Ëndrat
Por ç'janë ëndrrat dhe sa duhet t'u besojë njeriu atyre?
Temën duhet ta shohim nga dy këndvështrime: Te psikologjisë, dhe besimit sipas Krishtit.
Fillimisht Psikologjia nuk mundi ta zgjidhë problemin e ëndrrave në mënyrë që të bëhet veçanërisht e besueshme. Në mënyrë esenciale për Psikologjinë fenomeni i ëndrrave mbetet një mister sepse është e vështirë për Psikologjinë nga që nuk do që ta pranojë faktorin mbinatyror. Ështe si të thoshim, psikologji pa shpirtin.
Njeriu nuk është vetem materie. Eshtë trup dhe shpirt. Brenda njeriut përveç faktorit natyror, domethene material, trupit dhe trurit, brenda tij ekziston dhe faktori shpirtëror, shpirti i cili është frymë. Dhe si frymë që është, bën komunikim dhe kontakt me botën mbinatyrore, domethënë me Perëndinë, me botën e engjëjve, por edhe të frymëve dinake, demonëve.
Shkenca e Psikologjisë dhe çdo shkencë është konstatuese, domethënë konstaton veprime dhe gjendje qe ekzistojnë në botën materiale, në materien, por me kërkime sipas logjikës materialiste. Ajo nuk mund t'i shpjegoj shkaqet e ëndrrave, sepse e kufizon kërkimin në faktorin material domethënë në mendje dhe në trup me degëzimet nervore.
Psikologjia e ka të pamundur të depërtojë në thellesi, në tema që prekin kryesisht shpirtin e njeriut. E ka të pamundur.
Ajo nuk mund të pranoje se fryma, shpirti, është rezultat i Frymës së Perëndisë. Kjo e vërtetë ka rëndësi të madhe për pozicionimin tonë të drejtë. Sepse kështu mund të kuptojmë se njeriu s'mund ta shqyrtoje shpirtin në mënyrë të pamvarur por në lidhje me Perëndinë.
Për këtë arsye përderisa Psikologjia nuk mund ta kuptojë këtë marrëdhënie të shpirtit me Perëndinë, si rrjedhim nuk mund të pranojë ekzistencën objektive të Perëndise, as ekzistencën e ëngjëjve të mirë dhe demoneve, as luftën që bëhet në mes të së mirës dhe së keqes .
Psikologjia nuk mund te pranojë të demonizuarit, domethënë njerëz që marrin nga jashtë mësymje dhe sundim forcash të pakuptueshme frymore. Për Psikologjinë nuk ekzistojnë frymë të ndyra (demonë) që mbizotërojnë mbi psiqikën e njeriut, dhe i sjellin konfuzion, rrëmujë të brendshme. Psikologjia nuk mund të kuptojë sesi mundet, për shëmbell, një i demonizuar t'i zbulojë një njeriu të panjohur mëkata te parrëfyera dhe madje me hollësira, siç janë bërë.
Psikologjia i nivelon të gjitha me kujdes. Për shembull, elementin demoniak e shpjegon si qëndrim dhe rezultat të gjendjeve instiktive, domethënë nga instikti, pra, shpjegime arbitrare: “Gjëra të ngatërruara” do të thoshte Shën Porfiri .
Në të njëjtën mënyre Psikologjia kupton dhe ëndrrat. Nuk do, ose më mirë nuk e di përmasën shpirtërore qe u jep ëndrrave Kisha, sepse e konsideron shpirtin si një veprim abstrakt të trupit të njeriut dhe mjafton t'i shqyrtojë ëndrrat vetëm në mënyrë logjike, siç thamë më parë.
I shpjegon si shfaqje të ndryshme të lëvizjeve, ose vetëm të lëvizjeve shpirtërore-trupore të njeriut gjatë kohës së gjumit, që përcaktohen nga kontakti i tij me realitetin e dukshëm material. Kështu që s'është e mundur që Psikologjia te depërtojë në këtë hollësi, ku Shpirti i Shënjtë mund ta mësojë njeriun të kuptojë se çfare bëhet pikërisht në brendësinë e shpirtit të njeriut.
Por është e ndryshme mënyra me të cilën Kisha i përballon dhe i shpjegon ëndrrat.
