HISTORIA KISHTARE (P.26) APOSTUJT E TJERË
Autori: Vasil Skiadha
Joani, nxënësi i dashurisë
Joani ndjek Zotin
Joani ishte me origjinë nga Galilea dhe kishte prindër Zevedheun dhe Salomën. Ishte vëllai i Apostull Jakovit. Joani pasi mori formimet e para, bashkë vëllanë e tij Jakovin ndoqën profesionin e të atit të tyre. U bënë peshkatarë në liqenin e Gjenisaretit, duke partur edhe varkën e tyre të peshkimit. Prej prindërve të mirë të dy vëllezërit mësuan që të nderojnë Perëndinë. Joani përpara se të bëhej nxënës i Zotit, ishte nxënës i Joan Pararendësit. Aty pranë pagëzorit njohu Jisunë. Kur Zoti e ftoi që të bëhej nxënës i Tij, Joani pa asnjë hezitim la babain e tij bashkë me rrjetat dhe ndoqi Jusinë me përkushtim dhe dashuri.
Joani bëhet nxënës i dashurisë
Ζoti e donte dhe e nderonte në mënyrë të veçantë Joanin. Dhe me të vërtetë ishte i denjë për dashurinë hyjnore. Në “Darkën Mistike” ai pati guximin që të binte në krahun e Mësuesit të tij dhe me agoni ta pyeste, se cili ishte tradhëtari. Ai bashkë me Petron e ndoqën Zotin në oborret e kryepriftërinjve. Βashkë me disa gra besëmira u gjendën poshtë Kryqit të Zotit. Për këtë arsye edhe Perëndinjeriu Jisu besoi tek ai Nënën e Tij të Tërëshenjtë. Joani tashmë, si një bir i dashur, do të kujdesej për të. Por edhe pas Ngjalljes, ai ishte i pari nga nxënësit që arriti në varrin bosh të Golgothasë. Kështu Joani u tregua si nxënës i dashurisë.
Joani predikon Krishtin
Më pas me zbritjen e Shpirtit të Shenjtë tek Apostujt, Joani filloi që të predikonte me guxim Krishtin. Pamë se bashkë me Petron predikuan Ungjillin në Samari. Aq i madh ishte zelli dhe kujdesi i tij për Kishën e parë, saqë u quajt “shtyllë” e saj. Më vonë Joani predikoi Ungjillin në Azinë e Vogël me qendër Efesin. Prej andej gjatë përndjekjes së Dometianit u internua në Patmo, ku prej Perëndisë pranoi Zbulesën. Këtë Zbulesë e shkroi në librin e tij profetit “Zbulesa”, që është libri i fundit i Dhjatës së Re. Pas vdekjes së Dometianit Joani u rikthye në Efes, ku jetoi edhe për disa vite.
Jeta e Joanit në Efes, vdekja e tij
Shkrimtarët e lashtë kishtar na tregojnë se Joani në Efes mbrojti një të ri të mirë. Porositi edhe episkopin e qytetit që të kujdesej për të. Por më vonë ky i ri, kur Joani mungonte, u josh prej imoralitetit dhe ngadalë-ngadalë u largua prej rrugës së Perëndisë.
Arriti deri në atë pikë sa të bëhej kryetar i një bande kusarësh lart në male. Joani u hidhërua aq shumë kur u informua për sjelljen e keqe të këtij të riu, saqë vendosi që të shkonte dhe ta gjente. Edhe pse tashmë ishte plak u ngjit në male dhe pasi e gjeti, e luti me lot në sy që të pendohej, që të shpëtonte. Kusari u mund prej dashurisë së madhe të Apostullit të nderuar. La shoqëruesit e tij, u pendua sinqerisht dhe ndoqi Joanin. Kështu shpëtoi edhe një dele e humbur.
Σηëν Ξερονιμι να τρεγον σε në Efes të Krishterët për të qarkulluar nëpër tubime plakun Joan, e mbanin në duart e tyre. Dhe pasi nuk mund që të predikonte më me shumë fjalë, përsëriste frazën: “Bijtë e mi, të doni njëri-tjetrin”, dhe plotësonte, “Ky është urdhëri i Zotit tonë dhe kur të bëni këtë, mjafton”. Joani vdiq në një moshë të madhe, 101 vjeç. Por edhe sot na predikon mke shembullin e tij dhe me pesë librat e tij të frymëzuar nga Perëndia. Ungjilli sipas Joanit, tre Letrat e Përgjithshme dhe Zbulesa. Joani, duke qenë se Birin e Perëndisë e quajti “Fjalë”, ishte i pari që u quajt prej Kishës “Theolog”. Kujtimin e tij e nderojmë më 26 shtator dhe më 8 maj.