A DUHET TË BESOJMË NË RIMISHËRIM?
November 10, 2022 at 2:16 pm,
No comments
Mbas viteve 60, në Evropën sekulare edhe pse me një traditë shekullore të krishterë, filloi të futet një besim me origjinë lindore që propagandon rimishërimin e shpirtit njerëzor që rilind vazhdimisht në trupa të ndryshëm bimësh, kafshësh, njerëzish etj. Edhe pse kjo është kundra doktrinës së krishterë dhe Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse e ka dënuar si herezi që në fillim, përsëri shikohet një përqafim gjithnjë e më i madh kësaj herezie edhe nga ata njerëz që kishin një traditë të krishterë në Evropë, SHBA madje edhe në Shqipëri mbas vieve 90.
Doktrina e rimishërimit shikohet sot si diçka e re, trendi, kreative, por ajo është shumë e vjetër dhe vjen nga paganizmi i lashtë. Në doktrinën e rimishërimit besonin paganët e lashtë si babilonasit, grekët, egjiptasit dhe romakët. Filozofë si Pitagora, Platoni dhe pasuesit e tyre besonin tek rimishërimi (metasarkozi).
Me ardhjen e krishterimit këto mësime u denoncuan si të gabuara dhe demoniake (Psalmi 96-5) dhe u harruan për shumë kohë, por kjo herezi u rishfaq përsëri në këtë brez të “pabesë edhe imoral” dhe kryesisht të importuara nga fetë aziatike lindore si hinduizmi, budizmi dhe nga ai i moderuar perëndimorë i grupeve Theozofike.
Fetë lindore hinduizmi, budizmi besojnë se mbas vdekjes biologjike një njeri rikthehet në botë në një trup të ri njeri, kafshë apo bimë sepse sipas tyre shpirti njerëzor (atman) i nënshtrohet një rrethi të pafund lindjesh dhe vdekjesh që quhet (bava çakra) rrota e jetës ose “samsara”, riciklimi i metabiozave për tu çliruar nga karma (energjia) e mirë apo keqe që ai individ ka grumbulluar nga jeta e mëparshme.
Karma është “Tërësia e përshtypjes egzistuese të nënvetëdijes që e detyrojnë njeriun të veprojë” kjo fjalë përkthehet edhe si veprim punë, por për hinduizmin ka kuptimin e energjisë, pozitive dhe negative që akumulon një qenie gjatë kohës që jeton edhe veron, kështu ato përcaktojnë gjendjen edhe mënyrën e jetës pasardhëse deri sa të plotësojë ose të shlyejë karmën e tij, deri sa të njësohet me shpirtin universal ose zotin inpersonal Brahman. Ky është një rreth vicioz prej të cilit njeriun mund ta shpëtojë vetëm guruja që pretendon se ka dalë nga rimishërimet dhe është në paqe me universin Zotin inpersonal Brahman. Bramishtja guru është kulmi i të gjithë gradave të zhvillimit shpirtëror, por gjersa të arrijë njeriu aty duhet të kalojë në shumë stade rimishërimesh.
Këto stade përshkruhen me hollësi në teologjinë hinduiste ku me detaje tregohet se si psh: vrasësi rimëshirohet në trupin e një qeni, iriqi, gomari, demi, gamile, dhie etj, sipas formës së krimit dhe karmës negative që kishte mbledhur në jetën e mëparshme nga vrasjet. Vjedhësi që vjedh objekte të ndryshme shëndërrohet në bretkosë, çafkë, lopë, krokodil etj dhe sipas objektit që ai ka vjedhë në pëlhurë të mandafsht, oriz etj.
Kjo mendësi fetare e rimishërimeve kur e logjikon patjetër që është sa qesharake aq edhe tragjike ashtu si na tregon dhe shën Pais Agjoriti nga një ndodhi e jetuar: “Para disa vitesh në Kretë kishin shkuar disa gjermanë për të bërë një përkujtimore për ushtarët gjerman që ishin vrarë gjatë Luftës së dytë Botërore. Gjatë kohës kur po kryhej përkujtimorja kalonte një banor i Kretës me një gomar të ngarkuar. Gomari kur pa njerëzit që ishin mbledhur filloi të pëlliste. Njëri nga gjermanët mendoi se gomari ishte vëllai i tij që ishte vrarë në luftë dhe ishte rimishëruar (metapsikoza) tek gomari. E njohu dhe e përshëndeti me pëllitje dhe gjermani u kthye dhe e përshëndeti në mënyrë ushtarake. Shkon menjëherë tek kretani dhe i thotë: Sa do që të ta blej? Ik këtej - i thotë kretani.Gjermani i numëroi markat dhe i tha: Kaq, kaq. Largohu më lër - i tha kretani. Përfundimisht i thotë njëri: O i mbaruar, ai po ta paguan gomarin për mercedes, jepja! Atëherë kretani shkarkoi gjërat e tij, i hoqi samarin dhe e la gomarin të lirë, të cilin gjermani e mori dhe e çoi në Gjermani. E pyesin jerond Paisin: Vërtetë jerond?Nëse nuk do ta kisha dëgjuar nga një person serioz nuk do ta kisha besuar as unë.”