Duhet thënë se shumë Etër të Shenjtë të Kishës u preokupuan me këtë temë për shkak të mashtrimit te kollajshëm që mund të pësojë njeriu.
Në Etërit e Shenjtë duhet të kemi besim të madh dhe absolut, sepse ata luftuan në shkretëtira kundër pasioneve te tyre. I dinin luftrat me djallin. Luftuan me atë madje edhe trupërisht "trup me trup".
Ata panë masat që mund të arrijë njeriu brenda luftës së tij shpirtërore. Përjetuan përvoja shpirtërore personale luftrash dhe gjendjesh shpirtërore. Shkruan biseda shpirtërore nga përvojat e tyre shpirtërore, jo nga teoritë ose nga disa studime të njerëzve të tjerë. Arritën në masa shumë të larta shpirtërore.U bën banesë e Shpirtit të Shenjtë, dhe me anën e tyre fliste dhe flet Shpirti i Shenjtë. Prandaj fjala e tyre është e ndriçuar nga Perëndia. Eshtë fjalë mirëbesimi dhe Hiri hyjnor.
Kështu pra, për ne Orthodhokët fjala e tyre për këtë temë ka rëndësi të madhe. Le ta shqyrtojmë në mënyrë analitike.
Ç'jand ëndrrat sipas Etërve të Shenjtë?
Në këtë pyetje Shën Joani i Shkalles do të na japë përcaktimin:
"Endrra është lëvizja e mëndjes në palëvizshmërinë e trupit".
Domethënë, kur trupi për shkak të gjumit bëhet i palëvizshëm gjatë çlodhjes së natës, atëhere mendja lëviz vazhdimisht".
Shën Vasili i Madh thotë:
“Natyra e ëndrrave është e paqartë, dhe në lidhje me shfaqjen e tyre ato vijnë nga lëvizja dhe veprimtaria e mëndjes. Endrrat janë me dy kuptime dhe meqënëse gjatë gjumit ekziston plogështia në shqisat dhe në vullnetin e njeriut, prandaj dhe tablotë e ëndrrave shfaqen të çrregullta dhe sjellin rrëmujë dhe paqartësi”.
Duhet të dimë se mbas rënies së njeriut, në brendinë e tij ekziston një ngatërresë e madhe. Dhe shkaku është se brenda tij ekziston dhe vepron fantazia.
Kështu, pra, fantazia vihet në veprim kur njeriu është i zgjuar, ndersa ëndrra kur njeriu fle.
Fantazia, pra, nga njëra anë dhe ëndrrat nga ana tjetër, e bëjnë njeriun të jetojë në një mashtrim shpirtëror me shtrirje të panjohura për jetën e tij shpirtërore. Këtu duhet që për përcaktimin e saktë të bëhet dallimi në mes endrrës dhe vegimit.
Shën Joan Sinaiti na thotë se: " vegimi është ai që e sheh njeriu me shqisat, kur ato janë në vigjilencë. Ky është vegimi i vërtetë. Ndërsa ëndrra ajo që e sheh njeriu dhe e përfytyron, kur është në gjumë".
Gjithashtu te Filokalia, Nikita Stithati bën një përcaktim tjetër të rëndësishëm, të cilin duhet ta vërejmë siç duhet, me qëllim që t'u shmangemi mashtrimeve demoniake.
Oshënari thotë: "Nga sa shohim në gjumë, të tjera janë ëndrra, të tjera vegime, dhe te tjera zbulesa."
Ëndrrat janë gjithë ato që nuk mbeten të pandryshuara në fantazinë e zendjes, por shfaqen të paqarta, të njëpasnjëshme dhe ndryshohen vazhdimisht nga njëra në tjetrën.
Sidoqoftë, gjithë ata njerëz që janë materialistë, u pëlqen shumë të jetojnë vetëm me të mirat materiale. Duan veten trupin, dhe e kanë bërë barkun e tyre "perëndi". Jetojnë brënda në ndyrësi dhe në shthurrje dhe mendja e tyre është vazhdimisht brenda në errësirën satanike. Këta njerëz i mashtrojnë demonët duke iu shkaktuar në gjumë fantazira, domethënë ëndrra.
