Rreth kuptimit të Krishtlindjes (P.1)
Shtrembërimi i kuptimit të Krishtlindjes (p.sh. nga komercializimi i festës) nga vetë të krishterët, zakonisht, është një ngjarje tragjike e vërtetuar pandërprerë shumëvjeçare dhe në fakt duket se konfirmohet në vitet e mëvonshme. Kjo sepse për ne njerëzit është e vështirë të ndryshojmë, edhe pas Krishtit, diçka që Zoti e shprehu shumë qartë, sidomos me nxitjen e Tij “mos kij frikë o grigjë e vogël”. Të krishterët, të vërtetë dhe të shenjtë, në çdo epokë janë ndoshta shumë pak. Ato ekzistojnë, por nuk i gjen në me shumicë.
Duke filluar me kushtin se duam që t’i përkasim nxënësve të pakët për të vërtetë të Krishtit dhe besimtarëve të Kishës, do të përpiqemi që të shikojmë disa mendime të misterit të së kremtes, të “Nënën së të kremteve” sipas shën Joan Gojartit, duke ndjekur hapat bazik të llogjikës njerëzore, sigurisht jo për hetimin e misterit.
Kush i feston Krishtlindjet? Sigurisht, jo kompanitë e lodrave, as agjencitë e udhëtimit, jo... jo... jo..., por Zoti Jisu Krisht, i Cili është personi i dytë i Trinisë së Shenjtë. Por këtu duhet kujdes, sepse duke thënë që, “u trupëzua Perëndia, disa nënkuptojnë trupëzimin e Trinisë së Shenjtë. Pra, jo Trinia e Shenjtë, por një person i Trinisë u bë njeri. A marrin pjesë personat e tjerë të Trinisë së Shenjtë në ngjarjen e Krishtlindjeve? Sigurisht që marrin, sepse çfardolloj gjëje që bëhet si energji e Perëndisë është një energji e përbashkët e të tre personave. Një është natyra e Perëndisë, tre janë hipostazat e Tij, dhe një është energjie e përbashkët e Tij. “Ati me anën e Birit në Shpirtin e Shenjtë i bën të gjitha”. “Deshi Ati dhe Fjala u bë trup dhe Virgjëresha lindi Perëndinë që u bë njeri”. Por, Biri dhe Fjala e Perëndisë u trupëzua.
Çfarë kremtojmë konkretisht? Lindjen e Birit dhe Fjalës së Perëndisë si njeri, “prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari”. “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (shën Joan Theologu). Disa vërejtje të nevojshme:
-Bëhet njeri i Biri i Perëndisë, dmth., merr diçka që Ai nuk e kishte, por pa ndaluar së qeni Ai që ishte. Biri dhe Fjala e Perëndisë bëhet edhe njeri. Për këtë arsye Ai është “Emanuil, që domethënë Perëndia është me ne”. Krishti është Perëndinjeri, por jo me kuptimin e një personi mitologjik, por si “Perëndi i përsosur dhe njeri i përsosur pa mëkat”. (Sepse mëkati nuk i përkiste natyrës njerëzore në vetvete, ai përbën një pasojë për arsye të përdorimit të keq të lirisë së njeriut. Njeriu mëkatoi, dhe kështu në gjininë njerëzore hyri edhe vdekja).
-Duke thënë që Biri i Perëndisë mori natyrën njerëzore nënkuptojmë që mori trup dhe shpirt, elementet bazë të natyrës njerëzore. Pra, Krishti ka dy natyra, hyjnore dhe njerëzore. Siç psal edhe Kisha jonë: “Dy natyra, por një person”. Çfarë do të thotë kjo gjë? Natyra njerëzore e Krishtit bashkohet me natyrën Hyjnore të Tij në një Person të Tij. Siç u vendos në Sinodin IV të Kalqedonisë natyrat e Krishtit ishin të “papërziera, të pandryshuara dhe të pandara”. Si përfundim: Për shkak të personalitetit të Tij të vetëm, Ai jep edhe dhuratat e hyjnyshmërisë së Tij edhe natyrës së Tij njerëzore, për këtë arsye, Krishti edhe si njeri është unik dhe i papërsëritshëm.