Budizmi ka një ndryshim nga hinduizmi sepse ata besojnë se shpirti njerëzor mund të marrë 6 stade egzistence dhe ato quhen “Gjashtë rrugët e emigracionit” në trajta të ndryshme deri në ato demoniake.
Që të dalësh nga rrethi lindje-vdekje duhet të përpiqesh të mos grumbullosh karmë dhe kjo arrihet kur dikush i bën veprimet e tij pa përkushtim, thjesht si një aktor që luan një rol skenik por që nuk është vetvetja.
Kjo mendësi e budizmit bënë që të mos ketë dallim mes së mirës dhe së keqes si vlerë morale dhe përmbys konceptin mbi të drejtën dhe moralin dhe justifikon tek buduistët pasivitetin për të ndihmuar të afërmin në vështirësi dhe po ashtu justifikon edhe krimet më të mëdha, sepse ato sipas tyre bëhën pa dëshirë dhe kështu nuk prodhojnë karma që nuk duhet ta shlyesh me dënim dhe rimishërim në një tjetër jetë dhe trup.
Përsëri shën Pais Agjoriti na i shpjegon ftohtësinë dhe indiferencën në marrdhëniet solidare mes njerëzve në këto vende ku mbisundon doktrina e fesë hinduiste, budiste. Ai na thotë: “Le të supozojmë sikur një hinduistë gjendet në një bregdet dhe bën joga dhe bën meditim. Nëse në atë kohë rrezikon dikush të mbytet dhe kërkon ndihmë, ai do të qëndrojë indiferent, nuk do të luajë nga vendi që të mos i mungojë kënaqësia që ndjen, por nëse do të gjendej atje një murg orthdhoks duke thënë lutje, do ta linte komboskinin dhe do të hidhej në det për ta shpëtuar”.
Kjo gjendje çnjerëzore dhe demoniake tregohet edhe në filmat aziatik ku inskenohen krime të shumta të kryera me gjakftohësi me artet marciale që janë pjesë e doktrinës së këtyre feve okulte që fatkeqësisht po gjejnë terren dhe aplikim gjoja si sport edhe në vendet me traditë dhe kulturë të krishterë.
Sipas hinduizmit dhe budizmit njeriu nuk mund të dalë vetë nga rrethi vicioz i rimishërimeve ai ka nevojë për gurun i cili është përmbi karmën dhe është udhëheqësi shpirtëror dhe botëror që të trasmetojë diturinë dhe teknikat, ku futen praktikat e jogës tek nxënësit e tij të bindur në mënyrë të verbër, që kështu ti çlirojë nga karma e grumbulluar.
E gjithë kjo fe antihumane është në favor të parisë në këto vende të prapambetura në marrdhëniet shoqërore dhe përligj shfrytëzimin e të pasurve ndaj të varfërve të cilët për shkak se besojnë në rimishërimin e pranojnë varfërinë si shkak të karmës së keqe nga jeta tjetër, ata e pranojnë edhe sot rendin skllavopronar me nështrimin dhe nuk kundërshtojnë për përmirësimin e kushteve dhe të drejtave që nëpërkëmben nga të pasurit që e justifikojnë pozicionin e tyre sundues si pasojë e karmës së mirë që ata grumbulluan në jetën paraardhëse dhe se janë pasardhës të guruve.
Edhe vetë Gandi edhe pse kundërshtoi pushtimin anglez në Indi, ishte kundër ndihmës humanitare në spitale, azile sepse ishte një hinduist që besonte fort në shlyerjen e karmës.
Kurse Teozofia herezi në perëndim beson se rimishërimet nuk ndodhin nëpër trupa kafshësh dhe objektesh si në fetë aziatike por ata thonë se vetëm si njerëz mund të rimishërohen kjo për të kënaqur ato ndjesi që ata si individ nuk i përmbushën në jetën e shkuar ose për të përjetuar dhe njohur mundësi dhe eksperienca të reja derisa shpirti të përsoset dhe të njësohet me energjinë universal.