Në të kundërtën, vegimet janë të luftëtarëve që përpiqen të pastrojnë shqisat e shpirtit të tyre, dhe me përmbajtjen e vegimeve ndihmohen shumë të kuptojnë hyjnoret dhe të përparojnë në virtyt.
Oshënari Nikita Stithati thekson se: " zbulesat janë të njerëzve të përso sur, të cilët pranojnë veprimin e Shpirtit Hyjnor dhe janë të bashkuar me Perëndinë me shpirtin e tyre që preokupohet me theologjinë."
Nga gjithë këto që dëgjuam, kuptojmë se ëndrrat jo vetëm që nuk janë të vërteta, por me anën e tyre na mashtrojnë demonët.
Siç u theksua në hyrje, Etërit i dhanë rëndësi çështjes së ëndrrave që të na mbrojnë, sigurisht për shkak të mashtrimit të kollajshëm nga tallja e demonëve.
Endrrat, pra ekzistojnë.Po,çështja është, se duhet të kuptojmë nëse janë të vërteta dhe nëse duhet të besojmë në ato, apo jo.
Fillimisht duhet të studjojmë se, cilët faktorë hyjnë dhe na bëjnë të shohim ëndrrat e ndryshme. Kështu, pra, me ndihmën e Etërve të Shenjtë ëndrrat do të mund t'i klasifikonim në katër kategori:
1. Kategoria e parë:
Sipas Vasilit të Madh janë rezultati i lëvizjeve të ndryshme të jashtëzakonshme të shpirtit gjatë ditës.
Me pak fjale, kur gjatë ditës na preokupojnë disa probleme të theksuara, dhe e kemi lodhur mëndjen me këmbëngulje, atëhere gjithe ato mendime, shqetësime ose agoni, vinë nga thellësia e mendjes dhe bëhen ëndrra. Bëhen ëndrra por me ndihmën e kujtesës sonë.
Për këto Shën Grigor Dialogu na thotë: "Tablotë e ëndrrave vinë nga shkaqe të ndryshme. Kur, për shembull, stomaku është i mbushur. Kur stomaku është bosh. Tjetër janë këto ëndrra dhe tjetër të tjerat.
Mendimet dhe arsyetimet e ndryshme kur flemë, transformohen në ëndrra. Në raste të tjera dialli me anën e ënrrave na tall. Zakonisht ëndrrat i detyrohen një lidhjeje të mendimeve dhe arsyetimeve tona, por me mashtrimin e diallit.
Gjithashtu Shën Grigori i Nisës thotë se: " shumë ëndrra të qeta ose shumë shqetesuese qofshin për gjumin e njeriut, vinë nga preokupimet dhe përkujdesjet e përditshme".
Siç e shihni shenjtorët kanë të njëjtat mendime. Gjithashtu i njëjti shenjtor dhe çdo shenjtor i ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë, thotë: "Shumë herë gjëndja e ëndrrave fiksohet sipas dëshirave të ngjashme të trupit" dhe i Shenjti shpjegon në mënyrë më analitike:" se ai që ka etje, pandeh se gjëndet në burime, dhe ai që është i uritur, pandeh se është në gosti të pasura.
Populli thotë: "I urituri shikon simite dhe këmbëzbathuri këpucë".
Dhe i riu, që mosha e tij është plot vrull dhe gjallëri, ëndërron sikur gjendet në vende të ngjashme ose me personat që do të bëjë mëkatin.
Shumë gjëra do të mund të thoshte njeriu për këtë kategori ëndrrash, por janë të mjaftueshme për njeriun e patëkeq për të kuptuar këto të vërteta, dhe krahas këtyre, mashtrimet që mund të vinë nga ëndrrat.
2. Kategoria e dytë e ëndrrave, është kategoria që ka brenda saj si shkak pasionet.
Pasionet, siç dihet, janë veprime të shpirtit por të kundërta me veprimet e tij të natyrshme. Ndaluan forcat e shpirtit dhe në vend të veprojnë në mënyrë të natyrshme, tani veprojnë jashtë natyrës. Të sjellim një shëmbull: Dashuria është një energji natyrore e shpirtit. Dhe si energji natyrore duhet të dojë Perëndinë dhe bashkënjeriun. Por ajo transformohet për shkak të mëkateve në një energji jashtë natyre. Dhe në vend ta dojë Perëndinë dhe bashkënjeriun, ajo do mëkatin, kurvërinë, perversionin.
