneve që janë të patjetërsueshme në rendin dhe rregullin e krijimit, dhe të dy atë të bashkuar bëhen një mish dhe një lidhje unike: “sa burri le nënë edhe babën merr gruan e tij edhe bëhet një mish i vetëm”(Zanafilla 2-24).
Në këtë njësi të veçantë që arrihet me fuqinë dhe bekimin e Zotit në Kishë me Misterin e Martesës ka barazi dhe hierarki ashtu si thuhet: “se burri është koka e gruas” (I Korintasve 11-3), ose burri është udhëheqësi në aktivitetin njerëzor sepse u krijua i pari si ikona e Perëndisë dhe gruaja duhet të jetë ndihmësja ose frymëzuesja e burrit sepse ajo u krijua për këtë qëllim (Zanafilla 2-18) dhe ajo bëhet nëna e fëmijëve të burrit ose “nëna e të gjithë të gjallëve” ashtu si ishte edhe kuptimi i emrit të gruas së parë Eva (Zanafilla 3-20).
Prandaj mund të themi se burri është mendja, gruaja zemra, ai posedon logjikën, ajo fantazinë dhe intuitën, burri komanduesi, ajo është frymëzuesja, ai është fuqia, ajo brishtësia, ai drejtësinë ajo dhemshurinë, ai egocentrizmin ajo të afruarit e vetes.
Vetë Perëndia krijues i ka krijuar kështu burrin edhe gruan të kundërt jo vetëm si gjini por edhe si karaktere dhe fuksione, sepse vetëm kështu ata mund të ndjejnë nevojën për njëri-tjetrin të plotësojnë dhe të përmbushin njëri-tjetrin me dashuri të sinqert dhe nga ky bashkim psiko-somatik të lindin dhe të rrisin pasardhës të shëndetshëm shpirtërisht dhe fizikisht.
Prandaj armiqësia dhe riavaliteti mes burrit dhe gruas nuk i përkasin mënyrave të ndryshme të egzistencës të krijuar nga Perëndia por mëkatit. Nuk duhet të ketë tirani, skllavëri dhe shtypje të dinjitetit të burrit ndaj gruas as edhe edhe tendencë edhe përpjekje të grave për tu bërë burra edhe të mbajnë pozitën e mashkullit, të burrit në rendin e krijimit ose të babait tek fëmija për tu bërë vetë burrë edhe vetë grua, vetëm kur kemi përjashtime të pavullnetshme siç i përmendëm më sipër.
Kur një mashkull ose një femër ndjen neveri për gjininë e kundërt dhe e përjashton atë nga jeta aq më shumë nga lindja dhe rritja e një fëmije, atëhere tek ky individ mashkull ose femër kemi një perversion që e ka bazën tek egoizmi dhe mëkati, dhe fjala mëkat do të thotë “të mos qëllosh në shenje ose të humbasësh orientimin e drejtë”.
Ndryshimet ndërmjet burrit edhe gruas janë reale dhe të pandryshueshme, ato nuk kufizohen vetëm në ndryshimet biologjike por janë edhe tek mënyra e egzistencës brenda së njëjtës njerishmëri.
Çdo kush burrë ose grua duhet të përmbush detyrat e tij të ndryshme në çift, për të cilat nevojiten edhe aftësi të veçanta ashtu siç i ka pajisur Krijuesi, prandaj kur krijohet një familje një njësi shoqërore atëhere duhet të egzistoj një kryetar që ta drejtoj në rrugë të sigurtë, duhet dikush që të marrë timonin e familjes. Por sa do gratë sot i japin makinës ashtu si burrat, duhet të dinë se në rendin e krijimit për drejtimin e timonit të familjes këtë detyrë me kaq përgjegjësi Krijuesi ja ka caktuar burrit.
Mos të çuditen dhe mos t'ju vij keq grave moderne edhe të lëvizjeve feminist për këtë fakt, sepse shkencërisht është egzaminuar se ndryshe fuksinon truri i gruas dhe ndryshe ai i burrit edhe kur i japin të dy makinës. Psh burri edhe kur nget makinën shikon larg pa u përqëndruar tek ndryshimi i marsheve apo tek paisjet e kroskotit kurse gratë meqënëse janë bërë për të parë gjërat që janë afër nuk llogarisin shumë mirë distancat për larg dhe përqëndrohen në ato afër, ose ulin kokën për ndryshimin e marsheve dhe duke mos parë rrugën dhe llogaritur distancat bëjnë shpesh aksidente fatale.