Kjo është një herezi panteiste ku besohet se të gjitha janë “Perëndi” dhe që shprehet sipas aftësive të çdo llojë objekti bimë, kafshë dhe njerëz dhe sipas tyre njeriu që ka evoluar nga objektet bimë edhe kafshë nuk kthehet më pas në një rend më të ulur por vazhdon të zhvillohet më tutje. Gjendja e njeriut tani është një stacion për të kaluar në një tjetër stad më të lartë. Sipas kësaj teorie të Teozofisë rimishërimi i detyrueshëm nuk vazhdon përgjithmonë por kur njeriu ti ketë mësuar të gjitha atëhere do të kemi nevojë për mishërim me dashje gjatë të cilave vijnë qëniet e larta dhe të përsosura që do ndihmojnë dhe stërvitin njerëzit që ende luftojnë në rrugën e zhvillimit shpirtëror.
Edhe pse këto teori janë të sofistikuar me detaje dhe përpiqen të jenë sa më atraktive dhe logjike përsëri nqs ne do të ndalojmë edhe do vendosim logjikën në punë do të shohim se sa shumë janë të ngatërruara dhe të dëmshme. Le ti analizojmë këto herezi në dritën e logjikës dhe doktrinës së Krishterë.
Teoria e rimishërimit nuk na shpjegon pse të gjithë kemi mungesën e kujtesës për jetët e shkuara, sepse nqs ne vijmë në këtë jetë për të shlyer karmën që kemi grumbulluar nga jeta e shkuar si ne nuk mbajmë mend veprimet tona të gabura që të mos ti përsërisim që të mos grumbullojmë përsëri karmë negative. Edhe pse ata përpiqen të kthehen pas me metoda hinoptike këto nuk janë gjë tjetër por vetëm një manipulim i trurit nga fantazia dhe inskenime nga frymërat demoniake dhe këtu futet edhe telepatia ose deja vu. Kur ata njerëz i besojnë këto fantazi arrijnë të besojnë se në jetën e shkuar kishin role të tjera edhe mes njëri-tjetrit brenda familjes. Psh Robert Naxeni një gurueist në librin e tij “Jeta Harmonike” ka shkrua se “nëna ime ishte motra ime në një jetë të shkuar…kurse djali im i parë ishte gjyshi im në një tjetër jetë, djali i dytë ishte im atë kurse vajzen e kisha nenë në jetë të mëparshme... ati im në një jetë tjetër të shkuar ishte burri im ..” Mendoni tani nqs i besojmë këto gjëra çfarë marrdhëniesh incesti dhe homoseksuale mund të krijohen edhe brënda familjes aktuale.
Teoria e rimishërimeve bie poshtë sepse sipas kësaj teorie nqs mediumët pretendojnë se thërrasin shpirtrat e të vdekurve që kanë vite që janë larguar nga trupat atëhere si është e mundur kjo kur sipas rimishërimit shpirtrat brenda 50 ditësh duhet të futen në trupa të tjerë.
Këtu ka një kotraditë, ose do besojmë në spirtizmin ose do të besojmë në rimishërimin. Pse indianët kujtojnë shpirtrat e të vdekurve kur ata tashmë janë rimishëruar në një trajtë tjetër dhe gjenden në botë? Por ajo që e bënë qesharake këtë teori është edhe ana matematikore sepse ne dimë që popullata është shtuar shumë, vetëm shekullin e kaluar nga viti në 1950 deri më sot është trefishuar, atëherë ku ishin këto shpirtra që u rishfaqën me një shtim kaq të madh vetëm këto vite.
Ajo që spekullohet nga teoricienët e rimishërimit është “fakti” se edhe në Bibël flitet për rimishërimin por sipas tyre të krishterët i kanë hequr ose i anashkalojnë këto fakte. Ata thonë se për rimishërimin tregohet në Bibël kur Krishti flet për Joan Pagëzorin se ai është rimishërimi Ilias: “Por unë po ju them se Elia erdhi dhe me të bënë ç'deshën, ashtu siç është shkruar për të” (Marku 9-13). Kjo shprehje e Krishtit nuk do të thotë aspak se Joani ishte rimishërim i Ilias sepse që të ketë rimishërim duhet të ketë vdekje por Ilia dimë nga Bibla nuk ka pësuar vdekje fizike por u mor me gjithë trup në qiell (2 Mbretërve 2-11), dhe pritet të vijë përsëri bashkë me profetin Enok pak para se të vijë Krishti për herë të dytë dhe do ta ndeshen me antikrishtin ku do të vriten në Jerusalem dhe mbas tre ditësh do të ngjallen dhe do të ngjiten me trup në qiell (Zbulesa.11). Kur Krishti thotë se Ilia erdhi, nuk e ka fjalën për rimishërim siç pretendojnë heretikët por se tek profeti Joan ishte Shpirti i Shenjtë në atë masë që frymëzojë edhe Ilian ashtu si kishte profetizuar Kryengjëlli Gabriel: “Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t'i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t'ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mire”(Luka 1 -17). Që Ilia ishte i gjallë dhe nuk ishte rimishëruar tek profeti Joan na e tregon fakti kur Ilia u shfaq bashkë me profetin Moisi në metamorfozën e Krishtit në malin Tabor. “Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme. Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia, të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem. Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të. Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: ''Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian''; por ai nuk dinte ç'thoshte” (Luka 9 29-33).