Pasionet pra, na e zotërojne shpirtin, dhe me anën e tyre shohim ëndrra të ngjashme. Për shembull: "Miku i kenaqesive trupore sheh ëndrra të këqia trupore. Grykësi sheh ëndrrat përkatese, ose kërkon gjithmonë gjumë dhe rehati".
Shën Nikita Stithati thotë: "Nëse shpirti i njeriut është fryrë nga fodullaku, përfytyron brohoritje dhe pritje nga populli dhe frone mbretërore, dhe zotëri dhe sundimtar.Me pak fjalë, shoh atë që dëshiron, përderisa është fodull. Në gjëndje të përparuara njeriu krenar dhe mburravec meqenëse është egoist, e sheh veten që rri në makina te shkëlqyeshm, dhe ndonjëhere sikur ka krahë dhe fluturon në ajër. Dhe të gjithe dridhen nga madhështia e pushtetit të tij. "
Nëse për njeriun e pasioneve dhe mëkateve të shumta ëndrrat e çrregullta janë plot me veprime të çrregullta dhe të këqija, e njëjta ndodh dhe me njeriun perendidashës dhe të virtytshëm, që ka zell në punën e virtytit, dhe është i drejtë në punët e nderimit fetar dhe ka shpirt të pastër nga ndikimi i materies.
Ky, pra, perendidashës dhe i virtytshëm sheh në gjumë ëndrra, që kanë si rezultat gjëra të ardhshme dhe zbulesa pamjesh të tmerrshme të gjykimit hyjnor dhe kur zgjohet, gjithmonë e gjen veten duke u lutur me mallëngjim fetar, duke pasur një gjëndje paqësore në shpirt dhe në trup. Kështu që në fytyrën e tij ka lotë dhe në buzë bisedim me Perëndinë. Domethënë është duke u lutur vazhdimisht.
Gjithashtu Shën Joani i Shkallës thotë: "Endrrat që kanë lidhje me ushqime dhe gjell, vinë në zemrën e grykësve. Endrra gjyqesh dhe dënimesh në zemrat e njerëzve qe mbajnë zi për mëkatet."
Gjithashtu Shën Simeoni Theologu i Ri thotë: "Kur shtazërohet ndërgjegjia, domethënë bëhet si bishë kundër njerëzve të tjerë, atëhere sheh ëndrra sikur e sulmojnë bisha dhe gjarpërinj. Luftra dhe beteja".
Mbas gjithë këtyre që u thanë për kategorinë e dytë, mund të themi se, nga ëndrrat që shohim, mund të dallojmë pasionet që na zotërojnë. Kështu, pra, duhet të jemi të vëmendshëm se çfare ëndrra shohim, që të kuptojmë se brënda nesh mbizotërojnë pasionet, të cilat dallohen nga ëndrrat qe shohim.
Kategoria e tretë e ëndrrave janë të ashtuquajturat "Ëndrra demoniake", të cilat janë shumë të frikshme. Këto ëndrra synojnë të mashtrojnë, mundojnë dhe te sjellin rrëmujë të madhe dhe ngatërrese te njeriu, me qëllim të pastajmë humbjen, dhe në qoftë e mundur shkatërrimin përfundimtar të shpirtit në ferrin e përjetshëm, sigurisht nëse njeriu mbetet i papenduar.
Kur demonët për shkak të mëkateve dhe pasioneve fitojnë të drejta mbi njeriun, ose zotërim, atëhere si në gjum dhe kur është i zgjuar, nuk është e vështirë ta ngacmojnë secilin prej nesh, përderisa kemi fantazinë. Këtë fantazi e shfrytëzon satani dhe nëpërmjet saj i kalon mesazhet e tij, ëndrrat, ose dhe mendimet ndërhyrëse kur jeni zgjuar.