Ky parim është edhe për drejtimin e familjes sepse burrat shohin më larg me logjikën e tyre dhe janë më praktik për drejtimin dhe zgjidhjen e problemeve më afatgjata, por duhet edhe logjika që shikon afër e gruas për zgjidhjen e gjërave të momentit dhe po ashtu duhet edhe bota emocionale e grua që është më e larmishme se e burrit dhe kështu i jep ngjyrë logjikës së thatë të burrit.
Ose mund të themi se burri hap rrugë të reja, gruaja mbush nga pas boshllëqet, gropat dhe përmbush punë e tij, burri skalit gruaja rrumbullakos cepat dhe i jep formë sa më të bukur, aq më tëpër këto role janë të nevojshme kur lindin, rriten dhe edukohen fëmijët.
Nuk duhet të harrojmë edhe diçka shumë të rëndësishme. Ngjizja e një fëmije nuk është thjesht një veprim mekanik instiktiv që mund të bëhet në epruvet, por është një akti krijues i çiftit me vetë Perëndinë Krijuesin e Madh të çdo qenie ashtu si thuhet: “Të kam gdhendur në pëllëmb të dorës.”(Isai 49-16)
Prandaj kur vendosin të sjellin në jetë një fëmijë duhet që çifti të jetë i vetëdijshëm se po kryen jo thjesht një mardhënje instiktive e çastit e istimuluar vetëm nga epshi apo i stimuluar nga pija ose droga, por një mardhënie natyrale dhe jo perverse e bekuar nga Zoti në Misterin e Martesës ku çifti bekohet me uratat e Kishës Orthodhokse si çifti i parë Adami dhe Eva: “Të jeni të frutshëm dhe shumëzohuni”(Zanafilla 1-28).
Në momentin e ngjizjes burri dhe gruaja japin jo vetëm materialin gjenetik trupor por edhe atë shpirtëror ose më mirë botën e tyre shpirtërore që stamposet, trashëgohet dhe do reflektohet tek fëmija i tyre i ardhshëm, ashtu si trashëgohet edhe përngjasimi i pamjes nga prindërit. Prandaj të pretendosh se do të krijosh, ngjizësh , lindësh dhe rritësh një fëmijë pa rolin e burrit, babait por vetëm të gruas është jo korrekte, jo natyrale por denatyrale, perverse.
Po ashtu, roli i babait edhe i nënës në familje është i ndryshëm, i pazëvëndësueshëm, i patjetërsueshëm dhe ndikon në mënyra të ndryshme në formëzimin psiko-somatik të njeriut.
Zoti i ka ofruar gruas një rol shumë të rëndësishëm në familje, jo vetëm instikti amësor që është tek gjallesat por edhe arsyetimi njerëzor e bënë shumë të veçantë rolin e nënës tek fëmijët e saj.
Roli i nënës në formëzimin e personalitetit të fëmijës është i menjëhershëm dhe i rëndësishëm. Nëna është personi i parë që sheh foshnjën e porsalindur dhe i njëjti person do të bëjë maksimumin për edukimin dhe socializimin e tij.
Nëna është faktori kryesor për zhvillim, integrimin dhe, rrjedhimisht, për zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës. Fëmija pranon efektin e saj, krijon imazhin e një sjelljeje dhe vepron në përputhje me rrethanat. Kështu, nëna ka një detyrim t’i japë fëmijës stimujt e duhur dhe ato kushte të favorshme, që janë të nevojshme, që ai të jetë në gjendje të përshtatet me mjedisin shoqëror.
Lidhja që zhvillohet midis nënës dhe fëmijës, është dhe duhet të jetë e shkëlqyeshme, sepse prej saj varet zhvillimi normal, emocional dhe psikologjik i fëmijës. Një nënë konsiderohet e mirë kur në dashurinë e bollshme dhe të pastër për fëmijën e saj, nuk ka elementë spekulues dhe nuk synon asgjë tjetër përveç të mirës për fëmijën e saj.
Shën Joan Gojarti i hirshëm (shekulli i IV) thotë se: “Veprimtaria më e rëndësishme e nënës së krishterë, brenda familjes, është edukimi i mirë i fëmijëve të saj. Detyra kryesore e nënës, pra, është të edukojë fëmijët”.
Babai është ai që duhet të kuptojë dhe plotësojë nevojat e fëmijës, rol të cilin duhet ta kuptojë që kur fëmija është ende i palindur dhe, nga ana tjetër, të ketë kontakt të shpeshtë me fëmijën kur ai të lindë, që të përmirësojë komunikimin e tij mendor. Babai gjithashtu është ai që i ofron mbështetje morale nënës-gruas.
Ndikimi i babait në edukimin e fëmijës duhet të jetë më i drejtpërdrejtë. Fëmija e kupton që përveç nënës, ka edhe personin e babait në jetën e tij. Për fëmijën babai është lidhja me botën e jashtme, mbartësi i fuqisë dhe autoritetit.
