Të Krishterët Optimistë !
Dr. Xhon Stehlin, specialist për sëmundjet kanceroze, vuri re që shpresa është baza e jetës sonë, si qënie njerëzore. Ai tha :
“ Ka një ndryshim të madh midis të qënit i pashërueshëm dhe të qënit i pashpresë.Një njeri mund të mos jetë fizikisht i gjallë, por n.q.s. ka hequr dorë nga shpresa, atëherë për mua ai është një pacient i vdekur.Të qënit i pashpresë është vdekje.”
Dr. Stehlin nuk lejon që fjala i pashpresë të përdoret nga pacientët e tij.
“ Mjekët i përdorin fjalët ‘i pashpresë’ dhe ‘i pashërueshëm’, sikur të kishin të njëjtin kuptim, -tha ai...Por asnjë pacient nuk është i pashpresë.Gjendja e tij fizike mund të jetë e pashërueshme, por ai nuk është i pashpresë.Të qënit i pashpresë, që është një gjendje mendore, do të thotë të heqësh dorë, është një gropë e thellë ku s’ka asgjë.”
Ne flasim për shpresën sot, sepse jetojmë në një botë ku duket se dëshpërimi është bërë i modës.Kjo gjendje e pashpresë në Europë filloi me ekzistencialistët.Nëse dikush do të ngrihej dhe të thoshte se njeriu nuk është krijuar të jetojë në një gjendje të përherëshme neuroze, shumë shpejt atë do t’a akuzonin si optimist të cekët, që nuk është mësuar me problemet dhe shqetësimet e jetës.
Niçe ka thënë: “ Shpresa është më e keqja e të këqijave, sepse ajo e zgjat torturën e njeriut.”
Ne të krishterët do të ngrihemi gjithmonë kundër këtij lloj dëshpërimi.Asnjë i krishterë i vërtetë, nuk mund të jetë pesimist.Në të kundërt, ai është një optimist, optimisti më i madh në botë.Optimizmi i të krishterëve, nuk është bazuar në dëshirën e cekët apo shpresën e gënjeshtërt; është i bazuar te Perëndia dhe çfarë ka bërë Ai në personin e Krishtit, çfarë mund të bëj Ai për ne?
Perëndia është Dashuria që fal, dashuria e të Cilit fshin mëkatin.Perëndia, vdekja në kryq e të Cilit shkatërroi fuqinë e vdekjes.
Flasin Etërit e Kishës :
Ne shumë lehtë do të arrijmë te dija e saktë, e mendjemprehtësisë së vërtetë, nëse ndjekim udhët e më të vjetërve, nëse nuk bëjmë asgjë të panjohur dhe nëse nuk pretendojmë të vendosim për gjithçka, sipas gjykimit tonë.Le të përpiqemi të gjithë së bashku të ecim në rrugët që shtrihen para nesh, nga tradita e etërve dhe nga mirësia e jetëve të tyre.
Shën Joan Kaziani