Dialli është shpirt, dhe si shpirt ndikon mbi shpirtin njerëzor. E bombardon me mendime të këqija dhe dinake gjatë ditës, dhe natën më kollaj gjatë gjumit. I kalon gjithë krijesat e fantazisë, gjithë ëndrrat përmes deres, syrit të shpirtit, për shkak të plogështisë në kohën e gjumit.
Ne Everjetinoi përmendet kjo: "Dikur një vëlla pyeti nje Jerond: "Ati im, ç'janë fantazmat e natës, domethënë ëndrrat?
Jerondi u përgjigj: "Pikërisht ashtu si ditën që dialli na preokupon me arsyetime të huaja të ndryshme mbi veprën shpirtërore, dhe kur duam të lutemi na nxjerr punëra, që të mos preokupohemi me lutjen dhe mendimet e mira, në këtë mënyrë edhe natën synon që me ëndrra të ndryshme të rëndësishme të na tronditë mëndjen, gjersa të arrije ky urrejtës i njeriut ta bëjë të pavlefshme dhe lutjen tonë të natës. Prandaj nuk duhet t'u kushtojmë aspak vemendje këtyre."
Sidoqoftë Etërit e Shenjtë na mësojnë se më të shumtat e ëndrrave janë të energjisë satanike. Sipas Apostull Pavlit, demonët ndryshohen madje edhe në ëngjëll drite, ose në profetë, duke treguar gjoja të ardhmet.
Eshtë e tepërt të themi, pra, se askush nuk duhet t'u japë rëndësi këtyre ëndrrave, sepse janë tallje të demoneve, që ta shpien njeriun në mashtrim, në prishje shpirtërore dhe në shkatërrim.
Shën Efremi thotë: "I dashur, mos i beso ëndrrat mashtruese, sepse ëndrrat mashtruan shumë njerëz, dhe ranë gjithë ata që i mbështetën shpresat në ato.
Le te mendojnë se në çfare masa virtyti arritëm që mund të shohin vegime ëngjëjsh. Njeriu i përulur e di se është njeri me mëkate, dhe kështu eshte i padenjë per vegime të tilla.
Për transformiminin a demonit ne engjëll drite Shën Joan Sineti na thotë:
"Në gjum demonët transformohen në engjëll drite dhe në formë martirësh të shenjtë, që shfaqen sikur vinë drejt nesh. Kështu mbasi zgjohemi na zhytin në krenari dhe gëzim dhe shenjti vazhdon: "Shënja nga e cila do ta dallosh mashtrimin është kjo: Engjëjt e vërtetë na tregojnë ferrin, gjyqin, vdekjen ose vdekjen e vërtetë, që eshte ndarja e përjetshme nga Perëndia. Dhe kështu na bëjnë të zgjohemi të frikësuar dhe të hidhëruar .
Për shembull nëse shoh sikur jam në Parais, atëhere do të them me vete, se jam njeri i mirë, i krishtere i mire." Le të ec siç po ec . Le të jetoj si jetoj. Perëndia ma zbuloi me anën e engjëllit, se do të shkoj në Parajsë". Dëgjo: Në fakt aty është demon i transformuar. Ja mashtrimi i madh, dhe madje i mbështjellë me shije të ëmbël.
Përkundrazi, kur të shoh se do të shkoj në ferr, atëhere trembem dhe do të bëj ndonjë përpjekje për të fituar virtyte, që janë aq të domosdoshme për jetën tonë shpirtërore, për jetën e përjetshme".
Dhe Shenjti vazhdon: "Nëse do te fillojmë të besojmë në demonët, duke qënë në gjumë, pastaj do te tallemi prej tyre edhe kur jemi zgjuar."
"Ai që beson në ëndrrat-thotë i Shenjti- është fare i paditur dhe pa përvojë. Ndërsa ay që nuk i beson, është me të vërtetë i mençur dhe i ditur".
Beso vetëm në ato që te lajmërojnë për ferrin dhe për gjyqin. Por nëse krijohet brenda teje dëshpërimi, atëhere edhe këto ëndrra vinë nga demonet. Pra, nuk duhet t'i besojmë. Për gjithë këto, në ëndrrat e kësaj kategorie duhet të jemi tepër të kujdesshëm.
Por është dhe një kategori tjetër ëndrrash, e katërta.