Gjithnjë e më shumë kërkime të psikologëve dokumentojnë dhe argumentojnë faktin se babai vendos në mënyrë të pashlyeshme vulën e tij në jetën e familjes dhe në personalitetin e çdo personi në familje, si në praninë e tij ashtu edhe në mungesë të tij, sepse ai është krijuar për të qënë i tillë, kreu i gruas, i pari i familjes dhe drejtuesi i familjarëve (fëmijëve).
Ai këtë rol drejtues duhet ta kryej me dashuri flijuese sa të jetë gati të japi jetën për gruan dhe fëmijët (Efesianët 5-25). Kjo dashuri flijuese “me dashuri burri” bënë që ai të ndikoj si duhet në edukimin dhe mbarvajtjen e gruas dhe fëmijëve sa influeca e tij nuk shuhet kurrë nga psiqika e gruas edhe fëmijëve.
Babai bëhet edhe një model seksual për djemtë dhe për kuptuar veten e tyre. Është vërejtur se tek fëmijët, babai i të cilëve mungonte (mungesë fizike ose psikologjike), djemtë kishin vështirësi të gjenin burrërinë e tyre, ndërsa vajzat nuk kishin besim te vetja dhe besim tek seksi i kundërt. Babai duhet të japë një edukim të ndershëm dhe të duhur seksual, financiar, fetar dhe moral.
Atë Sava Ajoriti na thotë: “Nëna mbetet për fëmijën përqafimi më i ngrohtë dhe i ëmbël, përkujdesja dhe qetësia, ndërsa babai përfaqëson forcën e qetë, sigurinë, mbështjetjen dhe mbrojtjen. Për të gjitha këto arsye, fëmijët kanë nevojë për një baba i cili, para së gjithash, është një partner i mirë për nënën e tyre. Në ditët e sotme, me shpalljet feministe që burojnë nga okultizmi dhe magjia, nëna nuk qëndron gjatë në shtëpi. Fëmijët rriten nga një dado ose gjyshe ose lihen vetëm, ku edukatori eksluziv i tyre bëhet televizori, që i katekizon në imoralitet, dhunë, në “Kohën e Re”. Sipas planit hyjnor, baballarët duhet të drejtojnë familjet me dashuri dhe virtyt dhe të kenë përgjegjësinë të sigurojnë atë që është e nevojshme për jetën dhe mbrojtjen e familjeve të tyre. Ai duhet ta drejtojë familjen e tij me përulësi, mirësi, bindje, butësi, dashuri dhe dashamirësi, e jo me imponim ose mizori”.
Nqs doni të rrisni një fëmijë të lindur vetë apo të birësuar duhet patjetër ta rrisni dhe ta edukoni në një familje natyrale burrë-grua, baba-nënë ashtu si e ka krijuar dhe vendosur Zoti, i Cili kur ndodh një fatkeqësi familjare merr përsipër kujdesin e veçantë për të vejat dhe jetimit, ashtu si thuhet:”Unë jam Zoti i të vejave dhe babai i jetimëve”(Psalmi 68-5).
Prandaj mos u mashtroni, denatyralizoni dhe shkelni të drejtat e fëmijëve me prindërimin singëll sikur keni gjetur prindërimin perfek dhe bashkëkohor, sepse për të gjitha këto perversione kundër Zoti, martesës dhe familjes natyrale na ka paralajmëruar Shkrimi i Shenjtë: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të ndalojnë martesën”(1 Timotheu 4-3).
Birësimi i fëmijëve nga çiftet homoseksuale dhe birësimi singëll pavarësisht se mund të ligjërohen me ligjet e "Kohës së Re" janë shfaqje e një egoizmi deri në perversionin i të rriturve dhe shkelja e të drejtave të fëmijëve, veprime shumë të gabuara që ndikojnë negativisht në mirritjen psikologjike dhe krijojnë skandale tek fëmijët e pafajshëm, prandaj dhe Gjykatësi i drejtë Zoti Jisu Krisht i paralajmëron këta dhe ata që i ligjërojnë këto llojë birësimesh: “Dhe kushdo që e pranon një fëmijë të vogël si ky në emrin tim, më pranon mua. Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t'i varet në qafë një gur mulliri (që e sjell rrotull gomari) dhe të zhytet në thellësi të detit. Mjerë bota për skandalet! Sepse është e nevojshëm të vijnë skandalët, por mjerë ai njeri për faj të të cilit do të vijë skandali!"
Përgatitur nga Miron Çako.
Zyra e Katekizmit Kryepiskopata Orthodhokse e Tiranës