Kështu ajo që dëgjojmë edhe sot, nga ata që besojnë në rimishërim se edhe Krishti ka folur për rimishërimin është gënjeshtër dhe një keqinterpretim me dashje i fjalëve të Krishtit dhe fakteve të Ungjillit. Ka disa të krishterë “modernë” që kërkojnë të përshtatin teoritë utopike të rimishërimit me krishterimin, ashtu si u bë edhe me teorinë evolucionit ku u përpoqën me sforco ta përshtasin krijimin teistë me evolucionin, aq sa përfunduan në blafemi sepse ashtu si na thotë Shën Paisi arritën të na thonë se Krishti kishte marë natyrën e majmunit. Ata thonë se Krishti erdhi dhe e ndaloi rimishërimin sepse ai nuk kishte karma për veten nga që nuk kishte mëkatin e Adamit por pagoi për karmën negative të të tjerëve dhe kështu kush bashkohet me Krishtin në Pagëzim nuk rimishërohet përsëri sepse ai është bërë një tjetër krijesë dhe shpirtrat e tyre presin trupat në ngjallje. Kjo teori duke përshtatur rimishërimin me krishterimin është herezi dhe bien ndesh me ato që na zbulon Shkrimi i Shenjtë në lidhje me jetën dhe vdekjen.
Këto mësime heretike gjejnë përputhje me mësimet e apokrifistëve. Edgar Kefsi thotë: Jisu Krishti erdhi në tokë për plotësimin e zhvillimit të Tij. Ai mposhti trupin dhe ngasjen. Kështu largoi atë që shpesh herë quhet karmë, atë që duhet të përballohet nga të gjithë”.
Doktrina e Krishterë është kategorikisht kundër paraekzistencës dhe rimishërimit dhe i ka kundërshtuar këto herezi që në shekujt e parë. Shën Irineu (shekulli i II ps.K) thotë: “Ashtu siç merr secili trupit e tij, kështu ka edhe shpirtin e tij. Dhe prandaj kur plotësohet numri, që Ai vetë (Perëndia) e ka përcaktuar, të gjithë sa hyjnë në jetë, do të ngjalljen duke pasur trupat e tyre dhe shpirtrat e tyre dhe frymët e tyre, me të cilët i pëlqen Perëndisë. Ata që janë të denjë për në ferr, do të shkojnë në ferr duke pasur edhe aty shpirtrat e tyre dhe trupat e tyre me të cilat u larguan nga hiri i Perëndisë”.
Teoria e rimishërimit jo vetëm që është e gabuar por edhe diallëzore sepse kërkon që ti mashtroj njerëzit se shpëtimin e tyre nuk e marrin nga Perëndia me anën e Krishti, ashtu si na mëson Ungjilli: “kështu edhe Krishti, pasi u dha vetëm njëherë për të marrë mbi vete mëkatët e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin për shpëtim” (Hebrejntë 9 27-28), por e marrin nëpërmjet fatalitetit dhe rimishërimeve të shumta.
Teoria e rimishërimit mohon lirinë e njeriut dhe e bënë atë fatalistë duke thënë kështu është shkruar të ndodhi dhe ndalon zërin e ndërgjegjes që e akuzon për gabim dhe e nxit për pendim dhe korrigjim, ashtu si përsëri na thotë Bibla: “Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, mos e fortësoni zemrën tuaj” (Psalmi 94,7-8). Prandaj Shkrimi thotë: “Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty” (Efesianëve 5-14).
Po ashtu rimishërimi mohon gjykimin e Zotit si gjykatës me drejtësi dhe i vë njerëzit në gjumë letargjik duke thënë se ka të tjera jetë për ti rregulluar gabimet e kësaj jetë që po jetojnë, kur është e kundërta, ashtu si thotë apostull i kombeve Pavli: “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Hebrejnve 9-27) dhe ashtu si Zoti Jisu Krisht paralajmëron tek Zbulesa: “Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet. Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë. Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit. Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit (Parajsa). Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën” (Zbulesa 22,11-15)