Kategoria e katërt përfshin ato ëndrra që vinë nga Perëndia.
Këto ëndrra u takojnë atyre njerëzve që kanë pastërti të brendshme të madhe, dlirësi, shënjtërim dhe ia kushtojnë veten Perendisë megjithë shpirt. Perëndia, duke parë se këta njerëz pranuan lirisht dhe pa detyrim t'i shërbejnë Atij dhe planit të Tij hyjnor, u jep inisiativa dhe energji, duke iu zbuluar atyre planin hyjnor të ekonomisë së shpëtimit të njeriut.
Kështu, pra, me anën e ëndrrave u zbulon diçka nga gjitha plani i Tij. Këto ëndrra do t'i takojmë shumë herë në Shkrimin e Shenjtë. Këtu le të kujtojmë ëndrrën e Josifit, te fejuarit të të Terëshënjtës.
Engjelli i Perëndisë tha si me poshtë: "Josif, mos u frikëso të marrsh Mariamën". (Mateu 1-20)
Përmendet kur Josifi i drejte donte ta lironte fshehtas Virgjëreshën për shtatzaninë. Gjithashtu ëngjëlli i Zotit i shfaqet në ëndërr Josifit, duke i thënë "Ngreu, merr Djalin dhe Nënën e Tij dhe shko në Egjipt"(Mateu 2-13)
Madje dhe Ungjillor Mattheu thotë:
"Dhe si iu tregua atyre nga Perëndia në ëndërr të mos kthehen tek Irodhi, domethënë të mos shkonin nga rruga që donin ta takonin Irodhin, shkuan në vendin e tyre nga nje tjetër udhë". (Mateu 2-12)
Gjithashtu është e rëndësishme ajo që pa Apostull Pavli në gjum. Veprat e Apostujve përmendin: "Edhe Pavlit iu duk natën nje vegim se një njeri Maqedonas rrinte përpara duke iu lutur e duke i thënë atij: Shko në Maqedoni, e ndihmona".(Veprat 16-9)
Janë dhe shumë të tjera në Dhiatën e Re por edhe në Dhiatën e Vjetër. Me ëndrra hyjnore erdhën në dritë edhe Ikona të shenjta, mbas udhëzimit të të Tërëshenjtës.
Këto ëndrra hyjnore që përmendën, janë shumë të pakta para të shumtave që janë bërë. E theksojmë në mënyrë të veçantë, se ëndrrat nga Perëndia janë shumë të pakta. Ato duken zakonisht vetëm në shenjtorët dhe në njerëzit e virtytshëm, gjithmonë për një qëllim dhe një vepër konkrete.
Shën Paisi thoshte : "Nga 250 ëndra edhe vegime që pashë vetëm dy ishin të Zotit"
Pra ëndrrat nuk janë për të gjithë. Vetëm nëse dikush që dëgjon këto fjalë, e konsideron veten të shenjtë dhe të denjë për të parë Krishtin, Tërëshenjten ose Shenjtorët sigurisht dikush mund të thotë me vete: "Se pash ëndrra dhe dolën të vërteta", por në fund do jetë i gabuar.
Kjo është një dinakëri e madhe e diallit, që përpiqet përmes disa vërtetimeve të arrijë qëllimin e tij. Dhe këtu duhet vëmëndje e veçantë. Dialli nuk di të na thotë se ç'do të ndodhë nesër. Cilësia e parashikimit të çështjeve të ndryshme i takon vetem Perëndisë. Askush nuk e di se ç'do te ndodhë mbas disa orësh, ditësh, javësh etj. Vetëm Perëndia e ka ketë cilësi parashikuese sepse është përtej kohës dhe hapsirës.
Por dinakëria e mashtrimit e satanit është e tillë, saqë errësohet mëndja e njeriut. Dhe në vend të përikë në hapësirën e Kishës, për të zgjidhur çfarëdo probleme të tij nëpërmjet jerondëve dhe etërve Shpirtërorë, më të shumtët përikin në mediumēt, në magjistarët dhe magjistaret, në fallxhorët me letra bixhozi dhe me filxhanin e kafes, ose në mashtruesat, në para-psikologët dhe të tjerë.
Ky veprim tregon rënie e të krishterit orthodhoks. Për fat të keq kjo është e verteta. Mëndja e errësuar nuk mund të mendoj se, nëse mediumët dhe të tjerët do ta njihnin të nesërmen, atëhere ata njerëz do të ishin bërë të pasurit në botë. Sepse do të fitonin gjithmonë me parashikimin a tyre numrat e para të gjithë lojrave të fatit, llotari dhe të tjera, por kurrë nuk ndodh nje gjë e tillë, thjesht na gënjejnë forcat e errëta me hile të ndryshme, dhe ne me naivitetin tonë biem viktima, se nuk dimë cili është besimi ynë i vërtetë.
Jetojmë në padituri dhe indiferencë, dhe paguajmë çmimin e gabimit tonë.
Ka edhe ëndrra që na i paraqet dialli, dhe me të vërtetë dalin të vërteta.
Për shëmbëll: Kemi jashtë shtetit një person të afërmin tonë, le të themi motrën tonë. Kemi me atë kontakt të rregullt telefonik ose me leterkëmbim. Njëherë, mbas shumë vjetesh emigracioni në vend të huaj, motra jonë do që të na vizitojë, por në mënyrë që të na habitë.
Shkon pra, në një shoqëri ajrore dhe prenoton një vend një muaj përpara. Ajo nuk e tregon, meqë kërkon të na habitë me suprizën esaj.
Ndërkaq dialli që e pa numrin e fluturimit edhe ditën dhe orën konkrete, që do të fluturojë motra jonë me aeroplan, vjen dinaku i madh dhe na shfaq në ëndërr, se në filan ditë dhe orë do të takohemi me motrën tonë.
Në fillim nuk i japim rëndësi të madhe, meqë në bisedën e djeshme telefonike motra nuk na tha gjë.
Koha kalon , ndoshta e kemi harruar ëndrrën mashtruese të satanit. Dhe në një çast papritur bie telefoni. Gëzohemi kur dëgjojmë zërin e motrës sonë shqetësohemi, atëhere ajo e gëzuar na thotë nga aerodromi: Mos u shqeteso, motra ime, jemi të gjithë mirë dhe mbas pak minutash do të jemi pranë teje. Po vij jemi në vendin tonë të dashur, në Shqipëri.
Tani ne presim me gëzim, por edhe duke menduar: Ja, që thonë se ëndrrat nuk dalin të vërteta. Unë e pashë fare të gjallë, se sot do të takohem me motrën time. Ja, ja, ëndrra doli e vërtetë. Që tani e tutje do të besoj edhe shumë në ëndrrat, mbas kësaj që ndodhi, por po të kishim sy ta pastra shpirtërore, atëhere do te shihnim në ndonjë vend të dhomës diallin që po qesh, që fërkon duart i kënaqur, dhe me karakteristikin e tij dalluene, egoizmin, të thotë: "Bukur ia arrita. Me hilen time te bëra që tani e tutje te besosh në ëndrrat. Tani e tutje do të të kem në dorë. Do të të ushqej me çdo ëndërr që dua".
Për fat të keq te tilla mashtrime dhe hile ai ua bën perditë miliona njerëzve. Dhe më të shumtët i shtie në dorë, për këtë duhet lutja te Krishti, qe të mos lejoje Zoti Jisu Krishti i Vërteti të mashtrohemi, me të drejtat që i japim diallit. Pra, duhet kujdes sepse satani ka për qëllim gjithmonë të na mashtrojë, të na ndeze fantazinë, të na bëje të kemi ndërmjet nesh urrejtje dhe ligësira duke i besuar ëndrave. Sigurisht ai si "babaj i gënjeshtrës"(Joani 8-44) përpiqet t'i bëjë të gjitha, dhe të na poshtërojë. Kryesisht të na lëkunde besimin. Të jetojmë me iluzione.
Me pak fjalë të jetojmë me ëndrra mashtruese, të rreme. Dhe siç thotë Shën Joan Sineti: " shumë njerëz nga këto gjëra arritën në çmenduri".
Dhe si konkluzion do të thoshim: Ëndrrat ekzistojnë, dhe sipas përmbajtjes së tyre na tregojnë, siç thamë më përpara, se në çfarë gjëndje shpirtërore gjendemi.
Për shembull, nëse jemi shërbëtorë të mëkatit dhe pasioneve, domethënë përfundimisht të diallit, ose shërbëtorë të Perëndisë. Nëse një ëndërr ështe nga Perëndia, jepet nga Perëndia në një mënyrë të tillë, që të na frymëzojë besim dhe vërtetësi, por thamë se ato janë shumë të pakta dhe u jepen kryesisht shenjtorëve.
Për ëndrrat satanike, që janë më të rrezikshmet dhe shkatërrueset, duhet kujdes. Sigurimi është Jerondi ose ati shpirtëror, sepse janë aq shumë mashtrimat dhe dredhitë, saqe njeriu humbet toruan.. Kryesisht ai që nuk ka rezistence shpirtërore.
Shën Joan Gojarti na thotë: "Endrrat që shumë herë u shfaqën në formë njerëzish që vdiqën, mashtruan shumë njerëz dhe i shkatërruan".
Dhe Dituria Sirakut thotë: "Mos i jep endrrës zemrën tënde dhe mos i kushto vëmendje, sepse ëndrrat mashtruan shumë njerëz, që u gënjyen duke shpresuar në to".
Ëndrra është e papastër, si e rreme dhe jo e vërtetë. Por nga gënjeshtra nuk vjen e vërteta. Nuk është logjike të presë njeriu të vertetën dhe ta humbasë kohën e tij duke kërkuar në librat ënderrshpjeguese ose shpjegues ëndrash për të gjetur të vërteten, në një kohë kur Krishti na thotë: "Unë Jam e Verteta, Unë Jam Jeta".(Joani 14-6)
Madje në kohën e vjetër kur lulëzonte falli me ëndrra, filozofi Diogjeni thoshte: "Në vend të mendoni dhe të punoni gjatë ditës që jeni zgjuar, rrini dhe merreni me atë që patë në gjum".
Besimi në endrrat i ngjan përpjekjes që bën dikush për të zënë hijen e tij, ose të ndjeke erën.
Le te mos i lejojmë më satanit të na bëjë ç'te dojë ai nëpërmjet ëndrrave. A kemi besim të vërtete te Krishti? Nuk na duhen këshillat satanike dhe ëndrrat e satanit. Krishti tha: "Pa Mua nuk mund të bëni asgjë" (Joani 15-5), pra, të gjitha janë brenda parashikimit dhe përkujdesjes së Tij.
Prandaj dhe Shën Dhiadhoku i Fotiqisë na thotë: "Është e mjaftueshme për përparimin në virtyt, që njeriu të mos u bindet aspak ëndrrave."
Shenjti e thekson këtë me anën e ndriçimit të Shpirtit të Shenjtë qe të na mbrojë plotësisht nga mashtrimet që krijojnë ëndrrat.
Gjithë Eterit e Shenjtë të ndriçuar, jo ata "të ndriçuarit" që pandehin se komunikojnë me Tërëshenjten me telefon, pra, gjithë Etërit e ndriçuar na theksojnë se metoda më e mirë dhe rezultative për përballimin e ëndrrave demoniake, do të thoshim sigurimi i vërtetë pa gjurmë mashtrimi, është vetëm përbuzja e ëndrrave, ose shmangia nga komentimi i tyre.
Domethënë, me pak fjalë, të mos u japim kurrë, kurrë rëndësi ëndrrave.
Sigurisht këto na thanë Etërit e Shenjtë. Vendimi eshtë i yni.
Ose do të dëgjoje pëshpëritjet e rreme te satanit, që do të na dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme me shtrirje të përjetshme nëpërmjet ëndrrave mashtruese, ose do të dëgjojmë zërin e Zotit Jisu Krishtit tonë, që e shprehin dhe e shpjegojnë me qartësi dhe saktësi Etërit e Shenjtë, të cilët kujdesen për ne, si vëllezër shpirtërore që jemi, me shumë dashuri, me shumë dhemshuri, me shumë dhimbje të përpiqen me çdo mënyrë të na udhëheqin brënda jetës së vërtetë, në jetën e përjetshme të Parajsës. Amin.